Majko: Vizita e Metës në Serbi do të ishte e gabuar

telegrafi.com

Një marrëdhënie pozitive Shqipëri-Serbi, nuk do të ishte pozitive për Kosovën, kur në 1 dhjetor Prishtina dhe Beogradi përballen në Gjykatën e Hagës. Ky është komenti i ish-kryeministrit Pandeli Majko, i bëre të hënën në mbrëmje në emisionin “Kontrast” në Alsat.

Majko tha se një vizitë e paralajmëruar ministrit të Jashtëm shqiptar Ilir Meta në Beograd do të ishte e gabuar, pasi do të rriste prepotencën e Serbisë ndaj Kosovës. Ai thekson se tashmë Shqipëria duhet të ketë në tryeze me palën serbe, çështjen e Preshevës dhe se është optimist që Tirana dhe Prishtina do të luajnë së bashku lojën e munguar në rajon.

“Mendoj se vizita e paralajmëruar e zotit Meta në Beograd, shumë miqësisht do të thoja se do të ishte një vizitë e gabuar, në vendin e gabuar, për arsye të gabuara pikërisht tani që Kosova dhe Prishtina zyrtare do të ballafaqohet me kundërshtarin e saj zyrtar në gjykatën e Hagës. E përsëris, miku jonë më i rëndësishëm dhe kyç në rajon për arsye shumë të kuptueshme dhe të dukshme nuk është Beogradi zyrtar, por Prishtina zyrtare. Me të ne kemi filluar dhe shumë shpejt do të luajmë një rol specifik përsa i përket orientimit të politikave tona rajonale dhe më gjerë dhe mendoj do të jemi një dyshe shumë e mirë për të bërë lojën që duhet ta bëjmë, lojën e munguar deri më sot, ajo që quhet lojë e faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit", tha Majko.

8 Komente

Obobo ky meta qenka diletant si minister i jashtem....O like po prit njehere sa ta njohi serbia kosoven,ose prit njehere gjykaten nderkombetare te hages pastaj bej reklam vetes si njeri me koke te madhe por bosh.......

 majko - eksperti i ceshtjes kombetare.

ja , politikani me 'trim' e 'patriot' ,ende i gjalle, qe ka arrit te pjelle politika shqiptare, osht Pandi smiley

 Pandi ka rrjedh fare! 

Dhe me vjen keq qe PS-ja ben sot ultra-nacionalisten sic bente PD-ja njehere e nje kohe. Ne politike nacionalizmi eshte streha e fundit e te paafteve, ishalla nuk bie dhe PS ne kete strehe. 

Shqiperia sot eshte vend demokratik, iku koha e izolimit komunist qe edhe vendet me regjim komunist i quante armiq e tradhetare, cfar te keqe ka vizita e Metes ne Serbi?

"Shqipëri e Kosovë do ti bashkojmë"-tha para një muaji kryeministri i Metës!

Dhe tani kjo vizitë!??...ose paska qenë shaka e Bi(ri)shës kjo ose "mozomokeq" Serbia e paska pranuar këtë bashkim dhe po e fton Metën në Beligrad të mirren vesh për modalitetet e krijimit të Shqipërisë natyrale!!!

Shqiperi e Kosove do te jene dy shtete ne NATO dhe ne BE kurse Serbia qe ta antaresohet ne keto dy organizma nderkombetare duhet te te mori leje Shqiperise dhe Kosoves.

Sa te kete "maloke" shqiperia si REALISTI, Serbia do ti kete te dyja kembet ne Tirane..

Sa per Meten dihet ne qarqet e Tiranes shoqeria e ngushte me atasheun Serb. Edhe mos na hapni barkun me teorine LSi-ve debila qe po e perdore Meta atasheun Serb.. Serbet  jane trapa, por jo aq sa ti perdore nje kokmadh Skrapari !!!

 

Po kush ja merr doren shqiperise ne Nato mer ti as e p''''rdh njeri me i kerkuar mendimin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).