Kriza në Shqipëri, debat në Parlamentin Evropian

Përplasja mes maxhorancës dhe opozitës në Tiranë ka shkaktuar debate edhe në Parlamentin Evropian. Kështu në një rezolutë të PE-së mbi Strategjinë e Zgjerimit, nuk komentohet situata politike në vend dhe për këtë çështje eurodeputetja gjermane Doris Pack tha se do të përgatisë një amendament ku do t’i kërkojë PS-së të rikthehet në Kuvend. “Nuk përmendet fare që opozita ka bojkotuar Parlamentin. Në amendament do të kërkoj që t’i bëhet thirrje opozitës që të mos rrijë rrugëve, duhet t’u themi e të pozicionohemi qartë që opozita duhet t’i kthehet Parlamentit në Shqipëri”, u shpreh eurodeputetja Doris Pack. Ndërsa eurodeputeti tjetër, Kristian Vigenin, tha se duhen dëgjuar edhe pretendimet e Partisë Socialiste, që nuk ka pranuar të hyjë në Parlamentin e dalë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Sigurisht ne mund t’u bëjmë apel, por duhet të marrim në konsideratë faktin se nëse ata janë jashtë, mbase kanë arsyet e tyre, ndoshta situata nuk është kaq e thjeshtë, ndaj duhet ta përmendim këtë e të shohim më nga afër situatën atje”, tha Vigenin.

3 Komente

Ah moj Doris.

Po kujt ja thua moj kujt ja thua.

Nuk i degjojne ata thirrjet e botes kapitaliste.

 Opa, u ndane dhe europarlamentaret me dysh, per çeshtjen e Shqiperise. 

Me mire te mos hyjne ,jemi me rehat keshtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).