Lajmet skiÇ - Vajza nga Tirana kujtohet për ekzistencën e Mirditës

SHQIPTARËT PREFEROJNË NJË JETË MË TË MIRË
Siç tregon një sondazh i përfunduar ditët e fundit në disa rrethe të vendit, 73% e shqiptarëve preferojnë një jetë të mirë sesa një jetë të keqe. "Studimi ynë që zgjati për 3 vjet dhe anketoi mbi 93,000 vetë zbuloi se shqiptarëve u pëlqen jeta cilësore, ekonomia e mirë, suksesi në karrierë dhe shëndeti. Rezulatatet më interesante janë ato që na tregojnë se shqiptarëve nuk u pëlqen papunësia, mjerimi dhe mungesa e perspektivës dhe sëmundjet e ndyrshme. Studimi i shumëpritur, do tu vihet në dispozicion institucioneve shtetërore në mënyrë që tashmë që u vërtetua shkencërisht se çfarë kërkojnë shqiptarët, levat e shtetit të vihen në lëvizje. "Këto vite kemi punuar me hundë, tani që e dimë se çdo populli, do ta bëjmë medoemos." - thotë në kushte anonimiteti kështillari i kryeministrit Neritan Ceka.

PARTITË E VOGLA, KUNDËR IDESË SË MITINGJEVE MASIVE
DURRES— Ndërkohë që moda e fundit politike është bërë organizimi i mitingjeve masive, partitë e vogla janë angazhuar në mënyrë agresive në një fushatë për të vënë në dyshim rëndësinë e mitingjeve Të mëdha. "Organizimi i mitingjeve me shumë pjesëmarrës osht i derr budalliku. Ky osht nji rast ku as numrat as faktet nuk kanë asi lloj domethonie." - shprehet me një fytyrë që përpiqet të komunikojë zhvlerësim Kryetari i LZHK Dashamir Shehi., - "Unë isha vetëm për atë pjesën e darkes kur u ulshin çunat n'tavolinë." Në të njëjtën linjë ka qënë dhe reagimi i LSI-së, e cila i konsideron demode mitingjet ku mblidhen mijra vetë." Ne si LSi mitingjet tona i organizojme me nga 420 vetë. Kaq duhet të jetë mitingu, më shumë bëhet gjullurdi pastaj. Numrat nuk flasin. Le që nuk kemi kohë për mitingje se po punojmë." - përfundon zëdhënësi i LSI, Ralf Gjoni.

PËRSHËNDETJA I KUJTON VAJZËS NGA TIRANA EKSZISTENCËN E MIRDITËS
Duke medituar gjatë një pushimi për cigare, pasi një i njohur e përshëndeti "Mirdita", 32 vjeçara nga Tirana, Jererxhina Veshtullorja është kujtuar për ekzistencën e rrethit të Mirditës. "Po pyesja veten... Mirdita, mos është aty afër Dibrës dhe Matit? E kisha harruar fare që ekzistotnte. Nuk kam qënë asnjëherë por kemi kaluar rrugës për në Dhërmi. Vënd i bukur shumë Mirdita." - na tregon Jerexhina Veshtullorja. "Laçi në Mirditë i bie? Uaaaa!! Si kisha harruar unë që ekziston Mirdita?". Sipas nesh tek klubi i mëngjesit Jerexhina Veshtullorja në muajt në vazhdim do ta harrojë një herë e përgjithmonë ekzistencën e rrethit të Mirditës, dhe kurrë nuk do të ketë fatin të vizitojë Rubikun, Rrëshenin, Selitë Mirditën, Kaçinarin, Kthellën, Fanin dhe Oroshin.

ZJARR DJEG (The Onion)
Zjarr djeg, shumë djeg. Jo prek zjarr, se po zjarr prek, zjarr dorën djeg. Ujë vjen nga qiell, gurë vjen nga toka, po askush nuk di zjarr nga vjen! Njeriu bën zjarr, vetëm njeriu di sekretin e zjarr. Zjarr shumë i mirë për fisin, zjarr bën ushqim që ushqim mos të ket krimba. Zjarr ngroh njeriun por jo prek zjarr se zjarr të dhëmb. Njeri do zjarr, njeri bën lufta për zjarr.

7 Komente

jerexhina "veshtullorja" hahahahahah smiley

Po, e vertete. Ne Shqiperi jane pafund komedi te tilla.

por jo prek zjarr se zjarr të dhëmb

....jo prek zjarr se zjarr xix

Jerexhina i ngjaka Paris Hilton..... Chicken of the sea, is it really chicken??!! Sa budallaqe si kjo qarkullojne rrugeve, eshte gazmore dhe tronditese.

Jo se Parisi eshte me mire, por ate budallallekun e "Chicken of the Sea" e ka thene Jessica Simpson.

 " ....Njeri do zjarr, njeri bën lufta për zjarr... " 

 

Mos eshte fala ketu per Buall Mavrine dhe Palloshin. 

Eh sa pashe titullin thashe kushedi qa do ket kput ky per ne.E kemiket kompleks ne provincialet,me bukura esht se komleksohemi dhe nga injoranca e tipave si vajza veshtullore.

....dy studente nga tirana ishin emruar ne veri.Njeri ne Kukes e tjetri ne Rreshen.Ky qe ishte emruar ne Kukes poi qante hallin ketj te Rreshenit."mire une vlla qe me emruan ne Kukes po ti ne Rreshen si do ja besh aq larg". Meqe ishin ne te njejtin autobus,tek "ura e fanit",pas dy oresh udhtim,ky i Rreshenit zbret, ndersa ai i  kuksit merr vesh se kishte dhe nja gjashte ore, po te mira  udhtim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).