Mbi lirinë dhe varfërinë

"The Economist", njëra prej revistave më të njohura dhe më peshërënda në krejt rruzullin, ka bërë një studim. E sipas këtij studimi, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i varfër në Ballkan, ose me të ardhura më të pakta për frymë, nëse këto dy togfjalësha nuk janë e njëjta gjë. Ca kohë më parë, njerëzit që punojnë në zyrat më hijerënda të planetit, por edhe ne vetë, patëm rast ta shihnim "vatanin" tonë të rreshtuar në një listë të gjatë vendesh që cilësoheshin prej së njëjtës revistë si "gjysmëdemokratike", pra si vende të cilat synojnë të arrijnë ato që gjetkë quhen "standarde perëndimore" të demokracisë, por që mezi mbërrijnë t‘u afrohen dhe jo më t‘i plotësojnë ato.

Ndokush edhe mund të jetë gëzuar me këto dy cilësime të "The Economist". Këtu, sigurisht që bëhet fjalë për politikanët dhe për militantët që u vinë rrotull, duke iu fërkuar nëpër këmbë. Shumëkujt prej tyre në pozicionin e sotëm i takon të ngazëllehet dhe të thotë: E shikoni? Ja ku na shpuri Saliu dhe kasta e tij! Mund të jetë kështu, mund të jetë edhe ndryshe. Kjo punë është fort e ngatërruar meqenëse në këto afër dy dekada nuk jemi qeverisur vetëm nga Saliu, por edhe nga të tjerë, dikur kundërshtarë të tij e sot aleatë të tij. E gjithë puna është të mundohemi të kuptojmë dhe të vrasim mendjen me trishtim, a ka lidhje mes të qenit vend i varfër dhe njëherazi gjysmëdemokratik? A ka mundësi që një vend të varfër të lulëzojë demokracia dhe, pra, liria e vërtetë, ajo që kanë ëndërruar breza të tërë shqiptarësh? Tani pas afër 20 vjet përpjekjesh, rrëmujash, hallakatjesh, suksesesh, zhgënjimesh, keqpërdorimit të demokracisë dhe të vlerave të saj, a ka mbërritur më në fund te ne liria?

Liria është një fjalë e çuditshme. Liberte, Liberta, Freiheit, Libertad… po të kërkoni në të gjithë fjalorët e botës nuk do të gjeni sinonim të saj. Ka "liri të fjalës", "liri të besimit", "liri të shtypit" dhe të tjera me radhë, por, në fund të fundit, ka vetëm një liri. Ajo është e vetme, e pakrahasueshme, unike, gati-gati e paprekshme dhe disi jashtëtokësore.

Koncepti i lirisë është i lidhur në radhë të parë me mendimin. Ti mendon ndryshe dhe mundohesh që atë që ke në kokë të mos e tjetërsosh. Kjo, me pak formim të karakterit, arrihet. Mjafton që mendimin tënd të mos e shprehësh. Ta ruash të fshehtë, diku në qoshet e kafkës tënde, dhe të arrish që askush të mos e kuptojë. Nën diktaturë me miliona vetë e kanë bërë këtë gjë. Puna është se liria është e lidhur edhe me… stomakun dhe me gjërat e tjera për të cilat një qenie njerëzore ka nevojë. Pa ta vëmë veten një herë në atë rolin e një mësuesi fshati, i cili, për dreq ka bërë edhe një tufë fëmijë, pa ta vëmë veten një herë në rolin e ndonjë nëpunësi rrogëvogël e kokulur komune, pa ta vëmë veten një herë në rrolin e një nëpunësi, i cili me njëmijë e një miqësira e marifete, me një mijë servilizma, por edhe me mijëra orë punë e sakrifica ka arritur më në fund të zërë një vend pune diku në një dikaster në Tiranë duke e realizuar kështu ëndrrën e tij më të madhe: ti shpëtojë provincës. Të gjithë këta nuk është e thënë të kenë një mendje me shefin, por heshtin, të ndrydhur njësoj si një tapet me gjethe vjeshte që e shtypin makinat që kalojnë mbi të. Këta shohin një mijë e një gjëra me të cilat nuk janë dakord, revoltohen pa zë në vogëlsinë e tyre me frikën e madhe se mos humbin vendin e punës dhe durojnë lloj-lloj xhahilësh që kanë mbi krye. Këta njerëz nuk janë pak, ata janë shumë. Nëse janë ata të lirë apo jo, këtë nuk e keni vështirë ta gjeni vetë.
Partitë tona deklamojnë me të madhe lirinë që ata u paskan dhuruar popullit. Ata kurrë nuk e thonë se vetë partitë janë organizma të ndërtuar mbi disa rregullore e statute që janë hartuar pikërisht për të kundërtën, për të frenuar lirinë. Tani, në kohët e fundit, gjërat sikur janë ndryshuar ca, dhe skërmitja e dhëmbëve ndaj mendjeve ndryshe brenda tyre është zëvendësuar me një ngritje indiferente shpatullash - njësoj si ajo kënga "vetë desh, vetë desh…" - porse mekanizmi i votimit dhe ajo turma e njerëzve, e cila nga frika heq dorë nga mendja e vet, i bën ata që mendojnë ndryshe brenda partive, disa dele të zeza, liria e të cilëve sa vjen e ngushtohet derisa zhduket fare. Kanë dalë kundër rrymës, le ta vuajnë tani vetminë e tyre. Por liria kurrë nuk shijohet në vetmi. Ajo është një gjë që njeriut i pëlqen ta shijojë duke e deklamuar fort.

Ndokujt mund t‘i duket një shenjë e pafund lirie fakti që në mitingjet e partive e shoqatave tona ka një pjesëmarrje të gjerë, që askush nuk të shqetëson nëse ke vendosur të protestosh para qeverisë, Parlamentit, apo ndër sheshe të mëdha e të vogla qytetesh e fshatrash. Kjo është e vërtetë në krahasim me diktaturën dhe me fazën e parë të pasdiktaturës kur valonte mirë dajaku. Porse, dreqi ta hajë, jemi në mijëvjeçarin e tretë dhe njerëzit që ecin si një ushtri e bindur, me hap të rregullt dhe pa bërë zhurmë, me mijëra anë e kënd vendit, herë majtas dhe herë djathtas, që zbatojnë të bindur urdhrin e të parit të tyre: Sot të gjithë në shesh!, seç të lënë një shije të hidhur që të kujton pak "njeriun e ri" të Enver Hoxhës. Pastaj, zakonisht me pak vonesë nga ora e parathënë e hapjes, mbi tribunë del lideri i tyre. Dhe atëherë turma nis të ekzaltohet, dallgëzohet si një det në stuhi dhe nga larg duket si një organizëm i vetëm, gjigant, i gjallë. Tashmë brenda saj nuk ka më individë me emrin njerëz ka vetëm qeliza të një trupi që i komandon një tru i vetëm. Disa sekonda pas klithmës së parë të turmës nis fjalimi i liderit. Brohoritjet fillojnë ende pa mbaruar ai fjalinë e parë. Turma do të brohoriste njësoj edhe sikur ai t‘u thoshte: Të dashur militantë! Sot do t‘ju jap një lajm të gëzuar. Sot për darkë ju kam bërë taavë kooosi! Ja se si gatuhet bijtë e mi…". Askush nuk i dëgjon fjalët e liderit dhe ai e di këtë fort mirë. Turma do të zbatojë urdhrin dhe pastaj në darkë do të kthehet e kënaqur me sytë nga pjata ku pret të shohë tavën e premtuar të kosit. Po këta, militantët, që ia kanë falur mendjen e tyre dikujt tjetër, a mund të quhen njerëz të lirë? Për mendimin tonë modest jo, por më mirë mbi këtë pikë vendosni ju vetë.
Një nga fetat e mëdha të lirisë është liria e shtypit. Neve, që punojmë ndër gazeta e TV, na pëlqen ta quajmë veten "pushteti i katërt". Do të ishte fort mirë sikur të ishte kështu, por ajo shprehja që ka lidhjen me pushtetin deri më tani duket vetëm sikur është më shumë një dëshirë apo një llastim i yni se sa një e vërtetë. Autori i këtyre radhëve është i mendimit që vetë shtypi në radhë të parë, me automekanizmat e tij duhet të rregullojë vetveten, porse ama nuk ka se t‘i heqë nga mendja ato shprehjet hipokrite: Ne shtypin e kemi xhan, aq xhan sa nuk e dini as ju vetë. Në këtë rast termi "hipokrit" është përdorur sepse është i vetmi që shpjegon faktin se përse një projektligj mbi shtypin, që veç të tjerash kufizon edhe hyrjen e të marrëve në radhët e gazetarëve, nuk është përfillur fare nga liderët e porsakthyer nga mitingjet. Ai ka muaj që kush e di se ku fle në ndonjë sirtar të harruar. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shumë të tjera, ekonomike, të formimit, të mentaliteteve e kështu me radhë, shtypi te ne është larg termit "i lirë". Të paktën kështu e ndjen veten një pjesë e mirë e jona.

Megjithëse atë e hasim përditë, "The Economist" na kujtoi një nga plagët tona të mëdha: varfërinë. Një i varfër nuk është i lirë të vendosë për fatin e tij dhe të fëmijëve. Ëndrra e tij për të shkolluar fëmijët nuk ka se si të bëhet realitet. Ai preferon më mirë t‘i ketë fëmijët gjallë, ndonëse të pashkolluar. Dhe, që ta bëjë këtë, i duhet t‘i heqë vocërrakët nga shkolla dhe t‘i dërgojë në mal me bagëti. Të varfrit i vjen turp të shkojë në qytet, ai nuk është i veshur mirë. i varfëri as që i ëndërron një palë pushime të thjeshta në anë të detit. Për të gjërat, që sheh në televizorin e vjetër, janë aq larg sa nuk ia pret mendja askujt. Varfëria nuk e le njeriun të mendojë, nuk e le të bëhet zot i fateve të veta, nuk e le të ëndërrojë dhe të luftojë për të realizuar një jetë më të mirë. Pastaj, varfëria është një sëmundje zakonisht e trashëgueshme. Në një vend ku askush nuk kujtohet për të varfrit ata shtohen me hapa galopantë. Le ta shtrojmë edhe një herë atë pyetjen tonë: po kjo kategori, gjigante për te ne, a mund të jetë e lirë?

Ndokujt, apo shumëkujt këto radhë mund t‘i duken të trishtuara, apo të tepruara, ndoshta. Ato janë shkruar pas ditëve të tëra me shi. Pastaj fajin e ka edhe "The Economist". Përse dreqin duhej të na kujtonte gjëra që përpiqeshim t‘i fshinim nga mendja?! Megjithatë, me një gjë besoj se do biem dakord të gjithë: jemi larg, shumë larg asaj lirie që kemi ëndërruar. Me kalimin e kohës së vyer gjithnjë e më shumë po na mbushet mendja se liria, ajo fjala e pashoqe në botë, mbase nuk ekziston. Mbase është vetëm një iluzion që njeriu e ka sajuar që ta ketë si një objektiv që e çon atë përpara, e bën më të mirë dhe më të largët me botën e instinkteve. Porse ama ia vlen që të përpiqesh që të provosh të kundërtën. Po sikur liria të ekzistojë vërtet? Njerëzit që nuk ëndërrojnë, nuk i pret ndonjë jetë për t‘u mbajtur mend.

Titulli origjinal: A ka mbërritur tek ne liria?

33 Komente

Ja prite kur t ja behin Cerberet e Lirise!

Punon tek gazeta Shqip. dhe pretendon se e njeh lirin, e flet per lirin, eshte shume ABSURDE !

eh mer tosi, dhe ti i varfer ke per te njel me kto mend qe ke smiley

te terheq gjaku er dreq per i cik tave kosi smiley

I du shkrimet e tuja smiley

Flm Penar dhe Bedrije per rekomandimin. Baxhaku ka thene kaq shume.

Gjej rast me shpreh respktin tim per shkrimet e ketij autori.

Po ashtu doja me thene dicka mbi konceptin e Lirise. Liria futet pa frike nder konceptet me te keqperdorura dhe me te shfrytezuara. Ajo merret si nje e dhene e pare, si nje tregues i jashtem (indeks eksogjen) dhe nje klishe e cila ka vetine magjike dhe statusin qe ben pershtypje ne cdo audience pa u diskutuar me tutje. Ne fakt Liria eshte veti e sistemit. Sistemi si i tille ka dhjetra perkufizime, ne varesi te fushave specifike qe e trajtojne, por te gjitha perkufizimet kane nenshtratin e asaj qe sistem eshte cdo grup elementesh te ndervarur, te ndryshueshem dhe bashkeveprues qe krijojne nje te tere. Me tej: Liria eshte veti e numurueshme e sistemit, ne kuptimin qe eshte matshme (measurable) dhe e vleresueshme (estimable). Ne nje fare kuptimi, nje sistem "prodhon Liri" sipas mundesive te brendshme qe ai ka. Nje sistem nuk mund te prodhoje me teper Liri nga sa e ka aftesine, ashtu si nje automobil psh nuk mund te "prodhoje" nje shpejtesi prej 10,000 miljesh ne ore.

Duke qene veti "elementesh te ndervarur dhe bashkeveprues qe krijojne nje te tere", Liria mat (measures) bashkesine dhe caqet (ne kuptimin e fjales "range&quotsmiley e gjendjeve te ndryshme qe mund te marre cdo element pa prishur "te teren". Treguesi i matshem dhe i zbatueshem i lirise jane te ashtuquajturat shkalle te lirise (degrees of freedom). Elemente te ndryshem te sistemit kane shkalle te ndryshme lirie. Shkalla e lirise mund te jete ZERO. Kjo sjell singularitetin per ate element, c'ka do te thote se numuri i gjendjeve te mundshme per ate element eshte vetem 1. Me thjesht, ai element nuk lejohet te ndryshoje. Aftesia qe nje sistem ka per te marre nje numer te caktuar gjendjesh (lexo te behet me i nderlikuar, qe do te thote sipas perfytyrimeve tona, me i zhvilluar) eshte numeri i kombinimeve te gjendjeve te ndryshme qe cdo element mund te marre indivdualisht, pra kombinimi i shkalleve te lirise. Si e tille, Liria lidhet me Zhvillimin. Dy sisteme mund te krahasohen mes tyre ne aspekt sasior (pra jo fjalesh, perceptimesh, interesash) ne baze te shkalleve te pergjithshme te lirise per te dale tek koncepti qe sistemi A eshte "me i zhvilluar" se sistemi B.

Tiziano Terzani thote;

Nje rrogetar nuk eshte kurr i lire, dhe nuk mund te flasin per lirin.

Liria qe mungon nga " problemi Berisha" eshte liria qe mungon tek Gazeta Shqip nga problemi " pronar".

Kaq e gje e kupton Emigrant, nuk eshte shume e veshtire.

Lumo, me thon te drejten ket komentin e shkrujta me qejf te vecante dhe gjate kohes qe e shkrujta Sala nuk ishte i pranishem ne asnji nga neuronet e trunit, as ne ato qe zgjohen nji here ne 20 vjet smiley

Ne fakt, Sala esht shume pak i pranishem (si dhe Edi xhanem, t'kuptohemi) edhe normalisht ne trunin tim; peshku pa uje ben kujdes (sorgt dafuer smiley  ) qe mos na dalin nga mendja per fare smiley

Emo.

I lexon komentet me "vrazhdesi", per kete jekeqkuptuar.

 Duke qene dakort me nje pjese te mire te komentit, te bera pyetje reto, eshte e thjesht kuptohet , ti mund te thuash -kush kuptohet?, -interesi i Baxhakut.

Komenti jot nuk i bashkangjitet artikullit te Baxhakut,- po ky gazetari per cilen "liri" flet se nuk e marr vesht?

 

Liria para se gjithash eshte ceshtje e dinjitetit dhe integritetit te qenies njerzore.Ne kete pike ajo lidhet me varferine si pamundesi per te qene i lire. Baxhaku ka thene nje gje te thjeshte ne dukje por qe ka nje domethenie te madhe:Te varferit i vjen turp...

Me nje rroge minimale (mbi kufirin e varferise) njeriu permbush nevojat natyrore por ai kerkon te kete me shume te ardhura duke patur mundesi qe nje pjese te mire ta perdori per komoditet dhe me tej per luks (ose gjona qefi themi ne populli.) Paraja /pasuria eshte burim prestigji.I pasuri ka status te larte dhe eshte objekt adhurimi/respekti / fale parave dhe levdohet me pasurine e cila i jep dinjitet.

I varferi truperohet me varferine e tij dhe prej saj behet, po te perdorim termin e sociologjise, "i padukshem" pra askush se ka ne hesap.

Kryetari nje fisi ne xhungel ha dhe vishet me keq se nje punetor  ne Angli por ka me shume dinjitet , respektohet me shume nga komuniteti tij dhe e gjitha kjo  vjen prej lirise (jo si sistem) dhe vetmjaftueshmerise se tij/

Dinjiteti si shprehje e lirise natyrisht qe lidhet me te drejten per te menduar me koken tende dhe shprehur liri sht kete mendim. Por kjo liri eshte e kushtezua rnga rrethanat.Prandaj ndodh ajo heshtja -flori dhe mbyllja e gojes perpara cdo padrejtesie, korrupsioni, abuzivizmi te ngritura ne sistem.

Kjo heshtje ne shkembim te karrieres, nje posti me te mire, rregullim i nje pune dhe mbajtja e vendit te punes ne zyrat e shtetit behet pikerisht se mungon liria dmth dinjiteti. Kshu sistemet korruptojne dhe kjo me kujton ate qe thoshte Havel per komunizmin i cili kerkonte kompromise morale me qytetarin duke e futur ate ne nje pazar faustian. Une s te godas ose te shperblej vetem ti hesht!Kush bente SHAKA  merrej vesh ku perfundonte.Ky proces i kompromiseve morale dhe humbjes se lirise vazhdon edhe ne shoqerine e konsumerizmit ku perseri  njerzit c nuk bejne, cfare nuk shesin...edhe shpirtin dhe trupin..duke u vetekenaqur (vetemashtruar) per progresin personal!

Prandaj them se liria para s ete jete tregues i sistemeve ne nivelet makro eshte esenca e dinjitetit te njeriut. Njeriu eshte i denuar me liri -njeriu ka te drejten e zgjedhjeve-shkruante Sarter  dhe me von u desh ta rishikoj formulimin  e tij.

 

@spiritus: liria ne mendje (dmth nje ndergjegje e emancipuar) eshte e padobishme pa nje liri ne veprim (mundesite e gjendjeve). 

 

Absolutisht po. Prandaj eshte kaq tunduese liria.Mendja nuk eshte vetem funksion i gjendjes.Kjo eshte gracka. NE ju kemi dhene lirine ne mendje kurse lirine e gjendjeve krijojeni vete. smiley

smiley

spiritus, ta shtyjme edhe pak me tej matematikisht kete konceptin e lirise? apo e leme me kaq se mos behet balte fare smiley

ps. m'pelqeu shtjellimi jot, pasi kapte ate qe quhet faktor latent (fatkeqesisht i pamatshem), ndersa une po flisja per te ashtuquajturat ndryshore te shfaqura (manifest variables) te cilat jane te matshme dhe si rrjedhoje te krahasueshme.

Kur flitet per lirine, si te mos jemi te lire te flasim? Nga matematika s para ja them . Ti ke kapur krahasimin e sistemeve nepermjet nderyshoreve te matshme ne nivelin makro dhe mbase e kuptova drejt edhe mikro dmth ajo qe njihe si mobilitet social ne ngjitjen e shkalleve te hierarkise sociale dhe njekohesisht te shkalleve te lirise. Matematikisht ai qe ka me shume para (sasia) blen me shume shanse dhe mundesi. Dhe  matematikisht po kujtoj ate burrin qe thoshte se paraja calamanin e ben me 43 kembe dhe jomatematikisht i jep me shume dinjitet .dmth me shume liri.

Liria eshte mundesia e konvertuar ne realitete/gjendje  te deshiruara. Ose te fluturosh nga Parisi ne La Skala per nje BUTTERFLY smiley

po e lexoj pjese pjese se nuk kam kohe, po ca reagime ne lexim e siper:

E shikoni? Ja ku na shpuri Saliu dhe kasta e tij!

per mua problemi nuk eshte ku na shpuri, por ku do na shpjere....

Kam ca pyetje per Amerikano Verioret(qe besoj se nuk cilesohen si te varfer):

Per c'liri behet fjala kur 8-10 ore qe ke ne dispozicion kur je zgjuar, i shpenzon ne favor te nje qenie hierarkike ushtarake sic eshte korporata?

A i shkon ndonjehere Amerikaneve nder mend qe borded e korporatave nuk jane te pavarur per aq kohe sa shefi ekzekutiv (CEO) eshte president i bordit? Pse duhet te vije sinjali qe kjo strukture eshte degjenerative nga Norvegjia? (ne formen e presionit te ushtruar mbi korporatat amerikane prej Fondit te Pensioneve Norvegjez)

Per c'liri behet fjale ne ShBA kur para Gjykates te Larte eshte formuluar mocioni qe korporata nuk eshte me 'subjekt juridik dhe civil', por ekziston si nje individ amerikan prej mishi e gjaku me te gjitha te drejtat (dhe gjasat jane asnje nga pergjegjsite)?

Pse botimet si Financial Times, Wall St Journal, The Economist, pikturojne ne grafiket e tyre Shefat Ekzekutive si heroj te punes socialiste me stil soc-realist te kohes te Enver Hoxhes?

A e dinit qe Allan Greenspan ka pasur te dashur Ayn Rand?

 

qafir,

free your mind, and the rest will follow...including Canada.

liria ne mendje (dmth nje ndergjegje e emancipuar) eshte e padobishme pa nje liri ne veprim (mundesite e gjendjeve)

Per mua i varferi nuk ka KOHE per veprim. Parimi kryesor i teorise moderne te fianances eshte qe paraja eshte 'kohe'. Pra nga teoria e finances te jesh i 'lire' nuk do te thote qe ke liri mendimi/veprimi. Do te thote qe ke nje luks kohor te veprosh/mendosh KUR TE DUASH.

Variacion per piano dhe orkester thua ti. Po mir. Me qe u ndricuam per HAJDEGERIN le te themi se i varferi eshte qenia jashte kohes dhe si i tille, ai zbulon asgjene/ hicin e  qenies se tij dhe kjo e mbush me ankth.Egzistenca kthehet ne ankth te shtrire ne kohe.

le te themi se i varferi eshte qenia jashte kohes dhe si i tille, ai zbulon asgjene/ hicin e  qenies se tij dhe kjo e mbush me ankth

Perkundrazi, i varferi eshte aq brenda kohes sa s'ta pret mendja, pikerisht se perkufizohet nga ajo qe s'ka(koha pra) Nga ana tjeter, Bill Gates, Warren Buffet jane teknikisht specie te tjera njerezore, pothuaj hyjnore, pikerisht se nuk duan t'ja dine per kohen. Nje sekond veprim prej Bill Gates eshte i barabarte me 1 vit per nje njeri mesatar.

Atehere, i bie qe liri ne ket bote ka vetem Bill Gates...nje histori e vjeter sa bota. Athere pse dreqin pellasim e luftojme per 'liri, demokraci' alla-greka kur ne Greqne e lashte vetem njerezit qe kishin 'kohe' (lexo prone/para) kishin te drejte vote.? Pse duam tia ushqejme kete 'corbe demokratike' me zor Kinezeve? (me gjasa rraca me realiste njerezore)

Une ndjek nje profesor timin: Kevin O'Leary. "Dragua" milioner kanadez qe ta thote troc: "po nuk u bere si une nuk je i lire".

Nje sekond veprim prej Bill Gates eshte i barabarte me 1 vit per nje njeri mesatar.

Qafir pikerisht ky eshte problemi.: Te kuptosh kufizimin ne kohe dhe ta sfidosh ate duke e pershpejtuar. nje dite sa njemij vjet.  Kshu qe speciet Bill & co ja dine per kohen e cila eshte para dhe paraja liri.Liri nga kushtezimet  materiale te kuptohemi.

Modeli antik i Demokracise eshte embrioni ndersa realizimi i plote i saj projketohej ne komunizem(fundi hisorise) ku njeriu i fundit clirohet nga kushtezimet materiale pikerisht duke fituar kohe per tu marre me art, me peshkim dhe hobe te tjera zbavitese. 

OK spiritus, ja ta vazhdojme edhe pak ate idene qe lam pergjysem siper. Kombinimi i gjendjeve te elementeve varet drejperdrejt nga shkalla e varesise (dependence) midis elementeve. Edhe nqse dy elemente kane nje diapazon te gjere gjendjesh te mndshme (pra shume shkalle lirie), neqoftese ata jane te varur nga njeri tjetri (shkalla e varesise njeri ne tjetrin percaktohet nga sasia e informacionit qe marrim per njerin element si pasoje e informaciont nga elementi tjeter i sistemit), atehere c'ka kombinohet jane  vlera te njejta ose te peraferta gjendjesh, c'ka sjell perseri nje ulje te numurit te realizuar te kombinimit te gjendjeve. Pavaresia e elementeve ndaj njeri tjetrit eshte kushti tjeter themelor per realizimin e Lirise maksimale qe percaktojne shkallet e lirise.

Duhet shtuar edhe kjo, spiritus: nje korelacion zero eshte nje gjendje ideale e sistemit. Ajo presupozon qe elementet perberes te ketij te jene krejtesisht te pavarur nga neri tjetri, c'ka do "vriste" vete idene e sistemit si te tille. Ne kete pikpamje, sistemi dhe Liria kundershtojne njeri tjetrin. Ekzistojne te ashtuquajturit "faktore te fshehte" qe manifestohen nepermjet vetive te matshme te elementeve dhe keta faktore ne vetvehte jane totalisht te pavarur nga njeri tjetri (alias ortogonale); vetemse ata jane nje realitet abstrakt dhe i paprekshem ("not tangible) - ata megjithese jane te "numurueshem", ne fakt jane pa njesi. Kane mbi vete "mallkimin e numrave", qe vazhdojne te jene virtualisht te pamatshem persa kohe nuk lidhen me nje njesi cfaredoqofte matese.

Nje rrogetar nuk eshte kurr i lire, dhe nuk mund te flasin per lirin.

Mos e ngarko trurin me budallalleqe te hedhura nga budallej . Deri me sot nuk njihet individ qe te rroje pa RROGE . Dhe ate rroge e jep ose SHTETI ose PRONARI. Ose edhe ushqehu me keto po veji men rroges se do vdesesh per buke .

 e pra, 

dhe kush pa, Tosi, qe ku mbillet, nuk korret smiley

 

Ky Baxhaku eshte nga me te pelqyshmit. Shume i thjeshte por mjaft i kuptushem . Dhe them  per kete teme e ka ndihmu mjaft edhe te qenit si Tiranas.

Fukarai eshte trasta e shejtonit .

Migranto..a ka munci me mi shkru ato qe the ne 'english'..se une statistiken e kam bo n'anglishtsmiley

A je seriozisht i interesum? Se po qe ashtu kom nji gjo vertet te bukur, komplet te shkrujtme ne anglisht, u bene ca vite (kjo per ti thon spiritusit qe dashnija per ket lemi nuk osht asfare gjo e re); ideja e shkrimit eshte se barazia (dhe koncepti i lidhur me te i ekuilibrit) eshte nje gjendje e futur me perdhune nga kufizimet (hapsinore) te sistemit. Ne qoftese keto kufizime nuk do ekzistonin, ne kushte ideale te zhvillimit te sistemit, barazia/ekuilibri (pra shperndarja uniforme) jane te pamundura; ne vend te tyre e pritshme eshte nje shperndarje asimetrike (ne forme dallge) qe kapet nga funksioni gamma me aq shkalle lirie sa jane permasat e universit (space) nen studim.

Emigrant, e di qe eshte marak i vjeter per disa, sigurisht.

Tani te vijme ke ceshtja . Sinqerisht nuk jam i familjarizuar me konceptet  e abstraguara matematikisht.

Sistemi dhe Liria kundershtojne njeri tjetrin,

KJO PO! Ketu eshte Rodi...smiley Konkretizoi konceptet ose vishi me materie social-ekonomike per me i kuptu populli mer.

A je seriozisht i interesum?

Bjere mer..une sa po i futem 'inxhinerise te sistemeve' qe kur u prezantova me kete ide prej blog-ut te kinges Wall Street-iane Yves Smith. Se c'ka ca rob t'papam qe shkrujn aty dhe vjet nga tetori a nentori me kane len me goj hap me kshu gjonash qe po shkru tina. (une jam pothuaj pyke ne statistike po prap ca gjona i mor vesh)

Me co adresen e emailit ne PM ktu te peshku te ta nis si attachment. Eshte goxha e ngaterruar me funksione statistikore, por ti mos rri me u mundu me kap cdo formule aty. Mendo levizjen browniane pa "drift" dhe do e shofesh vete cfare ndodh thjesht nqse i le gjerat te zhvillohen ne menyre te rastesishme. Nga mesi e poshte une pershkruaj pastaj nje situate me kufizim hapsinor, qe mbase nuk do te jete me interes. E bukura eshte se edhe statistikisht (dhe jo vetem me fiziken e Ajnshtajn-Shomulovskit) vertetohet ai rule of thumb "i 80%:20%-shit" qe verehet kudo, duke filluar qe nga shperndarja e pasurise globale:numur popullsie. "Random Walk-un, ose levizjen brauniane" jane munduar t'ia veshin edhe Wall Streetit (ja ktu psh, mgjse jam i sigurt qe e ke pare) dhe kurre nuk do arrijne ne nje mendje.

 Bill Gates, do te ishte akoma milioner (jo miliarder), pa mikun e tij Buffet, i cili i administronte me miliarda letra me vlere (dhe derivate te saj) te Gates. Edhe ate 30 miliardshin qe Gates ia dhuroi Buffetit, nuk ishte nga zemergjersia. Ne rastet e dhurimit, vlera e letrave me vlere, perthyhet ne para. Kjo eshte nje teme e gjere , por ngaqe jam semure, po e le per here tjeter shpjegimin. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).