Këngë lamtumire për gjumin

Gjumi lazdrohet mes shtriqjesh
Ka zbritur prej syve e në gjymtyrë
Është shpërndarë.
Harruar prej kohësh pushimi...
Muskujt dhembin acidi laktik,
Neuronet lëshojnë xixa,
Mendimi
Rrugën e trurit e ther si me thikë.

Mëngjeset paraqiten dritëpasjella.
Ajri
Rrëshket i lyrshëm
Mes shtrojash të krevatit që mbështjell
Edhe më të fundmin çast nga pasioni i djeshëm.
Hëna dhe thërrmijat e tjera kozmike
Janë duke iu dorëzuar diellit
Sipër barrikadave të murrme që ngrenë retë
Për të izoluar dritën
Mes vjershash – se luftë të tillë përjetojnë.

Hap dritaren, një shkulm ere
Përplaset në fytyrë, dhe depërton
Në mëngët e gjera të peignoir-it
Të ftohtët sjell drithmën
Bashkë me kujtimet prej një tjetër nëntori
Kur krejt foshnje u nis në kërkim të imagjinatës
Nën të njëjtin shi peshkonte buzë një lumi të hirtë,
Më të turbullt se qielli i sotëm
Zemra të sinqerta fëmijësh
Fshatarë
Aromë e dëllinjave e mareve, lepuj të egër
Një lojë e kurrkohshme vrapimesh
Që rreket të të mbajë, ndërsa alarmi
Cingërin një melodi jazz prej aparatit celular
Duke e sjellë në vete, sëbashku me erën
Tash dita hyn nga dera e tejetej
Fryn korridoret e apartamentit
Në një këngë të fundit të lamtumirës për gjumin

Dita shtrohet – e dashur, si çdo gjë që fillon qerpikmbyllur
Merr formën e rrugës, hapave të parë, zërave të pëllumbave
Dhe këngëve të fëmijëve romë
Formën monumentale e njerëzve të përhimtë që rrinë në këmbë
Nën çadra të zeza
Orëve duarsh që tiktoken mes ankthit të vonesës
Bashkë me shiun e ngeshëm
E të imët
Që ndan flokun nga fija tjetër e flokut
Dhe zbut gulçimën veshtullore
Të jetës në qytet
Formën e yjeve metalikë mbërthyer në thile dhe të shallit përmbi jakën e ngritur të palltos
Formën e përmallimit të pashmangshëm për shtratin që tash duket aq larg
Të listës së gjatë të manierave vetëshkatërruese
Të rënkimit, të vetmisë së makinave, autobusëve
E miliona thneglave të tjera që popullojnë mëngjeset
Pas një nate të pagjumë
Të paëndërrt
Pa ty.

17 Komente

shume e bukur

Gjumi lazdrohet mes shtriqjesh
Ka zbritur prej syve e në gjymtyrë
Është shpërndarë.
Harruar prej kohësh pushimi...
 

Të ftohtët sjell drithmën
Bashkë me kujtimet prej një tjetër nëntori

Sta passando anche un altro novembre... 

 

sol, cfar eshte kjo ne foto? nuk po e  gjej dot

Arber  5* 

 

Poezia e ben "yawn"-in interesant (ore si eshte fjala e sakte shqipe per yawn???, seriozisht!)

Vargu "se luftë të tillë përjetojnë" nuk percjell qarte.

Pergezime.

Gogesime i thone, duhet te kete fjale kushurira ne gjuhet gjermanike smiley

ore si eshte fjala e sakte shqipe per yawn

U kota?

smiley

Solo, u kota i bi ne lule te ballit. Per gromesimen kom dyshime te mdhoja.

Mrrok, m'vje inot kur i gje.

Gromesima eshte tjeter gje, gogesime thashe une (Gähnen).

smiley

Pse bre burre!

Kush ka shoke prej Shpiragu e perposh, e degjon kete fjale 100 here gjate vikendit! smiley

Shume interesant, nuk jam e bindur as per 'u kota' qe eshte me shume dremitje sesa kur te hapet goja se te vjen gjume...kurse gogesima s'ka te beje me gjumin, por me c'ndodh pas te ngrenit...

Per te dyja e perdor boti! smiley

Thote boti: Hajde ikim se ky qenka vend i lodhur! Po kotemi, pa vajtur ora 10!

me knoqe me ket "boti".

ne 2006 qesh nje mbremje ne Berat, per nje vizite, e zonje e shpise le e rrit ne  Diber (Peshkopi) po tregonte dicka, kishte mor dialektin e venit (grate msojne shume me shpejt se burrat, nuk di a e ke von re Mrrok), dhe perdori fjalen "boti". E sqaroi periher se kujtoi qe ne s'e dishim: "boti i thone tjetrit ketu" smiley

u kota = u nanurita

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).