Monumenti i George Bush në Fushë-Krujë, hapet konkursi

Edhe sheshi në qendër të qytetit do të ketë emrin e tij

Në përvjetorin e tretë të vizitës së rrallë, qyteti i Fushë-Krujës do të ketë në qendër të tij bustin e Presidentit amerikan George W. Bush. Një bust që do të flasë për historinë dhe ndikimin e njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës në jetën e qytetit të vogël shqiptar, i cili zuri vend në kronikat e mediave më në zë të SHBA-së dhe atyre europiane për pritjen madhështore, dashurinë dhe entuziazmin, mikpritjen e një kombi të vogël që sheh tek Amerika e madhe mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara. Është kryetari i bashkisë, Ismet Mavriqi, që pohon për "Shqip" se aktualisht projekti është në fazën e përzgjedhjes së boceteve dhe më pas do të përfshihet në prokurim dhe gjithçka do të jetë gati në kohën e duhur. Mavriqi pranon se janë disi të vonuar në kohë, për shkak të problemeve financiare, po gjithçka do të jetë gati në kohën e duhur. Ka momente historike në jetën e çdo qyteti që e lartësojnë atë, që kthehen në pjesë të vetëdijes së tij dhe e shtyjnë të ecë përpara e të marrë zhvillimin e dëshiruar. Padyshim, vizita e Presidentit amerikan, George Bush i riu në qytetin e vogël të Fushë-Krujës i dha një shtysë të rëndësishme qytetit dhe njerëzve të tij, që panë tek ajo vizitë shpresën, rigjenerimin dhe mosharrimin. Më 10 qershor 2010, në 3-vjetorin e vizitës së Presidentit amerikan në qytetin ku gjurmët ende janë të prekshme dhe të fiksuara në celuloid dhe emërtimin e vendeve ku ai u ndal, një bust do të ngrihet në sheshin kryesor që gjithashtu do të marrë emrin George W. Bush. Kanë kaluar 2 vjet e gjysmë nga koha kur Presidenti u prit me një entuziazëm të paparë në Fushë-Krujë, por jehona ende vazhdon. Kryebashkiaku i qytetit, Ismet Mavriqi, tregon për gazetën se pas vizitës mes tij dhe Presidentit Bush nisi një korrespondencë me letra, që fillimisht vinin nga Shtëpia e Bardhë në Uashington e më pas nga adresa private e ish-presidentit, që ia la vendin pasardhësit Obama në shtëpi. Rreth 200 mijë dollarë do të përdoren për studimin dhe rehabilitimin e sheshit kryesor të qytetit dhe vendosjen e bustit të tij në sheshin e vogël. Jo larg tij ndodhet kafeneja dhe furra e bukës, dy bizneset në të cilat George Bush ndaloi e bisedoi. Në zyrën e kryetarit të bashkisë sapo hyn të bien në sy flamuri amerikan, foto të shumta të bëra më 10 qershor 2007, atë ditë historike për Fushë-Krujën. Mavriqi thotë se vizita e Presidentit Bush zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e komunitetit që ai drejton dhe si e tillë, përfshi edhe kontributin e çmuar që SHBA-ja ka dhënë përmes USAID-it për ecurinë e qytetit, duke mbështetur me projekte konkrete dhe orientim për një qeverisje të mirë, duhet përjetësuar. Busti i Bushit dhe sheshi ku do të vendoset e që do të mbajë emrin e Presidentit që u bë pjesa më e rëndësishme e historisë së qytetit shihen nga banorët si investime që do të çelin dyert për shumë të tjera, në përmirësimin e jetës së tyre në hapësirat publike.

36 Komente

booo nuk e shikokam dot ate foton, shume poshteruese me duket

Dmth s'ka pike mundesie qe ta vizitoje fjala vjen Obama Fushekrujen ne te ardhmen ...

Pervec Monika Levinskit, nuk ka me shance asnje amerikan tjeter... smiley

haha, vetem ajo mund ta permbyse famen e Bushit. Jam e sigurte qe do ia bejne karrigen me porosi fushekrujsit smiley

Jo, jo, jo ne karrige,. E ke parasysh foton e famshme te M. Monrose me fustanin e bardhe qe i valevitet ne ere dhe syte e perenduar.... Ja, ai do te ishte pozicioni ideal smiley

Titulli thote monument, shkrimi thote bust. Si perfundim c'do t'i ngrene Bush-it keta?

P.S. Blend, mbiemri i kryetarit eshte ai (Mavriqi), apo ashtu e ke quajtur ti? smiley

 

pas vizitës mes tij dhe Presidentit Bush nisi një korrespondencë me letra, që fillimisht vinin nga Shtëpia e Bardhë në Uashington e më pas nga adresa private e ish-presidentit, që ia la vendin pasardhësit Obama në shtëpi.

Hihihihi!

I dashur Xhorxh!

Uroj qe kjo leter te te gjeje shendoshe e mire!

Na ka marre malli shume, mezi po presim diten qe te te vijme e te te shohim ne fermen tende te papare!

P.S.

Letren e perktheu ne anglisht cuni i vogel qe ka mbaruar per Gjuhe te Huaja dhe do te vazhdoje studimet ne Teksas, brenda mundesive... smiley

 

Ah jenicere o jenicere! Doni baben, po s'ja u ka kajt nonen hala!

wtf po si nuk vem mend ore ngelem duke ber buste si idiota.semundje shqiptaresh kjo.vari bidonat se kanace s'ka me se i mbledhin evgjitet smiley

Na flliqen fare.

Nderkohe:

Clinton to Bush: Mine is bigger than yours!

dhej sej sajz dazent metter...

Do qeshja me kete, edhe me komentet e bletes e biden, por me ngec ne fyt per Zotin. 

Marrina.

 unverified, wi hevent sin bushis jet..

I vetmi artikull ku shkon mbiemri "i paparë".

nau ju uant tu si Bushis saiz?

kripi kruja.

 ui is tokin stacjus hani bi smiley igos ui hes siin.. uot is ju tokin ebaut?

bushi saiz and klinton saiz. hu is bigër? the saspens is killing mi.

end kruja shud ask for fiti percent ërnings from xhon stjuart end steven kolbert for kiping their shous in bisnes.

Aty me shkoi mendja, kush i degjon prape keta ...

 is u kiding mi? tan kullerat dhe rollekserat (me ket rast pershnes bekimin dhe astritin, kamariere te perjetshem te..) qy kon vite qy kontemplojne me vajt ne shqypni a jo, do tmundin te shofin nonen dhe baben ne HD

Ka ardh koha..Pad-i-Shahu duhet me i bo mish per top jeniceret (tipat Berish/Ram), delinjte (tipat Veliaj) dhe akincijte (kto qe shifni ne foto).

Ushtri t'rregullt tash e tutje..me uniform!smiley

 lol,

këtej e tutje prezantimet me amerikane venë kështu:

 nga je?

Shqipëria?

nga?

Shqipëria pra...në Ballkan? aty ku u bë lufta? Afër Italisë dhe Greqisë?

nuk e di?

aty ku ka statujë Bushi?

aha, po thuaj Kruxha o njeri se na bëre lëmsh me këtë Shqipërinë.

kemi harruar tu ngreme permendore heronjeve tone- pse t'mos ngrihet permendore per adem jasharin?

Shqiptaret si gjithmone karagjoze kur vjen puna per keto lloj ideshe.  para dy  javesh Kryetari i Komunes Ksamil nje spekulator tokash i klasit te pare kishte ngritur nje Permendore ne emer te Popullit te Ksamilit per ke?

Ugolini, nje arkeolog anglez, Neritan Ceka dhe nje person qe njihet si trafikan objektesh arkeologjike Dhimitris Condi.

mire qe permendorja ishte ne qender te sheshit me siguri pa leje pasi nuk ka studim per ate zone por tre personat e fundit jane te gjalle. 

Po nuk jane shqiptaret,jane disa halabake,pusht-etaresh,qe kane kapur shtetin e shqiptareve.!

Marksi, Englesi, Lenini, Stalini, Mao Ce duni, Becker, Klinton, Bush.......

Dhe thoni se mentaliteti Enverian nuk eshte ngulitur thelle ne kokat tona.

Ti je dakord apo jo?

meqense admin e hoqi humorin tim te ores po kthehm seiorzish..

JO Zot nuk jam dakort. Eshte idiotsi te mbushes vendin me monumente te njerezve qe nuk jane shqiptare. Jo vetem se kjo ul dinjetin tone ne fund te kazanit te plehrave por edhe sepse nuk i bejme asnje sherbim njerezimit.

Mendo pas 1500 vjetesh kur arkeologet ose aleins do te zbulojne keto munumente do te kane shume te veshtire te percaktojne se ku mbaron amerika, kina, rusia, anglia, apo gjermania, dhe ku fillon shqiperia smiley

Po per flamujt e huaj, psh, flamurin e BE-se, qe ka 5 vjet qe rri ne cdo zyre, ne cdo ceremoni zyrtare, ne presidence, ne kapoministri, qe e kane aty para kamerave ne cdo salle konference per shtyp, si presidenti, si kapoministri, si cdo minister tjeter... qe eshte i ngritur edhe ne shtylle e rri para shume institucioneve? A je dakord per te?

Sa afer jemi ne me BE-ne?

Sa jemi ne pjese e BE-se?

Sa shtet dhe komb sovran jemi ne?

thenkju.

me keto flamujt e huaj (nato, BE, USA) anash djaftas dhe mbrapa shpine ta shpifin. Kam pare te BE'se jashte ndertesave te bashkise ....me te ardhe me vjelle per bythlepiresat politikane shqiptare

jam shume dakord qe t'i behet monumenti bushit ne fushe kruje dhe madje ne te gjithe qytetet shqiptare, edhe fshatra. Mundesisht edhe nga nje bust te vogel qe t'a mbajme ne shtepi mbi tv.

Eshte shume e rendesishme qe femijeve tane legenizmi yne t'u shkaktoje neveri. Te pakten te shpresojme qe te mos behen si ne.

Kurren e Kurres!!! Harroje!

E imagjinon dot ti Spiqerin te mos u tregoje per pejgamberin Sali, naten kur vete t'i vere ne gjume? E imagjinon dot ti shtepine e Spiqerit pa portrete te Saliut ne cdo dhome??? E imagjinon dot ti qe kur e ndal policia dhe i kerkon patenten; te jete patenta ajo qe del e para nga portofoli dhe jo fotoja e Sales???

Femijet e Spiqerit kane per t'u bere te gjithe spiqera te vegjel ne miniature, dhe kur te rriten, PD-ja e ka krijuar filialin dhe ne Amerike; dhe po nuk u kthyen ndonjehere eshtrat e Spiqerit ne "shqiperi", prite kur t'i hapin ndonje teqe aty, vend pelegrinazhi te shenjte per te gjithe demokratet e botes; ke varri i pejgamberit me te madh te allahut Salih...

E ti thu do t'u shkoje neveri femijeve...

think ëgæn. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).