Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën

Ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua sot të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Presidenti Clinton i bëri këto komente gjatë vizitës së tij disaorëshe në Kosovë ku mori pjesë në përurimin e shtatores së ngritur në sheshin që mban emrin në tij, në Prishtinë.

Shtatorja e derdhur në bronz, vepër e skulptorit Izeir Mustafa, është tre metra e lartë dhe peshon rreth 900 kilogram. Shtatorja e cila është vendosur javë më parë, nuk ishte përuruar, në pritje të vizitës së ish presidentit Clinton, i cili në Kosovë çmohet si njeriu më meritor për lirinë e vendit.

Autoritetet thanë se vizita është me rëndësi historike duke i shprehur mirënjohjen e thellë presidentit Clinton për tërë angazhimin e tij rreth Kosovës dhe rolin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, demokracinë, paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, sot vizitoi për te tretën herë Kosovën gjatë këtyre dhjete viteve të pasluftës. Herën e parë ai qëndroi në Kosovë në nëntor të vitit 1999 ndërsa ishte ende president dhe mbajti një fjalim në Ferizaj, me ç’rast bëri thirrje për tejkalimin e së kaluarës dhe ndërtimin e paqes në vend.

Në korrik të vitit 2003, në vizitën e tij të dytë në Kosovë, presidenti Clinton u nderua me çmimin Doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.

(Fotograf Visar Kryeziu, Associated Press)

15 Komente

emri ime eshte matilda dhe jame shume e gezuarqe komentoj ktu me ju ne rardh te pare ju uroje gezuar vitin eri 2010 DHE KY VITE QOFTE IMBARE PER TE GJITHE SHQIPETARET KUDO QE NDODHEN NEPER BOTE

 

Edhe une them se eshte rob fantastik dhe si i tille i duhet degjuar fjala 

Ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua sot të mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës

Herën e parë ai qëndroi në Kosovë në nëntor të vitit 1999 ndërsa ishte ende president dhe mbajti një fjalim në Ferizaj, me ç’rast bëri thirrje për tejkalimin e së kaluarës dhe ndërtimin e paqes në vend.

Jemi me fat qe Klinton eshte ne listen e miqve te kombit shqiptar.

Bill Clinton : "...my wife say hello to you....."

Well,we all say hello to Hillary....,and please never mind the idiot

 

 

 

eh,

pas pashe gafen e thacit, po lexoja komentet ne ytube.

o zot ca poplli shprehes qe jemi o zot o zot smiley

Si duket s'paske qene kurre ne stadium futbolli me pa kombtaren.Shprehjet qe degjon aty,  te bejne ti konsiderosh si fjale te urta ato komentet e you tubit  smiley

Hej peshq, shikoni, vereni re mire. A nuk eshte kjo statuja e Klintonit disi ne disproporcion, jo vetem me ambientin rrethues qe duket e vogel, por edhe vete si statuje? Kembet duken si te shkurter, pellemba e dores bie shume ne sy dhe duket me e madhe se koka e Klintonit.

Lajm nga materniteti:

Nga 7 meshkuj te lindur, 5 bebeve i eshte vene emri Klinton.

Nga 8 vajza te lindura 3 bebe jane quajtur Hilari dhe 4 Madlejn. 

Edhe Klintoni si te gjithe shqiptaret ja mbeshtet Kosoves........

 Lajmin e kishin dhe gazetat e sotme perendimore. Ky president me ka pelqyer me shume se Bushi. 

Kaluan tre dite dhe lajmi u vjeterua. megjithat plastika dhe dinamika e monumentit le per te deshiruar. Nuk mjafton ngjashmeria fizike. Eshte veshtire te derdhesh ne bronz shpirtin e nje epoke. 

UME JETOJ NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERICES  ,,,,,,,,,,,,,,,PO ,,,,,,,,,,,SI ///////////////VENDI JONE .........NUK KA///////////PORE ,,,,,NUK [[[[THUHET KOTE GURI REND NE VEND TE VET                                           POPOPOP

  • TANI PO BEHET SI PUNE ASAJ FJALES PESHKU NE DET E TIGANI NE ZJARR   POR GJITHSESI ESHTE NJE SOJ
  • HAHAHA

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).