Kusturica përzë ekipin e televizionit kroat

Regjisori Emir Kusturica, i nevrikosur nga pyetjet e gazetarit të Televizionit Kroat (HTV), e ka përzënë ekipin dhe ka konfiskuar materialin e xhiruar.

Siç njofton HTV, gjatë ditës së djeshme, redaktori i emisionit “Të dielën në orën 2”, Aleksandar Stankoviq, ka biseduar në Mokra Gorë me Kusturicën për xhirimin e një emisioni.

Xhirimi dhe biseda e Stankoviqit me Kusturicën ka zgjatur 22 minuta, deri në kohën kur regjisori, i nevrikosur nga pyetjet, është çuar në këmbë në mënyrë demonstrative dhe pa zgjedhur aspak fjalët, ka urdhëruar ekipin e HTV-së që të largohet nga fshati dhe t’i dorëzohet materiali i xhiruar.

Stankoviq ka vlerësuar se konfiskimi i materialit është “banditllëk klasik dhe hajni e pastër” dhe se HTV do të kërkohë nga Kusturica të kthejë materialin e rrëmbyer.

Sipas Stankoviqit, pyetjet që e kanë zemëruar regjisorin kishin të bënin me Sllobodan Millosheviqin dhe raportet që Kusturica kishte pasur me të.

I pyetur pse kishte pirë viski me Millosheviqin, gjatë pushtimit serb në Sarajevë, Kusturica ka thënë se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër.

Stankoviq ka rikujtuar edhe deklaratën e Kusturicës se ka qenë moment i prekshëm të shihet “si Millosheviqi përshëndet bashkëshorten e tij, Mirën, nga Haga”, dhe e ka pyetur nëse edhe në Izrael, ku do të xhirojë filmin e ardhshëm, ai do të thotë se ka qenë e prekshme vëmendja me të cilën Hitleri e ka përshkruar të dashurën e tij Eva Braun.

Këtu ka qenë edhe fundi i bisedës, meqë Kusturica, siç njofton HTV, është çuar në këmbë duke sharë dhe ka përzënë ekipin e televizionit kroat. (A.V.)

16 Komente

Joooo keshtu zoti Kosturica... nuk dhunohet gazetari...  Gjithsesi, ka per te te punuar qindin Widhersi juaj andej. Ke per ta pare!!!

A thua qe ka edhe atje Withers?

Po ajo shoqata gazetareve do te hedhe kepuce (te blera ke gabi) te ambasada serbise? 

 

 

kush tha se e ka dhunuar?

Gjithsesi, ka per te te punuar qindin Widhersi juaj andej

lol.

Po për bregoviçin, kemi naj llaf, se po vdesim nga malli!?

ka urdhëruar ekipin e HTV-së që të largohet nga fshati dhe t’i dorëzohet materiali i xhiruar.

Sa mirë që jepka urdhër për t'i marrë materialin dhe gazetarët e pranokan.

Sa mirë që jepka urdhër për t'i marrë materialin dhe gazetarët e pranokan.

 ngaqe nuk ka ik ai tek gazetaret por ata tek ai. ka te drejte qe konfiskon materialin. zakonisht nje interviste pergatitet qe perpara, ne menyre qe i intervistuari ta ket parasysh se per çfare duhet te flase, ku te perqendrohet, etj. 

ai kroati harron qe kusturica eshte (pro)serb (ishte jugosllav, por ai ishte per jugosllavi te madhe dhe jo per ndarjen e saj), millosheviçi gjithashtu, ndersa hitleri eshte gjerman. pra lidhja qe kerkon te beje eshte thjesht provokim.

ndersa kusturica nuk besoj se ka dash te provokoje njeri kur ka pire konjak me millosheviçin. 

Emir Kusturica  jo vetem qe ka mbeshtet nje vrases si Milloshevici, por akoma me keq ky ka mbeshtet vrasesin e popullit te vet te Boshnjakeve myslymane, ndaj edhe s'ja vlen shume te merresh me nje tradhetar idiot si ky ekzemplari i rralle. 

Ky lajm qe duke me ikur, sepse e kisha lexuar Kushtunica.

Kush e njeh Kushtunicen, qenka Kosturica, qejfli petllash.

Ku eshte lajmi ketu, edhe miku i tij Maradona u rrah me gazetaret , edhe ky qejfli petllash, po nuk bejne lajm, iku koha e tyre, perendoi ederlezi.

Stankoviq ka rikujtuar edhe deklaratën e Kusturicës se ka qenë moment i prekshëm të shihet “si Millosheviqi përshëndet bashkëshorten e tij, Mirën, nga Haga”, dhe e ka pyetur nëse edhe në Izrael, ku do të xhirojë filmin e ardhshëm, ai do të thotë se ka qenë e prekshme vëmendja me të cilën Hitleri e ka përshkruar të dashurën e tij Eva Braun.

I madh Aleksandar Stankovic!

Kroacia paska gazetare te talentuar!

 te ishte i talentuar do ti shkonte kusturica ti bente nje dokumentar atij gazetarit dhe jo siç ndodhi. 

Cfare llogjike e deformuar!

Pikesepari, une shkruajta "gazetare te talentuar" dhe jo "regjizore te talentuar", rrjedhimisht nuk mund te besh nje krahasim midis talenteve te te dyve, pasi i perkasin dy fushave te ndryshme.

Pikesedyti, kush e paska percaktuar masen qe, per te konsideruar gazetarin kroat si te talentuar, u dashka qe Kusturica t'i shkoka per ta intervistuar...

... Uh... harrova, Kusturica nuk mund te shkoje per te intervistuar gazetarin, pasi Kusturica nuk eshte gazetar, por regjizor. Ne fakt eshte gazetari, i cili nder te tjera ka per detyre qe te intervistoje personazhet e caktuara, qe duhet apo mundet te intervistoje Kusturicen, ashtu sic edhe beri.

 

 

Pikesedyti, kush e paska percaktuar masen

masen e percakton vetem FAKTI KONKRET. ai gazetari kish nevoje per interviste dhe jo kusturica, ky ndodhej ne shtepi te tija, shikoje pak videon poshte. 

e duke qene ne shtepi te tija, ka te drejte, te kerkoje respekt.

edhe mos bej  lojra fjalesh pa kuptim. kusturica i ka bere dokumentar maradones qe eshte futbollist. po ashtu mund ti bej "sherbim" çdo njeriut ne bote ME TALENT te spikatur, pavaresisht ne çfare fushe ky ushtron aktivitetin e tij dmth çfare profesioni ka. 

gazetar ka qene dhe eminguej.  

varet pra nga fuqia e talentit respektiv. ai me talent me te vogel ka me shume interes t'i bej interviste atij me talent me te madh. 

pra e gjitha varet me çfare metri e matim talentin e gazetarit. ti si duket e mat me veten tende, ose me mero bazen, ndersa une po e masja me ate te intervistuarit.

sepse ata jane protagonistet.

pastaj sa gazetare i kane bere intervista kusturices, nuk eshte ky me i shquari. emrin nuk i dije ti, perpara se ta vinin ketu kete artikullin. 

 

masen e percakton vetem FAKTI KONKRET. ai gazetari kish nevoje per interviste dhe jo kusturica, ky ndodhej ne shtepi te tija, shikoje pak videon poshte. 

Kusturica nuk paska nevoje per intervisten?! Mmm...!!!

e duke qene ne shtepi te tija, ka te drejte, te kerkoje respekt

Ku tregoi mungese respekti gazetari?!

varet pra nga fuqia e talentit respektiv. ai me talent me te vogel ka me shume interes t'i bej interviste atij me talent me te madh.

Pikerisht! Besoj se gazetari e shfrytezoi ne maksimum kete rast qe iu dha. Ngacmoi Kusturicen, ne piken e tij me te dobet, ne inkoherencen midis vepres dhe jetes.

ti si duket e mat me veten tende, ose me mero bazen,

Jo, faleminderit! Persa me perket, matem me Fahri Balliun.

Fatkeqesi te shohesh qe flitet keq per nje regjisor te nderuar si Kusturica. flet puna e tij (filmat) e jo me ke ka pire a jo e cfare pikpamjesh ka per Miloshevicin e me gjere.

Filmat qe ka bere jane perla u pelqen apo jo kusturica kosov(k)areve apo shiqpove si person e karakter. Pak a shume i njejti pergjithesim e keqinterpretim qe i behet dhe nje titani tjeter ballkanik Bregovicit (Giorgos Dalaras & Goran Bregovic & Rachid Taha)

per ata qe nxene nga pak serbo kroatisht:

nderkohe qe gazetari po i lutet qe ai te mos e nderprese intervisten, kusturica si njeri i thote, jo keshtu nuk shkon, hyte ne shtepine time si intervistuesa ... dhe ketu po e nderpres intervisten. nuk me duket se ka mirsjellje me te madhe se kjo dhe marja e kasetes eshte mese e pranueshme se ne shtepine e tij private ai ehste zot. pra kur ta ben borxh me mufka tjetri qe e fut si mik, ke per borxh ta nxjerresh dhe me shqelma nga shtepi, jo gazetar te jete ... po dhe mero baze qe nuk mban me te rahur tashme, e i meren mendte sa thua fjalen dru smiley

sa per muhabetin e milloshevicit, me duket se e thote qarte kusturica, qe ehste i interesuar tek ai si fenomen, ashtu si shume njeresve u intereson fenomeni i Ledi Makbeth. Per mendimin tim miloshevici qe ishte i fundit i jugosllaveve, ehste fenomen komplex qe kerkon fokusim me te thelle, se ai i tipit: krimineli qe vrau muslimanet dhe katoliket pa dallim etnie.

Paralelizmi me hitlerin ehste shume pa vend aty nga ana e gazetarit dhe si duket kjo e mbush kupen. kjo vjen pasi e provokon hapur kusturicen per uiskin e pire me milloshevicin dhe mer pergjigjen : jo uiski po dhe vodka mund te ulem e pi kur jane muslimane duke u vrare, kur nuk e di se kush ehste duke e bere ate gje. Pra me duket se kusturices nuk i pelqen venia ne tjeter kontekst e nje veprimi qe i serviret papritur. Kjo me duket shume e vertet dhe me shqiptaret qe u pelqejne tia gjejne vete kontekstin nje ndodhie, pa e pare asnjehere nga kepucet e te zotit te punes.

Ne fund te fundit gazetaret duhet te jene shume te kujdesshem, sepse kjo ehste nje ceshtje delikate, dhe levizja e pamenduar e gazetarit beri qe te flakej jashte pa shume temenara, per mos permendur qe humbi dhe intervisten bashke me te. trimeria (being bold and straight forward) nuk hyn shume ne pune ne keto raste: finesa dhe inteligjenca ndoshta dhe po.

pesimi ishalla po behet mesim dhe ne shqiperi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).