Kushtetuesja do shqyrtojë marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë

Pikërisht më 8 dhjetor ora 10. 00 Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin në seancën plenare të “Marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë e Greqisë për kufijtë detarë”. Me këtë vendim pezullohet dhe procedura e ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.

Gjykata Kushtetuese mori sot në shqyrtim paraprak kërkesën me objekt: Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Kërkesa ishte paraqitur në këtë gjykatë jo vetëm nga Partia Socialiste e Shqipërisë por edhe nga Partia Social- Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia “Ligj dhe Drejtësi” si dhe partia G99 por “Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese cmon se bazuar në nenin 31 të ligjit nr 8577 dt. 10.02. 2000 “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë“- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kjo Gjykatë.

Në përfundim të shqyrtimit me shumicë votash mbledhja e gjyqtarëve vendosi “Kalimin e cështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues PSSH dhe rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera. Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.”

Pakti

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009, faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.
Nje muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.

Në datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare".

17 Komente

Shume mire,tani eshte ne dore te kushtetueses,ja u zgjidh dhe kjo pune.

Po mire kta a nuk thane qe: mqs PSSh-ja nuk e kishte zyrtarisht ne statut mbrojtjen territoriale, kerkesa nuk merrej parasysh. Ka ndryshu statutin PS-ja apo prap 'kadijustiz'?

ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtimin gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë“-

O qafir gjykata kerkoi programin e Partise per te paraqitur zyrtarisht kerkesen per mbrotjen territoriale, jo se nuk e ka ne status!

une habitem me legjislacionin shqiptar ne kete rast, e jo si jane shkelur apo respektuar procedurat apo ca lloj leshi eshte kjo marreveshje...

Si eshte e mundur qe ishte kusht, qe nese nje parti politike duhet te coje nje kerkese per shqyrtim ne gjykate, duhet qe me pare ceshtja ne fjale duhet te kete te beje apo te jete e permendur ne statusin apo programin e partise...

Mua kjo nuk me duket thjesht boshllek ligjor, me duket idjotesi dhe kafsheri ligjore...

Sikur asnjera nga partite te mos kishte nje klauze te tille ne program, atehere Berisha shume kollaj do te mund t'i jepte Shqiperine deri ne Shkumbin grekut, dhe askush, sipas gjykates kushtetuese, nuk paska te drejte te ankohet ne gjykate???

te dhjefsha mun gjykate jalla...

keta sikur kane bere te pamunduren, ku e si te gjejne nje menyre apo marifet per te krijuar nje boshllek sa me te madh dhe sa me sakatues ligjor, drejtperdrejt kunder interesave kombetare shqiptare!

kafsheri ligjore...

Po xhungel o vlla, se te kishte rregulla sagllom nuk ishim ketu ku jemi (dmth une Tunder e ti ne Ishull)

Dje u fol se kjo marr-veshja ishte NUL, per arsyjen e thjeshte, se eshte e drejt e presidentit te kerkonte te ngrihej komisjoni, dhe jo e kryeministrit!!!

 

A nuk do qe vetem ky fakt i mjaftueshem qe gjykata kushtetuese ti thoshte marr-veshjes, e pa ligjeshme qe sot.

Tregetira politike me interesat dhe trojet e kombit.

Gjykata e shtyn per nje arsye koti, ca vizita zyrtaresh te larte greke ne shqiperi, ca bisedime tregetie  koke me koke, qe duken se nuk kane shkuar sic duhen, dhe gjykata kushtetuese i kthehet vendimit per ta shqyrtuar ceshtjen. Do te kalojne disa muaj, oferta dhe kunder oferta tregetie  nga te dy anet e kufirit dhe nga resultati tyre do te varet fati i vendimit te kushtetuses.

Ca lesh partiesh e statutesh. E gjitha eshte kerkesa shqiptare per :

1. Njohjen e Kosoves nga Greqia

2. Perkrahja per liberalizmin e vizave ose sic quhet "afrimin me BE"

Ne shkembim te ujrave shqiptare.

Eshte tregeti e paster me jep te te jap

 

 

1. dhe 2.

asnjera dhe as tjetra nuk na duhet o Toko. Aq me pak na duhet greku.

Absolutisht per asnje gje.

Ka marredhenie me te acaruara sesa felliqodoni-eladhe? jo. Ne 30 nentor, pas 3 ditesh, felliqodonasit shkojne ne Greqi pa viza. Kane shitur gje ata? leshte. Ku e ku t'u hedhe Greqia ndonje bakshish atyre dhe te shpresoje se mund te ndryshojne qendrim. Edhe po nuk e ndryshuan kurre, Greqia nuk ka cfare t'u beje hic. Absolutisht, asnje gje. Do kercellije dhembet edhe per 2-3 vjet te tjera, e do i bjere ameriku dhe evropi grekut sa ta shungullose fare e ta lere shakull.

Keshtuqe, nuk ka pune ceshtjeje kombetare ne pislleqet qe ben Berisha, po jane para xhepi per Sali Berishen; dhe per para xhepi ai i mallkuar, shet jo ujera, po dhe te emen me gjith prag shpie.

Zot une mendoj se nuk mund te krahasohet qeveria e Felliqedonit me ate te Shqiperise. Felliqedonasit ja bene forra dhe ja vune kufirin tek thana Grekut ndersa qeveria jone hoqi potururet per grekun.

Dhe jam dakort qe azgje kombetare nuk ka ne qendrimin e Berishes. Pasi ai po shet troje shqiptare per gjoja interesa kombetare por qe ne fakt jane interesa personale, qe do te thote se neser do te dale ne meting dhe te thote "I bera shqipot te shkojne ne Evrope pa viza" , pa na treguar se me cfare cmimi. Pa na trguar se ai zgjodhi rrugen me te lehte ate te shitjes se trojeve shqiptare per nje vize. Ne vend qe rruga me e ndershme dhe me kombetare do te ishte ajo e Felliqedonit  "Me apo apa greqine ne nuk leshojme asnje cm toke ". Dhe do te ishte greku qe do te hiqte edhe poturet per ne. Mirpo ja qe felliqesirat e politikes shqiptare nuk jane politikanet e Felliqedonit.

Nuk po shiten ujrat per nje cope vize, o Toko. Ai po i shet per llogari te veten. Nuk i intereson fare, as Saliut, as qeveriut tone, as Greqiut e as Evropit qe te liberalizohen vizat me Shqiperine. Saliu ato ujra po i shet me para ne dore. Nuk i eshte kerkuar absolutisht asnje gje ne kembim grekut. Vetem para ka ne ate mes. Absolutisht jo viza. Flije mendjen. Nuk ka bere asnje te mire deri tani per shqiptaret ai qelbesire, dhe nuk ka pse te zgjohet nje mengjes me idene qe do beje...

Felliqodoni, ne lidhje me grekun, nuk ka patur cfare politike me te mire te bente.

Politika e Berishes nuk del dot as nga Bathorja, Cecenia dhe barrakopoli shqiptar... e jo me te merret me grekun... Derisa nuk mbahet mend asnje (me fal, ta theksoj pak: AS-EDHE-NJE!) arritje ne politiken tone te jashtme gjate ketyre koheve qe kemi patur hyrje dalje ne arene, nuk ka pse te mendohet sot qe qenka tregetuar kjo per kete... kur te dyja ishin tonat gjithsesi.

Cilin program mo? Ate 1000 faqeshin bosh te Edvinit?

O qafir gjykata kerkoi programin e Partise per te paraqitur zyrtarisht kerkesen per mbrotjen territoriale, jo se nuk e ka ne status!

Ore dine me lujt kta, a s'dine me lujte?

Dje u fol se kjo marr-veshja ishte NUL, per arsyjen e thjeshte, se eshte e drejt e presidentit te kerkonte te ngrihej komisjoni, dhe jo e kryeministrit!!!

Me duket qafiro qe asnjonit nuk ja majti,as parlamentit,as presidentit dhe as kryeministrit,keshtu qe ja ngecen kushtetueses.

Ky Kryeministri jone ka nja 1 muaj qe ciret qe njeh dhe respekton vetem vendimet e gjykatave. Sikur kushtetusja ta hedhe poshte marreveshjen e qeverise per ndarjen e ujrave teritoriale midis nesh dhe Greqise, buall mavria do ti thote grekeve qe une 2 qendrime nuk baj dot. Jam i perbetuar te zbatoj vendimet e gjyqesorit. Urojme qe Greku te mos ja kete dhene paret akoma, se ky nuk ja kthen me.

GJK kerkoi qe pala qe conte para gjykates ceshtjen te kishte interes ne lidhje me ceshtjen, prandaj u pa ''kushtetuta'' e PSse. Nese cdokush ankohet te GJK per cfare do lloj ligji qe do atehere gjykata do permbytej me ceshtje qe do e vononin ne permbushjen e detyres.  Kjo eshte arsyeja dhe me thene te drejten ben sens ne shumicen e rasteve. Nuk e shpikem ne, ne pergjithesi te gjitha GJK ne europe kane te njejten procedure.

 

Kushtetuta e PSse eshte statuti kurse ajo qe u permend me lart '1000 faqshi i Rames' eshte manifesti i zgjedhjeve, dmth dy gjera te ndryshme.

Cilat ceshtje? Ca po ben GJK per momentin? Hajt njehere na e trego sa te zene qenkan me pune ata bashibuzuke...

Kerkesa po ben 2 muaj qe eshte dorezuar, ata akoma nuk kane marre vendim a do merret ne shqyrtim apo jo. Tani duan te marrin vendim se kur mund te merret ne shqyrtim, do votohet, nese do merret apo jo; thjesht po vendosin nje date.

Nderkohe, me cfare po merret GJK?

Cila qenka ajo gje, apo ceshtje qe e paska roberuar ne pune GJKne me gjithe ata gjyqtare qe paguhen aty, qe qenka me e rendesishme se teresia territoriale e Shqiperise????????

Mos u ja veshni kot tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).