Lajmet Skiç: Ryshfet rekord në Prokurori

KRIMINELET TE KENAQUR ME KUSHTET E BURGUT
TIRANE - Të dënuarit që vuajnë ndëshkimin në burgjet shqiptare kanë bërë të mundur komunikimin publik të një deklarate të firmosur nga mbi 11,000 kriminelë, në të cilën shprehin falenderimin dhe mirënjohjen për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në këto institucione dy javët e fundit. "Ushqimi ka pësuar një rritje cilësore dramatike, - thotë për Klubin Rexhep Xhepi, i burgosur prej 1998  - "sallata me argjinare e spërkatur me kaviar është e preferuara ime. Ka pak kalori dhe shumë shije, Më ndihmon me linjat." Një tjetër i burgosur, Petrika Tahafyti, një burrë i dhënë pas lojrave me dorë, thotë se futja në burg e kanaleve televizive për të rritur ka qënë një ide gjeniale. Gani Zhaba i kalon shumicën e orëve në pishinën me ngrohje. "Ndonjëherë them me vete. Sa mirë që e vrava atë që vrava se ndryshe nuk do të isha këtu." - thotë ai para se të hidhet me palosje.

JAVA KULTURORE, E FRYMEZUAR NGA NJE TOP $#%^&
TIRANE - Drejtori i Institutit Shqiptar për Artin, Eskili Peci, shpall se do të organizojë gjatë muajve Dhjetor-Janar ekspozitën multimediale "Mmmmmmm". "Frymëzimi për këtë ekspozitë më ka ardhur nga një top $#%^& që e kam gjetur në një rrënxë tek rruga Muhamet Gjollesha një mëngjes. Sapo e pash ndjeva se kishte jashtëzakonisht shumë për të shprehur. Ishte i freskët, dhe i ngorhtë. ishte një gjetje! Pasi ua prezantova topin e $#%^& kolegëve të bordit të arteve në Institut, u bë e qartë se duhej të organizojmë këtë ekspozitë multimediale. Në fakt ky nuk do të jetë aktiviteti i vetëm, do të kemi edhe një shfaqje në Teatrin Kombëtar me subjektin e topit, një paradë dhe disa koncerte." Java kulturore "Mmmmmmm" çelet në kryeqytet më 13 Dhejtor 2009.

KAFSHET VIJNE NE QYTET
TIRANË - Mijra kafshë nga pyjet tashmë të shkretuar përfundimisht në zonat malore të vendit janë përpjekur në ditët e kaluara të përshtaten me jetën në kryeqytet. Katër arinj provuan të enjten të hyjnë në restorantin "Guva e ariut", dy prej të cilëve arritën të gjejnë mirëkuptimin me menaxherët për t'u sistemuar në kafazin e këtij lokali. Mësojmë gjithashtu se një familje e përbërë nga cjepë dhe dhi të egra është vendosur në zonën e Bllokut ku do ta ketë edhe më të lehtë të mos bjerë në sy, duke u përjzerë me frekuentuesit e përhershëm të zonës. Sipas ATSH - disa kope ujqish dhe çakejsh të uritur kanë zgjedhur ta sigurojnë jetesën në institucionet e administratës publike, ndërrsa zvarranikët u strehuan në selitë e partive politike.

RYSHFET REKORD NE PROKURORI
Drejtoresha e seksionit kundra drogës pranë prokurorisë së krimeve të rënda, Znj. Pjeshka Dede, njoftoi se ky sektor ka marrë në dorëzim mbrëmjen e së enjtes një ryshfet rekord prej 17,000,000 USD, dhuratë nga rrjeti i narkotrafikantëve shqiptarë. "Ky ryshfet e thyen përfundimisht rekordin e rryshfetit prej 10,000,000 dollarësh që ky seksion ka marrë në vitin 2007." Mësohet se rryshfeti është sjellë në dyert e prokurorisë ngarkuar në disa mushka të stërvitura. "Ky fond do të përdoret për të siguruar rrjedhjen e qetë dhe të sigurt të trafiqeve të narkotikëve në vendin tonë," na siguron Znj. Dede. "Çka ia vlen të përmendet gjithashtu është se ky aktivitet import-eksporti është kontributor i rëndësishëm në ekonominë e vendit. "Krahas trafikut Prokuroria mbetet e përkushtuar që droga të hyjë në çdo gjimnaz dhe universitet në vend," thekson Znj. Pjeshka Dede.

4 Komente

Aman, mor aman, po keta emrat e pervecem ku i psonis, xhanem?! smiley

Me duket se tek "guva e ariut" do ngriheshin dhe cadra, he? Fundjave e lumtur ne koopshtin zooollogjik per kafshet e egra, kurse ne kafshet shtepiake do fusim koken poshte batanijes.., smiley

Me ne fund, po prisja kur do dilte nje variant peshku i 'The Onion', po mbase u vonua ngaqe lajmet tona jane kaq allasoj sa nuk kane nevoje per 'perpunim' te metejshem.

 Ne fakt ekspozita duhet te ishte hapur me 10 Dhjetor 2010

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).