Mjaft!, notë proteste ndaj rritjes së çmimit të energjisë

Pretendimi i kompanisë “CEZ Albania” paraqitet absurd kur Shqiptarët sakaq e paguajnë energjinë elektrike rreth 400% më shumë se cmimi i prodhimit dhe tansmetimit të saj. Për sa kohë kompania në fjalë e ka të pamundur të nxjerrë një kosto reale të energjisë elektrike për shkak të humbjeve të pajustifikuara në rrjet; të 72 000 konsumatorë me faturim aforfe dhe të tjerëve të paidentifikuar. Për më tepër, kjo kompani nuk ka arritur të kryeje asnjë nga investimet e parashikuara në marrëveshjen kontraktuale të bërë një vit më parë me Shtetin Shqiptar.

 .

 

NOTE PROTESTE

Drejtuar: Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës

Qeverisë Shqiptare

Mediave të pavarura

Qytetarëve Shqiptarë

Lëvizja MJAFT! vëren me shqetësim dorëzimin e Qeverisë Shqiptare dhe përkatësisht të Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, përpara kërkesës së pajustikueshme për rritjen e cmimit të energjisë elektrike nga kompania private “CEZ Albania”, e cila drejton Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në masën 31% përkthehet në një rritje të papërballueshme për ata konsumatorë familjarë që deri më tani mbroheshin nga fasha e parë e konsumit prej 300 kwh. Energjia elektrike tashmë në të gjitha vendet e industrializuara konsiderohet një domosdoshmëri jetike, pikërisht për kete arsye Lëvizja Mjaft! e shikon të papranueshme që Qeveria Shqiptare e cila pretendon aderimin në Bashkimin Europian të mos sigurojë mbrojtje për më të varfërit mes nesh.

Duhet patur parasysh që sot pas 19 viteve tranzicion, Shqipëria e vërtetë nuk është ai vend që Qeveritë i propagandojnë Europës. Ajo renditet si vendi më i varfër në Ballkan dhe me të ardhurat për frymë dhjetë herë më të ulta se sa mestarja e standarteve Europiane.

Shqipëria e vërtetë është ajo e të paktën:

  • 393 085 qytetarëve që jetojnë me më pak se 5000 Lekë/muaj;
  • 38 040 qytetarëve që jetojnë në varfëri ekstreme me më pak se 200 Lekë/ ditë;
  • 141 499 të papunëve të regjistruar;
  • 33 555 familjeve që jetojnë me 3 746 Lekë/muaj ndihmë të plotë ekonomike;
  • 60 579 familjeve që jetojnë me 3114 Lekë/muaj ndihmë të pjesëshme ekonomike;
  • 524 000 pensionistëve me të ardhura mesatare 7240 Lekë/muaj;

 

Pretendimi i kompanisë “CEZ Albania” paraqitet absurd kur Shqiptarët sakaq e paguajnë energjinë elektrike rreth 400% më shumë se cmimi i prodhimit dhe tansmetimit të saj. Për sa kohë kompania në fjalë e ka të pamundur të nxjerrë një kosto reale të energjisë elektrike për shkak të humbjeve të pajustifikuara në rrjet; të 72 000 konsumatorë me faturim aforfe dhe të tjerëve të paidentifikuar. Për më tepër, kjo kompani nuk ka arritur të kryeje asnjë nga investimet e parashikuara në marrëveshjen kontraktuale të bërë një vit më parë me Shtetin Shqiptar. Përmasat e këtij absurdi rriten edhe më shumë me qëndrimin që Ministri i Energjetikës mbajti pak ditë më parë, duke deklaruar publikisht mundesinë e pranimit të kësaj kërkese. Deklaratë kjo, e cila u kërkon të gjithë qytetarëve që sipas të ardhurave renditen në kategoritë e mësipërme në nevojë, të paguajnë të paktën 3300 Lekë/muaj vetëm për energjinë elektrike.

Qeveria Shqiptare nuk duhet të tentojë të fshehë raportet nderkombëtare që shfaqin vështirësitë ekonomike të vendit, por duhet të njohë problemet dhe të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë.

Levizja Mjaft! e konsideron marrjen parasysh nga Qeveria Shqiptare të kërkesave të “CEZ Albania” një papërgjegjshmëri sociale, ndaj i bën thirrje Qeverisë të rrefuzojë kërkesat e paraqitura nga kjo kompani si të pa justifikuara dhe të tregojë vëmendje ndaj mbrotjes së qytetarëve të saj, vecanërisht të atyre që jetojnë në kufijtë e varfërisë.
 

17 Komente

sakaq nderkaq, lipset qe te shpjegohet dhe arsyetimi i firmes, edhe ai i qeverise, edhe planet afatmesme per rritje te cmimit te energjise me te cilat na kane njohur vite me pare shoket gazetare. gjithaq, duhet shpjeguar si behen llogarite per te nxjere 400 perqindeshin.

e njejta histori si me kajsiun. qellimi eshte shume i mire. ceshtja e ngritur shume e rendesishme: qeveria nuk mund te lejoje kete lak ne fyt per te varfrit shqiptare, por edhe kete veshtiresi per shqiptaret me te ardhura te mesme, pavaresisht nga situata e bilancit te sektorit energjitik.

por kjo rritje cmimi ka te beje me mundesine per te privatizuar kesh-in ne te ardhmen, me mundesine per te pasur nje sherbim energjitik qe calon me pak dhe qe rrenon me pak buxhetin e shtetit. pasi te shpjegohet kjo, te denohet kjo si me pak prioritare se mbijetesa e njerezve. por te mos behet cirk me shifrat, te mos kerkohet stabilitet ketej, cmime te kontrolluara andej, investime majtas-djathtas. linja te jete me e qarte dhe me e llogaritur. te mos biem ne kurthin e embel te propagandes.

Trop, e kam ca te veshtire te shoh lidhjen e rritjes se cmimit te energjise te shitur nga OSSh me privatizimin e KESh.

 

Mendoj se kjo levizja MJAFT duhet te sensibilizoje ata mijera shqiptare qe ka vite qe nuk paguajne energji elektrike por me nje mije marifete e vjedhin ate.Energjia si gjithe produktete e tjera eshte mall qe konsumohet shitet dhe blihet .Shoni ne dyqanin e bukes a ta fal kush? Provo e vjedhe nje dyqan privat cfar te pret?

Me duket se ERE e kish refuzuar edhe apelin e CEZ-A per rishikim te vendimit te kaluar?

Ceshje e mbyllur, tani per tani, apo si?

Nqs rrjeti shperndares i Shqiperise eshte lidhur me rrjetet rajonale, tregu i Shqiperise per energji nuk percakton me cmimin ekuiliber. Qytetaret qe nuk kane te paguajne le te rrine ne terr qe te mejtohen ca: Pse nuk kane para qe te paguajn.

ej, kjo eshte dicka pozitive...ne kushtet kur debatohet per vota te vjedhme ose zgjedhje te manipulume, asnji nuk ngre shqetesime qe duhen ngrit si ky ktu.

Nqse kompania nuk eshte e afte me kontrollu subjektet qe nuk paguajne dhe nuk cakton detyrimet te mospaguesit, nuk eshte e drejte qe kostot te shperndahen te ata qe paguajne.

a ka njeri ndonje shpjegim te sakte cfare dmth "note proteste'?

 

swed1, kur e lexova te nje teme tjeter, thashe te pyesja por na u terhoq veshi per dalje nga tema, ndaj thashe te mos dal fare nga avllia. 

Qenka neulogjizem me ne mode se c'kujtova.  Ju peshqit e memedheut duhet te na hapni nje teme e te na mbani ne dijeni here pas here me neulogjizmat, mos te mbetemi mbrapa.

Po u ngriten keta MJAFT-istet do e ulin, e sigurte.

Po ç'keni o te uruar, lereni Mjaft-in te sensibilizoje njerzit. Keq me protesta e keq pa protesta.  

Pjer, sot është në modë me qenë anti-mjaftist pak rëndësi ka për çfarë bëhet protesta. Ideja e zakonshme "bardhë e zi".

Me duket pozitive qe nje shoqeri ngre zerin per abuzime me cmimin e nje sherbimi thelbesor sic eshte ai elektrik. S'di a eshte ndjere ajo shoqata e Altin Goxhes per kete problem?

Nderkohe (qe eshte edhe fjala qe duhet perdorur ne vend te "sakaq" te shkrimi), jam dakort me ate qe thote si Br3dharaku dhe realisti.

Kete me poshte s'e kuptova:

Pretendimi i kompanisë “CEZ Albania” paraqitet absurd kur Shqiptarët sakaq e paguajnë energjinë elektrike rreth 400% më shumë se cmimi i prodhimit dhe tansmetimit të saj. Për sa kohë kompania në fjalë e ka të pamundur të nxjerrë një kosto reale të energjisë elektrike për shkak të humbjeve të pajustifikuara në rrjet

Si e llogariti MJAFT kete 400% kur vete thone ne fjaline e mepasme qe edhe kompania e ka te pamundur te nxjerre koston reale?

NOTE PROTESTE

Drejtuar: Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës

Qeverisë Shqiptare

Mediave të pavarura

Qytetarëve Shqiptarë

 

 

Vetem nje institucion kane harruar te shkruajne keta te Mjaftit.Institucionin qe pergjegjes direkt per rritjen ose jo te cmimit.

ERE

 

I them ketyre te MJAFT-it te ikin ti futin nonji teke bar!

naten e mire.=D> :applause:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).