Legalizimet, emrat e 5161 fituesve që marrin tapinë e shtëpisë

TIRANË - Kamza tashmë mund të quhet e gjitha legjitime edhe pse në kaos urban dhe e ngritur mbi bazën e zaptimit te tokës. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për legalizimin e 5000 banesave të reja në qytezën e re krijuar pas '90 në periferi të Tiranës.

Duke folur për këtë vendim, kryeministri tha se "në këtë mënyrë përfundon legalizimi në një qytet të dytë të madh të krijuar gjatë këtyre viteve, siç është Bashkia e Kamzës".

Në këtë kuadër, Kryeministri ritheksoi se Agjencia e Legalizimeve ia ka dalë të mbledhë deri tani 9 milion euro të cilat po jua shpërndan ish pronarëve të trojeve të zëna nga ndërtimet ilegale dhe se ky proces po ecën në përputhje me ligjin.

Sipas tij, me këto 5000 leje, mbyllet procesi i legalizimit në Kamzë.

3 Komente

I eshte bere menja vetem Euro, Euro, lekun  as nuk e njef fare. Ky dhe familja e tij jane bere me kohe qytetar te EU-se. Tani kane marre detyren per te investuar ne Shqiperi si investitore me kapital te huaj, por me kusht qe te mos deklarojne burimet e kapitalit te krijuar.

Hallall cuna. Hallall cuna.

Menyra me e keqe per te treguar se cfar shteti jemi ne gjendje te ndertojme.

Ndonje dite do dali noj bathors me shenjen 'sheshi asht xanun' mu tek sheshi Skenderbej dhe pastaj edhe atij do ja legalizojne sheshin. Shtet bqir.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).