Makina e Gatuzos bllokohet në Tiranë

"Range Rover" i yllit të Milanit ishte vjedhur më 2006-n, sekuestrohet nga antitrafiku

 

Që shqiptarët janë të dashuruar me automjetet luksoze nuk përbën lajm të ri, por ajo që nuk mund të mohohet është "fiksimi" për makinat e personazheve të njohura në botë. "Viktimat" e preferuara janë futbollistët, madje emra shumë të njohur të arenës ndërkombëtare. Gjatë ditës së djeshme, zyra antitrafik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bërë të ditur sekuestrimin e automjetit tip "Range Rover", që tre vjet më parë ishte në pronësi të Xhenaro Gatuzos. Më 2 tetor 2006, mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses italiane kishte denoncuar vjedhjen e autostradës me numër shasie "SALLSAA 146A927689", që përtej Adriatikut qarkullonte me targën CW542YG. Mjeti luksoz është futur në Shqipëri nga një qytetar italian, nëpërmjet Portit të Durrësit. Ajo është blerë nga një person nga Mamurrasi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, e së fundmi është zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare (TR 0056 P). Gatuzo është një emër mjaft i njohur në vendin tonë, madje ka edhe një numër të madh mbështetësish dhe simpatizantësh: ai është një prej emrave më të spikatur te Milani në këto vitet e fundit dhe vlerësohet për lojën e fortë dhe faktin se asnjëherë nuk tërhiqet mbrapa gjatë përplasjeve fizike në fushë. Në maj të këtij viti, Gatuzo ka qenë i pranishëm në Shqipëri në miqësoren e Milanit me Kombëtaren "B", pa e imagjinuar se makina e tij e vjedhur do të gjendej pikërisht këtu.

"Range Rover" i Gatuzos nuk është rasti i parë i makinave të vjedhura që gjenden ose kanë lidhje me vendin tonë. Ekzistojnë edhe dy precedentë të tjerë, me mjete që më parë i përkisnin mesfushorit anglez, Devid Bekham, dhe mbrojtësit legjendar të Milanit dhe Italisë, Franko Barezi. Rreth tre vjet më parë, në kufirin e Shqipërisë me Maqedoninë, u bllokua një automjet, tip BMW X5, e cila dyshohej se ishte e Bekham. Makina, vlera e së cilës përllogaritej në afro 100 mijë euro, ishte zhdukur në Spanjë, gjatë periudhës kur mesfushori britanik militonte te Reali i Madridit. Më 2006-n, fuoristrada u bllokua në afërsi të doganës së Tushemishtit, ku pas një kontrolli rutinë të policisë së vendit fqinj, u zbulua se makina ishte e vjedhur dhe nga Spanja, ajo kishte kaluar transit në Bullgari dhe Maqedoni, ndërsa destinacioni final ishte Shqipëria. Madje, në atë periudhë u ngritën dyshime se BMW-ja luksoze kishte arritur të hynte në territorin shqiptar, por mjeti u kthye mbrapsht pasi marrëveshja mes trafikantëve nuk u arrit. Dështimi i "pazarit" në Shqipëri, bëri që destinacioni i ardhshëm i mjetit të ishte Greqia, ku do të kalohej nëpërmjet doganës së Manastirit. Por, udhëtimi përfundoi në parkimin e një hoteli në Ohër. Bekham nuk shprehu interes për marrjen mbrapsht të makinës, e cila u përdor për disa kohë nga ministrja e Brendshme maqedonase, Jankullovska.

Ndërkohë, disa vjet përpara BMW-së së Bekham, në mediat italiane u diskutua se makina që i ishte vjedhur Franko Barezit gjendej në Shqipëri. Bëhej fjalë për një Ferrari, i cili i ishte grabitur ish-numrit 6 të Milanit në Milano dhe që kishte arritur të futej kontrabandë në vendin tonë.

12 Komente

Më 2 tetor 2006, mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses italiane kishte denoncuar vjedhjen e autostradës me numër shasie "SALLSAA 146A927689", që përtej Adriatikut qarkullonte me targën CW542YG. Mjeti luksoz është futur në Shqipëri nga një qytetar italian, nëpërmjet Portit të Durrësit. Ajo është blerë nga një person nga Mamurrasi, emri i të cilit nuk bëhet publik

Mos !!!

Ne itali, nga mamurrsi, i fshehur prej kohesh smiley , dhe pervec maqines ka vjedh dhe autostraden dora vete, ky s'eshte tjeter vecse Edrusi  smiley  smiley 

smiley

 Ehh sa makin u kan vjedh  shqiptaret te huajve. Te gjith te huajt habiten kur vin ktu si ka munci makinat me te fundit me te shtrenjtat i kan shqiptaret

Te gjith te huajt habiten kur vin ktu si ka munci makinat me te fundit me te shtrenjtat i kan shqiptaret

Nuk eshte e thene qe te gjitha makinat te jene te vjedhura!

Ka njerez qe vjedhin leket, per te blere makinat!

Po normale ajo sdiskutohet po prap ktu numrimi i makinave fillon nga 2 njishi snjifet smiley 

Me thene te drejten une kurre nuk e kam kuptuar kete manine e shume bashkepatrioteve te mij per te patur makina luksoze dhe te medhaja.

 

Thone qe kush ka qejf makinat e medhaja e ka ate veglen te vogel.

 

Ndoshta prandaj nuk arrij t'i kuptoj... smiley

509 fjale per nje "lajm" qe shume shume duhet te permblidhte disa rjeshta. Ose qe mund te botohej ne menyre te pembledhur per vjedhjen e makinave si fenomen. 

Jo shume kohe me pare polake, bullgare, serbe e ruse benin kerdine mbi makinat ne Gjermani. Jo vetem mbi ato llukzose, por edhe kamione, ekskavatore, betoniere apo mjete te tjera te specializuara, mjafton te kishin rrota dhe te leviznin deri ne kufi. Vjedhja e makinave nga shqiptaret duket loder femijesh. Tamam si artikulli plot ngazellim i ktij "gazetarit" me siper.

Ka qene dhe ai marifeti "i vjedhjes" nga vete personi qe i "vidhej" . Mjeti luksoz është futur në Shqipëri nga një qytetar italian, nëpërmjet Portit të Durrësit smiley

Ne une jam me ate qe hajduti do jete Edrusi , pranej u ka zhduk ai ca kohe .  Ka qene i mshef ai dhe lute kukamcefti me ne . "Me mshijne" thojte smiley

Olsib, eshte qashtje e egos kjo puna e makinave te medhaja!

Që shqiptarët janë të dashuruar me automjetet luksoze nuk përbën lajm të ri, por ajo që nuk mund të mohohet është "fiksimi" për makinat e personazheve të njohura në botë.

Me tre raste (nje prej te cilave enbde thashethem), quhet fiksim? Pastaj pse thonjezat?

Kishte mbetur ndonje vend bosh ne gazete dhe e fryne e fryne shkrimin per te mbushur hapesiren dhe krijuan nje corbe, qe "s'hahet as me vaj as me uthull"

 

 

Thone qe Gatuzo i kishte thene kushos sicilian vete t'ja vidhte makinen e te shkonte ta shiste ne shqiperi. Kushua bente ndonje euro me makinen e shitur ne Durres, ndersa Gatuzo merrte paret e siguracionit..  smiley

 

 

 Do ishte ne interes te turizmit, qe ministria e Brendeshme, te nxirrte shpalljen (duke ju drejtuar tere ambasadave europiane aty, si dhe tv kryesore te ketyre vendeve) , qe ter qytetaret europiane qe ju jane vjedhur makinat, te vijne ne Shqiperi se mund ti gjejne aty. Nuk eshte çudi qe veren qe vjen te shohesh me mijra europiane ne Shqiperi. 

Ose shume Tironsa ne elbasan apo fier Pjero se me shume vidhen brenda perbrenda.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).