Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë

Më duhet të theksoj që në fillim të kësaj letre se ky duhet të ishte një reagim që duhej të kishte ardhur nga institucionet kushtetuese e në veçanti nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, garant i Kushtetutës dhe lirisë së zgjedhjeve në këtë vend. Por, nga ana tjetër, kam mendimin se për një reagim të tillë aq sa ka të drejtë Presidenti ka të drejtë ta bëjë dhe një gjyqtar, gazetar, mësues, mjek apo çdo qytetar i këtij vendi.

Zoti Kryeministër,

Në atë post Jeni zgjedhur në bazë të një sistemi që bosht ka demokracinë dhe zbatimin e ligjit. Dhe të zbatosh ligjin, do të thotë të mbrosh demokracinë, pavarësisht se kjo mund tu shkojë ndesh interesave personale të dikujt. Jeni përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve në këtë vend, që pas më shumë se 18 vjetve ende nuk po e gjen rrugën për të dalë nga tranzicioni i gjatë. Me lejoni që të sjell në vëmendjen Tuaj një fakt, i cili ka të bëjë me kakofoninë e ngritur për zgjedhjet në Shqipëri dhe me kërkesën për të hapur kutitë e 28 qershorit. Prej më shumë se dy muajsh ka kaluar afati për djegien e kutive, por ato ende vazhdojnë të ruhen, në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe atë që ka paravendosur Kodi Zgjedhor. Përkundër atyre që thonë se është demokratike të hapen kutitë, mendoj se më demokratike do të ishte që të mësoheshim me zbatimin e rregullave të lojës. Ligjet, por edhe kodet zgjedhore, hartohen në frymën e Kushtetutës dhe, në rast se nuk zbatohen, atëherë do të thotë se ne i kemi rënë me shkelm dokumentit themeltar të shtetit. Tashmë zgjedhjet janë certifikuar dhe janë vulosur nga institucionet e pavarura të këtij vendi, atëherë pse vazhdohet të harxhohen para për ruajtjen e atyre kutive?

Zoti Kryeministër,

Ju dëgjova tek thoshit në një takim një ditë më parë se “kutitë nuk hapen edhe sikur të ngrihet Enver Hoxha nga varri”. Të them të drejtën, smë pëlqeu që kryeministri i vendit tim, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, merret me interpretim ligji. Aq më tepër kur merrni si pikë referimi atë vulëhumburin, që na mbiu përditë në faqet e gazetave. Që ato kuti nuk hapen dhe nuk duhet të hapen, kjo sdo shumë mend për tu kuptuar, se tashmë e ka vendosur drejtësia, por Ju skeni pse të bini në lojën e provokimit për hapjen e tyre. Detyra Juaj, jo vetëm si kryeministër, por edhe si kryetari i forcës politike që ka fituar zgjedhjet, është tu kërkoni institucioneve të pavarura, të votuara nga Kuvendi i Shqipërisë, të zbatojnë ligjin, atë ligj të hartuar dhe miratuar me shumicë votash nga të gjitha forcat politike. Ju nuk keni pse merreni me deklarata të tilla, lëruani atyre që ia kanë ngenë simbolikën dhe akuzat. Rregullat për zgjedhjet u caktuan që në fillim. Pra, u shkrua e zeza mbi të bardhë për hapat që do të ndiqeshin nga fillimi deri në fund të këtij procesi. Por këtu te ne po kthehet në praktikë që ligji të shndërrohet në paçavure dhe të tentohet që rregullat e lojës të ndryshohen atëherë kur e sheh se po humbet gjithçka. Nuk dua të merrem në këtë shkrim, që u adresohet personalisht Juve, as me kreun e opozitës dhe as me ata qyqarët e bashkive dhe komunave që ngarkohen në autobusë për tu sjellë në Tiranë. Tekefundit, ajo është opozitë dhe askush ska çfarë i kërkon nëse sillet keq dhe degjeneron vetveten, pavarësisht keqardhjes për zbehjen dita-ditës të rolit të saj. Ama Ju keni një sërë mëkatesh, që fillojnë që nga mbajtja pezull e procesit zgjedhor me mosasgjësimin e kutive e deri te lejimi i shndërrimit të sheshit kryesor të Tiranës në Kandahar për tri ditë e tri net rresht.

Komuniteti ndërkombëtar është i ndërgjegjshëm, ashtu siç jemi dhe ne, se zgjedhjet ishin më të mirat e shënuara ndonjëherë në këtë vend, pavarësisht problemeve që u shfaqën në zona të caktuara. Është mediokritet të kërkosh zgjedhje të standardeve daneze apo suedeze. Edhe Edi Rama dhe shpura që e shoqëron, si Namik Dokle, Skënder Gjinushi, Erion Braçe (kohët e fundit i ka ardhur goja edhe Erion Velisë, i cili me sa duket ka marrë zemër nga avokat Ngjela, që nga i djathtë ekstrem kërkon revolucione të tipit leninist), nuk kanë treguar se e respektojnë shumë shtetin ligjor, sidomos kur gjenden dhe në opozitë, që tashmë të kërkojnë plotësim maksimal standardesh. Në rast se hapen ato kuti, ky vend penalizohet dhe pikësëpari nga makinacionet dhe vjedhjet që Edi Rama u ka bërë ish-aleatëve, por në një masë të konsiderueshme LSI-së. Këtë ne e dimë fort mirë, sepse e nuhatën dhe ndërkombëtarët kur thanë se “zgjedhjet patën parregullsi, por nuk ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve”. Dhe këto parregullsi natyrisht që skanë shkuar në dëm të PS-së, se ajo kontrollonte shumicën e komisionerëve nëpër qendrat e votimit dhe numërimit.

Megjithatë, nuk është vetëm penalizimi i vendit problemi që sjell hapja e kutive. Teksa bisedoja një ditë me një mikun tim gjyqtar në Berat, ai u shpreh: “Kush është Sali Berisha që të hedhë poshtë një vendim gjykate?” Sepse, zoti Kryeministër, Ju me hapjen e kutive veç traditës së keqe që krijoni, veç penalizimit që na bëni në procesin integrues, nëpërkëmbni keqas dhe zhvlerësoni sistemin tonë gjyqësor. Ju i pari, por edhe të tjerë pas Jush, do të jepnit shembullin më të keq në zhvlerësimin e tij dhe në punën e gjyqësorit, i cili në përbërje të tij ka jo pak njerëz të devotshëm për drejtësinë në këtë vend. Dhe sa më shumë u referohem fjalëve të atij gjyqtarit, aq më shumë më krijohet bindja se vërtet Ju jeni në krye të administratës së këtij vendi, por nuk mund të nëpërkëmbni ligjet e tij. Ju jeni i detyruar që ti zbatoni ato po aq sa të gjithë ne. Në këtë vend ka aq shumë probleme gjyqësore, të cilat janë çështje që i zgjidh vetëm drejtësia. Çështja e Edi Ramës në këndvështrimin e një juristi nuk është më madhore se çështja e një individi që i është dhënë një vendim për çështje prone apo qoftë dhe për zgjidhje martese. Palët humbëse asnjëherë skanë qenë dhe sdo të jenë dakord me vendimet e marra, atëherë çduhet të bëjmë? Të ngremë komisione hetimore, apo të kërkojmë anulimin e vendimeve që sna pëlqejnë? Çështja e Edi Ramës (them e Edi Ramës sepse kjo nuk është çështje e PS-së, demokracisë apo e cenimit të saj ), pavarësisht zhurmës mediatike dhe politike, është thuajse e njëllojtë, se dhe për të ka dhënë vendim gjykata. Ndryshimi është se këtij i është dhënë mundësia e megafonit, ndërsa qytetari i thjeshtë se ka këtë mundësi.

Duhet Tju kujtoj, zoti Kryeministër, se tashmë jemi vend anëtar i NATO-s, ndaj duhet të merrni vendime që e justifikojnë vendin që kemi zënë në proceset integruese. Jemi vend që aspiron integrimin në BE, ndaj duhet tu jepni fund një herë e mirë dyshimeve që ngrenë individë të caktuar për mënyrën e funksionimit të shtetit në këtë vend. Me të drejtën për të protestuar nuk duhet të abuzohet, ashtu siç po bëhet kohët e fundit. Në rast se opozita kërkon të qëndrojë jashtë Parlamentit, le të qëndrojë, është problem i saj, çështja Juaj për tu zgjidhur është një dhe vetëm një: zbatimi i ligjit. E thashë që në krye se këtë reagim publikisht duhet ta kishte bërë Presidenti i Republikës, që është dhe garanti i Kushtetutës së vendit, por reagimi i tij ka qenë shumë anemik në lidhje me këtë çështje. Duhet të ishte ai i pari që, në respekt të zbatimit të ligjit dhe të Kushtetutës, të kërkonte djegien e kutive të 28 qershorit, por spo e bën. Në këto kohë ka preferuar më shumë të rrijë aktor sesa të bëhet arbitër për to. Por kjo është punë e tij.

Zoti Kryeministër,

Pa dashur të zgjatem më shumë, kam mendimin se si unë mendojnë të gjithë ata qytetarë që e shikojnë gjithë këtë maskaradë, por që presin një reagim nga Ju. Një reagim të fortë dhe të vendosur, një mesazh se tash e tutje askush, as Edi Rama, as “politika e re” dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të vërë në dyshim aftësitë e këtij kombi për të vendosur shtetin ligjor. E vërteta në këtë vend sështë monopol i askujt, por ama zbatimi i ligjit është monopol i sistemit demokratik, që bazohet në shtetin e së drejtës. Institucioni Juaj është ndër kryesorët për mbarëvajtjen e demokracisë, atëherë bëjeni të funksionojë, dhe kjo nis me mbylljen e kapitullit të zgjedhjeve.

60 Komente

Mah... te lexoje Sala gjith kete artikull??? Get e llajf badi...

  Sa te puqet qielli me token "demokracine"(pushtetin) komunisti,nuk e leshon gjalle,dekum n`tok,ose pa uba gjaku n`gju,si ne 1997!

 

 

Qënka e vërtetë që këtyre ka filluar tu hyjë frika... Më tregonte sot një shok thashethemin e ditës në ministrinë ku punon ai, që ministri i tij paska filluar ta mbaj pasaportën gjithë kohës me vete, për cdo rast... Për të qënë të saktë, duhet thënë që ministri i tij është një nga ministrat më të përfolur të kabinetit B2, në mos më i përfoluri.

Zoti Armand Maho,

Nuk jua lexova te gjithe shkrimin pasi qe ne paragrafin e pare te tij, megjithese kerkoni te tregoheni ligjor ne perbetim, beni nje gabim teknik te pafaleshem. Ja te ja u shpjegoje une nese me te vertete nuk e dini.

Me regullat e reja te kodit zgjedhor, ku nese 2 nga 5 anetaret e komisionit qendror te zgjedhjeve do te kerkonin rinumurim te kutive te vecanta, kjo duhej bere pa asnje medyshje. Pra kodi e kishte percaktuar qarte qe cdo kontestim i mundshem nese do te gjente edhe miratimin e te pakten 2 prej 5 anetareve do te zgjidhte pretendimet e mundeshme te forcave politike persa i perket ankimimeve te cilesise se numurimit te votave. Kuptohet qe ne keto rrethana, cdo kontestim i mundshem do te sqarohej ne menyren me te sakte te mundeshme. Keshtu qe edhe kutite e votimit sebashku me votat brenda nuk kishin pse te duheshin me per nje kohe me te gjate se 2 muaj. Ju kapni vtem njeren ane te ligjit, vetem ate qe ju intereson juve. Ndersa ate ligjin tjeter te kodit zgjedhor qe i jepte te drejten legjitime nje force politike per te rikontrolluar/rinumuruar kuti te vecanta, ju nuk keni qejf ta permendi. Pra nuk jeni demokrat ne llogjiken tuaj, por teresisht i njeanshem, keshtu qe nuk mund te marr mundimin per te te lexuar pjesen e mbetur te shkrimit tuaj.   

I ka hy frika the? Nuk diskutohet,duket shume e qarte,ne replikat si kryeministri,dhe ministrat perkates,kryesisht ata qe jane te perfolur,si psh Basha,Oldashi,Pone etj,si dhe vete BERISHA me TOPALLIN,ata kane filluar te kercenojne me pushtetin qe zotrojne sot per sot,duke thene se do te reagojne ashper kunder te gjithe atyre qe do te thyejne ligjin.

Bile kane bere akuza konkrete.Qeveria B2,i ngjan cuditerisht Qeverise se Ramiz Alise,ne kohen kur hidheshin ne er bustet e Stalinit ose ato te Enverit,dhe qeveria nxirte ligje per mbrojten e tyre me ligj!

Jane te trembur nga hordhiqet qe kane bere,dhe mundohen te mbulojne veten,me historine e 8 Dhjetorit dhe renien e kominizmit!

Mendojne te luajne fort,per jete a vdekje,me kartat e luftes kunder komunizmit.

Sot,Topalli ne nje interviste me Babaramon,tha:

A shikoni kush jane ne krye: Edi Rama, djal i Kristaqit,Iliri,,djali i Xhelil Gjonit,Iliri,djali i Beqir Beqjes,filani, fistelku, te gjithe djem te ishkoministave,ata duan te marin pushtetin..!

A e shikoni cer kartash po luajne,karten e "biografise se keqe"!

E verteta eshte se 100 mije vete nuk mund te jene me kete biografi te keqe!

 

...Sot,Topalli ne nje interviste me Babaramon,tha:

A shikoni kush jane ne krye: Edi Rama, djal i Kristaqit,Iliri,,djali i Xhelil Gjonit,Iliri,djali i Beqir Beqjes,filani, fistelku, te gjithe djem te ishkoministave,ata duan te marin pushtetin..!...

 

 

Perse nuk eshte e vertete kjo???

Ilir Beqja eshte i biri i Hamit Beqes, sociologut dhe psikologut te famshem shqiptar.

Gjithe populli shqiptar e kishte nje rrenje komuniste, edhe po te doje te vije ne pushtet i biri ose e bija e Sali Berishes edhe atyre do u thone femije komunisti. Po ashtu edhe me kalamajte e Fahri Balliut, Blerim Celes, Genc Rulit, Shaban Memise.

Edhe Azem Hajdari bir komunisti ka qene. More vesh?

Dale nje sekonde, mos i pergjitheso gjithe popullin Shqiptar, se e para e punes gjithe populli Shqiptar nuk eshte vetem ai i RSH-se, dhe e dyta e punes edhe brenda RSH-se gjate komunizmit kishte nje segment goxha te gjere te popullates qe cilesoheshin si armiq te perbetuar te partise dhe si te tille nuk mund te kishin asnje lidhje me komunizmin.

 kape nje here edhe ti i pakapshem...ke ndonje politikan te denuar nga diktatura ne dy partite e medha...puna e komisarit(demokracise) ishte loja: keto dy forca moren pushtetin, nuk hapen dosjet, vodhen token e sekuestruar nga baballaret e mesuesit e tyre mbas luftes, prodhojne skandale mbas skandalesh, bejne ligjin sot ne cdo fushe te jetes...shkurt tallin bythen me popullin...

Jozefina ish bashkpuntorja e sigurimit te shtetit kshu? Po pse se shan Gramozin kjo apo ka frike se i flet me pseudonim?  smiley

Dal se do dale edhe dosja e atij deshmitari te rreme ne gjyqet e komunizmit, qe e ka denuar tjetrin 25 vjet burg...  smiley

 

BE: Dënojmë deklarimet për marrje të pushtetit me dhunë

 

Bashkimi Europian dënoi dje deklaratat e përfaqësuesve të opozitës në Shqipëri për marrje të pushtetit me dhunë, duke shprehur se këto qëndrime nuk mund të gjejnë asnjë lloj mbështetje në Bruksel. I pyetur dje në Bruksel lidhur me deklaratat e kryetarit të kryetarit të PS-së për përdorimin e forcës në largimin e një qeverisje të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, përfaqësuesi i BE-së në delegacionin për Shqipërinë në Bruksel, Joze Portillo tha se, "BE dënon deklaratat për marrje të pushtetit me forcë" dhe përsëriti kërkesën drejtuar opozitës për të hyrë në Parlament. Ne inkurajojmë partitë politike që dialogu politik të bëhet në Parlament", tha zyrtari i lartë i BE-së.

Kush ka deklaruar marrje pushteti me dhune? Ma jep pak linkun zyrtar ku e kane denuar BE-ja ate lloj akti???

Ti te shqeteson me shume fakti qe disa kane deklaruar se do marrin pushtetin me dhune (pyetja e pare), apo mundesia se BE mund te kete dale me nje deklarate kundra kesaj (pyetja e dyte).

e para. nese rama me berishen kujdesen aq shume per popullin, le te dalin e t'i zgjidhin keto gjera ne ring, ose ta bejne si sherifat, me 10 hapa, pisqolle ne brez, dhe koken henkshin. nese populli do te marre dhe ai armet e veta, mu ne hale te s'emes vafte dhe ai.

Bravo Mandi!

Gazeta Metropol sapo ka marre nje reklame 70 mije eurosh nga M e Ekonomise, pra, shkrimi kuptohet mjaft mire qe eshte nje furce qe ta shpif deri ne krupe.

E dyta, Armand Maho deri nje vit me pare, ishte gazetar i Mero Bazes, u hoq nga ky i fundit per arsye se ishte pa vlere si gazetar.

Dhe ju peshkaqene merreni me kete pseudo shkrim???!!!

E dyta, Armand Maho deri nje vit me pare, ishte gazetar i Mero Bazes, u hoq nga ky i fundit per arsye se ishte pa vlere si gazetar.

Se c'ka dicka qe s'shkon llogjikisht ne kete fjali, po s'e gjej dot. :think:

Mero ti je mo? Se s'kam lexuar ndonje tjeter te flase pozitivisht per ty, prandaj them do jesh ti. smiley

Eshte po aq e vertete qe ata jane bijt e tyre , te "ish" -ve  sa c'eshte e verte qe ne krye dhe nen te Berisha mba si mbeshtetes spiune te komunizmit si psh disenjatore Apo jo solidarnost ? Kishe ndonje kundershtim?

 Ky armandi qe njeh e ndjek Ligjet besoj duhet te jete aq i papanshem sa qe te thote ndonje fjale per kete qeveri me ministra te Paligjshem .Do jete i specializuar vetem per hapje kutish ose sipas Tellallit  "hapje dosjesh" se nuk ka mundesi te mos ta  lexonim ne ndonje LETER te Hapur derguar Presidentit (garantit te Ligjeve smiley ) si psh ..

I nderuar President. Mos e Ligjero Qeverine me ministra qe kane Padi Penale...etj etj Letra te Hapura .

Letra Juaj i nderuar Armand mba ere nje kilometer larg. Ajo indirekt porosit k/ministrin " bje ".smiley si driuket nga pervoja qe ka fituar nen kujdestarine e kohes se Diktatures.

 Si fleterrufe me duket ky shkrim.. Bllahhh.. Rrofte shoku Sali...Bllahhh.

Si s'dergon me njeri letra te mbyllura xhanem, te gjithe lakuriq i dergojne. Jetojme ne kohe te shkalafitura, do thoshte Tushja. smiley

akoma me antikamunizem xhozi dhe sala!!! u be si ai muhabeti i kollares... kur ske cte thuash i bertet tjetrit ku e ke kollaren.....

letren e hapur te ketij metropolistit se lexova dot me shume se nje paragraf. mu duk 'lesh me qime'.

xhorxh, per ta kompletuar si ne kohet e vjetra "lesh me qime, kadaif"... smiley

e njejta gje me ndodhi dhe mua xhorxh

Kurse une ja kam gjet ndryshe,perpara lexoj komentet pastaj vendos te lexoj apo te mos e lexoj artikullin,kete psh vendosa te lexoj dhe eshte tamam keshtu sic thote Mandi.

Kjo qe thote Armandi eshte lutje drejtuar komitetit te patrise dhe Salise.....

Ju lutem na shpetoni nga fundosja se nese hapen ato kuti jemi te gjithe ne nje pamporr.... smiley dhe sic e dini zoti kryetar kapitenit te pamporrit i ka hije qe te veteflijohet me gjithe pamporr.....

Ej c´na ka gjet!

45 vjet per te ndertuar "njeriun e ri" dhe kur ky "njeriu i ri" nuk na pelqeu, sepse ishte paksa servil, dembel, hileqar dhe spiun, e shkaterruam ate dhe ne 20 vjet ndertuam, e dini cfare?: "njeriun e ri reloaded". Te shohim tani sa do e kete ymrin ky dhe se sa vjet do te na duhet per ta shkaterruar ate. Sipas gjasave mepas do te ndertojme "njeriun e ri revolution".

Por sido qe te mbetet, perseri "njeriu i ri" na mbeti ne dere.

 

po c'ne, nuk ka kuti postare kryeminsitri keshtu?

Po pse, kujton se po i shkruan kryeministrit ky? Ky do t'i tregoje miletit qe eshte i zgjuar. Kaq.

Jo, nuk do ta tregoje veten te zgjuar, sepse zgjuarsia tregohet ne menyra te tjera.

Lexo: te digjen kutite!

Kjo "letra e hapur" te kujton ato letrat e hapura ne kohen e komunisteve, te cilat "shkruheshin" nga "kooperativistet e thjeshte" drejtuar Partise per te bere kolektivizimin dhe tufezimin.

Gjithcka sipas motos se vjeter "me propozim nga poshte dhe me urdher nga lart" ne menyre qe "c´do populli ben Partia dhe c´thote Partia ben populli"

Tani nuk ka ngelur gje tjeter dhe o burra te rrembejme cfurqet dhe pishtaret dhe te turremi me vrap te djegim kutite!

Ama çe vrisni mendjen... Ky tipi ka qënë me Meron, dhe ka gjet këtë mënyrë për t'i kërkuar Berishës falje.

 

Është mediokritet të kërkosh zgjedhje të standardeve daneze apo suedeze.

Qysh ee?  smiley

Si "mediokritet" ?

Ne cfare kuptimi? smiley

 

Kur lexo kshu gjonash e kupton se pse shkelqejne Muc Civitatorium Skraparensis, Blend Numurim Fevziu dhe Tos Omni Arbanensis Odium Lubonja! smiley

Jo, meqe po folim me llafe qe s'ja dime kuptimin, tha...! smiley 

Hahahaha, vertet drini, qe keta peshqit ketu jane tamam peshq. Shkrimi po sqe kunder qeverise, eshte i paguar, une jam i shit, dhe mero me ka heq si langaraq. E para mua sme hoqi mero po ika vete, e dyta per te dhene nje pergjigje all sa kane shkrujte ketu, nuk eshte e thene qe te jene te gjithe perkrahes te prostestave, dhe ate qe kam shkrujt e kam shkrujte me bindje.  Dhe prap kam bindje qe ceshtja edi rames juridikisht, nuk ehste me rendesishme se fjala ceshtja ne gjykate per zgjidhje martese apo pronash. I ka dhene nje vendim gjykata dhe ai seshte dakort. Po sipas jush, se dilka ai me ca qyqare ne proteste njerzit duhet te jene dakort te gjithe. Bo car komunistash keta. Ore shkelje ligji nuk eshte mos hapen kutite, se kete e ka kopsit ne ligj Edi Rama, shkelje eshte qe kane kaluar dy muaj, dhe vazhdon te harxhohen taksa duke i ruajtur me roje me arme. te digjen sa ti dale tymi, qe zorzopet politike te mesohen se rregullat e lojes vendosen ne fillim dhe nuk ndryshojne as ne mes dhe as ne fund te rruges. PO na tregokeni shitjen ju, kur shkruaja kunder berishes isha burre i mire, tashi qekam burre i keq. Sa mire ju ka mesu komunizmi mer cuna

Ore Mandi, se nuk po merret vesh kollaj, te gjithe i bertasim njeri-tjetrit: " ik more komunist". Ka ardhur koha ta ngushtojme pak rrethin ku futen komunistat dhe te perkufizojme pak me qarte se kush jane komunistat.

Te shkruash kundra apo pro Berishes nuk te ben "burre te keq" (megjithese edhe ketu ia vlen paksa te perkufizojme cfare do te thote "burre", pastaj per te kaluar ne "i mire" apo "i keq&quotsmiley

Ti, or djale i mire, nuk i ke shkrujt leter Berishes, sepse sic e thane edhe disa me lart, po te te kishte ndjere ne zemer per t´ju drejtuar Berishes, e kishe mbyllur letren ne nje zarf dhe ia kishe derguar atij. Ti i ke shkruar flete-rrufe popullit.

Po te pyes edhe une se perse nuk e beson ti, qe ne nuk meritojme zgjedhje te standartit danez apo suedez? Nuk e dija qe aspiratat per demokraci te ishin mediokritet.

Perse i ben Berishes gjithe ate "kritike" per zbatimin e ligjit dhe respektimin e institucioneve, e nderkohe i kerkon atij, qe te djege kutite e votimit. A eshte kjo ne kompetencen e Kryeministrit?

mandi.

Kur do vije ajo dite qe ne Shqiptaret duhet te kuptojme se ne jete nuk ka gjera qe vetem pelqehen, po ka qe edhe pranohen.

Eshte normale per çdo vend demokratik, se njeri krah politik nuk pelqen krahun tjeter, por e pranon.

Shqiptaret vazhdojne me "vesin" e vjeter, kush mendon si NE eshte i mire, kush mendon ndryshe eshte i keq.

Ka nje arsye te forte tek  kjo sjellje e Ps drejtuar nga Edvini me " djemt e te medhjeve para '90", arsyeja mund te jete edhe mungesa e asaj qe po zhvillohet sot ne Kamboxhia, ku funksionaret e Pol Potit jane ne gjyqe per krime kunder njeriut.Ne Shqiperi kjo nuk ka ndodhur, shume mire, nuk eshte se "vuajtja" e xhelatit e denimi i tij te heq dhimbjet e se kaluares, por duhet shikuar me nje sy tjeter, jo se keta duke i marre me te mire , behen te keqij.

Arabet thojne se " i miri merre po te merret  me te mire behet me i mire , te keqin po e more me te mire behet me i keq".

Spartakun mos e luaj , eshte bere legjende , nje gazete Vietnameze e ka quajtur " komunist i djathte", i vetmi ne bote.

O cun, a e ke zahmet me na thone se ca dojshe me thone me kete fjaline qe po e citoj poshte?

Është mediokritet të kërkosh zgjedhje të standardeve daneze apo suedeze.

Ta them une mer mrroklle. Cdo vend ndjek nje baze ligjire, dhe disa rregulla te caktuara te hartuara ne baze te mentalitetit te atij populli. Karakteri i shqiptarit, ashtu si ai i bullgarit, grekut apo maqedonasit imponon rregulla te tjera loja. Danezet dhe suedezet,  apo qofte dhe hollandezet e belget shquehen per ftohetesine dhe rregullin qe i karakterizon ne sjelljen e tyre, dhe natyrisht as mund ta mendojne qe mund te debatojne ndonjehere kaq fort per pollitike sic bejme ne ketu. Ne kete  kendveshtrim, eshte e pamundur qe ti me karakterin mesdhetar qe ke te zhvillosh zgjedhje po aq te qeta sa ne keto vende. Ne mund te zhvillojme zgjedhje me standartin Maqedonas, Grek apo ndonje vendi tjeter ballkanas, por deri ketu dhe zgjedhjet e kaluara ne keto standarte ishin, dhe jane standarte qe vendet evropiane ketyre vendeve ja kane njohur. Nuk mund te kerkosh ti tashi me njerez ne krye qofte si Rama apo dhe Berisha, te zhvillojne zgjedhje si ne danimarke. E rendesishme ehste ajo qe thone nderkombetaretg, pati probleme por jo te ndikonin ne rezultat. Sa per ate qe skupton ti, se cfare do te thote, te zhvillosh zgjedhje  te atyre standarteve, me pare shiko nje here diskutimet ne peshk sa me mllef shkruajne dhe bej nje llogari te thjeshte te zinxhirit qe shkon  deri tek militanti me i thjeshte

Lum si ti qe ia di takatin vetes tende. Me ne fund e ke kuptuar qe ke lindur dele dhe nuk mund te te kerkojme te behesh njeri. Je i dobishem vetem per lesh.

 Cfare te ruaje ..se ne shqip eshte me shume kuptime smiley Ja lexoJe pak me poshte sqarimin per votimet

......me pare shiko nje here diskutimet ne peshk sa me mllef shkruajne dhe bej nje llogari te thjeshte te zinxhirit qe shkon  deri tek militanti me i thjeshte...

dmth jane zgjedhes Ballkanike . E cfare kerkon me , qe na sqaron per DANEZET smiley

Dhe po qe per Demokraci ndoshta duhet me kuptue se e vetmja arme efikase  e atyre qe nuk jane ne PUSHTET ose te  lidhur me PUSHTETIN  eshte KRITIKA .....jo Lajka sado e sofistikuar dhe e gazetuar ne favor te PUSHTETMBAJTESIT . Kjo quhet SERVILIZEM por kur merr edhe nota ne kerkim te Ligjeve Represive ne sherbim te PUSHTETIT quhet edhe i PESHTIRE ! 

 

 Artikull-shkruajtesi, siç e permendi dhe nje komentator (Prisonbreak, ne mos gaboj) e ka kap çeshtjen ne fjale vetem nga nje ane, mirpo ligji (ne mos gaboj) e thote se kur nje antar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk firmos, duhet te rikontrrollohen kutite ne X zone kur permendet shkelja. Ne pikat e tjera, bashkohem me artikull-shkruesin kur thote se; Rama nuk eshte me i rendesishem se Ligji, e se eshte pune e tij zgjedhja qe ka bere. 

Siç e kuptoj une , ligji per zgjedhjet eshte bere/ndertuar gabim, pavarsisht se nuk jam ekspert ligjesh dhe se kete ligjin qe kopsiti Berisha me Ramen, nuk e kam lexuar te gjithe dhe nuk i kam kushtuar dhe aq vemendje te plote. 

Ndoshta ndonje ekspert ligjor i paanshem, mund te na i shpjegoje me mire difektet e ketij ligji per zgjedhjet, gje qe mund te realizohet nga administratoret e Peshkut aty. 

Athere pse dreqin e vjedh kushtetucin e rregullat e tjera te lojes prej Spanjes?

Karakteri i shqiptarit, ashtu si ai i bullgarit, grekut apo maqedonasit imponon rregulla te tjera loja. 

Sepse ashtu ju leverdisi ne ate moment.  Qellimi ishte ti zhduknin partite e vogla komplet (per Ramen zhdukja e LSI-se ishte paresore), gje qe e arriten por jo teresisht.  Nga 13 parti ne parlament shkove ne 6, dhe ato te voglat qe arriten te perfaqesoheshin e bene kete gje vetem me nga 1-2 deputete.  Llogarite ama nuk dolen ashtu sic i bene, kur LSI mori 4 dhe u be faktor kryesor ne formimin e qeverise.   E keshtu me rradhe mund te shpjegohet gjithe zullumhaja qe po ben Edvin Firauni...

Ligji merret si i tere Pjer dhe Prison. Pra kerkesa per hapje kutish duhet te jete e justifikuar ne rast se:

Skane firmosur komisioneret

Ne proces kuti dyshohet se jane me shume flete votimi se sa zgjedhes

Gjate proc esit jane shenuar shkelje te renda qe kane cenuar rezultatin e votimit etj

Pra kerkesa duhet te jete e justifikuar, por asgje nga keto nuk ndodhi. Komisioneret e PS kane firmosur te gjithe ne bllok dhe gajte dites  skane lajmeruar parregullsi, madje aq mire ka shkuar sa Rama e pershendeti procesin. Prandaj loja qe ai ben nuk eshte e ndershme.  ne rast se do vereheshin keto lloj mangesish atehere do ishte gjykata ajo qe do vendoste hapjen ose jo te kutive. Pra ligjin merre si te tere, se edhe kerkesa e dy antareve duhet te jete e argumentuarqe te hapen kutiote.  Car e dini ju hapjen e kutive

Në bazë të Kodit Zgjedhor, nëse rinumërimi i votave kërkohet nga dy ose më shumë anëtarë të KQZ-së atëherë ai kryhet menjëherë. Por KQZ-ja e kaloi në votim këtë kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së dhe me shumicë votash ajo u hodh poshtë, ndonëse gërmat e Kodit Zgjedhor parashikojnë në mënyrë të prerë rinumërimin. Këtë vendim të KQZ-së, Partia Socialiste e ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, por sërish ky i fundit la në fuqi vendimin e KQZ-së, ndonëse kontrasti mes rregullave që imponon Kodi Zgjedhor dhe vendimit të KQZ-së ishte i qartë për të gjithë.
 

Kjo drejtesia Berishiane "Kolegji zgjedhor" cfare sqarimi dha qe refuzoi ri-numerimin e votave?

 

Mos u muno t'i mushesh mendjen!

Se e dine shume mire keto qe e kane shkel ligjin! E kane shkel si derri! Tani bojne lojna me llafe juridikche, te msume nga televizori!

Argumenti do shkoje, me domosdo ke Sarkozia qe i uroi fitoren Saliut dhe i tha "hani mut" komunistave! smiley

 

P.S.

Ca u bo me ate hajdutin qe i kishte hy ne shtepi asaj gjykateses se Kolegjit Zgjedhor nga Korca, dhe qe pastaj dha doreheqjen pikerishte per kete arsye?

Me i llaf, qe ishte shume e shqetesueme se i kishin vjedh shtepine!, dhe ngaqe ishte e shqetesume, dha doreheqjen nga Kolegji Zgjedhor, muni ate diten qe do vendoseshin ca gjona te rendesishme! smiley

 

 

 

O Liqen.

Mbikqyres te numurimit te votave kane qene kandidatet per deputete te PS qe kane ndjekur numurimin gjate gjithe kohes.

Ne Shkoder - Ilir Beqja ,ne Fier - Gramoz Ruci, ne Berat Erjon Brace.

Si ka mundesi qe keta nuk urdheruan asnje nga 20 mije komisioneret e PS (qe i kishin caktuar vete dhe mund ti ndrronin ne cdo kohe edhe per dyshimin me te vogel) qe te benin verejtje ne proces-verbale,por i lane te firmosnin pa as me te voglen verejtje.

Tani po keta ,bertasin qe votat jane vjedhur apo jane shitur dhe duhen hapur kutite.

Perderisa kane qene prezent ne keto numurime dhe nuk kane bere verejtje atehere te shiturit me te medhenj qe ka PS nuk jane komisioneret e vegjel te cileve po mundohen tja hedhin fajin,por kupola e tyre.

Une them te hapen kutite edhe nese del qe procesverbalet jane te fallisifikuara te fusim ne burg ( ose tu shkulim dhembet sic tha baca) edhe komisioneret e PS si edhe Bracen vete. Ti pse je kundra kesaj?

Megjithese une doja vetem tu tregoja ligjin meqe e permendi autori i shkrimit. Ky debat ka mbaruar, nuk do te kete me amnisti si me 97!

 

Sepse Idris dhe synimet e Rames jane te peshtira. Ti me ke ndjekur besoj e di shume qe une sta pertoj ne rast se sdo e kisha kete bindje

Shiko z.Mandi

Flm qe me lexon ndonje rresht per bindjet dhe me kupton se nuk kam asgje personalisht me asnjerin. Pra flm.

Duhet sqaruar njehere e pergjithmone e gjithe tymnaja Mediatike me shitje -blerje. Ne nuk ecim ne rruge te pashkelura asnjehere. Ne thjesht na u hap HORIZONTi se cfare pasqyron nje shtyp ne Demokraci . K R I T I K E N . Ata qe i mbajne anen Pushtetit qofte edhe kur ka super te drejte quhen sahanlepires te pushtetit .Vetvetiu edhe per ceshtje te ekonomise se tregut shtypi eshte i "opozites".Argumente te tjera ???? Sa te duash por ne thelb jane te sahanelepiresve te 55 ose pacavures RD .Jio shtypi e gazetaret  te pakten ato me ne ze ne Memedhembje , dmth qe perbejne Lajm dhe Analiz !

Ketu hyn edhe ceshtja Rama . Ai nuk eshte ne Pushtet. Sulm dhe vetem Sulm ne punet e e Bashkise dhe trajtimin qe i ben Tiranes , po kurre ne ballafaqim me Pushtetin. Dhe aktualisht per problemin ne fjale duhet kuptuar Mire dhe Sh. Mire . Raste te tilla ne Demokraci si "hapja e kutive" "Gerdeci ", " Baze" si me te fresketat jane palca e gjese qe kane hapsire goditjeje e edukimi shumeplanesh ....perfshi dhe ate qe theksoni JU ...djegjen e kutive !Por radha e gjerave ka tjeter renditje.

Sejcili rast ka me tonelata JUSTIFIKIME e Referime ne Norma , Moral e Ligje gje qe kushdo e shikon me qarte me nderhyrjet e institucioneve nderkombetare "te regjura " ne keto pune . Psh ajo qe RD-ja e quante shterpe kur Pollo u prish me Bishen ...ajo pra D.pakashume .

 Por ajo qe e shtyn perpara shoqerine jane gjetja e pikave te dobeta qe cenojne Demokracine dhe jo Justifikimet Ligjore te B I S H E S nje k/injorant i pashembellt ne punet e SHTETIT dhe te Shoqerise . Dhe kete mendim qe u mundova ta shpreh ne kembim llafi me Ju them se do ta lexosh me qetesi

Sic e lexove per te e vecova ne "punet e partise" ku ka anetare te cquar si Memia e Palo..ja

Sepse ashtu ju leverdisi ne ate moment.

Atehere i bje qe ton Shqiptaret e Shqypnis JON KOQE KANARI qe ju ndryshojne rregllat e lojes e nuk bzan askush. Fundja le te pirdhet ai shtet(ne qofte i tille)

Une i uroj Birishit t'qis n'mejdan 2fish 'derbende' sa kishte Rama 'raja'. Masanej kur derbendi t'thote ne AtMejdan: "te m'hani mutin ju raja..Shpine e pronat ja u kom mor e ju s'boni dot gjo" rajaja eshte e jusitifikume me i vu zjarrin komplet Bathores, Kryeministrise, Parlamentit (ishalla i zen te gjithe mren)..

Uroj qe Trupat Mrojtese te Kosovs te zbrahen ne Skinerbeg Square e t'ja hyjn m'dru jenicerve, rajave, derbendeve, delinjve, akincijve, spahinjve.

Mka shku goja mrabc duke ju thon: DOREZONI CELSAT N'PRAJSHTAJN ene mylleni muthabetin.

Shqiptaret e Shqypnis jane te ndare ne disa kategori.  Kemi ata qe kane dale jashte fushes e shikojne vetem te mbijetojne (pjesa me e madhe do thoshja), kemi ata qe jane me njeren ose tjetren pale se perfitojne punesim te drejte per drejte ne administrate qendrore ose lokale, kemi ata qe kane fuqi te konsiderueshme mediatike dhe ekonomike dhe mbeshtesin njeren ose tjetren pale per interesa te ngushta personale (shpesh here nderrojne skuadra), kemi militantet e indoktrinuar qe derdhin gjak partine e tyre, kemi varfanjaket injorante qe ne kohe votimi e shesin voten per nje thas me miell, e keshtu me rradhe mund te kesh dhe ca nendarje te tjera ose ca nendarje me pak.  Mbi gjithe kete percarje te madhe sundojne komunistet e transformuar ne euro-integrueso-socialiste.

Se ç’e shempnë derbederët,
 

Ky eshte nje varg i shkeputur prej F.S. Noli "Anes Lumenjve". Sot po e kuptoj per here te pare per c'llafoste ay.

Derbeder=derbend= Kategori poplli n' Osmanlliksmileyykembesor tribal qe i ben presion pushtetit qendror dhe duhet paguar qe te mos beje zullum.

Ti liqen te mbush dhe mendjen. Po prandaj KQZ dhe me pas Kolegji e ka shpall te pabazuar ne ligj pikerisht per arsyet qe thashe me lart. U numeruan kutite e beratit dhe te fierit me duket, po aty kishte pas kundershtikme nga palet dhe sic ishin hapur ishin mbyllur, per shkak te kontestikmeve. Sic u numerua dhe Lezha.

ate se di une.. gjykatsja nuk dha arsye, shihe videon.

O Mandi, nese je ti artikullshkruesi!

Ti lexova disa nga komentet. Sinqerisht nese di te besh ndonje gje tjeter, e kam fjalen per zanat, filloje sa nuk eshte vone, se per gazetar qenke nul fare. Nese nuk di si te lexosh dhe te interpretoshn nje ligj, e kam fjalen per kodin zgjedhor, atehere nuk je per kete pune or shok. Ah nese te paguajne per te qene i tille vazhdo, por ska per te te lexuar njeri.

Mendimi jot mer plak, fakti qe i paske lexu........

Ja po mundohem edhe une te them ca gjona per artikullin dhe per komentet me poshte. Po i them me pika se sdu me u zgjat, se jom n'orar te punes:

- Nuk ka asnje arsye qe te mos synohen standartet zgjedhore te Skandinavise,  USA apo kujdo vendi qofte. Idea qe "he mo se ne Shqiperi jemi"  apo "he mo se dava Ballkani" jane komplet gabim. Fatkeqesi e madhe qe kete mentalitet e kane jo vetem populli i thjeshte, por edhe politikane dhe sic duket edhe nga artikulli edhe gazetare.

- Eshte fakt qe komisioner te PS jane shitur. Fletet e votimit nuk mund te verifikohen nga regjistrimet filmike, sepse vendi ku vihej kryqi mbulohej me gisht gjate filmimit ose fleta hiqej shpejt e shpejt nga skaneri. Doktori i di mire keto gjera ndaj dhe kerkon te fshihet mbrapa ligjit.

- Kerkesa per hapjen e kutive u krye nga dy komisionere te PS dhe eshte e bazuar ne ligj. Shperfillja e kesaj kerkese ishte (dhe eshte) antiligjore.

Te gjitha ca thashe me siper dihen apo jane lehtesisht te verifikueshme nga cdokush. Per me teper, keto duhet te jene (ishin) te qarta per nje gazetar. Por cfare ndodh disa komente me poshte? "Gazetari" habitet me komentet e ndoshta ca kolegeve te tij si edhe me nivelin ne te cilen paska rene gazetaria sot.

bjeri filmat ketu se t'i verifikoj une te gjitha falas!

Fatmiresisht, edhe kompjuteri, edhe dvd-pllejeri im kane qe te dy nje buton qe quhet "pause"; nuk e di per ca eshte, po figuren e ndal gjithmone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).