Matja e detit

Sikur u harrua ajo puna e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gazetat i zbuluan të gjitha ç‘mund të zbulonin, analistët bënë analizat, teknikët teknicizmat, u prodhua një seri patriotësh të orës së fundit, që deri një ditë më parë askush nuk i kish parë t‘i qanin hallin mëmëdheut, pushteti u gëlltit e u mërmërit dhe në fund gjithçka po harrohet. Dolën të tjera skandale, ARMO në Fier, tuneli në Thirrë, pallati në Tiranë, pylli në Lurë, tokat në Orikum, plazhi në Lalëz, e kush i numëron dot të gjitha. E humba rastin të tregohem patriot ato ditë që u bënë të gjithë, ndaj i lashë për sot të them dy fjalë për këtë punë.

Qëkurse shtetet kanë filluar të ndahen me kufij, ka pasur edhe mosmarrëveshje për ta që, ose zgjidhen me dyfek, ose zgjidhen me marrëveshje. Nga kjo pikëpamje, nuk më duket aspak skandaloz fakti i të bërit të një marrëveshjeje në vetvete. Këtu s‘do harruar se, përtej përbetimeve për miqësi të përjetshme, marrëdhëniet midis shteteve janë kryesisht marrëdhënie nervash dhe, gjithnjë është njëra nga palët që, pavarësisht se si do të rezultojë marrëveshja në fund, bëhet sebep për të bërë hapin e parë. Për rrjedhojë, marrëveshje të këtij lloji kalojnë në tri nivele.

Niveli i parë, ka të bëjë me faktin se kush e kërkon marrëveshjen. Në këtë moment, shteti që "e lëshuan nervat" të parin dhe kërkon uljen në bisedime (në rastin konkret Greqia) ka disavantazhin e kërkuesit, ndërsa shteti tjetër (në rastin tonë Shqipëria), ka avantazhin të kërkojë favore për të pranuar ftesën. Për shembull, Shqipëria mund të deklaronte se ne nuk ulemi në bisedime pa u hequr Ligji i Luftës, apo pa u institucionalizuar Çështja Çame, apo pa u plotësuar ky apo ai favor tjetër politik.

Vetëm pasi të plotësohej kushti i parë, vjen ulja në bisedime dhe kalohet në nivelin e dytë, që është ai i koncesioneve të ndërsjella për vetë marrëveshjen. Meqë bëjmë fjalë për ujëra, edhe këto diskutime mbeten në këtë gamë. Më jep det këtu të të lëshoj atje, e kështu me radhë. Pasi është rënë dakord në nivel politik në vija të përgjithshme për shkëmbimet apo koncesionet eventuale, kalohet në nivelin e tretë, që është ai teknik, ku ulen të debatojnë e përleshen ekspertët. Dhe, meqë ekspertët e marrin rrogën pikërisht për t‘u përleshur me njëri-tjetrin, askush nuk ua merr as për ters këtë punë. Kjo është rruga që ka ndjekur e do të ndjekë çdo marrëveshje e këtij lloji anekënd globit.

Tani, që ta lëmë globin në punë të vet e të vijmë këtu në qoshen tonë, ne duhet t‘i kërkojmë Berishës se çfarë favori për shqiptarët u mori grekëve që pranoi të ulej në bisedime me ta, pastaj t‘i kërkojmë Bashës dhe Metës se çfarë përfitoi në terren Shqipëria nga vetë bisedimet dhe, vetëm në fund, mund të merremi edhe me ekspertët, që janë vrima e fundit e kavallit. Në vend të bëjmë këtë, ne jemi lëshuar të gjithë me kompas dhe vizore në dorë dhe zihemi me kompasin dhe vizoren e Gervenit. Ky pastaj, që sheh papritur gjithë Shqipërinë të merret me të, i duket vetja i rëndësishëm dhe na mban me muhabet të gjithëve. Nga momenti që Berisha na pa të gjithëve me kompas në dorë, po fle i qetë, se ja doli ta spostojë vëmendjen nga niveli politik në atë teknik. Pikërisht për këtë shpjegim që bëra (megjithëse si gjithë shqiptarëve të tjerë, më hanë duart të marr vizoren e të mat detin), refuzoj të hyj e të bëj debatin absurd për metrot pa kaluar më parë në dy shkallët e tjera.

Problemi tjetër i madh i kësaj marrëveshjeje, qëndron në faktin se ajo është marrëveshje midis një shteti nga njëra anë dhe, partisë në pushtet në shtetin tjetër. Çdo qeveri që dëshiron të hyjë e qetë në Librin e Madh të Historisë, edhe pas 100 apo 200 vjetësh, marrëveshje të tilla i bën duke marrë domosdoshmërisht edhe konsensusin e opozitës. Kjo bëhet për të qetësuar subkoshiencën popullore, e cila është shumë e ndjeshme për çështje që kanë të bëjnë me trupin e Atdheut. Kanë shkuar mbi 80 vjet nga marrëveshja e Zogut për Shën Naumin dhe ajo ende i shfaqet atij si makth edhe në varr ku ndodhet që prej 40 vjetësh. Berisha duhet t‘ia kursejë vetes dhe Qeverisë së tij një tjetër makth të tillë.

NUK SHKRUAJ

Mora pa fund mesazhe këto ditë që të shkruaja diçka për punë të gafës së Ministrit të Kulturës, që po biseduakësh me italianët për të sjellë në mëmëdhe eshtrat e Ismail Qemalit që, në fakt, kanë plot 90 mote që flenë e nderohen në Vlorë. Mirëpo puna është se mua më ndizet llamba e të shkrojturit për ato gjëra që nuk u shkon mëndja njerëzve, e jo për ato që i kuptojnë të gjithë, apo ja vlen të shkruash për gjëra për të cilat njerëzia ndahen, e jo për ato që i mejtojnë të gjithë njësoj, kështu që vendosa se s‘ja vlente barra qeranë të shkruaja. Se, çfarë do t‘i shpjegoja unë më shumë, njërit që shkruante në një forum në internet se: "pas kësaj që bëri Ministri, do shkrojtur volumi i dytë i ‘Kush e solli Doruntinën‘, me titull ‘Kush e solli Ismailin‘. E si thoni?" Dhe, po në këtë frymë, një tjetër më poshtë ja kthente: "Po ky, kur ja dalka ta sjellë dy herë të vdekur, pse s‘provon të na i sjellë të gjallë". Po atij tjetrit, që në një tjetër forum, ja merrte me bejte: "Unë jam Smail Qemali / prapa më vjen Xhaferr djali" dhe që në përgjigje, merrte këtë "Që sot s‘do themi më ‘e humbi si Xhaferri simiten, por ja futi si Xhaferri Ismailit‘". Hë më thoni, a vlen të shtoj edhe unë një shkrim mbi të gjitha këto, apo mbi pyetjen që i bëri Doktori Saimirit te "Fiksi": "Mos ja ka mbathur Ismaili në Itali më ‘97-ën dhe duan ta sjellin tani prapë?".

Nga kjo histori ka megjithatë dy njerëz që dolën të fituar. I pari është Saliu, që thotë, flisni, merruni e talluni me Xhaferrin, se s‘ua merr për keq, kështu që humbisni mëndjen e kohën për t‘u marrë me punët e fukarallëkut e të hajdutllëkut". I dyti njeri që doli i fituar, është vetë Xhaferri. Te forumi "Peshku pa ujë", vura re se për lajmin e Kadaresë që mori çmimin "Princi i Asturias", kishte 56 komente, ndërsa për lajmin e Xhaferrit, ishin plot 66. A do ja kish dalë në këtë jetë Xhaferri të tërhiqte mbi vete më shumë komente se Kadareja dhe këto pa shkrojtur as edhe një rresht të vetëm në jetë të vet? E pra, ja doli vetëm me një të hapur të gojës.

Dhe ju më thoni të ulem e të shkruaj pastaj! Ah, me që ra llafi tek e shkrojtura. Ministria e Kulturës, që s‘bën punë as për ministër, në fakt, veç këtij, ka edhe 3 zv.ministra, më shumë pra se çdo ministri tjetër. Thojini Ministrit t‘i vërë të tre zëvendësit në një tavolinë dhe të shkruajnë në kompjuter një copë letër. Ata që s‘ja duan të mirën ministrisë, thonë se të paktën njëri prej tyre nuk di as si ndizet kompjuteri, e jo më të dijë se qysh të shkruajë me të. Dhe ky burri është bash zv.ministër i Kulturës!!! "Ti Halim që s‘di këndim / je ministër për arsim", shkruante gjithë dhëmbje Noli 80 vjet më parë. Ndërsa unë, 80 vjet më pas, nuk them dot as "hapu dhe të futemi" se, edhe po u hap dheu të na përpijë, vjen e të zhvarros Xhaferri.

34 Komente

 Te forumi "Peshku pa ujë"

Tan, i tej-nderuar, Peshku është "blog kolektiv". Nuk është forum. Sdq, falimnders për referencën. 

smiley

E ka mire xhibi kur thote: shperndahuni se po na numerojne smiley.

"Te forumi "Peshku pa ujë", vura re se për lajmin e Kadaresë që mori çmimin "Princi i Asturias", kishte 56 komente, ndërsa për lajmin e Xhaferrit, ishin plot 66."

Epo nuk merret peshku me gjera qe ske guxuar te merresh ti o Lame smiley 

Po me peshkun cpati? 

chene, thuj "po me peshkun c'paten"?

Tre artikuj ne dy dite me muhabete peshku.  Te nderum e krye-te-nderum smiley.

PS: Last but not least, cizkejk neser smiley.

 Cer ke qe cperzonalizo thenien qe personalizova une? Sdu me vendos" ' " !

Ps: Une gjer tani skam diskriminu midis cizkejkave dhe cizsteikave, si dje psh smiley  

E mire, personalizim te mbare smiley.

PS: cizkejk me paj neser, jena popll i ambel smiley. Watch out for your cholesterol and much much more smiley.

Lamja duhet "te perditesoje" faqen e tij te Peshkut. Te lajmi i Kadarese sapo numerova 235 komente... smiley

Oooo! Lamja na lexoka e se kishkëshim dit. Mroma Lame. smiley Pse nuk provon dhe të shkruash?

 

Po i flas Lames në vetën e dytë njëjës. Asgjë për tu shqetësuar.

te shkrute falas desha me thone.. sori..

Po mer, do i japim yje shkrimeve si shkëmbim + do na njohë më mirë e do ketë të drejtë të përdorë Bedrijen për batuta e... shumë të tjera.

+ që do i japim edhe hints për Ch. League nëse luan me baste. Humbi Bajerni sot, sa mu bo qejfi.

 

"Ti Halim që s‘di këndim / je ministër për arsim", shkruante gjithë dhëmbje Noli 80 vjet më parë.

Lame,po ne kohen e Nolit jemi,80 vjet mbrapa,vetem se ky Zogu i tanishem nuk eshte prej Burreli,por prej Tropoje!

Sikur u harrua ajo puna e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gazetat i zbuluan të gjitha ç‘mund të zbulonin, analistët bënë analizat, teknikët teknicizmat, u prodhua një seri patriotësh të orës së fundit,

Ndersa ti tani dole patriot i minutes se fundit

Sinqerisht ky robi o shume ronde. Ketij i o kput filmi ne 84-85 dhe nuk po e njit dot mo. Mu me 'shkrin' fare ne marredheniet qe ka me Zogun. Zene se po flet Sillo dora vete. Do i boji ndokush nder ketij qe t'i thote (gradualisht se gjithe prihere kom hall se po na i bi infarkt) qe monizmi ene ja ka pas fut kot per ca gjona.

Ajo puna e Shen Naumit, eshte nje patetizem total per te cilin keta tipat 'dum dullen', vazhdojne te recitojne refrenin e librave te historise se kohes se qoftelargut.

Kurse per pjesen e dye te artikullit, mendoj se po ta lexote Mitro Cela do thoshte : "Sa P.S. paska qene ky Lame, se i paska bo gjysmen e honorareve me batutat e te tjerve. As une qe e kom pranu boterisht qe shkruj per honorare nuk guxoj te fus me shume se 2-3 batuta te Filipit ne nje shkrim."

NUK SHKRUAJ

E kujt i plasi o Artano? Fundi i fundit, meqe e vizitoke peshkun nganjehere, mbase do lexosh dhe kete qe po shkruajme ne, dhe une s'do te te fal qindin per injorancen qe ke ti ne gjuhen e shkruar shqipe. Jo per gje, po me duket se "kujton se je gazetar"...

teknicizmat

he, pash Zotin e kishen e Lacit... cfare dmth "teknicizem"!!!

Këtu s‘do harruar se,

Po si te harrohet kjo?

fakti i të bërit të një marrëveshjeje

Ec e BEJ marreveshje tani... o-o-oop! ndoshta?

Meqë bëjmë fjalë

po mos bej fjale me njeri o derbardhe... pse zihesh kot?

të shkrojturit

Tani po, kjo po qe eshte shqip!

i mejtojne

e?

vendosa se s‘ja vlente barra qeranë të shkruaja.

Ashtu perdoret folja "vendos", posiiii...

Se, çfarë do t‘i shpjegoja unë më shumë, njërit që shkruante në një forum në internet se: "pas kësaj që bëri Ministri, do shkrojtur volumi i dytë i...

Po ja, psh, t'i thoje qe nuk shkruhet "do shkrojtur".

"Po ky, kur ja dalka ta sjellë dy herë të vdekur, pse s‘provon të na i sjellë të gjallë"

Une nuk e kam shkruar keshtu o pezhishke, se nuk i bej te tilla gafa ne shqip, po dhe citimi nuk eshte si duhet... megjithate nuk kishe c'te me thoshe; ah, po, sikur te kishe bere pak autokritike per masakrimin qe i ben shqipes; dhe kam pershtypjen se nuk e ben vetem ne te shkruar, por dhe ne te folur.

mëndjen

Jo po mëndjënë...

pa shkrojtur

He mos e caj koken, se si e ke nisur, do ia kalosh dhe ti Kadarese, madje kam pershtypjen se dhe Xhaferit do ia marresh ne kthese...

Ah, me që ra llafi tek e shkrojtura.

He de, meqe ra llafi...

NUK SHKRUAJ

Aq mire do beje sa nuk e ke idene!

 

 J.

a dishe gje si kane qen koeficentat per ndeshjen e pare Fshati Luz i Kavajes- FC Tirana? Do jet bo Topi dhe!

Kupa e Shqipërisë do të luajë sot ndeshjet e kthimit të turit të dytë, ku ajo që spikat është përballja mes Tiranës dhe Luzit. Fitorja 3-1 e skuadrës nga fshati Luz i Kavajës dy javë më parë ka krijuar në mënyrë të çuditshme paksa urrejtje në radhët e skuadrës kampione. Kjo, për shkak se edhe tifozët nuk e pritën aspak mirë atë disfatë, duke shpalosur pankarta kundër ekipit në ndeshjen e radhës me Teutën. Trajneri Alban Tafaj ka planifikuar të hedhë në fushë formacionin titullar për sfidën e sotme, duke kërkuar jo vetëm përmbysjen e rezultatit, por edhe t'u japë një leksion kavajasve. Duket çudi, por të gjithë në kampin bardheblu janë parë të uritur për të fituar ndaj Luzit. Tiranës gjithsesi i duhet të fitojë me dy gola diferencë për të kaluar në turin tjetër, gjë që për hir të së vërtetës nuk duket aq e vështirë duke parë diferencën mes dy ekipeve. Për më tepër që edhe ndeshja e fundjavës nuk duket aq e vështirë, pasi bardheblutë do të presin në fushën e tyre Shkumbinin, skuadër me të cilën kanë fituar tradicionalisht në vitet e fundit.

Lizander,

Si o puna e Shen Naumit ene iher?

se dij. Po kam besim te Luzi. Luz cant lose! smiley

p.s Tirana - Vllaznia është derb i fortë. Seç ka ngatarru edhe aty ai tranvestiti. Është si me lujt Topi me g.. pin.

 

 hajt me i cun pra! smiley te dyte smiley  

Respekte LUZIT...smiley...

Lenie mer Lamen se propogande po bo per PPU-ne.. Po e prano vet ne kete rast qe mendimet i merr nga PPU . Ja nje falemnderit nga nje PPU-ist . Po qene burra adminat le te shkojne te morin "honoraret" per te drejten e autorit .

C , me  qeshet  mi lale kur kujtoj se si e shiti Kosoven Partia e Partizoneve . Osht njesoj sikur te thush qe Ahmeti i nerum shiti Sh. Naunin. Mirpo del se keta partizonet se pakan pase asihere Kosoven si "mall" ndersa ky NM ( ymer paste ) e ka aps si "inventar" dhe i dul TEPER .

Po dyshoj se sh. Nauni eshte teritor. Partia e partizoneve na i ka fut sepse NM e tij ( ymer paste ) do kete shit nonje shenjtor me emrin sh Naun dhe na na i kane fut sikur ka shit teritor. Ka qene politikan i cqut sepse sh Naun osht emer "kauri" dhe ne kena qene me terpice Mazllemer .E c'humim ne se shitem i kaur ?

Akoma Ju me keto krahasime tip partizonesh...  Prallaxhijte e sotem jane ku e ku me pralla  fantastike me subjekt nga e kaluara . Ja thashe kete edhe nja dy kryetareve Partish , takova dhe presidentin dhe mos me boni tani tua them edhe Enciklopedisteve ,Politikaneve dhe Historianeve Boterore ...osht turp per ne.

Sh. Nauni nuk o shit - tha Laja smiley

Chene, shko e pyt ne fshatin Peshkëpi se ta thone ata se si o puna e Shen Naumit

Lizander,

Mbase e ke per Pëshkupat-in e Mehdi Beut. Argumenta tejet bindese, sidomos vet katalizatori i shkembimit te Shen Naumit, "serbet jane fanatik per fene e tyre dhe nese nuk ua japim do te na hapin probleme ne te ardhmen."

Te keqen e pergjigjes o Lizander.

JO o i shkrete JO. PESHKËPI eshte po ai fshat ku plehrat greke vrane dy ushtaret shqiptare.

Me teper nuk te them se po arrite te mesosh edhe ti me kerku informacion jashte indoktrinimit monist, kom fryke se nuk kom me ke zihem pastaj!

Çdo qeveri që dëshiron të hyjë e qetë në Librin e Madh të Historisë, edhe pas 100 apo 200 vjetësh, marrëveshje të tilla i bën duke marrë domosdoshmërisht edhe konsensusin e opozitës. Kjo bëhet për të qetësuar subkoshiencën popullore, e cila është shumë e ndjeshme për çështje që kanë të bëjnë me trupin e Atdheut. Kanë shkuar mbi 80 vjet nga marrëveshja e Zogut për Shën Naumin dhe ajo ende i shfaqet atij si makth edhe në varr ku ndodhet që prej 40 vjetësh. Berisha duhet t‘ia kursejë vetes dhe Qeverisë së tij një tjetër makth të tillë.

O peshq te dashur lexojeni mire shkrimin, para se te hidhni balte kot se koti mbi autorin.

Dhenia e Shen Naumit nuk po pershkruhet si  faj i A. Zogut ketu, por vec si nje makth per kete te fundit, (megjithese ai mund te kete , ose jo faj ne kete mes)

 

Po kush i hedh balte autorit? Autori qenkemi ne!

  Ti s'shkoke me larg se fraza e pare e  komentit.

Dhenia e Shen Naumit nuk po pershkruhet si  faj i A. Zogut ketu,.....

Une per vete paskam bo mire qe te kam kuptu keq . Po meqenese ti kuptoke shume nga makthet e nga fajet e Ahmet Zogut smiley , na bjer nje pershkrim Historik Beqir Metshe , se si e vletreson ti kete akt pa e ngatruar me fundin e DETIT dhe pa na e turbulluar arsyen me krahasime letrare si shkalle e larte perceptiimi  smiley . Dhe pas kesaj s'ke nevoje te na besh thirrje per keqmoskuptime !

 

Liza,

ket rradhe po e shkruj "Pëshkupat" sic esht shkrujt ne origjinal, sic eshte shkrujt nga ai, letrat e te cilit merren si baze e tezes mbrojtese. 

Nigjo, sprishemi ne, nuk i nderroj kepucet une. Kaiher thu kamunist e kai here thu ke te drejte chene..

Per ata qe nuk jane te informuar!

PROF. DR. PASKAL MILO

Historian, politikan, diplomat

Zakonisht nuk është praktikë dhurimi i tokave të një shteti dhe ky ishte një veprim i gabuar dhe i dënueshëm. Aq më tepër që Konferenca e Londrës e njohu Shën Naumin si tokë shqiptare. Por, në fakt, Ahmet Zogu e paraqiti këtë akt në vitin 1925 si një marrëveshje mes dy vendeve. E vërteta është që Zogu i ktheu Serbisë nderin që ata i bënë duke e sjellë në pushtet.

PROF. DR. PËLLUMB XHUFI

Historian, diplomat

Ndodhitë e kohës e bënë të ndërgjegjshme Lidhjen e Kombeve për atentatet që po i bëheshin shtetit të ri shqiptar. E kështu iu dha ultimatum Beogradit për tërheqje. Procesi vazhdoi deri në 1922, kur Lidhja e Kombeve njohu kufijtë shqiptarë dhe përcaktoi çështjet e kontestuara, si Shën Naumi dhe disa fshatra në lindje të Korçës. Më datë 26.12.1922 Konferenca e Ambasadorëve u deklarua që Shën Naumi i takon Shqipërisë. Natyrisht, ishte një problem i madh, i ndjeshëm për opinionin publik dhe kështu Zogu u mundua ta shtyjë, duke bërë takime e duke mbajtur fjalime të ashpra, por realisht në 1925-ën duke shfrytëzuar edhe një ndërhyrje të Kryetarit të Konferencës së Ambasadorëve qe ishte dhe Kryeministri i Francës, Zogu ulet në tavolinë me palën jugosllave, pra e kthen çështjen e Shqipërisë nga ndërkombëtare në dypalëshe. Si çdo qeveritar me pikëpamje diktatoriale, Zogu ka lozur me propagandën antijugosllave, që Beogradi në fakt e kuptonte mirë. Pastaj pati një progres, kur u fuqizua. Momenti i dobësisë, që të huajt e kanë shfrytëzuar gjithmonë te qeveritarët shqiptarë, të cilët nuk janë dalluar për shumë skrupuj, por kanë ardhur me bajonetat e të huajve dhe që kanë dashur t‘ia shpërblejnë protektorëve të huaj, mund të jetë një shpjegim.

PROF. DR. SHABAN SINANI

Studiues

Që në vitin 1923 ka nisur ky debat, por kulmi arriti nga mesi i vitit 1925. Në dokumentet që kam pasur rastin të shfletoj fillimisht çështja e Shën Naumit është shqiptuar si çështje koncesionare. Dihet që Shën Naumi përbën rektifikimin e vetëm, shmangien e vetme të kufirit shtetëror të Shqipërisë nga ai që kishte caktuar Komisioni i Caktimit të Kufijve, pas kthimit të A. Zogut, në Shqipëri. Ahmet Zogu kish dalë nga Serbia, nga ana e Dibrës për të hyrë në Shqipëri me forcë. Ai e shpërbleu mbështetjen e huaj me dhurimin e Shën Naumit, duke korrigjuar kështu vijën kufitare të caktuar ndërkombëtarisht, në dëm të Shqipërisë. Vendimi nuk qe i lehtë të merrej. Pati edhe mbështetës të Zogut që e kundërshtuan këtë vendim. Ruhen procesverbalet e bisedimeve. Një pjesë e tyre janë botuar në "Fletoren e bisedimeve parlamentare", që ishte një botim zyrtar i qeverisë, më 1925. Me sa duket, kjo politikë, politika e fshehjes së thelbit dhe e ëmbëlsimit të saj me eufemizma, ka qenë një zgjedhje e suksesshme nga ana e Zogut për të marrë pëlqimin e asamblesë, sepse ishte shumë më lehtë të jepej pëlqimi i asamblesë nëse bëhej fjalë për një koncesion, bie fjala për 100 vjet, sesa për shmangien përfundimtare të Shën Naumit nga harta e Shqipërisë.

 

Po ti mer qafir e nderrove tekstin e komentit. Kishe nxjerre nje gje krejt tjeter me perpara. Nuk me intereson shume se cfare ben ti ore, ate citatin nga komenti jot e mora. Po prape, PRAPE, nuk i marr fjalet e tua shume per baze. Kam me cfare ta kap Xhufin, mos u shqeteso ti se sa di une apo sa nuk di.

MEHDI BEJ FRASHËRI
 

Shën Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, iu drejtua Gjykatores Internationale të Hagës. Kjo Gjykatore vendosi "që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën Naumi duhej t‘i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t‘ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave qeveria shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit. Unë nuk pashë posibilitete që Shën Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare , pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën Naumi t‘i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat. Ky katund po t‘i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m‘anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë.

 

 

Marrëveshja Nikolla Pashiq - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Botuar nga historiani Italian P.Pastorelli

“1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq
pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet
gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare
për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.

 

 

 

 

 

 

Pika 10 ne fakt u vu ne zbataim menjehere pas ardhjes se Zogut ne pushtet Shen Naumi dhe kullotat e pyjet e Vermoshit ju falen Jugosllavise. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).