METE për projektbuxhetin 2010

www.mete.gov.al

Buxheti i vitit 2010 prezantohet si buxheti më i lartë dhe me gjithëpërfshirës në historinë qeverisëse shqiptare

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në një konference për shtyp u prononcua për planifikimin e buxhetit te vitit të ardhshëm si edhe pikat kyçe të këtij buxheti. Buxheti i vitit 2010 prezantohet si buxheti më i lartë dhe me gjithëpërfshirës në historinë qeverisëse shqiptare. “Janë 360 miliardë lekë të ardhura nga të cilat shpenzimet që parashikohen janë afërsisht 409.9 miliardë lekë, deficit buxhetor ky qe do të mbulohet nga financime të huaja.

Pavarësisht se i gjithë rajoni po përjeton akoma situatën e krizës globale financiare, në Shqipëri krahasuar me një vit më parë, të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohen që të rriten rreth 12%. Gjë e cila nuk po vërehet në asnjë nga vendet e rajonit, por as edhe në Evropë. Edhe zëri i shpenzimeve, krahasuar me vitin 2005 kanë qenë vetëm 27% të GDP-së, në buxhetin e këtij viti buxhetor ato bëhen 32%. Pra të rrisësh shpenzimet buxhetore si një përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto në një mënyrë kaq të shpejtë është një sukses i jashtëzakonshëm. Prodhimi i Brendshëm Bruto vitin që vjen parashikohet të rritet me 6.5% ndërkohe që vendet e tjera arrijnë të planifikojnë jo më shumë se 2%. Ritmi i rritjes ne Shqipëri vjen edhe nga mirëqeverisja dhe miradministrimi i taksave. Ne do të vazhdojmë të jemi një nga vendet që zhvillohen më shpejt, pavarësisht madhësisë në të gjithë Europën.
Inflacioni parashikohet të jetë në nivelin e 2-3%. Një gjë që na ndan dhe na veçon nga të gjitha vendet e tjera Evropiane dhe nga ato fqinjë është parashikimi për të rritur rrogat dhe pensionet në masën 10%. Rrogat dhe pensionet do të fillojnë të rriten duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2010. Rritje me te lartë do të kenë pagat dhe pensionet e ulëta.

Kjo rritje sipas ministrit të Ekonomisë do të jetë më shumë se sa 10%. Nuk do të ngelet pa u trajtuar edhe ndihma sociale ekonomike e përqendruar tek familjet më të varfra në Shqipëri qe janë rreth 1.3-1.4% e familjeve shqiptare, duke synuar edhe eliminimin e abuzimeve nga skema e ndihmës ekonomike.
Në buxhetin e 2010 prioritet gjithashtu do të jetë bujqësia, fshati. Në mbledhjen më të fundit të qeverisë, pavarësisht se ishte parashikuar një rritje e rëndësime me 46% e fondeve në krahasim me një vit më parë për investime në bujqësi, pothuajse të gjithë ministrat kanë propozuar që të rritej edhe më tej fondi për investime në bujqësi. Kryeministri ka dhënë porosi për dyfishimin e fondeve në bujqësi për vitin 2010. Këto investime do të përqendrohen në sistemin e kullimit dhe të ujitjes dhe në projektin e ullirit, pra për të vazhduar dhe për ta subvencionuar këtë pemë. Shpenzimet për administratën janë ulur në një nivel 0.3% të GDP-së, pra në nivelin më të ulët të shpenzimeve për të gjitha vendet e rajonit. Qeveria ka vendosur të rrisë më 22% buxhetin për Ministrinë e Ekonomisë. Ky buxhet lejon të shpenzojë më shumë për politika ekonomike. Kështu do të kemi mundësi që të shpenzojmë më shumë për të mbështetur biznesin, më shumë për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme SME. Kjo kategori biznesesh do të mbështeten me fonde buxhetore, por edhe me fonde të donatorëve.

Gjithashtu në buxhet do të ketë një fond prej 2 miliardë lekësh si kontigjencë, nëse Enti Rregullator do të vendosë që të rrisë çmimin energjisë elektrike për 2010. Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë buxheti parashikon 2 miliardë lekë për të kompensuar rritjen e çmimit për familjet në nevojë.
Përgjatë pyetjeve te gazetarëve, Ministri Prifti informoi se nuk do të ketë më naftë të tipit D2, për asnjë mjet dhe automjet në Shqipëri. Ne jemi duke përfunduar një udhëzim për përdorimin e D2. ky udhëzim i cili pritet të publikohet nga METE, si dhe të shkojë më pas për miratim në qeveri parashikon një naftë D2, por të ngjyrosur. Kjo lloj nafte do të jetë për gjenerator në industri, por nuk do të jetë dhe nuk do të funksionojë më për tregun e automjeteve. Si edhe pyetjes mbi detyrimet e ARMOs për detyrimet ndaj shtetit Prifti u shpreh se këto detyrime nuk janë te mëdha. Detyrimet kryesore që Kompania ARMO ka, janë vetëm detyrime ndaj ALBpetrolit. Ndaj kësaj kompanie, ARMO ka vetëm detyrime të vjetra, por edhe disa detyrime koherente. ARMO dhe ALBPETROL kanë firmosur, ose kanë vendosur një skedul për pagesat e detyrimeve të vjetra. Brenda këtij viti, kompania ARMO ka marrë angazhimin që t’i paguajë ALBPETROL-it, rreth 11 milion euro dhe brenda 6 mujorit të vitit që vjen do të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura. Pra edhe çështja e detyrimeve të prapambetura mes ARMO-s dhe ALBPETROL-it është vënë në rrugën e zgjidhjes.

5 Komente

Ritmi i rritjes ne Shqipëri vjen edhe nga mirëqeverisja dhe miradministrimi i taksave.

O nofullspostum !

Prit te na thush si mbaroi ky vit i here, se pervec teje nuk kam degju akoma une qe kete vit kemi mireadministrim te taksave.

Per vitin tjeter, prit avash qe te thush mireqeverisje dhe mireadministrim te taksave.

He dhe e fundit, ajo cuca ke ke marre zedheese, dmth qe zedhendeson fjalet e tua, duhet te jete me e kujdeseshme me perdorimin e koheve te foljeve. Mos i zgjidhni vec cuca te hishme keto se pastaj ju dalin dhe theniet si thenie hajvani. E per kete mos me vin faj mua qe lexoj.

I hape digat mer ? U prish skema e blerjes se energjise more ? Nuk ke fat ti mer me degjo. smiley

Eh projektbuxheti. Statistika, statistika dhe genjeshtra vajti kjo pune smiley

Sa per gallate dikush duhet ti thote z. Minister te ETE qe jane rreth 375.000 njerez nen kufirin e varferise ne Shqiperi, dhe kjo sipas nje studimi te kryer para fillimit te krizes (qe nuk ekziston gjithsesi smiley&nbspsmiley, LSMS 2008. Nga kjo i bie qe familjet e varfera jane rreth 12% ndersa familjet shume te varfera jane diku tek 1.2%.

Tjeter gje per tu pasur nen vemendje, sipas Gazetes Libertas 43.5 miliard lek do te harxhohen ne 2010-en per te paguar interesat e huase ekzistuese. Kjo eshte sa 12% e te ardhurave prej 360 milion qe permend z. Minister smiley

Ja ku duken socialistet smiley ne qeverisje, quajne arritje rritjen e shpenzimeve. Po mire, zoti minister, si te duken shpenzimet 45% te PBB-se? Po 80%? Keni ndonje limit ju, apo me shume me mire? Po keta nuk paskan asnje limit per idiotesirat qe thone. Keta te bejne te shash Kajsiun qe shan FMN-ne.

Edhe zëri i shpenzimeve, krahasuar me vitin 2005 kanë qenë vetëm 27% të GDP-së, në buxhetin e këtij viti buxhetor ato bëhen 32%. Pra të rrisësh shpenzimet buxhetore si një përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto në një mënyrë kaq të shpejtë është një sukses i jashtëzakonshëm.

Prifti:

Ne do të vazhdojmë të jemi një nga vendet që zhvillohen më shpejt, pavarësisht madhësisë në të gjithë Europën.
 

Si ka mundesi?, ....The Economist thote se Shiperia eshte e treta nga fundi!!!

Ne me planet gjithmone mire jemi. I risim te ardhurat me nga 10 - 15% per cdo vit. Dhe mbi kete baze zbatojme 100% biles edhe e tejkalojme planin e shpenzimeve. Deri ne fund te tremujorit te trete diferencen e madhe midis shpenzimeve te kryera dhe mosrealizimit te te ardhurave e argumentoje me mosperputhen ne kohe te tyre, ndersa rezultatin e fundit te vitit e miratojme nja 9 muaj me vone. Hajde qyfyre hajde, futja kot me nje fjale. Per sa kohe te kemi kete Guvernator kodosh shpenzimet do te financohen 100% pavaresisht realizimit apo jo te te ardhurave. Ketij i thone menxhim modern, pillni para se ajo vetvetiu pjell zhvillim dhe rritje ekonomike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).