Ju i dini emrat…

Ju i dini emrat... sepse jeni qytetarë. Por duke qenë qytetarë, ju s’mund t’i thoni ata emra. Sepse s’keni dëshmi e bile as shenja dëshmie. E ato i kanë gjykatat dhe prokuroritë. Por ato i fshehin.

A ju kujtohet Pier Paolo Pasolini? Që të mos zgjojmë kureshtjen që zhgënjen të atyre që presin më pak dhe më keq se ajo e vërteta që dhemb dhe iu frikësohen, të themi thjesht se ishte vetëm një poet, romansier, kritik, dramaturg, regjisor, gazetar, marksist, intelektual (i angazhuar), polemizues. Më 2 nëntor 1975 e vrau dikush, emrin e të cilit e dimë, por ende mbetet të dihet, edhe sot e kësaj dite, a qëndronin kundërshtarët e tij politikë pas asaj vrasjeje. Askush s’e donte. Siç askush nuk e do atë që i thotë disa të vërteta që autoriteteve (dhe shpesh vetë shoqëris&eumlsmiley nuk ua ka ëndja të thuhen. Keq me shtetin e keq me Kishën. Edhe po të kishte qenë vetë personazh i ndonjërit prej filmave të tij, s’do të kishte mundur ta kurthonte fatin e atij personazhi aq keq mes këtyre zjarresh, ashtu siç kishte bërë me vetë jetën e vet. Por, nuk është se nuk e kishte ditur. Ndoshta farë demoni brenda tij donte t’ia hante ymrin si për inat, e ndoshta farë engjëlli donte ta sakrifikonte nga dashuria.

Në nëntor të vitit 1974 kishte botuar në Corriere della Sera një editorial përkitazi me grushtshtetin dhe disa masakra që ishin kryer në Milano, Brescia, Bologna, etj. Teksti kishte qenë edhe goxha poetik në të vërtetë, ashtu siç është poetike vetë dhimbja dhe e vërteta e mohuar, fshehur. Niste (po sjell një përshkrim të thjesht&eumlsmiley me një sintagmë që e mbante ritmin përgjatë tekstit. Unë i di emrat... Unë i di emrat... Unë i di emrat e përgjegjësve... Por unë nuk kam dëshmi, e bile as shenja dëshmie. E këto i kanë gjykatat dhe prokuroritë. Por ato i fshehin. Ndoshta i kanë edhe gazetarët dhe politikanët, por atyre nuk iu konvenon t’i japin. Atëherë, kujt i takon t’i thotë ata emra? Atij që jo vetëm që ka guximin e nevojshëm por që, njëkohësisht, nuk është i përzier në praktikën e pushtetit, pra, s’ka asgjë për të humbur, do të thotë: një intelektuali...

E megjithatë, s’mund t’i thoshte sepse s’kishte prova e bile as shenja prove. Sepse, me gjasë, ata emra do t’i thoshte një ditë dikush prej atyre që e kanë ndarë me ata (fajtorët) pushtetin: si përgjegjës me të vegjël kundër përgjegjësve më të mëdhenj (e s’do të thotë që të jenë më të mirët). Kjo do të kishte me qenë përfundimisht Grushti i Shtetit i vërtetë.

Ky tekst gazete është antologjik. Për një arsye që më duket fare e kapshme: duke iu referuar një rasti konkret, iu flet të gjitha opinioneve në të gjitha vendet. Na flet edhe neve. Dhe ja se si na flet:
Ju i dini emrat.
Ju i dini emrat e atyre që nuk po e shpallin as një Ditë Zie për Tragjedinë e të mbyturve në lumin Tisa.
Ju i dini emrat e atyre brenda pushtetit që janë të përzier në trafikimin e qenieve njerëzore; të atyre që nuk kanë punuar mjaft për liberalizimin e vizave.
Ju i dini emrat e atyre që janë të përzier në krimin e organizuar.
Ju i dini emrat e atyre që i vjedhin votat dhe të atyre që me armë duan t’i mbrojnë votat.
Ju i dini emrat e atyre politikanëve dhe kryetarëve të komunave që janë përballur me ligjin për shkelje të ndryshme dhe prapë kanë mbetur në detyrat e tyre; të atyre që tash prapë po kandidojnë për kryetarë komunash edhe duke pasur dosje kriminale në gjykata.
Ju i dini emrat e atyre që kanë vjedhur tenderët.
Ju i dini emrat e atyre që i kanë shtruar me mermer radioaktiv sheshet.
Ju i dini emrat e atyre që i kanë shtruar rrugët në asfalt nën standardin e lejuar.
Ju i dini emrat e atyre që kanë dhënë leje për ndërtime pa leje.
Ju i dini emrat e atyre që kanë licencuar universitete private.
Ju i dini emrat e atyre që janë të korruptuar, që kanë marrë mito.
Ju i dini emrat e atyre që qesin reket.
Ju i dini emrat e atyre që të kanë biznese të regjistruara në emra të huaj.
Ju i dini emrat e atyre që kanë vrarë drejtpërdrejt ose kanë porositur vrasjet.
Ju i dini emrat e atyre që kanë përfituar nga shitja e pronës publike.
Ju i dini emrat e atyre që kanë vjedhur, kudo, në çdo institucion.
Ju i dini emrat...
Ju i dini emrat e të gjithë këtyre dhe të shumë të tjerëve, sepse jeni qytetarë. Por duke qenë qytetarë, ju s’mund t’i thoni ata emra. Sepse s’keni dëshmi e bile as shenja dëshmie. E ato i kanë gjykatat dhe prokuroritë. Por ato i fshehin.
Andaj, nesër, ndoshta, ata emra do t’i thotë dikush prej atyre që e kanë ndarë me ta (fajtorët) pushtetin; të cilët, si përgjegjës me të vegjël (edhe pa qenë më të mirët) do t’i denoncojnë dhe do të dëshmojnë për shkeljet e përgjegjësve më të mëdhenj. E kjo vërtet do të ishte një vënie e drejtësisë në vend, një pastrim i pisllëkut politik e ekonomik.

7 Komente

Ju i dini emrat e atyre që nuk po e shpallin as një Ditë Zie për Tragjedinë e të mbyturve në lumin Tisa.
 

Po te mos ishte kjo fjali do te thoja se behet fjale per Shqiperine. Ne fakt duket njesoj se Shqiperia.

Kur  zmadhohet artificialisht nje dukuri me qellimin per te terhequr vemendjen, kalohet ne qesharake e si rrjedhoje mungese besueshmerie.

Paralelizmi mes situates te Shqiperise sot dhe atij te Italise te viteve '70, nuk qendron fare. Jane te pakrahasueshme. As qe e ke idene e tensioneve, interesave te asaj periudhe ne Itali. Periudhe kur policet duhen te dilnin civil nga shpia e te vishnin uniformen ne pune, perndryshe i vinte plumbi nga s'e pritnin. Periudhe kur motoja ishte "Qellohet uniforma, jo personi qe eshte brenda".

Ndergjegja qytetare ne vendin tone eshte ne nivelin zero. Te gjithe i dime emrat , por keta emra fshihen pas karrigeve te pushtetitarit te ''ndershem''. Jane emrat qe cdo dite flasin per sherbime ndaj qytetarit, e , ata qe flasim me fort , jane edhe ata qe vjedhin me shume .

Ne Shqiperi cili do te ish qofte ehe nje intelektual i vetem qe do te mbante kete barre?Cili gazetar? Cili punonjes sado i ndershem do te ngrinte gishtin e akuzues. Vete shoqeria do ta sprapste ne erresire si te marre. Cili prokuror, gjykates, hetues, polic eshte i ndershem , po cili eshte me pak i ndershem. sistemi yne shoqeror kerkon nje revulicion te madh. qofte njerit prej keture t'i permendesh emrin dhe jo ti ngresh gishtin e akuzes , duhet te matesh qe makina mos te te shtype kur te shkosh te dyqani i bukes.

Foli Kosta Trebicka se ishte qytetar dhe idealist, por iku nga kjo bote "aksidentalisht". A thua ta kete denuar zoti se i ra me qafe kot cunit te kryemafjes?

Berber Klodjana,

Keni te drejte Por kini kujdes se do te vijen zotrul-esit me sharje se do te ndjehen te ofendur nga keto qe thoni

Klodjana ke te drejte

Ne Shqiperi cili do te ish qofte ehe nje intelektual i vetem qe do te mbante kete barre?Cili gazetar? Cili punonjes sado i ndershem do te ngrinte gishtin e akuzues. Vete shoqeria do ta sprapste ne erresire si te marre.

Ja mer PPUne per shembull S'guxon te thuash se ne shqiperi ka korupsion se do te grihen "patriotet" shqiptare dhe te te emertojne me tere fjalet fyese qe ka fjalori shqiptar. Kjo eshte shoqeria jone e koruptuar Dhe sic i thone Peshku qelbet nga koka smiley

Ja mer PPUne per shembull S'guxon te thuash se ne shqiperi ka korupsion se do te grihen "patriotet" shqiptare dhe te te emertojne me tere fjalet fyese qe ka fjalori shqiptar. Kjo eshte shoqeria jone e koruptuar Dhe sic i thone Peshku qelbet nga koka Wink

Ne fakt, ne Shqiperi nuk ka korrupsion, per arsyen e thjeshte se korrupsioni eshte bere pjese e sistemit e rrjedhimisht nuk e meriton nje emer kaq te shemtuar.

Le te themi se kemi te bejme me nje "marreveshje miqesore midis palesh" pertej rregullave banale te shkruara te zeza ne te bardhe dhe formalisht te aprovuara nga ligjvenesit!

Fjala emer e permendur ne trajta te ndryshme: 53 here

Emra specifike te denoncuar ne artikull: 0

Kenaqsia e te lexuarit nje artikull investigativ/denoncues shqiptar: Priceless

 

 

Ju e dini qe ne e dime qe juve i dini, emrat. Biles dhe kutite i dini. smiley

P.S. Olsi, kutite dhe emrat nuk ja u solla une, ato i gjeta midis jush. smiley Dhe mos me ngacmo me se do permend prap artikullin Rama duhet te fitonte! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).