Mbi të menduarit dhe dyshimin

Merrni të lexoni një gazetë shqiptare; uluni të shikoni një kanal televiziv shqiptar; inkuadrojuni në një diskutim në forumet shqiptare interaktive- dhe do të provoni agresivitetin e imponimit të të menduarit uniform dhe të fortë si shkëmbinjtë. Gjithçka është ose bardh ose zi. Bindjet e sforcuara nuk lejojnë të menduarit. Vendosni të jini të guximshëm të kritikoni një ide apo plan, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës, qoftë të një shkruesi neutral... dhe menjëherë ju ngjesin damkën, e cila nuk hiqet lehtë. Shoqëritë dhe sistemet njerëzore përparojnë kur të gjithë kuptojnë se gjithçka fillon me të menduar të lirë. Pa të menduar veprimet rrezikojnë të jenë të kota, e për më keq, shpeshherë, kontraproduktive.

Është e vërtetë, të mendosh nuk është lehtë, prandaj njerëzit interpretojnë dhe vlerësojnë të menduarit në sa e sa mënyra: kritik, optimal, i pavarur, kreativ, i sajuar, selektiv dhe bile edhe iracional. Gjasa, që të gjitha këto etiketime të janë të sakta është bukur e madhe. Sidoqoftë, ka vetëm një shoqërues të bashkëlindur që quhet dyshim, i cili e bën produktin e mendjeve tona të jetë cilësor. Përfaqësuesi më i shquar i këtij lloji të të menduarit dhe një pengesë serioze, e cila me shpresë  nuk do të lejojë kurrë botën të popullohet vetëm nga njerëzit e të njejtës mendje, është Rene Descartes.

Filozofi dhe matematikani francez u bë temë e jokonvencionalizmit tim për herë të parë në orën e filozofisë marksiste në vitin e parë të gjimnazit. Profesoresha e përmendi emrin e tij me përçmim dhe e shkualifikoj atë si një filozof të zakonshëm dhe agnosticist. Sipas zyshës sonë, në historinë e përbotshme të filozofisë kishte vetëm një duzinë “mendimtarësh të klasit të parë”, të cilët jo vetëm që kishin paraparë si të interpretonin idetë e tyre dhe botën, por kishin shfrytëzuar mendimet e tyre për të “ndërruar” atë. Ç’ishte më me rëndësi, duke iu falenderuar mendimeve të tyre madhore, gati gjysma e botës tashmë ishte shndërruar në një tërësi ideale- kampin komunist. Këta njerëz: Marksi, Engelsi, Lenini dhe ca të tjerë, ishin mendimtarët e klasit të parë. Ata, natyrisht në përputhje me bindjet e mësueses sonë të filozofisë, kishin bërë që gjithë hemisfera lindore e globit të banohej nga “besimtarë të klasit të parë”. Pjesa e mbetur manipulohej nga eksploatuesit kapitalistë dhe jetonte në skllavëri të paditurisë. Edhe pse ajo e mbylli debatin mbi Descartesin atypëratyshmi, unë insistova që të flisnim edhe ca për filozofin, sepse u ndieva se arsimtarja jonë nuk kishte arsye pse t’mos e pëlqente shkencëtarin, e aq më tepër t’na impononte neve atë mospëlqim, pa na lejuar të njiheshim me veprën dhe diskutonim filozofinë e tij. Porse, përsëri, racionalisti i famshëm francez u vlerësua nga zonja mësuese si dyshimtar, prandaj edhe armik i vlerave absolutiste të sistemit socialist në të cilin jetonim.

Mësuesja jonë ishte e bindur se Marksi dhe shokët e tij kishin pasur sukses në gjetjen e formulës magjike të procesit të krijimit të ideve dhe të të menduarit. Ata kishin zbuluar të vërteten dhe gjithherë do të mbronin vegjelitë tona nga ekspozimi ndaj vërshimit përmbytës të informacionit, ideve dhe realiteteve të ndryshme nga të tyret. Këta gjigantë të mendimit njerëzor asnjëherë më nuk do të na lenin ne, pasardhësit e Adamit dhe Evës, të ndiheshim në rolin e gjykatësve, përpara të cilëve mëtuesit përsiatës të të arsyetuarit do na delnin si ndërgjyqës konkurrentë. Duke iu falenderuar këtyre viganëve të gjykimeve dhe koncepteve mentale finale, tash, kurrë më, njerëzit dyshimtarë për të vërteten absolute dhe statike, nuk do të mund të prezantonin rastet e tyre heretike për të na tunduar lidhur me të vërteten e tyre. Mashtruesit dhe marifetxhinjtë e imperializmit nuk do të arrinin të kërcënonin ëngjujt mbrojtës dhe të pavdekshëm si Karl Marks & Co., sepse ata urrenin lirinë, drejtësinë dhe ligjet e sistemit tonë politik dhe ishin mundur nga socializmi ndriçues.

Descartesi ishte njëri nga heretikët e rrezikshëm. Ai ishte mendimtar, por jo besimtar dhe rrjedhimisht i dëmshëm për të menduarit (socialist). Dijetari francez nuk ishte një shkencëtar dialektik i klasit të parë. Epoka e të menduarit kishte mbaruar. Marksi, pinjollët e tij, dhe udhëheqësit tonë politikë, ishin burimi i ideve tona dhe garancia e interesave dhe mirëqenies sonë. Ata ishin mendjet tona. Ne nuk duhej të na ndiente palla për asgjë. Nuk kishim nevojë të mendonim, e aq më pak të dyshonim. Habitshëm, edhe unë disi fillova të mos e pëlqej Descartesin, dyshimtarinë e të cilit nisa ta shoh si budallallëk dhe pikëpamje borgjeze. Ai nuk më hynte në qejf, mes tjerash, edhe sepse më bënte të kujtoja se nuk ekzistoja- me atë shprehjen e famshme, të padurueshme për secilin person “të arsyeshëm”: Cogito ergo sum (Mendoj, pra jam). Mësuesja jonë (në fakt, jo vetëm ajo) na edukonte t’mos mendonim, kështuqë, unë honepsja se, përderisa nuk mendoja, sipas Descartesit as nuk ekzistoja. Sido që të jetë, më duhet ta pranoj me sinqeritet, nganjëherë, ndihesha se ndoshta e kisha gabim, por përligjja ndjenjat e mia duke konkluduar se filozofi francez më kishte infektuar me mosbesim dhe shpejt do të shërohesha nëse vazhdoja të mirrja medicinën e indoktrinimit, të cilën marksizmi e ofronte me bujari.

Papritur, në fillim të viteve 1990-ta, bota u kthye krejt mbrapsht- nga koka te këmbët. Komunizmi ra gati në mbarë botën. E drejta për të dyshuar kishte fituar. Descartesi dhe dyshimi për të vërteten absolute ishin ngadhnjimtarët.

Nga perspektiva e sotme ka me qindra, ndoshta me mijëra, arsye pse socializmi dështoi. Sidoqoftë, çdo shpjegim i katastrofës së tij duhet të përfshijë shkeljen dhe mosrespektimin e lirisë së mendimit si një faktor determinues që e shuajti. Regjimet e squllta dhe shtypëse nuk lejonin qytetarët (e klasit të parë, të dytë apo të tret&eumlsmiley të bënin çfarë është aq fundamentale dhe natyrore për njerëzit- të mendonin me kokën e vet, të vinin në dyshim konstruktiv gjërat, të imagjinonin dhe eksperimentonin me mendimet dhe ëndrrat. Modeli i ngurtë i socializmit ishte një ide e njerëzve të cilët shiheshin si mendimtarë të klasit të parë dhe të cilët kishin fantazuar të bënin çdo njeri si veten, por që, në të vërtetë, gati shkatërruan gjithë botën.

Më se dy dekada pas rënies së sistemeve të vjetra duket se plagët e dogmatizmit në botën shqiptare ende nuk janë përtharë. Koha ka ardhur që të pranojmë- pushtetmbajtësit dhe pushtetdhënësit- se një ndër hapat më të rëndësishëm drejt përparimit është të menduarit dhe vënia në dyshim e vërtetësisë absolute të mendimeve tona. Epoka e re e të menduarit shqiptar vetëm sapo ka nisur marshimin, prandaj le të bëhemi gati dhe të përfitojmë maksimumin nga të menduarit- filli i gjithçkafes.

39 Komente

une do t'i sugjeroja blendit dhe penarit qe diku tek ballina  e peshkut te vendosnin me germa te dukshme thenien e volterit: "zoteri, nuk jam dakort me mendimin tend por do luftoj qe ti te jesh i lire ta thuash ate"

pak a shume si puna e atyre pallateve te rr. bardhyl, te pikturuara me fjalet magjike: ndjese, urdhero, me fal etj

smiley Ne fakt ky citimi i atribuohet Voltaire ne menyre te gabuar. Kete e ka shkruar Evelyn Beatrice Hall pas vdekjes se tij per te pershkruar qendrimin e Voltaire ne lidhje me fjalen e lire. Znj. Hall shkruan dicka tip; i tille ishte Voltaire, mund te mos ishte dakord me mendimin tend por luftonte der ne vdekje qe ta thoje...

ok, po c'rendesi ka kush e ka shkruar

ok, po a do e shqyrtoje byroja "prompozimin" tim? smiley

Bathroom reader? :5

 kete e ke te siguruar already flo, kam luftu une qe para nja 20 vjetesh per kete pune smiley

Shkrim i kenetshem. Habitem se si ky autori kaq i interesuar mbi habine, ndryshimin dhe filozofine (qe sipas konceptit rridhka prej tyre), dhe nuk paska lexuar asgje pertej fjaleve te zyshes se tij...

Mësuesja jonë ishte e bindur se Marksi dhe shokët e tij kishin pasur sukses në gjetjen e formulës magjike të procesit të krijimit të ideve dhe të të menduarit. Ata kishin zbuluar të vërteten dhe gjithherë do të mbronin vegjelitë tona nga ekspozimi ndaj vërshimit përmbytës të informacionit, ideve dhe realiteteve të ndryshme nga të tyret. Këta gjigantë të mendimit njerëzor asnjëherë më nuk do të na lenin ne, pasardhësit e Adamit dhe Evës, të ndiheshim në rolin e gjykatësve, përpara të cilëve mëtuesit përsiatës të të arsyetuarit do na delnin si ndërgjyqës konkurrentë. Duke iu falenderuar këtyre viganëve të gjykimeve dhe koncepteve mentale finale, tash, kurrë më, njerëzit dyshimtarë për të vërteten absolute dhe statike, nuk do të mund të prezantonin rastet e tyre heretike për të na tunduar lidhur me të vërteten e tyre. Mashtruesit dhe marifetxhinjtë e imperializmit nuk do të arrinin të kërcënonin ëngjujt mbrojtës dhe të pavdekshëm si Karl Marks & Co., sepse ata urrenin lirinë, drejtësinë dhe ligjet e sistemit tonë politik dhe ishin mundur nga socializmi ndriçues.

Po mire, e ke patur te keqe mesuesen, nuk ka ditur te te shpjegoje dhe ta ka paraqitur marksizmin si fe, po komplekset e vegjelise tende nuk mund te na i paraqesesh si imperativ kategorik.

Nejse, ke shkuar nga Marksi te Kartezi. Te pergezoj. Vazhdo keshtu dhe na bej nje ze kur te kesh arritur te Zenuni (qiprioti).

Dhe nje gje tjeter, ky shkrim eshte vene ne krye te faqes sepse thote parrullen klishe "gjithcka duhet vene ne dyshim"? Standing on the apparent obviousness of "universal common sense"?.

Ku e di ti se autori s'paska lexuar Marksin ose filozofet pasardhes pas tij- prej Sartre deri te Heideggeri- apo prej Bertrand Russellit deri te Wittgenstein apo John Rawls, e bile edhe Artan Fuga ? Nga ku e nxerr zotrote kete konkludim? Dhe pse eshte e palejueshme te shkosh nga para- prapa? Shkrimi- sipas mendimit tim- percon  dy ide thelbesore: 1) shqiptaret duhet te jene mendje hapur dhe 2) marksizmi armikun e tij me te madh e kishte dogmatizmin e brendshem- prandaj te mos bejme gabimin e "praktikuesve" te marksizmit mbi te menduarit dhe veprimet.

Nuk e di, dhe nuk e ve doren ne zjarr. Po ne artikull nuk reflekton ndonjeren prej gjurmeve qe te le leximi. Kete konkludim e nxjerr nga artikulli, dhe nga ajo cka shkruhet aty, se autorin as e njoh, as me intereson qe te lexoj filxhanin e te shoh se c'ka lexuar apo c'mendon me vete. Gjykoj ate qe shpreh, dhe perderisa flet vetem per mesuesen e tij, apo eksperiencat personale mbi diktaturen qe s'te linte te dyshoje etj etj, mund te them qe nuk po flet per ate cka eshte shkruar prej filozofeve ne fjale, bile as prej Artan Fuges.

Nuk eshte e palejueshme (e ndaluar i thone shqip ne fakt) qe te shkosh sa para-mbrapa, po nuk eshte shume e zgjuar qe te kesh maqine llogaritese, dhe te perpiqesh qe te zgjidhesh ekuacionet e grades se shtate duke perdorur numratore me 5 gogla.

Po e perseris: Shkrimi- sipas mendimit tim- percon  dy ide thelbesore: 1) shqiptaret duhet te jene mendje hapur dhe 2) marksizmi armikun e tij me te madh e kishte dogmatizmin e brendshem...Nje artikull prej 1000 fjalesh nuk mund te perfshije gjithe dijen filozofike te nje autori. Po te pyes megjithate me cilen prej ideve te me larta nuk pajtohesh? nese ke qene komunist, e di- s'do te pajtohesh me te dyten!

I dashur Burim Mali, po ta perseris edhe nje here qe nuk me intereson autori, as ti, keshtu qe nuk ka pse te te interesoje se cfare kam qene une, ne rast se nuk do ta rrezosh gjithe kete intelektualizme me perdorim te "argumenteve" ad hominem, sic po tenton te besh. Nuk e di a ke studiuar logjike, po po e marr te mireqene qe dicka e di nga logjika formale, meqe me permende dhe wittgensteinin.

Tani (vetem meqe permende wittgensteinin) teza e pare qe "shqiptaret duhet te jene mendjehapur" eshte moralizim i paster. Cfare deshiron te thuash me "mendjehapur"? Po me "duhet te jene" c'nenkupton? Mendjehapur ndaj kujt? Per sa kohe? Po ti qe jep kete keshille, cfare autoriteti ke? Vete, mendjehapur je? Cilet jane "shqiptaret" qe i futke te gjithe ne nje thes? Para se te japesh batare me emra filozofesh, shih se s'shkruan, se fatkeqesisht kuptimi dhe logjika ende nuk kane mberritur te burojne thjesht prej citimeve te emrave (sado te medhenj).

Teza e dyte eshte disi e cuditshme. Marksizmi kishte armik dogmatizmin e brendshem? Cili marksizem? A nuk ishte Marksi ai qe kritikoi aq gjate konceptin e misticizmit, dogmes, dogmatizmit dhe ideologjise? Apo ti nuk e ke fjalen per Marksizmin qe bazohej te mendimet e Marksit dhe bashkemendimtareve te tij?

U pergjigje vete...Fshati qe shihet nuk do kallauz!

Aha, qenke shkencetar. Urime per shkrimin, bile bile dhe Fuga do te te kishte zili. Era jasemin, era zymbyl vjen e gjithe logjika e shkrimit.

Perseri po sjell konkludime pa baze- por po e perfundojme ketu!

O zoti Burim, po si more i lejon vetes te me quash komunist thjesht pse te bera disa verejtje, e disa pyetje per te cilat ti as nuk po pergjigjesh? Pse del kontradiktor me fjalet e shkrimit :

të menduarit uniform dhe të fortë si shkëmbinjtë. Gjithçka është ose bardh ose zi. Bindjet e sforcuara nuk lejojnë të menduarit. Vendosni të jini të guximshëm të kritikoni një ide apo plan, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës, qoftë të një shkruesi neutral... dhe menjëherë ju ngjesin damkën, e cila nuk hiqet lehtë.

Tani di do qe gjithcka te vihet ne dyshim, sipas linjes kaq te preferuar te descartesit, po vete descartesi te mos vihet ne dyshim, dhe ky shkrim te sherbeje si burim morali per "shqiptaret". Si qenka kjo pune keshtu? Sapo filluan kritikat, me ngjite damken e komunistit?

Apo konsistenca logjike eshte lluks per kushtet ku jemi...

eshte si puna e reales lakaniane: me ta thene dicka, ajo s'eshte me reale smiley

peshku kur tenton te jete kartezian tregon akoma me fort qe s'eshte (as) i tille.

Kjo ideja e habise dhe e dyshimit filozofik, prej te cilit rrjedh mendimi nuk ma ka mbushur kurre mendjen. Cornel West ne nje moment thote qe filozofia e merr shkendijen fillestare nga shqetesimi (trishtimi ose dhimbja). Bie deri diku dakord me teper me kete te fundit, se sa me PopKartezin

 Shprehja : "Nese ti me tregon se kam gabuar, atehere ti do te jesh miku im", eshte e Sokratit (470-399 para krishtit)

Kjo permbytje e PPU nga fileo sofia kete jave si mund te shpjegohet? Me pozicionin e henes, simptome e gripit te derrit, efekt anesor i mbingopjes nga ushqimet e standartizuara (temat politike) Kushedi , kushedi.

 

Kjo ideja e habise dhe e dyshimit filozofik, prej te cilit rrjedh mendimi nuk ma ka mbushur kurre mendjen. Cornel West ne nje moment thote qe filozofia e merr shkendijen fillestare nga shqetesimi (trishtimi ose dhimbja). Bie deri diku dakord me teper me kete te fundit, se sa me PopKartezin.

Nga c kemi mesuar Sol, filozofia ne origjinat e saj nisi pikerisht nga habia, nga kersheria, nga kureshtja per te kuptuar se pari boten dhe pastaj veten, pastaj raportet e vetes me boten e plot sende te ktij rangu.Flasim per zanafillen, per njeriun primitiv i cili bashke me friken shprehu  dhe habi per fenomenet rrotull dhe brenda tij.Prandaj thuhet se habia eshte fillimi i cdo filozofie. Ne kohet moderne shtysat per filozofi mbase nuk jane vetem prej habise por edhe prej shqetsimeve .Bote e shqetsuar kjo "ku jemi hedhur"  dhe / plus  kush "ha" frutet nga pema e dijeve, nuk mund te jete me i qete. Pra njeriu eshte i denuar te filozofoje smiley Une me ket e shpjegoj gjith ket dalldi filozfike se fundmi ketu ne peshk. Andej nga tema tjeter ku behet mirefilli filozofi, dikush qortonte te tjeret duke i quajtur amatore, dmth te palicencum me u marr me filozofi. Mendoj se e ka gabim. Njeriu eshte i denuar te filozofoje. (Kjo eshte teza ime por mbetet per tu vertetu nga une)

Frojdian, frojdian është shpjegimi. Filozofia stimulon orgazmë mendore.

Jung, Dem(ocritus) full of Kant. smiley

 

Une them se eshte e kunderta. Ne fillim njeriu nisi te njohe prej shqetesimit e frikes. Vetem vone, ne momentin kur nje shtrese e caktuar njohu rehatine e luksin, filloi eksponenti i kesaj shtrese te elaboroje mbi shkendijat e habise, ne njefaresoj masturbimi filozofik. Por, nje pjese e mire e dijes, e filozofise etj. me shume se sa nga habia, buron prej shqetesimit, dhe per kete mund te merren shembuj te panumert (eufemizem ky, sa patjeter qe ka nje numer). Natyra, ne nje fare menyre, duke iu kundervene njeriut, ka sherbyer si pedagoge, dhe po te njejten gje ka bere dhe shoqeria e mepasme njerezore - ne rast se marrim tezen time. Ne rast se marrim ate qe na eshte mesuar, pra ate te habise filozofike, i bie qe njeriu, ne pjesen me te madhe te kohes te kete qene pedagog i vetes se tij individualiste, gje qe e hedhin poshte faktet...

Sol, po pra njeriu fillestar (njerzimi ne foshnjeri) prej frikes dhe nga padija  krijoi zotat apo jo? Nese pranojme se feja eshte nje filozofi trashanike dhe filozofia nje fe (nomenologji) e sterholluar, atehere i bie qe njeriu ju drejtua fillimisht botes/natyres me frike dhe pastaj me habi/ pastaj edhe habia shqetsim eshte, nje lloj tensioni.Kshu pra jemi ne te njejten kuote por ne brigje te ndryshmesmiley

jam dakord me kete tezen tende, (mgjths do te terhiqja vemendjen se ndoshta je duke plagjiatuar duke e quajtur kete "tezen tende&quotsmiley se filozofia nis prej kureshtjes, edhe se ne kete menyre, c'do njeri eshte i denuar te filozofoj... eshte, me fjale te tjera, pjese e pandashme e trajtes se gjenetikes humane, te jet kurioz, e rrjedhimisht, flozof. shihe psh sa prej subjekteve te studiuar me poshte jane filozofa...

 

mgjths me duhet te them se studimi (i kryer prej nje grupi televiziv brazilian), vuan ne aspektin se nuk kontrollon per anesi gjinie. Ndoshta ne te ardhmen mund te kete studime te metejshme te cilat do te ndertojne e kompletojne, konfirmojne ose pregenjshtrojne gjetjet e studimit: se njeriu eshte i lindur kurioz e rrjedhimisht, i denuar te jete filozof.

 

 Njeriu eshte i denuar te filozofoje.

Shume pak homo sapiens jane, ne fakt, njerez.

Nga nevoja dhe kureshtja .

...në orën e filozofisë marksiste në vitin e parë të gjimnazit

filozofi marksiste ne vitin e pare gjimnaz?!!!! Cer gjimanazi ke qene, o Uke?ne vit pare gjimnaz nuk behej filozofi...ajo fillonte andej nga viti i 3...

Patjeter.

Jo kaq LIRE . Ka fjale dhjetra here me te thella pa ego mrene si ai qe "lufton" per ta thene une menimin.

Thuaje MENDIMIN tend po me pare MENDOJE cfare do te thuash ...

sepse jo me kot poplli veshderr e ka qit fjalen e urte pas kesaj : 

Gjuha rrashta s'ka e rrashta thyen  ...dhe gjuha dihet .... eshte ajo qe artikulon mendimin smiley

Or Tosk i pandregjshem. Fjalia e urte tamam o "gjuha asht prej tulit, e gjithcka bluen".

pandre...gj....shem.. smiley Tu ka merzit Q -ja me qe te fillon dhe niku me Q..afir .

Une e thashe si i kemi ne nga Veriu , jo per Ju nga Jugu ! smiley

U pergjigje vete...Fshati qe shihet nuk do kallauz!... i re me top Burimo !

Si keshtu per dije do ishte mire ta dije edhe zotrote nga Marks - Engelsi :

Parimet nuk jane PIKNISJA e analizes por ( lexoje mire kete porin se aty ngatrohen gjonat ) por rezultati perfundimtar i saj.

Ka dhe nje rregull keshtu te pashkruar shume , por qe njihet nga ata qe duan te cquhen ne fushen e Kritikes sidomos ndaj " mendjembyllurve"

Mos kritiko arsyen por gjej e analizo faktoret qe te shpune ne kete arsye . Ok , se mos te rendojme me shume me citate smiley po me qe e pate me qejf lakonizmin

Sol-nocu i nerum dhe teper i nerum . S'mu duru kur te lexova syprit

Te mbartesh nje fenomen nga NATYRA e ta argumentosh per  SHOQERINE Njerezore je brenda tezes se Hegelit :

Revolucionet jane te domosdoshme per shoqerine ashtu sic jane stuhite per ujrat , qe nuk i lene te qelben smiley

....."Regjimet e squllta dhe shtypëse nuk lejonin qytetarët (e klasit të parë, të dytë apo të tret&eumlsmiley të bënin çfarë është aq fundamentale dhe natyrore për njerëzit- të mendonin me kokën e vet, të vinin në dyshim konstruktiv gjërat, të imagjinonin dhe eksperimentonin me mendimet dhe ëndrrat".....

....."Filozofi dhe matematikani francez u bë temë e jokonvencionalizmit tim për herë të parë në orën e filozofisë marksiste në vitin e parë të gjimnazit. Profesoresha e përmendi emrin e tij me përçmim dhe e shkualifikoj atë si një filozof të zakonshëm dhe agnosticist. Sipas zyshës sonë, në historinë e përbotshme të filozofisë kishte vetëm një duzinë “mendimtarësh të klasit të parë”......

 

"një ndër hapat më të rëndësishëm drejt përparimit është të menduarit dhe vënia në dyshim e vërtetësisë absolute të mendimeve tona. Epoka e re e të menduarit shqiptar vetëm sapo ka nisur marshimin, prandaj le të bëhemi gati dhe të përfitojmë maksimumin nga të menduarit- filli i gjithçkafes".....

Liria e te menduarit e ilustruar me shume finese.

....."Merrni të lexoni një gazetë shqiptare; uluni të shikoni një kanal televiziv shqiptar; inkuadrojuni në një diskutim në forumet shqiptare interaktive- dhe do të provoni agresivitetin e imponimit të të menduarit uniform dhe të fortë si shkëmbinjtë. Gjithçka është ose bardh ose zi. Bindjet e sforcuara nuk lejojnë të menduarit. Vendosni të jini të guximshëm të kritikoni një ide apo plan, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës, qoftë të një shkruesi neutral... dhe menjëherë ju ngjesin damkën, e cila nuk hiqet lehtë. Shoqëritë dhe sistemet njerëzore përparojnë kur të gjithë kuptojnë se gjithçka fillon me të menduar të lirë."....

Mungesa totale e tolerances ndaj mendimit ndryshe.

 

 

 Ne fillim te artikullit te Ukes;  

"...uluni të shikoni një kanal televiziv shqiptar...dhe do të provoni agresivitetin e imponimit të të menduarit uniform dhe të fortë si shkëmbinjtë....Vendosni të jini të guximshëm të kritikoni një ide apo plan, qoftë të qeverisë, qoftë të opozitës, qoftë të një shkruesi neutral... dhe menjëherë ju ngjesin damkën, e cila nuk hiqet lehtë..." 

i dhashe te drejte, mirpo me poshte kur permend Marksin, m'duket se ja fut kot, (nuk eshte faji i tij) sepse Uka nuk e di, qe ne gjth Lindjen nuk ka ekzistuar Komunizmi. Po , sisteme nen emrin e Komunizmit, ka patur. 

Cfare eshte ky fshatarizem qe ka plasur ke tu te PESHKU? Gare e papare per te treguar se ke lexuar autore te huaj, gare per te perdorur terma te huaja, gare per te thene se "jemi cuna-cupa te lexuara"...Nje njeri qe ka lexuar shume, nuk referohet. Ai e ka pertypur idene apo konkluzionin e tjetrit qe ka bere te njejten gje me paraardhesit e keshtu me rradhe qe nga koha qe lindi mendimi dhe shkrimi.

nga koha qe lindi mendimi dhe shkrimi.....Ene kete,  me shkurt e ka thene Lenini : - Nga Libri del Libri smiley Per kursim kohe jo per gje ! Me ja kursy ca gjone dhe UKES bre ! Mos me e lodhe fort dmth smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).