Klaus firmos traktatin e Lisbonës

Presidenti i Republikës çeke, Vaclav Klaus e ka firmosur Traktatin e Lisbonës së Bashkimit Evropian, që është edhe hapi përfundimtar i ratifikimit të tij.

Republika Çeke ishte i vetmi vend evropian që nuk e kishte miratuar traktatin, që ka si qëllim të thjeshtëzojë vendim-marrjen në BE.

Zoti Klaus e firmosi traktatin pak pasi Gjykata Kushtetuese e vendit të tij hodhi poshtë një ankesë kundër traktatit.

Në mesin e masave që propozon, Traktati i Lisbonës krijon edhe postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe ndryshon mënyrën se si votojnë vendet anëtare.

Traktati tani mund të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.

Kreu i Komisionit evropian, Jose Manuel Barroso, tha se tani është hapur rruga për të reformuar mënyren se si drejtohet Evropa.

6 Komente

Personalisht e respektoj qendrimin e presidentit cek dhe deklaraten e tij se tani Cekia nuk eshte me vend sovran.

Qe sot e tutje ne BE  do te vendose Brukseli.Te fituarit dihen Franca,Gjermania dhe Anglia.Po keshtu edhe te humburit ku Cekia eshte ne mes te tyre.Tani e tutje per ceket do te vendose nje burokrat i pazgjedhur nga Brukseli dhe per kete gje e admiroj presidentin cek dhe polak per qendresen qe bene.

Ata i kuptoj shume mire sepse kane frike qe historia te mos perseritet dhe behet ndonje pakt tjeter Molotov-Ribentrop.Prandaj ndoshta besojne me shume SHBA se sa BE qe e tregoi veten te pazote gjate krizes se fundit ne Gjeorgji per te mos permendur Bosnjen,Kroacine apo Kosoven qe sot do te ishin vetem nocione gjeografike te banuara nga serbet,nese SHBA nuk do te vinte ne perdorim forcen.

Sa per Shqiperine mendoj se pas liberalizimit te vizave me vendet e BE ne nuk duhet te bejme perpjekje te hyme ne BE.Per mua futja ne BE mbaron me liberalizimin e vizave.Me tej do te jete dorezim sovraniteti.

 Franca e Gjermania jane te fituar, per Angline rrime e presim se keta akoma nuk e dine cfare duan!

Per Shqiperine ky eshte lajm i mire per shume arsye. Hajde se dite me te mira duken ne horizont.

Solidarnosc - 3 Nën 2009 - 10:05pm

Personalisht e respektoj qendrimin e presidentit cek dhe deklaraten e tij se tani Cekia nuk eshte me vend sovran.

Po nuk eshte me detyrim ajo pune, or mik. Tani te futesh ne BE dhe ta bllokosh njekohesisht s'ka kuptim. Presidenti Klaus nuk besonte? Problem i tij. E ngriti ceshtjen ne Gjykate Kushtetuese dhe GjK tha qe Traktati i Lisbones nuk cenon sovranitetin. Plus qe fitoi kufizime, per ti bere bisht nje demshperblimi te mundshem per debimin e tre milion gjermane nga terrritoret e vet pas fundit te LIIB.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).