Liberalizimi i vizave, Serbia dhe Shqipëria!

Ju keni lobuar kundër liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën! Ky ishte thelbi i deklaratës akuzuese të eurodeputetes Sarah Ludford, disa ditë më parë në Bruksel, në përballjen me ministrin e Jashtëm serb, Jeremiç. Ludford iu referua veprimeve të ambasadës serbe në Bruksel, zyrtarët e së cilës kishin bërë lobing midis eurodeputetëve për të frenuar liberalizimin e vizave të Shqipërisë e Bosnjës, si dhe një emaili konfidencial, në të cilin, vetë Jeremiç, i kërkonte një eurodeputeti holandez që të mos mbështeste platformën e eurodeputetes Tanja Fajon në Komitetin e Sigurisë, Drejtësisë dhe Lirisë, po për këtë problem.
Pak rëndësi ka në këtë kontekst refuzimi i Jeremiç ndaj akuzave dhe justifikimi i tij. Madje, jashtë kontekstit të këtij rasti, historia duhet parë edhe më gjerë. Serbia ka qenë padyshim Republika më e rëndësishme e ish-Jugosllavisë dhe republika që vijon të ruajë trashëgiminë më të madhe të saj. Ish-Jugosllavia ka qenë një vend që ka gëzuar për shumë vite benefitet e Perëndimit, për të mos thënë se në kontekstin e Luftës së Ftohtë ka përfituar jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Lindja ish-komuniste. Varrimi i ish-kryetarit Tito ka qenë shembulli më i mirë, ku Perëndimi dhe Lindja hynë gati në një garë për të dëshmuar miqësinë dhe solidaritetin e tyre me Jugosllavinë. Ndoshta kishin të drejtë. Jugosllavia e Titos qe vendi i parë komunist që doli nga suaza e BS dhe po kështu, refuzoi të kthehej aty, kur Stalini vdiq dhe Hrushovi tentoi ta bënte këtë.
Por Jugosllavia e pas 1990, ose më mirë të thuhet, Serbia, solli jo pak andralla në Ballkan dhe më gjerë. Serbia është protagoniste e 10 viteve luftë, në të cilën humbën jetën qindra mijëra persona në Bosnjë, Kroaci apo Kosovë. Serbia është protagoniste e platformave të frikshme të spastrimit etnik, që bota i kish harruar që nga holokausti nazist i Luftës së Dytë Botërore; Serbia ka qenë vendi që dëshmoi pafuqishmërinë e Europës dhe SHBA për të ndalur një histeri nacionaliste dhe së fundi, ka qenë vendi që bashkoi gjithë botën e civilizuar në një koalicion të së parës luftë morale në historinë e globit, luftës së Kosovës.
Kjo histori mori fund. Serbia e sotme nuk është ajo e djeshmja. Serbia është sot një vend demokratik, por kur një vend përfiton benefitet e së shkuarës së tij, duhet të mbajë në shpinë edhe problemet e po kësaj të shkuare, madje më të afërt.
Fati e solli që Serbia të përfitojë nga liberalizimi i vizave si edhe Maqedonia e Mali i Zi. Jashtë tij u lanë Shqipëria dhe Bosnja. Argumentet qenë thjesht teknike, por problemi duhet zgjeruar më shumë se kaq. Pas 10 vitesh vuajtjeje, Bosnja, viktima më e madhe e Ballkanit, ngeli ende e izoluar, Serbia, që i shkaktoi asaj këtë tragjedi, del më e avantazhuar dhe me më shumë fat. Për më tepër, Bosnja administrohet nga vetë ndërkombëtarët dhe çdo dështim atje, po aq sa i klasës politike të saj, është edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Ideja për të lënë jashtë boshnjakët dhe shqiptarët, dy vende viktima të luftës dhe për rastësi me një maxhorancë të besimit mysliman dhe për të përfshirë Serbinë, nuk ngjan aq korrekt. Siç nuk ngjan korrekt fakti që Serbia lobon kundër Shqipërisë dhe Bosnjës, duke të kujtuar një kohë tjetër, një Serbi tjetër, që nuk ka ngjasim me këtë sot. Serbia duhej të ishte e para që të dilte pro liberalizimit të Shqipërisë e Bosnjës, për të dëshmuar, qoftë edhe me një gjest, pendesën për atë që ka ndodhur në Ballkan.

28 Komente

Para do ditesh u perkujtua renia e murit te Berlinit dhe u tha me te madhe se te gjitha muret qe ekzistojne neper bote duhet te bien. Mirepo jane te njejtet persona qe duan te mbajne medoemos ne kembe nje mur qe rrethon Shqiperine, Kosoven dhe Bosnjen. Hipokrizi e mjere!

Diferencimi qe u eshte bere dhe u behet vendeve te Ballkanit nga vendet e tjera europiane do kete pasoja per harmonine e Europes vete. 

Jo vendeve te ballkanit, shqipetareve  thuaj. Dhe mire te na e bejne, sepse jemi kthyer ne nje komb pa shtylle kurrizore, jemi kthyer ne komb zvarranik. Te na rrojne injorantet e pushtetit, te rroje plehrokracia.

Ku eshte interesi i BE per heqjen e vizave ndaj Shqiperise?

neve na pyt ti? n'portugal qeke me c'duket, pyt barroson se do vije neser n'shpi per weekend smiley

per be-ne eshte inetres dhe detyrim

interes qe te mos kete me levizje klandesine neper male, skafe etj. Nese deri dje skafi nga shqiperia mund te kishe droge ose njerez, po u hoqen vizat e di se cfare mund te kete ne gomone, e mund ti jape zjarr direkt...

detyrim pasi ka qindra mijra shqiptare qe jetojne prej kohe ne komunitetin europian, e ku paguajne taksat e kontribuojne ne zhvillimin e saj, ndaj nese nje familjar vella apo moter do te takohet me njerezit e tij, europa ka detyrimin moral ti lere te levize lirshem

 

Interesi i BE eshte te ndihmoje ne rritjen e mireqenies sone. Sepse edhe nqs nuk do te nxjerri perfitime ekonomike te drejtperdrejta do biere ne qetesi nga hallet tona (ai qe s'ka ben shume zallamahi siç kemi bere edhe ne).

Na lodhe Fevzi! Vetem armiq te jashtem na dilkan!!! C'pune ka Serbia aty mer vlla? Shume mire ka bere nese e ka bere ate gje! Te njejten gje duhet te kish bere dhe Shqiperia kunder serbeve, kunder malazezve; derisa te njohin dhe te respektojne deri ne fund, nje me nje te drejtat e shqiptareve aty! Bile edhe per ne NATO, Shqiperia duhet te jete ze kunder dhe i patundshem ne qendrim kunder felliqodonise, derisa te njohe cdo te drejte te shqiptareve NJE ME NJE! Greqia e beri per nje emer te nje krahine, e jo me te mos e beje Shqiperia per 800 000 shqiptare aty!!! Faqja e zeze eshte prej 20 vjeteve mbi politiken antikombetare te Tiranes! PIKE!

Evropa ka mekatet e veta, dhe nuk kam asnje lloj problemi me serbin nese e ka bere ate gje me te vertete... Evropa nuk do per ne sepse jane raciste; PIKE! As edhe nje shpjegim tjeter nuk ka!

Nuk ka asnje faj Evropa ne fakt, qe Berisha fitoi zgjedhjet e 2005 me premtim elektoral qe do bente dokumetat e reja/pasaportat biometrike! Kaluan 4 vjet e gjysem, dhe akoma nuk ka pajisur as 10% te popullsise!!! Eshte qeveria e korrupsionit dhe qeveria e rrenimit moral, kulturor dhe shpirteror te shqiptareve! (jo vetem kjo, te gjitha c'kemi patur deri tani).

Kurre mos hyfshim as ne Evrope, as vizat mos i heqshin kurre, dhe Zoti ua befte femijeve te tyre njesoj si na e kane bere dhe po na e bejne ata neve! Raciste te ndyre; ishalla nje lufte e trete boterore qe te vdesin te tere e te zhduken me kuc e me mac! Vetem urrejtje e neveri per BE-ne dhe "perendimin" e "vlerave"... u zhdukshin nje ore e me pare nga faqja e dheut.

Z. B.Fevziu

Megjithese edhe vete ju jeni pjese dhe pjese aktive e PLEHEROKRACISE ne Shqiperi, meritoni 5 yje per kete shkrim, te pakten sepse duket si maksimumi qe mund te shprehet publikisht nga kanalet e plehrokracise. Hidheni njeher shikimin verdalle o njerez, per hater te atyre miliona njerezve te ndershem ne ate vend, qe duan te jetojne me nder ne token e tyre. Thojeni njeher te verteten, bejani fora, se nje jete keni, mos te mbaheni mend pergjithnje si ata bythelepiresit e nje sistemi te ndyre, budalla, anadollak,  djallezor, servil, e kryekeput kriminele e  shkerdhate deri ne palce.

Thoni te verteten qe eshte si dielli, qe Shqiperia eshte ne nje gjendje te mjerueshme, ku te perparosh, duhet te jesh idiot, budalla, hajdut, kriminel, mik i miqve, servil i politikaneve pa asnje vlere njerezore, qe te fortin nuk e gjen gje po ishte i lidhur me politiken, qe kemi politikane qe ushtrojne lloj lloj mizerish kunder vet popullit te tyre, por qe perkulen si fakir Indie (kur kerkon dyleksha)  para nje te huaji, per mbeshtetje politike, qe ky popull kthehet ne objekt qyfyresh duke organizuar party per hyrje ne NATO, qe mjerimi ka arritur kulmin, qe jane shkaterruar pakthyeshmerisht vlerat baze trashegimnore dhe kulturore te kombit, qe eshte ne sulem konstant cdo gje qe i jep shprese dhe kurajo popullit ne kete periudhe te veshtire, qe burokrate nga BE-ja shesin me nder pordhe ne pazar, dhe i shesin shtrenjte, dhe politikanet tane i blejne me djersen e popullit, burokrate si Oli Rehn qe kerkon te kthehet opozita ne parlament, por ne anen tjeter thote qe 1/3 e votave eshte numeruar keq, ose shume keq, a thua hajt mo , se shqipetar jeni, c'ju duket vetja, pse mos mendoni se meritoni edhe ju drejtesi dhe demokraci si populli im? Qe njerez te semure mendor mbushin ekranet televizive duke na shpjeguar sa kot jemi, dhe sa kot  kemi qene gjithmone, ku edhe ato gjera qe kemi ne histori, ose ja atribuojne te tjereve, ose hajt mo, u bom ne, dhe ti ulin vlerat dhe ti shkelin me kembe. Qe jemi i vetmi popull ne bote qe nuk respekton te renet e L2B-s, biles edhe diten e clirimit te atdheut e lejojme te unifikohet me diten e pavaresise, qe nje dite do te dale nje shtaze tjeter e plehrokracise, qe ndoshta do ta unifikoj me vitin e ri, ose krishtlindjet, ose bajramin, dhe ska perse te festojme ne shqipetaret as clirim te atdheut, as pavaresi, le te kthehemi ne shtet unikal ne bote qe punon kunder vetes te tij, kunder popullit te tij, kunder perkatesise etnike te shumices, kunder trashegimnise socio-kulturore. Ka aq shume me per te thene sa ska, ke material me bollek, ngado qe tja fillosh ska rendesi, mjafton qe tja fillosh.

 

Fati e solli që Serbia të përfitojë nga liberalizimi i vizave si edhe Maqedonia e Mali i Zi. 

Nuk eshte "fati" qe sjell liberalizimin e vizave, por faktore te tjere. Dhe mos i fry faktorit fetar se ai ne rastin e Shqiperise nuk luan peshe, fare. Thuji baces te bej detyrat e shtepise dhe pastaj.....

Fati, fati. Hajt se do të ta llustrojë tullën mirë doktori me këto që shkruan. Ça fati eh Fevzi.

 

Ca ju ka bere Fevziu o njerez?!

Ziliqare! smiley

Serbia duhej të ishte e para që të dilte pro liberalizimit të Shqipërisë e Bosnjës, për të dëshmuar, qoftë edhe me një gjest, pendesën për atë që ka ndodhur në Ballkan.

Blend, lere mer c'e deshe.  C'jane keto sentimentalizma se na habitet ...

 Spo i besoja syve.. Mendova se Fevziu, per te paren here ne jeten e vete, mund te shkruante dicka me vlere, dicka llogjike dhe te vertete.

Por sish e shkruar!

Fat e poshte... tipik Fevzi

Ashtu sic e ka shkru Fevzija na mushet mendja se per nja dy -tre dite , PE-ja ka per te ardhe e gjitha me shami ne sy duke qare e duke na kerkuar falje . "Si mor e beme kete gabim . Na falni ore nuk e kishim lexuar Fev - ziun".

Ttmsoia . Kush heq nje presje nga ligjerata JUAJ i rente rrufeja ne fare e fis . Dhe duan shkakun perse nuk pranohemi ????????

Po minimalisht nga Fevzija ; ....le te heqe i pari "tullacllekun " alias pordhacllekun dhe tu kerkoje edhe te tjereve te mos Gafurren si "Qendra e Leksioneve Botrore mbi rruget e zhvillimit te Popujve " sidomos ne ate te Filosofise , Perkthimeve , Letersise , Ekonomise , Historise e mbi te gjitha ne ndertimin e Komision Varrim - Zhvarrimeve.......  e ne menyre teper FARFURITESE ne ate  te  Pellitjes e Peshtymave .

Po minimalisht nga Fevzija ; ....le te heqe i pari "tullacllekun " alias pordhacllekun dhe tu kerkoje edhe te tjereve te mos Gafurren si "Qendra e Leksioneve Botrore mbi rruget e zhvillimit te Popujve " sidomos ne ate te Filosofise , Perkthimeve , Letersise , Ekonomise , Historise e mbi te gjitha ne ndertimin e Komision Varrim - Zhvarrimeve.......  e ne menyre teper FARFURITESE ne ate  te  Pellitjes e Peshtymave .

smiley.  Shume i hidht Idriz, edhe sikur s'mjafton kjo:

Kush heq nje presje nga ligjerata JUAJ i rente rrufeja ne fare e fis .

Pupupu, me shove fis e fare smiley

E bona si arabet qe kom shkel faren e hurmes pa kuptu smiley

Ta dish se ke lidhje me Fevzine , quje se s'kom thone gjo. I terheq llafebufet  dhe i quj karkalec kacufe! Po shamine mos e daj , ne mos per te fshire lotet e PE-se te pakten per te fshire djersen nga "tulla" prej sikletit qe po heqin kur lexune Fevzine  smiley 

Po ate te Ligjerates se Ttmsoises vallai dhe vet pranoj te jem mrene , po te heq i presje ! Ku hy ti aty ?? se s'po kuptoj gjo !

C'me shkrive smiley

Jo mer se s'kam lidhje me djalken.  Ta kam llafin robt te gafurrisen (a dicka e ngjashme lol) si e ku te duan se s'eshte qamet ajo.

I heq ca pike e presje sepse e para, nuk meriton 5, sikur edhe me teori relativiteti.  Plus ka plot shkrime lart e poshte qe merren me ceshtjet ne fjale.  Fevziu s'eshte maksimumi. 

Pjesa tjeter eshte tregues i ca komplekseve.  Disa nga ato qe thote Ttmsoia qendrojne, disa jo.  Megjithate, piskamat, edhe pse jane per burrat (Nentori i Dyte) s'do me thene se na kane hije.

Ndersa ne lidhje me liberalizimin e vizave, me gjithe te miren e reformave, vendimi si per kete vit, si per tjetrin eshte i pavarur prej tyre. 

Ndersa ne lidhje me liberalizimin e vizave, ........vendimi si per kete vit, si per tjetrin eshte i pavarur prej tyre. E fshiva ate ne mes se mu duk pa Lidhje .

O monda ! Po do na pranojne ore do na pranojne. Ne nje fare kuptimi nuk kane c'te na bejne , se ne ne Europe jemi. Ne mos kete vit vitin tjeter do hyjme smiley Ose me e sakte nje vit do jete ai qe so hyjme. Dhe ketu eshte thelbi jo ke pranimi Gjeorgjise e Rusise apo Kines smiley

I gjithe muhabeti ishte qe te HYNIM ne me Dinjitet dhe pa Gafurlluqe qe kushedi c'po bejme ose sa armiq po na pengojne per te hyre .

Ne e fundit fare ....Fevziu s'eshte maksimumi....

Fevzija eshte minimumi i minimumeve per te kuptuar perse nuk hyjme ne Europe. Nje personalitet i atij niveli qe mburr pasaporten e kohes se Zogut si dokument qe levizje i Lirshem per kohen qe ben krafasimin ,te kujton vergjet e Majakovskit per krenarine qe ndiente kur tregonte Pasaporten e BS. smiley .

Po meqe u gjend kjo prurje ne emer te tij per te do flasim se Meron e kane rahur dhe nuk ja mba te beje thashetheme per Europen smiley .

Bedrija po , jo vetem qe nuk ta perto , po s'do me pyt fare car thote njoni apo tjetri...bile- bile s'do me shkrujte as ne gazeta smiley

E fshiva ate ne mes se mu duk pa Lidhje .

Ndoshta nuk isha e qarte, Idris.  E kisha llafin, se ne tabllone e Ballkanit, por duke pasur parasysh edhe aspekte te tjera te BE me kritere anetaresimesh pershembull, te krijohet pershtypja se roli i reformave nuk eshte kyc.  Aspekte, interesa, kushte te tjera gjeopolitike sikur kane me paresi (gjithmone per mendimin tim.)  Nderkohe, kjo s'do te thote qe media apo populli te mos ushtroje presion ndaj politikaneve per permiresim.

Tani meqe na eshte bere radakja fillozollogje, c'do te thuash ti me "dinjitet"?  Do pyeste, psh Platoni smiley

roli i reformave nuk eshte kyc....

Ore qe per mua e ke  mjaft te qarte , kjo nuk te le asnje  dyshim, te pakten keshtu mendoj dhe une dhe jo vetem per kete rast smiley 

Po te ishte ndryshe ne nuk duhet te pranohemi ne Europen e standartizuar as pas 50 vjetesh ndersa me kete klase politike qe eshte cfaqur as per nja dy - tre shekuj . Jo detyra shpie te bejne keta por edhe mesues te specializuar te lendes te marrin per jashte kohes ose si plotesim ...jemi tek  Ttmsoia. E shef si dulem prape atje . 

Presion the ????? Une jam pak me i ashper ne mendim per kete pike. Ne menyre kategorike te vendoset ne fjalorin e kabinetit MINISTROR fjala Pergjegjes ( dhe te hiqet Minister ) e shoqeruar me ca propozime qe kam pas bere dikur. Por si me i vogli "Sekuestrim " te te gjithe pasurise te vleresuar ne kohen e Pergjegjesise ne rast mos mbajtje PREMTIMI. Me pas une jam te hetohen dhe te dergohen ne BURG!

Por mbi te gjitha peshorja e CHE GUEVARES per keto shtete si yni ne hapat e pare eshte gjetje FENOMENALE .

 

Dinjitta ???? Do thoja shqip sic e meritonim te qenit ( ne te shkuaren )  Aleate te Luftes se Dyte Boterore pa na i Dhuruar kush.

Ndersa si etimiologji ( fjale e madhe smiley nuk e cmoj shume , se tani i kam arshivuar theniet si VLERA jo si origjine. Eshte nje mase e arsyeshme besoj qe merr sistemi kujtes - harreses smiley . Por fatmiresisht tani nuk ka nevoje me per te majte men , boll nje klik !

Falemnderit qe me begenis.

Faleminderit qe me begenis TI smiley.

Nuk e di sa cfare ke propozuar pervec ketyre lart.  Por pertej fjalorit, te jete per politikane qe s'mbajne premtime, s'do kishte president ne bote qe zgjidhet dy here (ta zeme ne US, dmth no two-term presidents.)  Te kuptoj ku e ke llafin, por ta kam llafin qe propozimet t'i bejme brenda mundesive te mundshme. 

Ndersa per dinjitetin, thjesht ne sensin etimologjik te fjales, cdo shqiptar i thjeshte (perjashto politikanet) nuk e meriton te zvarritet ambasadave per te takuar te afermit e tyre. 

Po e gjykoj per momentin vetem nga ky prizem, ndoshta i ngushte, por me "dignus".

O Fevzi "Fati" eshte shpikje e te PA AFTIT!!!!!!

Fati e ndihmoje Serbine!!!!!! 

O Fevzi me qe e ke futur "Fatin" si faktor ne kuptimin e gjeopolitikes ne vititn 2009 pse nuk fillon te ftosh ne "Opinion" specialista qe dine te lexojne filxhanin e kafese. Pini nga nji kafe turke bashke edhe diskutoni per shenjat qe tregon filxhani ne lidhje me poltiken.

 

 "Fati e solli që Serbia të përfitojë nga liberalizimi i vizave si edhe Maqedonia e Mali i Zi." 

Eshte ne dore te fatit kjo pune...

Thoni cfar te doni ju, ata te parlamentit europian e thane shume bukur, vizat per serbine, Maqedonine dhe Malin e zi jane citoj : " DHURATE PER KRISHTLINDJE", thoni cfar te doni ju tani, ata keshtu thane. Thane edhe qe asnje nga evndet nuk i ka plotesuar kushtet (biles Shqiperia vete mund ti plotesoj kushtet para serbise dhe Maqedonise fjala vjen) por pa ndonje shpjegim te arsyeshem, pervec asaj  dhurates per krishtlindje, serbise dhe Maqedonise ju hoqen vizat, ndersa Shqiperise jo.

Elton dhe Realist

Keni ndonje pike dyshimi ju ne lidhje me racizmin dhe diskriminimin kundrejt shqipetareve? More njerez keni lexuar ndonjehere ndonje gazete europiane ju c'shkruan ne lidhje me Shqiperine dhe shqiptaret? Keni pare ndonjehere lajme? Keni udhetuar ndonjehere ne trena vete ne europe me pasaporte shqiptare? Keni qene ndonjehere ne aeroporte me pasaporte shqiptare? Keni qene ndonjhere ne zyra qeveritare si shqiptar? Keni veshtruar ndonjehere reagimin e europianeve kur perballen me sonno Albanesse, Je sui Albanien, I am Albanian etj ? ( te cilet kete reagim e kan jo per faj te tyre, por pikerisht si pasoje e propagandes anti-shqiptare ne europe) Cfar flisni keshtu mor burr?

Para 3 muajsh pashe 4 qen duke ja hyp njeri tjetrit mu poshte kalit te skenderbeut ne tirane ne mes te dites. Edhe doni me hy ne BE juve..

administrator - 12 Nën 2009 - 11:01pm

 

Ku eshte interesi i BE per heqjen e vizave ndaj Shqiperise?

Hem ....pyetje interesante Une do ti shtoja dhe ku eshte mosinteresi?

Le ti marim me radhe.

Interesi: hem.....hem..... hem ....

Do te hyj truri shqiptar pa pengese ne Evrope. Me sakte do te largohet truri shqiptar pa pengese nga shqiperia.

Tjeter hem....hem.... Ah po ....!!!!

Do te hyjne droga armet dhe prostitucioni lirisht. Do te bej te bjere cmimi ne  treg i ketyre mallrave

hem.... hem ndonje tjeter ?...... Ah po!!!!!!! edhe ....

Idiotet e politikes shqiptare do te korin suksese mbi suksese.

Mos interesi

Do te duhet te paguaj taksa dhe sherbime shendetsore per shqiptaret e hyre legalisht ne Evrope. Ilegalisht jane ne rregull se jane I L E G A L E!!!!

tjeter? hem..... hem .... ja me ndihmoni ju se une nuk shikoj tjeter

smiley

 Nderkoh qe konsullata shqiptare ne Bruksel eshte ne gjendje te mjerueshme. Nje here (para ca muajve), vajta me shokun tim aty i cili donte te noterizonte a vuloste nje dokument. Si pritem nja 10 minuta sa mbaroi parafolsi, u futem neve. S'kishin kaluar as 3-4 minuta, kur u fut nje shqiptar qe njihej me ata te konsullates si duket. Prit neve ti thoshin ata te dilte jashte, e te priste tek paradhoma, por hiç. Ai vinte verdall aty, nderkoh qe ky shoku im vazhdonte ti shpjegonte hallin. Kur dolem jashte, pyeta kete shokun tim, se si nuk e nxorren jashte ate njeri qe hyri kundra rregullave.  " Eh eshte i PD per Brukselin ai" mu pergjigj ky shoku. Kur ne nje konsullat, vete konsullatori ndihet i zbehte para nje militanti, vaj hallit se si shkojne punet ne ate konsullat e ate komunitet. Nje mjerim i vertete.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).