Kushtetuesja rrezon partite per kufirin: Na sillni statutin

Gjykata Kushtetuese, u kthen mbrapsht gjashte partive politike, ankesen e bere per marreveshjen per kufirin detar mes Shqiperise dhe Greqise. Shkak per kthimin e ankeses se bere bujshem nga forcat politike me ne krye Partine Socialiste, eshte bere statuti i tyre. Kushtetuesja kerkon nga partite qe pretendojne se marreveshja per kufirin detar eshte antikushtetuese, qe ta kene te percaktuar ne statutin e tyre se si forca politike jane ne mbrojtje te integritetit detar te vendit. Ne te kundert, nese nje gje e tille nuk percaktohet ne statutin e tyre, atehere ato nuk kane asnje te drejte te ankohen ne Gjykate Kushtetuese per nje ceshtje te tille. Burime zyrtare nga Gjykata Kushtetuese, pohuan dje per gazeten "Koha Jone", se kthimi i ankeses se gjashte forcave politike eshte bere ne menyre administrative. Menjehere sapo ankesa u protokollua ne kete institucion, u konstatua se ajo eshte e paplote. Sipas kesaj gjykate, secila nga gjashte forcat politike qe i jane drejtuar ketij institucioni per te shpallur antikushtetuese marreveshjen, per kufijte detare me Greqine, tashme duhet te provoje se ne statutin e tyre, mbrojne nje ceshtje te tille. Ne te kundert, nese nuk percaktojne qarte ne statut se mbrojne si force politike integritetin kombetar detar, atehere nuk i lejohet te ankohen dhe padia e tyre behet e pavlefshme. Burimet nga ky institucion, pohuan se nuk mund te lejohet cdo kush qe te ankohet per nje projektligj apo marreveshje. Per rrjedhoje, tashme partive politike, u eshte lene kohe qe te provojne ne Kushtetuese nje gje te tille dhe te dorezojne statutet e tyre. Deri ne ate kohe, procesi mbetet i ngrire dhe Kushtetuesja nuk mund te marre ne shqyrtim nje kerkese te paplotesuar. Nese kerkesa e partive politike do te ishte e plote, atehere Gjykata Kushtetuese, do te ishte e detyruar te jepte nje vendim mbi ankesen e tyre, brenda dates 20 nentor. Me kthimin e ankeses per plotesim tek partite, gjykata do te marre vendim nje muaj pas ridorezimit nga forcat politike te ankeses se plotesuar. Nje procedure e tille, do te shtyje dhenien e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, gjithnje nese forcat politike, arrijne te dokumentojne, se statuti i tyre permban mbrojtjen e integritetit detar te vendit, nder te tjera. Gjashte forca politike dorezuan ne 20 tetor, ankesen e tyre kunder marreveshjes per kufijte detare Shqiperi-Greqi.
 

27 Komente

Ju lutem me thoni qe eshte shakaja e radhes.

Eshte hedhur poshte kerkesa sepse nuk kane ......cfare.....cfare ?.....nuk kane ne statut mbrojtjen e teritorit ujor shqiptar???? Vertet?.... vertet?.... apo eshte shaka?.......

Duhet krijuar nje parti per mbrojtjen e integritetit detar te vendit. ...... le ta quajme ...... PMIDV ( Partia per mbrojtjen e integritetit detar te vendit)

Kryetar do te veme Kryetarin e gjykates kushtetuse dhe ne kryesi tere gjykaten kushtetuese

Ah e mjera shqiperi ne cfare dore sharlatanesh ke rene

Daniel kishte nje koment te bukur tek ajo tema e Topit qe duhet tu besojme institucioneve zyrtare. smiley

Kushtetusja ka lujt menc prej kohesh ne Shqiperi. Mos po sugjeron gje institucione alternative nga parlamenti dhe ushtria me status ruajtjen e kufinjve?

Qesharake, vendimi i gjykates, po aq edhe antikushtetuese.

PSE??

e hoqèn edhe kèta nga vetja...èshtè koha e maskarenjve!!

E cfare pritni nga keta gjykates ,gjysma e te cileve kane drejtuar gjygje speciale politike dhe kane denuar me vdekje per fjalen e lire.

He he  prestigj

Keta jane 1/2 te shkolles se plepave dhe 1/2 jane  qene te rahur qe sot kane friken se "kane drejtuar gjygje speciale politike dhe kane denuar me vdekje per fjalen e lire" dhe bejne cfare thote ai "i madhi".  Me "i madhi" nenkupto Salen jo kushtetuten.

Po te ishte per Salen do ti kishte qeruar gjysmen e tyre,por i mbrojne fort keto te PS dhe ca te tjere ne Komisionin e Venecias qe nuk i aprovua ligjin per tu qeruar nje here e mire.

Prestigjo keto mos na i thuaj neve. Ja u servir ndonje te huaji kur do te mbrosh "dinjitetin" e shqiptareve, ose ja u thuaj atyre te Venecias. Ne jemi nga shqiperia, kemi jetuar atje, dhe dime si behen punet atje.

Toko e ke seriozisht?

Jane te gjithe miq te Ramizit, ku edhe sot i sjellin dhurata sa here dalin jashte shteti. E kane pranuar publikisht se ja dijne per nder Ramizit e partis qe jane aty.

Lexoji emrat, dhe shikoji se kush jane.

o tokooo, car po flet?

Nje emer mbi te gjithe, Fehmi Abdiu. Fehmi Abdiu! o zoto! Kryekomunist, sot garant i demokracise. Lere se s'po zgjatem me.

Nuk ka mundesi o burre.Nuk ka bere ndonje gje te madhe.Nje poet denoi me vdekje per poezite e tij.

Lundrim dhe Hunter,

Nuk thashe se mund te mos  jene miq te R Alise po aq sa jane edhe miq te Berishes. Ndryshe nuk do te ishin atje. Kujtoni se ne regjimin Berishjan do te kesh Gjykate kushtetuse me anti Berishjane. Come on you can do better then that.

Problemi eshte se politika e sotme  i ka zgjedhur qe te jene qen te rahur, qe te kene frike, have skeleton in the closet si i thone ketej.  Keshtu nuk ka rendesi nese jane miq te Alise. Alia ka vdekur, probelmi eshte se tani jane miq te politikes shqiptare, bile problemi eshte me i madh se kaq, eshte se nuk jane miq por langoj te politikes se sotme, se miqesia edhe mund te prishet ndersa langori langor mbetet. 

PS. mos mu hidhni keshtu ne gryke se kur them Berihsa nenkuptoj politiken e sotme ne te cilen futen Berisha po aq sa edhe Rama apo Nano e bishtat e tyre dhe kur them polikanet e sotem nenkuptoj Berishen ku futet edhe Rama edhe Nano apo bishtat e tyre

Toko.

Per kalim kohe,se me drejtesin Shqiptare se qet kush _____________!

Ne kushtetut,

neni 134

1.Gjykata Kushtetuese vihet ne levizje vetem me kerkese te:

 

f) partive politike dhe organizatave te tjera.

g) individeve.

2. Subjektet e parashikuara nga nenparagrafet dh, e,é f dhe g te paragrafit 1 te neit 134, mund te bejne kerkese vetem per çeshtje qe lidhen me interesat e tyre.

 

Te pranohet nga GJK se nje parti qe kerkon te dije per kufijte e vendit tij, nuk mbron interesat e tija , kete e thote vetem gjykata Kushtetuese.

Pse ben kete loje gjykata?, sepse nuk ka asnje mundesi te jape nje vendim te qarte, detyra e gjykates eshte te vendose per pajshtushmerin e ligjit me Kushtetuesen, ose me marrveshjet nderkombetare.

Acarim nervash, popull i lodhur, bojkot i paligjshem.

Mesa shihet ky eshte nga sherbimet e fundit qe ceta e komunisteve ne Gjykaten Kushtetuese i ben Nenes se tyre te Madhe, PPSH/PSSH-se.

Ne vend qe ankesa te gjykohej nje-per-nje dhe te dilej me nje vendim (ose te refuzohej po jo me kete arsye), ky kthim mbrapsht qe me sa e di kushtetuten une eshte edhe ne kundershtim me te, sherben vetem qe nje ceshtje sensitive dhe qe ka shkaktuar debat, ta fuse edhe me shume ne mjegull duke ju dhene edhe nje here mundesine politikaneve dhe perkrahesve te PPSH/PSSH-se qe te akuzojne per "shitje" ujrash detare Greqise.

Edhe nje arsye me shume qe mbeturinat e komunizmit ne GjK dhe ne drejtesi te zbohen qe andej.

Polic,

tani po del dhe rob i trashe. Po i trashe fare. Kete nuke prisja prej teje ne fakt. Vendimi eshte i mencur dhe cuarja e ankimimit ne GJK ishte palacolluk klasik. Sharlatanizem i paster. Spartaku i Njgjelave qe pretendon ligj , implikoi nje institucion te pavarur qe nuk ka lidhje me ceshtjen e kufijve.

Marreveshje duhet, baza ligjore eshte korrekte , negociimet JO korrekte. Ka diference te madhe shume, por ti nuk e kupton kete.  Nuk ekupton se ke reference te gabuar. Ke Fahri Balliun.

Nje mendje e kthjellet nuk akuzon qeverine per shitje, por si te pazonjen per te marre maksimum. I eshte servir baraslargimi qeverise nga ai palla, Gerveri, dhe qeveria, e prirur qe te plotesoje kushtet per BE, i ka rene shkurt. Kjo kontestohet ketu o polic dhe kush pretendon me shume eshte rrushko, po rrushko fare, perfshire ty brenda.

S`duhet te kete politike ketu hic fare, po fare, fare. Ndryshe nga peshqit e tjere qe nuk bien kurre dakort me ty , une ndonjehere te jap te drejte. Ti nuk ben gjoja, ashtu beson e mire ben, por kjo levizje e GJK eshte ne favor te qeveriut dhe une te them qe nuk e kupton. Ai qe ben si president i Shqiperise tha qe duhet me pas besim ke institucionet dhe patatja e nxehte tani eshte ne duart e tij.

Pra, kaq eshte kjo. Tani i ngelet atij si garant i asaj qe quhet kushtetute dhe po atij qe eshte simbol i unitetit te vere pikat mbi I.

Institucionalisht qeveriu po thote : na thoni ku kemi gabuar. Kete nuk e ben dot GJK, nuk e ben dot as PS me aleatin e saj  kryesor Erion sumshpumin, por presionin e ben skalioni i dyte, njerezit qe as iu rruhet per politike apo emra lideresh, por per dinjitet kombetar e qe juve qe jeni jashte memedheut na cani trapin sa here qe bie fjala duke na e lene topin ketej . Qeveriu do ta mirprese nese i vjen nga kjo linje. E ke te qarte kete ?

Edhe ti duhet te pretendoje po kete edhe e pretendon , e besoj kete, por plasja te vjen kur degjon ndonje qe te shan qeveriun dhe pastaj ja vlon me Fehmiu ka vrare nje poet apo ka tredh nje disident nga fshati i prestigjit. Tani mos u nataro me Lumin se ai edhe thote qe ka fyell por nuk di qe fyelli qe ka nje vrime quhet pipëz. smiley

Qafir,

shikoje me vemendje kthimin qe nuk eshte vendim por veprim administrativ. Une them qe eshte veprim i mencur.

Prestigj, Lundrim, Hunter, Speker, Lulian Arb

Personalisht duke hequr tere konturet politike te disa nga komentet tuaja Jam plotesisht dakort me ju

GJK ka lojutr mendsh dhe eshte ne kundershtim me Kushtetuten

Ska rendesi perse e bejne kete ata the GJK, rendesi ka qe te gjithe ne ketu tek PPU jemi kunder ketij vendimi

HURAAAAAA me ne fund gjetem nje teme te jemi te gjithe te nje mendimi

 

huraaaaaa o toko smiley...vetèm se mè habit diçka, edhe kur flitet pèr kufijt e shqipèrisè,vazhdohet prapè tè llogjikohet me mènyrèn qè èshtè mè nè modè tashmè,sa pèr tè qenè mè korekt...futi njè  gozhdès e njè patkoit...ku ishe?asgjèkundi...ça bère?asgjè....RRoftè albania!!!!!!

Boooo cer bizantinesh!!

Kushtetuesja kerkon nga partite qe pretendojne se marreveshja per kufirin detar eshte antikushtetuese, qe ta kene te percaktuar ne statutin e tyre se si forca politike jane ne mbrojtje te integritetit detar te vendit.

Kalamoja, a t'ju tregoj nje histori te shkurter ku rolin kryesor e kane anetaret e GJ.K. (Ky muhabet eshte bere disa muaj para rrezimit nga Parlamenti te kandidaturave te Presidentit per Gjykaten e Larte)

Kishte ardhur m'Paris nje person qe mbante nje post shume te rendesishem ne drejtesine shqiptare dhe po diskutoja me te, se cilat mund te ishin kandidaturat e mundshme  per ne GJ.K., qe mishi te piqej e helli te mos digjej (nenkupto te ishin njerez me integritet dhe te mos ishin te kuq). Me tha troç fare : "S'ka asnje! Ata pak qe nuk jane te kuq e qe permbushin kushtet (vitet e eksperiences, etj) jane dallaverexhinj dhe me nam per pislliqe! Brezi i pare i dale nga shkolla e Magjistratures (qe eshte e vetmja qe prodhon profesioniste te zotet) nuk ka mbushur vitet e eksperiences."

Pra edhe te pakten 5 vjet (previzion shume optimist ky se nje 10-tshe e kemi te sigurte) ne do vuajme konsekuencat e politikes se ndyre te monizmit qe "seleksiononte" stutendet e juridikut nder njerzit me te besuar ndaj "partise", dhe budallallikun e Sales qe me paaftesine e tij per te pare me larg se 3 muaj, kujtoi se zgjidhej problemi me 6-mujoret e Plepave.

Kurse, persa i perket temes ne fjale, HARROJENI qe te kete diçka serioze ne kerkesen e PS-se per te rrezuar marreveshjen dhe se GJ.K. ka ndonje mundesi ta bllokoje ate edhe sikur ta kene partite ne statut mbrojtjen e ingretitetit territorial dhe detar. Nga momenti qe marreveshja eshte negociuar nga nje institucion kopetent per kete (ministria e jashtme qe e ka kete kopetence, e mbeshtetur nga ministria e mbrojtjes) dhe eshte bazuar ne nje marreveshje nderkombetare te ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, gjykata kushtetuese nuk e bllokon dot. Nuk ka kopetenca GJ.K. per te thene ne se mund te ishte negociuar me mire apo jo.

Nqs duam te krijojme nje ide te qarte se si eshte negociuar nga pala shqiptare, duhet kerkuar opinioni i eksperteve nderkombetar. Ata qe kemi ne Shqiperi i pashe dhe njerin me vjen ta rraf me shpulla (Pashajn) se ka botu (ose leju te botohen ne emer te tij) harta te rreme me distanca te manipuluara per te krijuar skandal dhe se ka paftyresine te mohoi edhe hartat e gjirit te Sarandes qe ka botuar institucioni i drejtuar prej tij ne 1986. Kurse tjetrin (Gervenjin) ta percjell per ne shpi duke i thene "Ik or daje se nuk bo ti per ket pune!" Si mund te dale, 6 muaj pas nenshkrimit te marreveshjes, zv-shefi i shtabit dhe te mos kete nje harte shqip se si eshte ndare kufiri detar. Apo te beje matje ne google?

Opinioni im personal eshte se duke pasur parasysh urgjencen strategjike qe kjo marreveshje kishte per Greqine, ne mund te kishim negaciu dhe perfitu diçka. Sigurisht qe nuk behet fjale per shifra idiote 300-400 km2, po per disa qindra metra ne disa pika. Per Greqine marreveshja ishte urgjente VETEM si presion per Turqine, qe i thote vazhdimisht "IK PIRDHU!" kur eshte me te mira, dhe "TE ERDHA NE ATHINE" kur o me nerva, sa here greku kerkon te beje ndarjen e ujrave, qe sot turku i perdor sipas qejfit.

Ato prrallat e ish-sigurimsave (qe une i njof personalisht) se na qeka ne loje gazsjellsi, jane banale fare. Ju kujtoni se kur greku i "shiti" rusit dhe italionit projektin shume me te kushtueshem vetem se deshte me evitu Shqiperine dhe FYROM-in, nuk po i kaloka tubat 100m me majtas apo me djathtas. Mos u beni naive ju lutem!

Brezi i pare i dale nga shkolla e Magjistratures (qe eshte e vetmja qe prodhon profesioniste te zotet) nuk ka mbushur vitet e eksperiences."

Une jam pesimist. Nje shoku im qe ju pat mbush mendja te bente magjistraturen, nuk ja arriti dot se sipas fjaleve te tij (por edhe mund te me genjente fare mire, jam koshient per kete) nuk mbushte asnjerin nga dy kushtet. Nuk kishte asnje te njohur e nuk kishte para te mjaftueshme per te paguar. Me cfare me pati shpjeguar, provimi behej me quiz dhe me flete provimi anonime, por sipas tij rruget per ti bere bisht ekzistonin. Tani nga gjykates, te cilet nisin karrieren me hile qysh ne shkolle s'di car mund te pritet.

Toko, keq m'vje per Urra-te po kom fryke se duhet ta rishofesh me me qetesi kete pune se kur bi dakort une me KOTH, i bi te kete ndodh çudia! (ti e di ate shprehjen : "mali me malin puqen, kurse Guçja me Koth nuk perputhen!" hahahahaha)

Sidoqofte, gjithe ky debat pati te miren e madhe qe tregoi se njerzit nuk kane ndermend me e leju qeveriun (kete apo kedo qofte) me i bo keto pune pa transparence sikur po ndajne breket qe i ka lone gjyshi trashegimi.

 

Lizandër, çfarë kuptimi i jep ti termit "i kuq"? Psh e zëmë se do doja unë të bëhesha anëtar i Gj.K. Si do më cilësoje mua?

 

Marveshja e kufirit detar eshte nenshkruar nga Basha qe e ka vertetuar patriotizmin me faktin qe ne 1miliard e ca euro rruge qe beri, nje therrime nuk futi ne xhep gjykata i mohoi te gjitha shpifjet. Pra cdo llaf tjeter per shitje interesash kombetare etj eshte spekullim i poshter politik. Turp kush i ben.

Edhe mua me vjen ta rraf me shpulla ate Pashain.

Gjykata nuk vertetoi gje. Ceshtja u pushua se u tejkaluan afatet.

Jul nuk ka metalar qe te permbushi kushtet per ne GJ.K.

Kerkesa juj hudhet poshte!

Termi "i kuq" eshte per bashkepuntoret e afert te monizmit, jo thjesht rob me teser partie. Eshte fakt qe "juridiku" ishte dega e "preferuar" e femijve te anetareve te byrose dhe se aty nuk futej asnje student qofte edhe me nje cen te vogel ne biografi. Kur dilje per te bere "hajer" duhet te tregoheshe pak me i zellshem se ç'duhej ne luften e klasave dhe denimet per agjitacion e propagande, grupe armiqsore, etj.

Genc, shume e llime kjo posta jote. Po mos rrisha m'PPU do kisha pas kohe me maru nje artikull per rrugen dhe abuzimin ne emer te patriotizmit. Sa çudi! sa here perdoret politikisht patriotizmi, ka pisllik nga mrapa. Po si nuk "patem fatin" te na qelloje qofte edhe nje "perjashtim" qe konfirmon kete rregull?

E perse duhet te kete kuptim per tu kuptuar termi i kuq ? Thone qe e kane marre nga dielli , po kjo nuk vertetohet shkencerisht . Prandaj duhet quajtur ngjyre Dielli.

Ja ketu ne Amerike erdhen ca persona me ngjyre blu. Shume te rendesishem ne gjyqesor. Na thane se ngjyren e kane nga qielli . Jo more po edhe qielli duhet te kete ngjyre Qielli. Keshtu qe duke pare se ceshtjet Kombetare jane , te kuqe , blu ose boje dielli e Qielli edhe gjytaret duhet te emrohen sipas ngjyres se ceshtjes .

Me qe kete radhe ceshtja perfshin ngjyren e Detit me e mira e te mirave eshte per te shmangur edhe keqkuptime ne Arenen Nderkombetare, ne momentet Strategjike qe kalon Greku me e gjetur do te ishte nje kthim pergjigje si psh :

Ceshtja Juaj nuk pranohet sepse asnje nga partite qe eshte ankuar nuk ka ngjyere Deti  smiley .

I pari i shkolluar si Demmokrat ne Shqiperi ( por kurrrrrrrrrrrreDemokrat ) mund te cfaqej i gatshem ne Memedhembje pas vitit 1920 me prova shkencore.

Me vjedhjen qe ju beri Saliu ketyre zgjedhjeve ai rizgjati afatet karieriste dhe dengelamadhe edhe per nja 21 vjet te tjera!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).