Kasaforta prej gruaje


Pas vdekjes së poetes më të madhe italiane të shek të XX-të, Alda Merinit, "Shekulli" boton për herë të parë disa poezi të saj dhe një shkrim të Nicola Saracinos i cili flet muzikalitetin, natyrshmërinë dhe mënyrën unike të ndërtimit të poezisë së saj


Pak javë pas vdekjes së saj, është një pirg librash të vegjël të editorëve të ndryshëm, pak a shumë të rëndësishëm, ajo që duket sot vepra e Alda Merinit.


Ende e pa kaluar përmes përkushtimit unifikues të distribucionit të madh dhe radiografisë së thellë të mendimit kritik, ende e pa përmbledhur në një korpus me veshje të dlirtë, akt i lartësimit në olimpin letrar botëror, ajo që kristalizon një autor në librari, e përhap në raftet publike dhe private të t'gjithë botës por nuk influencon mbi forcën e tërheqjes që ushtron në duart e lexuesit.


Prapëseprapë itinerari poetik i Merinit, që nuk nis dje, është një shkulm vullkanik që zgjat dekada me fat alternues që kur, shtatëmbëdhjetëvjeçare, publikon poezitë e saj të para.
S'do jetë mund i lehtë, për kritikët, të rigrupojnë përmbledhjet e saj, të gjejnë karaktere dalluese për çdo grup, të lidhin veprat me peripecitë e jetës së saj dhe të ekzaminojnë influencat letrare tek të cilat është varur.


Kjo sepse Merini, krejt e ushqyer me art, ka sublimuar rregullisht realitetin e saj, duke ja asimiluar të vërtetës së artit dhe duke arnuar dialogje të një esence të thellë me personazhe të jetës reale, pranë saj, aq sa edhe format abstrakte të artit që ka përvetësuar.


Nuk ka një evoluim shprehës të dukshëm në historinë e prodhimtarisë së saj poetike.
Stili qetësisht bisedor shkëputet krejt nga proza mbi krahët e një prirje impresionuese dhe natyrale tek metafora dhe një muzikaliteti që mbart më mirë mesazhin se sa ndërton shtratin ku ky vendoset.


Është një muzikalitet që shekuj poezie italiane e kanë mbështetur mbi pasurinë ritmike të׃ endecasillabi, që Merini përdor me një natyrshmëri unike, të afta këto të krijojnë pushime dhe përshpejtime dhe të gdhenden në kujtesë edhe në mungesë totale rimash dhe asonancash.


Dhe, para se struktura e komponimit të bëhet tepër e skuadruar, iper-statike, ndërmjetëson vargje thjeshtimi, të shkurtra në reflektim o në rikoshet, ose vargje të gjata të përbëra nga më shumë vargje të shkurtra në numër, me rrokje të pabarabarta, që modulojnë tensionin shprehës.


E gjitha përbëhet me natyrshmëri ekstreme, në një harmoni të lehtë dhe lehtësisht imperfekte, të një imperfeksioni të vërtetë si shpirti dhe si keqardhja.


Janë kryesisht biseda në vetën e parë poezitë e Merinit, drejtuar një vete tjetër, që mundojnë dimensionin e unit psikologjik dhe abdikojnë të afirmojnë qendroren e një uni mitik o legjendar, duke harmonizuar kështu me përhapjen universale nga Vetja tek të tjerët, o me të njëjtën istropi të universit, ku çdo trup është qendër dhe është i bashkuar me gjithë të tjerët nga një moto që i ikën kaosit, duke bërë të parashikueshme distancat dhe të vrojtueshëm çdo bashkëveprim.


Nuk është, poezia e Merinit, një gërmim i vuajtur në shpirtin njerëzor apo një zbulesë e Fjalës, por më tepër është një udhëtim i ndriçuar mes forcave tërheqëse dhe shtytëse, pre-ekzistuese, të përhershme dhe rezistuese ndaj çdo vëzhgimi invaziv, është një rikumbim i fazave të frymëmarrjes universale që bashkojnë ligjet e universit dhe të atomit, që lidhin Zotin me çdo krijesë.


Në Taranto, vendi ku ka jetuar do vjet Merini, e kujtojnë si një grua të mjerë, sepse pa përmbajtje, ajo, manifestonte shqetësime e pazakonshmëri. 
Asgjë e pazakontë në këtë, asgjë për t'u shqetësuar׃ një Poet i madh është një njeri i përçmuar, me serbator përherë në rezervë, që ushqehet me ushqim të freskët (nëse e gjen) dhe nuk nxjerr përfitim nga trafiku i produkteve të ngrira keq apo të ruajtura keq.


Përjetësisht e pazonja të mbronte veten, deri në pikën sa të mos mundte të ndalonte që t'i merrnin fëmijët sepse e deklaruar e paaftë t'i rriste, dinte të tregonte dhëmbët dhe të shpërthente me irë në vargje kur ishte pikërisht poezia ajo që sulmohej dhe fyhej׃ nuk shkarkoj angullima por gjëmima natyre, ato që për mijëvjeçarë kanë penguar irën e Zotit kundër teprisë njerëzore.


Teksa ne fundosim Vetet tona në biseda të copëtuara, në teposhtë deri në një fund të paarritshëm, ku gjithçka do mbulohet nga pluhuri, Alda Merini është e dallueshme në çdo poezi të sajën ashtu siç është universi nga çdo pikë e tij.


Nëse është e mundur ti jepet termi "universale" një domethënieje, do themi që Ajo është në çdo poezi tonën, e që në një Univers të tillë le të bëjë pjesë!

Nga "Laraska grabiqare"

Fort i deshta do dashnorë t'ëmbël
pa dit' kurrë asgjë ato.
E mbi këta arnova rrjeta merimangash
dhe isha pre e materies time.
Në mua shpirti kishte do kurvëri
të engjëllores të gjakpirëses e të hipokrites.
Shumë i dhanë një emër mënyrës time të jetesës
dhe isha sak një histerike.

Nga "Moçali i Manganellit"
Për ty, Giorgio,
bufon i njohur i fjalës,
skica ime e errët ,
dashuria ime e pathyeshme,
kam ikur, pavarësisht teje,
ndonëse më ke burgosur
në njelmin
e gjuhës tënde.
Ti, më e para dashuria ime
ke pasur njerëzi
për fatin tim mizor,
ti më ke marrë një ditë
mbi bar, në pikën e diellit,
perlën e rinisë time.
Sa bukur ishte, i dashur,
të t' ndjeja të rremë.
Dhe ti që s'doje.
Ti, për të cilin isha
Beatriçja e vuajtur e hijeve.
Por s'ishe ti që më kishe
ishte psikanaliza.
Dhe në fund, Giorgio,
kam pësuar gjithmonë
atë që t'kam bërë t'pësosh.

Nga "Poezi per Marinën"
Sa e kuptoj seksin 
Dhe mendoj për të gjitha baqthet e hapura
por të papërlyera që si çelen acarit,
do mbytja turpin e vargjeve
për t'mos i parë kurrë të përgjaken.
Përkundrazi burri yt të hap e të rimbyll
Si një libër që s'di të lexojë
Dhe se zbulon fjalën dashuri.


Ditëlindje


Për çdo vit që kalon
më kaplon një lodhje e madhe
e ditëve që vijnë, të zbrazta
si bukuria jote
nuk do të fyhet kurrë besoj unë
nga vulgariteti i errët i kohës
dhe nga ajo ndroja majmunore
që frymon poetin.
Përpara të kalojnë Kukulla 
njerëz që lypin veç një ideal
që s'kanë njohur.
Mes turmës ti vetëm s'ekziston.

Fletë poezie


Këto fletë poezie unë do t'i humb
e alarmuar prej zhurmës së parë
s'do mund t'ja dorëzoj plakut
që ka njëmijë, dymijë oda.

Këto fletë poezie unë do ti humb
duke i kaluar dorë më dorë
si drogë për të gjithë.

Këto fletë poezie unë do ti rigjej
të shtypura brenda një puthje.

Pastaj jam larguar prej tokës
kam banuar në shtëpitë e poetëve
kisha çelësat e të gjithë këtyre personave të mëdhenj
që herë pas here qanin në tryezën time të shkrimit.
Mund të t'them emrat e tyre
mund të t'them historitë e tyre
por ti për trupat e tyre s'ke qenë xheloz 
por për emrat e tyre.
Me këto emra ata kanë hapur
kasafortën time prej gruaje
e më kanë vjedhur, është e vërtetë,
kam patur duar grabitqare mbi mua׃
kur t' jam prezantuar
isha aq e virgjër, aq e lakuriqtë
dhe ti as që e ke vënë re
që asnjeri s'më kishte prishur.
Ky është misteri i gruas,
të kalojë mbi kampe beteje
dhe të gjendet e rrethuar nga njëmijë të vdekur
që ajo si ka vrarë.
Kanë vdekur të gjithë
sepse donin të preknin lumturinë
dhe ky është krim,
është si të duash të vesh një gisht në zemrën e Zotit.
Por po ikën,
Po ikën sepse më do
e nuk do doje të shihje kurrë
kufomën tënde të shtangur mbi një shtrat
që m'akuzon prej vitesh.


Përktheu nga italishtja: Eliana El"Po

Titull redaksional


Marrë nga poezia e autores, me titull "Fletë poezie", vargu i 19-të

23 Komente

bedrije,

rrofsh. Duhej kjo per ta mbyll diten e shemtuar te punes.

Perkthimi le shume per te deshiruar, gje qe me ktheu prape tek  shemtia e dites.

smiley

ta them te drejten fare fare, une pertoja ta lexoja dhe e hudha ketu, qe te merrja nai vleresim nese ja vlente me e lexu apo ncuq smiley

bedrije,

Une e lexova mi, e lexova, se thashe boll u lodha per sot, me lo merito una sigaretta faccia a faccia con Merini smiley , po do t'i qe me doli tymi nga gryka... me endecasillabi... ehhhh...

p.s. Ajo ditelindja ishte fiks per mu, gjithsesi.

a m'vje keq.

do ta laj fajin me nai bardhak martini pra smiley

Bedrije.Me bardhak pihet boza ose dhalla.

epo ne katunaret kshu jemi , e hame krem-uiskin me luge caji smiley

Krem uiskin une e maj ne vorbe.

E di ti sa ja rrit vlerat gazore groshes ai????

Te kenoq

aha , pranej kercet kshu ke peshku zotrote smiley

smiley

 

Lene mo.Dyret e penxheret hap.Shyqyr qe nuk osht ftofet.

Shpresoj ne kete jete, bedrije.... smiley

 

një Poet i madh është një njeri i përçmuar, me serbator përherë në rezervë, që ushqehet me ushqim të freskët (nëse e gjen) dhe nuk nxjerr përfitim nga trafiku i produkteve të ngrira keq apo të ruajtura keq.

ufff... kto klishete dhe masshtabet sec majn i ere lakre arme.

Ana, po pate naj perkthim nga e ndjera, m'duket se ky eshte veni me e da me lexusit.

prureses, falemnerit!

Me ka shtangur poezia e Merinit. Eshte kaq e vertete, rrengjethese, njerezore. 

 

Bidrije xhan, me le pa vetlla mi dreq smiley

Dhe është kështu që u përshtata, për pesë vjet të gjata, me këtë mënyrë jetese të shënuar me vulën e çmendurisë. Na zgjonin herët në mëngjes, qysh në orën pesë, dhe na ulnin në rresht mbi ca lloj stolash që gjendeshin në një dhomë të madhe të tmerrshme që ishte paradhoma e sallës ku ushtroheshin elektroshoket. Në këtë mënyrë, ne nuk mund ta harronim për asnjë çast ndëshkimin që do të pësonim nëse do të kishim një shmangie të vogël në sjelljen tonë.>>

Nuk na jepnin të bënim asgjë gjatë gjithë ditës. Nuk kishim të drejtë për cigare, as për ndonjë ushqim tjetër jashtë drekës dhe darkës. Për të folur, nuk bëhej fjalë. Duhet thënë gjithashtu se pacientët vuanin nga sindrome skizofrenike apo paranojake, aq sa shkëmbimet foljore do të ishin thjeshtuar sidoqoftë në shprehjen e tyre më të thjeshtë. Mirëpo, vetë unë qëndroja çuditërisht zgjuar dhe mendjekthjelltë. Kisha dëshirë për mirësi, për diçka që të ishte e pasur me njerëzi. Kisha dëshirë të bija në dashuri. Por me kë ? [...]>>

 

Pavionet ishin të ndara mirë : burrat nga njëra anë, gratë nga tjetra. Megjithatë, një ditë të bukur, në pavionin tonë ka hyrë një i sëmurë me emrin Pjetër, duke sjellë, nga ana e kryemjekut të tij, një buqetë të madhe trëndafilash të bardhë për infermieren tonë. Kam rënë përnjëherë në dashuri me këtë burrë të imët, të thjeshtë dhe të ndrojtur që gjente një mundësi të pikturonte brenda azilit. Idili ynë romantik filloi atëherë. Ai ishte i përbërë nga fjali gjysmake, buzëqeshje të shkëmbyera përmes dritareve, takime të thjeshta, tejet të thjeshta, takime të zhveshura nga çdo dëshirë përqafimi dashuror. Njeriu normal, sipas Freud, ndihet vazhdimisht i « spiunuar » kur epet në veprime seksuale, njëlloj sikur të përsëritej atëherë incesti i fëmijërisë së tij. Në fakt, Pjetri dhe unë ishim në regresion të plotë dhe ishim rikthyer në kompleksin e Edipit, aq sa dhe një shtrëngim dore ngjante me një lajthitje mendor. Megjithatë, e doja Pjetrin dhe dashuria pjell në vazhdim fëmijën e vet, domethënë dëshirën e dobishme të zotërimit fizik. [...]

sa e trishtueshme foto 

Nuk kam ndonje poezi te sajen, Emo, po ja ca aforizma te sajat:

Litari me i heshtur eshte ai i vargjeve.

Edhe marrezia meriton duartrokitjet e veta.

Cdo ag ka dyshimet e veta.

Ne cmendine shkohet per te mesuar si te vdesesh.

Ka adoleshenca qe shperthejne ne moshen 90 vjecare.

Poeti nuk fle kurre por si shperblim vdes shpesh.

Une ha vetem per te ushqyer dhimbjen.

dhe nje qe me pelqeu shume:

Nuk mund te behem shenjtore, sepse kam gjithnje ne dore armen e deshires.

 

falimnerit qe e prune ket zojen knej. nuk kisha nigju noihere per ket poete.

hallall

Për ne, të sëmurët, netët ishin veçanërisht të dhimbshme : klithma, sharje, rënkime, brofje të çuditshme, njëlloj sikur të kishte pasur një rreth magjistricash. Ilaçet që na i jepnin ishin ose fare pak ose të padozuara mirë, dhe për rrjedhojë, fare pak prej nesh arrinin të flinin. Veç kësaj, ne nuk bënim asgjë tërë ditën e ditës, dhe po të donim të rrinim ca gjatë mbrëmjes, ata nuk vononin të na qortonin, të na dërgonin në shtrat dhe të na vendosnin « rripëza ». Çfarë ishin këto rripëza ? Ato ishin fare thjesht litarë të trashë prej lini, me të cilët na lidhnin këmbë e duar për të na penguar të zbrisnim nga shtrati. Për të ulëritur, kjo po, e kishim këtë të drejtë ; askush nuk na e ndalonte, aq sa disa të sëmurë, nga të ulëriturit e tepërt, fikeshin nganjëherë të mbaruar në shtrat. Më kujtohet një paciente që ka qëndruar e shtrirë në jashtëqitjet e saj për ditë e ditë e tëra deri në çastin kur e kanë zgjidhur dhe kthyer në liri. Dukshëm, kjo fatkeqe nuk e duronte këtë lloj poshtërimi. [...]>>

nuk kisha degjuar per kete poete, por eshte shyme realiste.

A di ndokush te me thote nga dallon i cmenduri nga gjeniu?

I çmenduri nga gjeniu ?

Me perpara duhet saktesuar ç'kupton ti Alketa me "i çmendur" ? Sepse ketu, ne te gjitha gjuhet dhe vendet e botes, futen disa kategori njerezish, qe nga debilet mendore e deri tek ai francezi (Philippe Petit) qe ecen ne tel mes dy Kullave te NY, pa sigurim.

Atehere, ç'eshte nje i çmendur ?

Io non ho bisogno di denaro.
Ho bisogno di sentimenti,
di parole, di parole scelte sapientemente,
di fiori detti pensieri,
di rose dette presenze,
di sogni che abitino gli alberi,
di canzoni che facciano danzare le statue,
di stelle che mormorino all'orecchio degli amanti....
Ho bisogno di poesia,
questa magia che brucia la pesantezza delle parole,
che risveglia le emozioni e dà colori nuovi.

************
Spazio spazio, io voglio, tanto spazio
per dolcissima muovermi ferita:
voglio spazio per cantare crescere
errare e saltare il fosso
della divina sapienza.
Spazio datemi spazio
ch’io lanci un urlo inumano,
quell’urlo di silenzio negli anni
che ho toccato con mano.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).