Militanti

Militanti tipik i ditëve të sotme ndan pak a shumë këto tipare: etiketon gjithnjë palën kundërshtarë ose si komunistë (ata që janë pozicionuar djathtas) ose si fashistë, ballistë etj (ata majtas). Dita e tij hapet dhe mbyllet nëpër kafene, të cilat janë kthyer në zyra punësimi, listash besnikësh partish, ku thuren intriga për heqje dhe vënie ofiqarësh, ku jo vetëm zihet por edhe ruhet vendi i punës. Nëse nuk kryen ritualin para dhe pas punës të paraqitjes në këto tempuj të kohërave moderne në këtë qoshe të Ballkanit, atëherë mund edhe të digjesh kot së koti, të akuzohesh për shmangie, intelektualizëm snob apo edhe tradhti. Vendi i punës mund të të iki papritur duarsh, mund edhe të jesh një nga peshqit e vegjël që herë pas here dëgjojmë se janë arrestuar për mitmarrje dhe kështu si një Krisht modern të marrësh përsipër mëkatet e një administrate të pakorruptuar, të papërlyer dhe vezulluese në shkëlqimin e saj.

Sipas militantit shumë pak është bërë, fshesa duhet të jetë përherë e më e fortë, shumica në administratë janë ende armiq, në fushatën e fundit ndihmuan shumë njerëz të mirë që meritojnë të jenë nëpunës, shefa dhe pse jo drejtorë. Çfarë ka filani më tepër që ka bërë shkollë apo master jashtë? Çtë keqe ka korrespondenca apo kurset e plepave që i kemi bërë me aq sakrifica ku na duhej të merrnim pjesë edhe mitingjeve? Kurse këta bythpambukët që vetëm janë mësuar me libra dhe punëra profesionale, që nuk kanë bërë një ditë fushatë, që nuk dinë si zbrazet kallashi ditëve të vështira, apo si u është dashur edhe të rrihen për atë copë vote, vijnë sot dhe na marrin vendet më të mira.

Militanti është gjithnjë i pakënaqur, jo me kreun, na ruajt Zoti, ai nuk gabon kurrë, madje dhe kur na dërgon nëpër zona si të zgjedhur të partisë,- (për zgjedhje brenda për brenda nuk ka nevojë se i dinë më mirë ata lart),- ata të cilët deri dje na është dashur t`i shajmë, t`u thyejmë dhëmbët nëpër mitingje që i organizonin pa leje, t`u thoshim trafikantë, mafiozë dhe t`i shanim me soj e sorollop. Militanti është i pakënaqur me ata që abuzojnë me besimin e pakufishëm dhe mirëdashës të LIDERIT, që Perëndia ia shtoftë ditët mbi dhe. Me ata që nuk i ndjekin porositë e tij të shenjta, që e gënjejnë, që nuk i duan të mirën dhe punojnë nën rrogozë kundër tij. Por dita do vijë kur ai t`i marrë vesh të gjitha dhe si Zeusi do i dënojë me rrufe dhe do i rimëkëmbë ata përkrahësit e tij të vërtetë, militantët, qëndrestarët, ata të cilët i kanë qëndruar pranë partisë në ditë të mira dhe të vështira, të rrahur me vaj dhe uthull, të duruar dhe që kanë, ç`kanë i mbajnë për vete ato që i shqetësojnë, kurrë nuk i bëjnë publike.

Militanti ka një respekt thuajse hyjnor për 'birin e kurvës', ofiqarin e lartë i cili ua hedh të gjithëve, ka romuzen në gjuhë, tallet me sarkazëm me kundërshtarin, ngërdheshet, loz me celular mu aty, bash në sallën e kuvendit gjatë seancës plenare, flet me fodullëk përpara kamerës, përdor postin për zhvatje apo prostitucion publik, nuk e 'rrun' nga askush dhe i jep llogari vetëm të 'madhit'. Militanti duron, shpreson, lutet dhe beson se edhe dita e tij do vijë, dita ku edhe ai mund të jetë një 'bir kurve' i vërtetë, besnik gjer në dysheme ndaj eprorit dhe t`i punoj qindin vartësit. Ah, sa të vijë ajo e uruar ditë pa do e marrin vesh se kush është ai/ajo.

Ai nuk zhgënjehet, revolta e tij njerëzore, maksimumi i thuhet me zë të ulur shokut të ngushtë, kur sheh të katapultuar që i janë bashkuar ekipit politik të partisë veç një muaj para zgjedhjeve, por ai prapë se prapë i pranon ata. Ah, mos të ishte për kryetarin, pa do dinte ai si të sillej me këta kokorrocë që veç vijnë kur shtrohet sofra. Pale që edhe i kemi ndihmuar në fushatë sa jemi bërë copa, duke u sfilitur me një copë byrek tërë ditën dhe tani as nuk begenisin të na hapin celularin.

Militanti e ka memorien të shkurtër, fushata tjetër vjen shpejt dhe tashmë ata të "katapultuarit" janë bërë veteranë, kuptohet ata që e kanë kaluar "provën e zjarrit". Të tjerët e treguan veten e tyre, dolën tamam ashtu siç pritej, renegatë, të paaftë apo që zhgënjyen besimin e pakufishëm të liderit. Ata kurrsesi nuk kanë dhënë dorëheqjen, është herezi të përmendet kjo fjalë. Ata që janë pushuar, kanë qenë ose tutkunë, ose hajdutë, ose nuk e përballonin dot ritmin e liderit, "lodheshin" shpejt dhe të sëmurë (kjo e fundit mund të jetë mendore apo fizike sipas rastit).
Militanti e di vendin e tij. Ai është përherë aty pas dere, ai sakrifikon, partia është përherë e tij dhe dita do vijë kur durimi t`i shpërblehet.

Për të dita e punës në institucion nuk mund kurrsesi të zihet me punëra të rëndomta administrative, (këto le t`i bëjnë ata këlyshët e kuq apo blu sipas rastit), trajnimet sidomos ato jashtë vendit, konsiderohen si pushime turistike të paguara, shteti si lopë që do mjelë sa më shumë, se sot jemi, nesër ku i dihet, dhe kjo Evropa, kurvë e dreqit, që po na çan kokën dhe nuk na integron të na marrë të keqen sa të kemi liderët tanë që Allahu ua shtoftë ymrin. Militanti është qëndrestar, kurrë nuk zhgënjehet, dëshpërohet, turfullon por kurrë nuk tradhëton, urren por palën tjetër, por i pranon kompromiset politike të liderit të pagabueshëm, beson të llogjika dhe virtytet e tij dhe shpreson se ditët më të mira janë gjithnjë përpara.

E vetmja gjë që i garanton suksesin në jetë është fitorja e vazhdueshme e partisë (e di që me humbjet e zgjedhjeve, do i rikthehet statusit të të papunit dhe mitingashit për katër vitet në vazhdim), prandaj është gati të sakrifikojë çdo gjë, të vjedhë, manipulojë dhe të ndihmojë në fitoren pa kusht të partisë, madje nuk druhet të rrezikojë çdo gjë. Fundja, edhe ky një lloj ideali është.

19 Komente

Like,

militanti eshte nje person qe mbron me agresivitet nje ceshtje apo nje individ. Ky eshte pak a shume nje militant.  Pra, ai nuk mund te jete :

Militanti duron, shpreson, lutet dhe beson se edhe dita e tij do vijë, dita ku edhe ai mund të jetë një 'bir kurve' i vërtetë, besnik gjer në dysheme ndaj eprorit dhe t`i punoj qindin vartësit.

Nga sa lexova une ne shkrim ti sikur pershkruaje tjeter gje.

Ja ta them dhe ndryshe. Ti me shume ke shkruar shkurt per nje Zylo se sa per nje militant. Vetem se ndryshimi eshte viti i te shkruarit te gjerave nga ai i Agollit edhe me pak pigment opozitar brenda.

Di gje njeri si eshte spjegimi i militant ne fjalorin shqip-shqip ?

Militant = pengese

ose

Militant = "cares t****"

Si te duket?

Ore , ti me mu tall menderen ore? smiley

Ate e di une mer, por keshtu ka qene qe prej mot motit, ndaj i permenda Zylon une. Po pyetjen e kisha pri verteti mer, ndersa spjegimin si qitje te drejperdrejte dhe me spont. smiley

Jo me ty, me militantet. Thjesht harrova te vija nje smiley  tek shkrimi qe te mos merrej shume seriozisht smiley

Shif se mo na sjellesh nanji polake me vete. Se jane dhe pa dogane . Perdor E1; por jo nga ato te lodhmet smiley

MILITANT,~I. m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Anëtar i një partie a i një organizate, që lufton me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj; luftëtar aktiv për një ide; veprimtar (edhe si mb.). Militantët komunistë. Organizatë militante. Frymë militante.

 

Ose duhet ndërruar përkufizimi ose duhen ndërruar militantët se sikur s'puqen.

 militanti (sipas fjalorit edhe atij shqip) eshte anetar i nje partie (sindikate apo shoqate) qe lufton ne menyre te vendosur per kete parti. 

fjala rrjedh prej asaj latine, Militari = Ushtar (me pagese). 

Ne vend qe te diskutohet dukuria qe e ka lene kete vend ne prapambetje, diskutohet gramatika...mjere ky vend!

Dukurinë e diskutojmë pas buke këtu te peshku. Para buke, kemi gramatikën. smiley

Nuk e keni pare sa u shtua kete muaj numri i drejtoreve te rinj, pa ndonje aftesi te vecante apo diploma te vecanta, por te afte te bertasin fort neper mitingje, te rrahin e te kercenojne dhe tani do te bejne politika qe i prekin te gjithe, mua, ty, lumidrinin, realistin e me rradhe.

 dmth ti edvini do qe partite te mos kene militante, keshtu ?

JO, une dua qe ata militante mos te behen drejtore e ministra pas zgjedhjeve.

 dmth drejtoret dhe ministrat te mos nderrohen asnjehere ? apo kerkon te luhen postet e tyre ne lloto ?

Drejtoret e ministrat te zgjidhen ne baze te aftesive per postin, jo ne baze te aftesive hajduterie.

Edhe M. Frasheri e ka ndare ne dy kategori perberjen e nje levizjeje per pushtet nga nje parti qe ne vitin 1935 smiley

kategoria e pare eshte e organizatoreve ( militanteve ) pa te cilet eshte e vshtire te rezistoje gjate nje Parti. Ata jane shume te vlefshem dhe te pa zevendesueshem deri ne fitoren e FUSHATES.

kategoria e dyte eshte e administratoreve pa te cilet eshtee pamundur te ndertohet nje bindje e qendrushme ne popull se Fushata nuk u fitua kot. Ata perbejne armaten e Juristeve, ekonomisteve , etj etj qe "vene dore " mbi Shtetin !

Nje Lider intelidjent smiley i ndjekur nga keshilltare te urte e te zgjuar di ti harmonizoje keto dy kategori pa eleminur asnjeren dhe duke i vene vendin e vete sejciles.

Se cfare ka ndodhur ne Shqiperi pas 90 , eshte tregues mjaft i qarte edhe hapja e ketyre muhabeteve qe s'besoj se e di njeri qe jane trajtuar para 80 vjeteve smiley

Dhe po qe konkretisht se si e konceptojne Li - Derrat e Partive ....qyqja  mi none sa shekuj mrapa jemi !

 

Koth, ne shkrim behej fjale per deformimin e konceptit te militarizmit politik ne realitetin allasoj shqiptar dhe jo per pikepamje teorike mbi militantizmin si vlere e patjetersuar e organizimit se jetes politike te nje partie. Nuk eshte ceshtja qe partite te heqin dore nga militantet, aq te nevojshem sidomos ne kohe fushate, por keta, sic thote Edvini me siper, mos te na mbijne si drejtore, zv.ministra, deputete e keshtu me rradhe.

Perndryshe do kemi te bejme me prefekte apo funksionare te tjere publike qe rrahin gazetare per shkaqe banale ne publik si rasti i publikuar pak dite me pare.

 Drejtoret e ministrat te zgjidhen ne baze te aftesive per postin, jo ne baze te aftesive hajduterie.

sipas teje njerezit e kane te shkruar ne balle aftesine ? nga ti njohim ata ? te kryejme zgjedhje per çdo post shteteror apo administrativ. po a sigurojne zgjedhjet te mos kete hajdute ne qeveri. a nuk erdhen nepermjet tyre keta qe jane ne pushtet apo ata qe ishin perpara tyre dhe qe vazhdojne te akuzohen per mos ndershmeri ose mos aftesi te larte ne detyre.

kur tek artikulli te merren parasysh keto me lart, ai do ti kaloje caqet e nje artikulli, po prej militanti.

I nerum Edvin .Vihet re lehtesisht se je nje prej atyre qe e ke shume te qarte idene qe ke prure nepermjet shkrimit.

Ke aq te drejte dhe eshte aq e thjeshte sa logjika e nje MEME ne shtepi , me celsat e dollapeve ne duar, qe mba shtepine dhe pais ate me konfortin gradualisht pa pellitur. Me pune dhe perkushtim. 

Duken si llafe po zberthehen shume kollaj.

Nje post eshte i barazvlefshem ne baze te pyetjes THEMELORE 

Perse Konkuron per te ?

Dhe pergjigjet jane te shumellojta ne baze te kerkesave ( pergjegjesive e detyrave qe ka posti)....por me i kapshmi me i matshmi dhe barazuesi i te gjithe vlerave te tjera eshte binomi Dosje (cv) -Projekt .

Dosjet jane me shumice ....Projekt nga asnjeri. ....sepse nje seleksionim te tille nuk e ka asnje Parti deri tani.

Keshtu qe postet ne Memedhembje ndahen ose per Militante ( nepotizem) ose brenda psikologjise se Partise (e ne menyre te vecante te PD-se )...Ke kopetenca mer jahu .Vidh per vete dhe varja vartesve ! 

Me siguri e ke fjalen per militantet e PS se ata i njeh mire gazeta Shekulli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).