Minoriteti: OMONIA te shnderrohet ne parti

Shndërrimi i OMONIA-s në një parti politike me bazë etnike greke është propozimi i bërë së fundmi në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate, të zhvilluar dje në qytetin e Sarandës. Deklarata qe zbardh sot Gazeta Shqiptare është bërë nga një prej eksponentëve kryesorë të OMONIA-s, Ziso Lluci, njëherësh kryetar i komunës së Finiqit. Sipas tij, organizata e minoritetit etnik grek duhet të heqë dorë nga të qënit bisht i PBDNJ-së. “Shndërrimi i OMONIA-s në një parti politike me bazë etnike do të na jepte mundësinë t’i përfaqësonim më denjësisht problemet tona. Gjykoj se minoriteti duhet të jetë i bashkuar në një organizëm të vetëm politik, pa pasur nevojë ta delegojë këtë të drejtë tek PBDNJ”, - është shprehur mes të tjerash Lluci, i cili njihet për pozicionin e tij kritik ndaj kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Sipas Llucit, me bekimin e Vangjel Dules kanë mbizotëruar veprimet antidemokratike dhe apatia në bazë, si dhe shkëputja e plotë e udhëheqjes dhe e deputetëve nga elektorati i minoritetit etnik grek në rrethet e Jugut. Për këtë ai tha se “jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kryesia dhe nga të gjitha organet e PBDNJ-së”.

Sekretari i përgjithshëm i PBDNJ-së, Leonard Solis e ka cilësuar konceptin e krijimit të partisë me bazë etnike, si të tejkaluar që në vitin 1994. Në një prononcim të tij për mediat pak muaj më parë lidhur me këtë çështje, ai është shprehur se “është një vizion i ngushtë dhe i dëmshëm për partinë, minoritetin dhe vetë politikën. "PBDNJ është në sinergjizëm të plotë me OMONIA-n dhe problemet e saj, por jo në konkurrencë me të”, - u shpreh ai.

8 Komente

Gjeja me e mire qe kam lexuar sot! Te pakten dy veta ne Shqiperi e paskan trurin ne vend! Ashtu te behet, Omonia te behet parti politike, patjeter, dhe ishalla merr mjaft vota sa te fuse deputet ne parlament qe te kete dhe ajo zerin e vet. Eshte shume e drejte qe minoriteti grek te kete nje ze ne parlament, nje ze qe e konsideron te vetin. Puna eshte se do rishikuar statusi i PBDNJse nese Omonia behet parti politike. Nuk mund te jete PBDNJ me ne sinkroni (sinergjizem!eh o Solis sa te mencur te kemi ne ty!) me nje parti tjeter politike; nuk mund te egzistojne dy parti te njejta. Pune fondesh e para, dhe e dyta, pune elektorati; nuk eshte mire te tallesh keshtu me popullin. Sa te flasin nga shpellat, malet dhe skutat minoritaret, me mire te kene nje ze ne parlament, qe te mos thuhet pastaj neper media qe jo thane keshtu e jo thane ashtu, e jo terrci apo verrci...

Uroj qe te behet parti politike.

pse te mos u japim "minoritareve" te njejtat drejta qe gezon minoriteti Shqiptar ne Greqi|? kjo do beje qe ne tua heqim te drejtat ketyre bythlepireseva greke. Azgje me shume se ato qe kane Shqiptaret ne Greqi!

Sepse ne nuk jemi greke, dhe ne, ne ndryshim nga ata, jemi njerez pastaj jemi dhe shqiptare.

E dyta, greku ne nje fare menyre, duke mos u dhene asnje te drejte shqiptareve aty, pervecse tregon se c'mall eshte, nuk u jep shanc as shqiptareve te tregojne se c'mall jane, (si po e tregojne ne Shqiperi) pra, nuk po u jep mundesi te vetediskretitohen. Duke u dhene grekeve ate qe greket nuk ua japin shqiptareve, ne u japim automatikisht dhe mundesine te tregojne se kush jane, te vetediskretitohen apo te nderojne veten para perfaqesuesve te popullit qe po i strehon.

E treta!!!

Greqia dhe shume organizata ne Greqi, deklarojne boterisht se ne Shqiperi ka rreth 300 000 minoritare greke!! Pra, gati 1/10 e popullsise. Le te bejne parti politike, le te votojne vetveten dhe le te shohe gjithe bota mbare se kur mund te marre greku apo minoriteti grek 14 vende ne Kuvendin e Shqiperise me deputete prejardhja apo origjina e te cileve eshte me te vertete greke... Dhe jo me Salinj, Berishera, Metera dhe m...jaltera te tjere te kesaj kategorie.

Krijoni parti. Pse jo, s'jua ndalon njeri. Po t'me degjoni mua krijoni 2 (ta keni 1 rezerve).

Sa per deputete, ta harroni. Ai numri 300.000 ka ardhur nga imagjinata e bollanos dhe shokeve te tij.

Suksese partise se re.

E kisha ashtu ne pergjithsi. lol

Zotrules, ne mos gaboj minoritaret kane qene gjithmon te perfaqesuar ne parlamentin shqiptar, nepermjet PBDNJ. Nese ata kane divergjenca (sindrom i krerve te partive) , ligji ketu nuk i pengon te formojne objekt politik apo shoqaten e tyre ta kthejne ne objekt politik, veç une mendoj se keshtu kane per te marre me pak vota.  

Pse iritohen keta te omonias kur bie fjala per ceshtjen came, sidomosi kryetari i PDDNJ z Dule.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).