LaJmeT sKiÇ - Remzi Kingu, më i këndshëm kur pinte rakinë

Aadoleshentët kamzalinj gjejnë dashurinë e vërtetë
Kamëz — Edhe pse jetojnë nën një mentalitet të egër dhe pa pikë intimiteti, ku prindërit nuk i lënë asnjëherë të kthehen në shtëpi më vonë se ora 1 e mëngjesit, dy të adoleshentët nga Kamza, Centaur Kasemi dhe Semiramida Shaka kanë gjetur dashurinë e vërtetë. "Ne kemi diçka që njerëzit e kërkojnë gjithë jetën dhe nuk e gjejnë dot," - thonë me një gojë shpirtrat binjakë. "Asnjë dashuri nuk është si dashuria jonë." - shton Semiramida me një pshehrëtimë të ngrohtë. "Adoleshentët janë njohur rastësisht 2 muaj më parë duke bërë shopping tek pazari tek Medreseja. Kur i pyesim se çfarë e bën dashurinë e tyre kaq të veçantë, Centaur Kasemi na thotë, 'Unë gjithë kohës dua të bëjmë dashuri, dhe ajo disa herë më ka lejuar. Kjo e tregon qartë që kjo e jona është një dashuri e rrallë." Çifti i 16 vjeçarëve do të ketë një foshnje mbas 8 muajsh.

Remzi Kingu, më i këndshëm kur pinte rakinë

Durrës - Të shqetësuar nga mungesa e alegrisë dhe fjalët e pakta të 44 vjeçarit Remzi Kingu, miq dhe të afërm të tij u mblodhën mbrmjen e së mërkurës dhe i kërkuan atij bashkarisht që t'i kthehej sërisht abuzimit me alkoolin. "Ishim po ne që e këshillonim ta linte atë dreq alkooli, por ky është bërë si gjysmë njeriu që kur u bë esëll. Tani Remziu as pi, as qesh as flet, jemi shumë të shqetësuar për të ardhmen e tij," - na tregon motra e Remziut, Xhilda Fshiqurrasi. Miqtë dhe familja nënshkruan një peticion në të cilin shtuan se i këshillonin Remziut që krahas alkoolit të fillote edhe kokainën pasi kjo do ta ndihmojë të kthehet shpejt në formën e tij të dikurshme si shpirti i tavolinës.

Ultimatum për kolltuqe më të buta
Tiranë - Lëvizja Shtrihu! Ngriti zërin pasditen e djeshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve duke kërkuar që lokalet e tiranës të zëvendësojnë karriget e llojeve të ndryshme me kolltuqe dhe divanë të butë në mënyrë që klienti të ndihet sa më rehat. "Si mund të qëndronim të qetë kur qindra mijra qytetarë të kryeqytetit çdo ditë torturohen me orë të tëra duke qëndruar ulur në karrige të forta ku të bëhen mullaqet shesh? - sqaron për mediat qëndrimin e lëvizjes "Shtrihu!" sekretari isaj Zhilal Lluqi. "Mijra të rinj adoleshentë zhgarraviten nëpër karrige të forta prej druri, apo në ato të tmerrshmet prej metali. Duhen kolltuqe e divane, që njerëzit të rrinë rehat në klub." Lëvizja Shtrihu! u ka dhënë 1 javë afat pronarëve të lokaleve duke paralajmëruar se në të kundërt do të përshkallëzojë protestat.

34 vjeçari nga Kruja rropatet gjithë ditën kot nasikoti

Krujë - Raporti i fundit i OSBE-së mbi jetën mizerrabël të Durim Durimmadhit u publikua ditën e mërkurë. Në raport lexojmë se 34 vjeçarit nga Kruja Durim Durimmadhit i bie bretku gjithë ditën duke punuar deri në 14 orë për atë birin e nënës Gavrosh Kazmën që ka hapur një fabrikë tullash me paratë e drogës, dhe nuk ia di askush nuk ia di për nder. Raporti, i cili do të botohet sot i plotë në të gjitha gazetat në vend tregon sesi ajo kuçka që ka marrë për grua Durim Durimmadhi ia prish të gjithë rrogën prej 31,000 lekësh të reja në muaj duke krehur leshtë tek permanenti i Almës, bashkëshortes së gavrosh kazmës, duke bërë që rroga e Durimmadhit të kthehet menjëherë andej tek mallisti Kazma. Arsyet pse Durimmadhi e duron këtë qelbësirë jetë nuk sqarohen në raportin e OSBE-së.

3 Komente

O Blendo, na vdiqe mer me keto kobe politike...

'Unë gjithë kohës dua të bëjmë dashuri, dhe ajo disa herë më ka lejuar'

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).