Mort: Shembja e rrezikshme, kontrata mbaron në verë 2010

Tuneli Thirrë-Kalimash-Thirrë

Deklaratat e menaxherit amerikan të projektit qartësuan se tuneli u hap një vit para kohe. Kryeministri Sali Berisha e përuroi tunelin Thirrë-Kalimash-Thirrë më 31 maj, bashkë me Hashim Thaçin, homologu i tij në Kosovë, përpara zgjedhjeve

Përfundimi i punimeve në rrugën mbarëkombëtare Durrës-Kukës është parashikuar në kontratë të jetë vera e vitit të ardhshëm dhe jo ky vit, që shënonte zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor. Menaxheri amerikan, Darren Mort, theksoi se “tuneli nuk ka përfunduar” dhe se “kontrata jonë (e kompanisë “Bechtel-Enka&rdquosmiley me qeverinë mbaron verën e ardhshme”. Menaxheri Mort i bëri deklaratat në takimin me 13 deputetë të Partisë Socialiste, që shkuan për të vëzhguar së afërmi problemin e madh dhe serioz të shkaktuar nga shembja, që sipas qeverisë së kryeministrit Berisha që hapi simbolikisht tunelin, është fenomen gjeologjik i paparashikueshëm. Shkaku zgjedhor u pa qartë se nxiti qeverinë të përurojë më shumë se një herë punimet në rrugën që lidh territoret etnike të Shqipërisë, shtetin e pavarur që nga 28 Nëntori 1912 me pjesën e saj verilindore, sot Republika e Kosovës, e ndarë nga Serbia në 17 shkurt 2008. Nxitimi për veprën është bërë shkak, sipas PS-së, që punimet të ecnin me ritëm të papërshtatshëm kohor përpara përfundimit të paraparë në kontratë. Menaxheri i projektit (të tunelit) të kompanisë ndërtuese të rrugës në tunelin Thirrë-Kalimash-Thirrë, i shembur pjesërisht në një segment të tij në brendësi rreth dy kilometra, saktësoi afatin kohor. Sipas menaxherit Mort, shembja në brendësi të tunelit e ka bërë e pamundur hyrjen. Ndaj, për shkaqe sigurie nga drejtuesit e punimeve, u theksua se deputetët socialistë nuk mund të lejoheshin për të hyrë në tunel. Mort, teksa kujtoi se shembja ishte e paparashikueshme dhe se kontrata me qeverinë përfundonte në verë 2010, pranoi se shembja kishte qenë serioze. “Shembjet janë të rrezikshme dhe nuk mund të hyhet në tunel. Patëm rrëshqitje të masivit në tunel dhe nuk mund të hymë brenda. Mesi i tunelit paraqet probleme”, - u citua të ketë thënë Mort. Ai kujtoi sakaq marrëdhëniet kontraktuale me autoritetet e Shqipërisë. “Ne kemi klientin tonë që bashkëpunojmë, që është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje, është pjesa jugore dhe jo ajo pjesa që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme”, - tha Mort. Menaxheri shtoi gjithashtu, se kompania ishte duke siguruar “personelin dhe pajisjet”, ndërsa theksoi se “rrëshqitja në tubin jugor të tunelit është 40-50 metra”, kur “projekti nuk është i detajuar deri në fund” dhe kur “më shumë probleme (sipas menaxherit), ka në mes të tunelit të Kalimashit”. Përfaqësuesit e kompanisë garantuan se tuneli do të ishte së shpejti funksional dhe thanë se punimet po mbikëqyreshin nga specialistët më të mirë ndërkombëtarë.

Tuneli

Kryeministri Sali Berisha e hapi simbolikisht tunelin më 31 maj, bashkë me Hashim Thaçin, homologu i tij nga shteti i dytë shqiptar në botë, Kosova. Berisha ngutej ta bënte këtë më herët, diku nga prilli, pasi sipas burimeve pranë ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, sot ministër i Brendshëm, mendohej që të udhëtonte për në Prishtinë nëpërmjet rrugës Durrës-Kukës, pra nga tuneli. Asokohe pritej që Basha të qëndronte në Prishtinë në përgatitje të vizitës. Kjo vizitë u pamundësua, sepse punimet nuk kishin shans të përfundonin thuajse 1 vit para kohe. U njoftua disa herë që tuneli do të hapej nga prilli, më pas nga maji, deri në ditën e fundit të muajit pararendës zgjedhor. Berisha pas hapjes së murit të vendosur në mes të tunelit, ku u takua me Thaçin, e përuroi edhe njëherë tjetër pjesën e rrugës, kur ishte bashkë me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, dy ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ky cak ishte synimi i kryeministrit, në këmbim të mundësisë së shtimit të madh të votave për Partinë e tij Demokratike në zonën verilindore, që përfiton nga ndërtimi i rrugës, që shkurton largësinë nga kryeqendra Tiranë në rreth 2 orë e gjysmë, nga deri 7 orë të rrugës së vjetër nga Qafa e Malit.

12 Komente

Une them qe ky menaxheri me emrin Mortja duhet shkarkuar nga detyra, jo vetem se ka punuar keq, por ka edhe nje emer ters. Sala le ta mare vete drejtimin sepse eshte turperuar keq nga kjo ngjarje. Malesori nuk durron dot cburrerimin. E pra ta inagurosh 2 here tunelin (njehere kur u bashkuan dy pjeset dhe heren tjeter kur u be funksional) dhe prape te mos funksionoje edhe te pakten per 1 vit tjeter, eshte nje turp qe malesori nuk e mban dot mbi shpine. Prandaj bashke edhe me ciraket e tij Basha Olldashi & company, ka vendosur qe me dalta dhe cekic te rihape tunelin e bllokuar ne mesin e tij nga rrenjet shkembore. Mos haro te vendosesh kasken mbrojtese se na duhet shume ajo koka jote o priresi yne legjendar.

Berbero.Pse burre qeke ti.Une te dinja se jeni katandisur nje gra e nje grua.

 tunelin Thirrë-Kalimash-Thirrë

hihihihihi, osh bo tuneli se mi qene bilete avioni smiley

More po keta te majtet mezi po presin sa te shembet tuneli dhe te vdese ndonje fatkeq.Nuk e di po mua keshtu me duket.

Kane dhene 2-3 here lajme te rreme per shembje tunelesh dhe tani qe gjate punimeve ndodhi nje shembje,po bejne namin.Shembje gjate punimeve ndodhin ne cdo tunel dhe ne cdo kompani.Tuneli u hap per te bere simbolikisht bashkimin e Shqiperise me Kosoven dhe pse jo edhe per fushate elektorale,por ishte brenda parametrave te sigurise.Kur punimet ne tunelin tjeter avancuan dhe mund te sillnin probleme atehere tuneli u mbyll per ty rihapur perseri kur te mbarojne te dy krahet.

Cka ketu per tu cuditur?Apo ngaqe jeni mesuar me rruget qe la Enveri,tani e keni te veshtire te mesoheni me autostradat?

 

Shembje gjate punimeve ndodhin ne cdo tunel dhe ne cdo kompani.

Na jep nja 2-3 raste per gjithe kete pergjithesim, te lutem.

Soli, per te qene sa me korekt ne raport me te verteten, me duhet te te them disa konstatime: - firma ne fjale po nderton dy tunele paralel me njeri tjetrin. I pari pothuajse perfundoje i plote dhe u inagurua nga Z. Kryeminister Sali sebashku me homologun e tij Turk disa dite perpara votimeve te Qershorit 2009, ndersa per e dytin thuhej se punohej, por akoma nuk ishte bere bashkimi/hapja e plote. - Tre muaj mbasi tuneli pare operonte regullisht,  firma vendosi ta mbyllte per automjetet ne oret e vona te nates (nga ora 8-te pm deri 7 am) ne menyre qe te kryente edhe disa punime shtese. - disa dite me vone, nga Olldashi u tha se me qellim qe keto punime te perfundonin sa me pare, eshte rene dakort me firmen qe tuneli i pare te mbyllet perfundimisht por vetem per disa jave. -  disa dite me pare, kur mediat aluduan per nje shembje ne tunelin e pare, zoti Olldashi e pergenjeshtroi dhe tha se kjo eshte nje shpifje e radhes e Edi Rames, dhe se shembja ka ndodhur ne tunelin e dyte, pra ne tunelin qe vazhdohet puna per hapjen e tij. - Ndersa dje, menaxheri i firmes, zoti Mort, i thote deputeteve socialist se tunelet do te behen gati per automjetet vetem ne veren e vitit te ardhshem!!!!! Pra edhe tuneli i pare, qe sipas Olldashit nuk ka fare shembje, dhe qe kishte nevoje vetem per disa jave pune , sipas menaxherit nuk qenka e vertete. Une pyes, nese tuneli i pare nuk ka shembje, pra deri tani nuk i ka ndodhur gje (dhe ashtu qofte), perse duhet hapur ne veren e vitit tjeter, kur kishin ngelur vetem shume pak pune per ta perfunduar fare? A ka ketu dicka qe nuk shkon? E pse duhet te mbulohet me mister gjithe kjo veper e madhe? Po ja do ta mshehin per disa dite, ja edhe per disa muaj, por vetem kaq. Kesaj pune do ti dale e verteta nje dite, dhe te gjithe shqiptaret do te njihen me koston reale te kesaj vepre, me leterkembimet midis porositesit Drejtorise se Rrugeve (nenkupto Sali Ram Berishen) dhe firmes ndertuese, si dhe me te gjitha shkaqet subjektive qe e kane cuar kete veper madhore ne kete gjendje qesharake.

A ta jap une nje pergjigje amatoreske(kuptohet te ceket sa me te kenaq tani per tani);

Kryeministri deshi qe te behej pseudo inagurimi per aresye elektorale, qofte edhe i njerit, si dhe kenaqte palen pretej tunelit qe, ja sa e madhe eshte vepra e bashkimit, dhe sa e shpejte dhe emocionuese. Pra efekt psiologjik. E fitoi deri ketu.

Mbyllja e menjehereshme eliminon ate qe ishte fituar. Pra jo menjehere, luhet me gradualitetin e kohes.

Teknikisht; Duke qendruar hapur i pari, i dyti duhej te punohej shume ngadale ne krahasim me tjetrin, sepse jane aq afer sa levizjet ose dridhjet e masivit jane shum te transmetueshme, pasi kane carje natyrale dhe damare perrenjsh te nenmalit te perbashketa. Pra do te kishte humbje te medha ne kohe, pasi ka afate te shkruara, dhe kompania vrapon per fitim dhe jo per kryeministrat e 130 vendeve te botes ku ajo po punon nderkohe. Pra u desh te mbyllej i pari qe te punohej normalisht me te dytin. Nderkohe tek i dyti ishte pare prej kohesh levizja e shpejte dhe paqendrushmeria e masiveve si dhe ngarkesa e madhe ne tensione te brendeshme. Sa me shume brima ti besh malit aq me shume e dobeson ose i jep shansin e shembjes. Pra ecet me perqindje propabiliteti sipas shtresave te tokes, lartesise me kulmin e malit(pesha), sasia e damareve te ujit nentokesor, shkembenjte qe nuk jane masiv( magma) por te perzier dhe me shtresa dheu te lira, etj. Me nje fjale probleme gjeologjike te njohura por edhe specifike. Tani leri sa te mbarojne se nuk duan te mbarojne per ne por per vehte, qe te kalojne aty ku e dine ata.

E kupton besoj se, sikur te bertasin 3 milion shqiptare njekohesisht, nuk i plas trapi per zerat, nderkohe qe punojne ne Indi, Egjypt, Rumani, ShBA, e ku di une, e kane te njejtin standart.

 

 

“Shembjet janë të rrezikshme dhe nuk mund të hyhet në tunel. Patëm rrëshqitje të masivit në tunel dhe nuk mund të hymë brenda. Mesi i tunelit paraqet probleme”, - u citua të ketë thënë Mort.

C'do te thote kjo shprehje? Eshte citim, apo cfare?

Keshtu eshte kur merr drejtimin e buldozerit Berisha, pa kaske mbrojtese ne koke, per te bere bashkimin e tunelit...

 Mortja paska lejuar hapjen e tunelit 1 vit para kohe!!! Po sikur shembja te ndodhte kur aty kalonin pushuesit nga Kosova? Ose sikur aty te ishte k/ministri me qeverine?

Keto "shakara" ky mortja se beson se i ben ne Ameriqi. Me e pakta do ia hiqnin titullin P.E. nese e ka. 

Mortja paska lejuar hapjen e tunelit 1 vit para kohe!!!

Mos qaj hall! Mortja e ka qitapin me "waivers & immunities" me te trashe se rrota e Lumverdhes! smiley 

Mos keni merak fare.Te tuneli kishin shkuar deputetet socialiste me eksperience te gjate per tunelet,keshtu qe shume shpejt edhe ekspertet e huaj do te largohen.

Punen ne dore do ta marre Namik Dokle me Erjon Bracen.Te dy me tituj shkencore per ti bere punet corape.

berberi; "... Une them qe ky menaxheri me emrin Mortja duhet shkarkuar nga detyra, jo vetem se ka punuar keq, por ka edhe nje emer ters..." 

 

Per kete te dyten, emrin ters, jam me ty, sepse na vuri ne mendime te gjithve. Mendoj qe inxhinieri Mort duhet te bjere deshmor aty, per mbyllur profecine mbi kete fjale. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).