Kufiri detar, zbulohen 11 negociatorët

TIRANE-Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht listën e bisedimeve të palës sonë, që për muaj me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Informacioni është servirur dje zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tre ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme. Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, aso kohe sekretar i përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë ambasadori i Shqipërisë në OKB. Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht Gazmend Turdiu, drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore; Ilir Tepelena, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale; Ledia Hysi, drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare; si edhe dy specialiste në çështjet juridike dhe rajonale, Suela Ibrahimi dhe Enkeleda Mërkuri. Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj, Kristaq Gërvenin, aso kohe komandat i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm; Miranda Zekën, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë; si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi. Sa i përket Ministrisë së Brendshme ajo është përfaqësuar në këtë grup negociator vetëm me një ekspert, drejtorin e Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisarin Krenar Muço.

Ekspertët e fushës, juristët, diplomatët, historianët, politikanët, përfaqësuesit e 72 shoqatave atdhetare-kulturore si edhe ish-ushtarakët e lartë të shtetit shqiptar i kanë cilësuar “të paaftë” negociatorët e palës shqiptare që morën pjesë në bisedimet me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në rezultatet e studimit prej 117 faqesh të kolonelit Myslim Pashaj, ku pretendohet fakti se nga kjo marrëveshje cenohet rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë thuhet mes të tjerash se, “pala shqiptare duket nuk ka qenë fare në bisedime, nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Kjo situatë duket absurde. Indiferenca shkencore është fatale”.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes qeverive shqiptare dhe asaj greke në prill të këtij viti dhe u bë e njohur pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë. 

Dy muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor. Ratifikimi eshte shtyre per nje date te pacaktuar.

3 Komente

Bah cfare zbulimi paskeni bere !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Ministria e Brendshme la jashte ate qe Ministria e Jashtme duhet te mbante brenda, e qe  Ministria e Mbrotjes eshte e detyruar te mbroje me arme.

ja u 10fsha shtetin! Dorezoni pasaportat ne Prishtine!

ja u 10fsha shtetin! Dorezoni pasaportat ne Prishtine!

Jo ore qenke i zgjuar ti, qe te qelbin edhe Prishtinen sic kane qelbur tere Shqiperine. Ata dorzuan pasaportat tek Evropi dhe e qelben Evropen, ti dashke te qelbesh edhe Prishtinen smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).