Interneti si fushë-mejdan i “heroizmit sllavomaqedonas”

Nga Telegrafi

Në forumin e portalit më të vizituar maqedonas “Idividi” (“shkodheshiko&rdquosmiley gjendet edhe kënga me titull “As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”. Kjo këngë gjendet në rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! Aty do të dëgjoni dhe gjeni vargjet e refrentit të kësaj kënge: “ Po na e ndotin Maqedoninë/ As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka/ O Zot dënoi/ i vraftë reja/ o ju zhduktë rrënja”...

Këto ditë, në një media maqedonase lexova një shkrim të një analisti i cili e vë në shënjestër qëndrimin noshalant të qeverisë si dhe të strukturave të ndryshme maqedonase përballë fenomeneve katastrofale që po i kanosen shoqërisë maqedonase! Nga shkrimi mund të përfundohet se pa një evoluim shpirtëror, pa një revolucion kulturor të gjitha revolucionet e tjera janë të kota dhe fatale! Tek tani po shihet se cili paska qenë synimi i kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevskit dhe i pulenëve të tij kur insistonte për një “revolucion informatik”, për çdo nxënës të ketë nga një kompjuter, gjithandej vendit të shtrihet interneti pa pagesë!

Analizat botërore thonë se, që kur doli kompjuteri dhe interneti, interesimi për mediat elektronike, për ato të shkruara por edhe për libra ka rënë gati për 65 për qind. Bota e civilizuar internetin e përdor si “kuti magjike” ku në çdo sekondë mund të vijë te informacioni që i duhet, në çdo moment mund të jetë në lidhje me miqtë, pjesëtarët e familjes e me farefisin, për shitje, për blerje, për gjetje punë, për halla e për argëtim. Po për çfarë e përdorë rinia sllavomaqedonase?

Populli që shpik armiq

Është plotësisht e drejtë brenga e disa analistëve që merren me problemet socio-kulturore kur vlerësojnë se rrjetet maqedonase të internetit flasin për një rini maqedonase skajshmërisht të degjeneruar, kur flasin për një mentalitet sociopsikopat të disa politikanëve maqedonasë, të cilët i has të ngritur në majën e nacionalizmit e të racizmit, si trima mitikë nëpër “këngët popullore” maqedonase të kompozuara e të aranzhmuara këto tri-katër vite.

Për të qenë trim përballë duhet të kesh një “armik” kundër të cilit lufton dhe vazhdimisht ngadhënjen. Ky armik i sllavomaqedonasëve, i Nikolla Gruevskit, është populli shqiptar, apo, siç i thonë ata të inspiruar nga B. Ristevski “shiptarite”! Më të trishta se këto “këngë” raciste sllavomaqedonase pa dyshim janë këngët e klubeve futbollistike maqedonase që i quajnë si “himni i klubit” apo edhe më keq “himni i kombëtares”!

Këto këngë këndohen nëpër stadiume, këndohen me loçkë të zemrës, para policëve që rrinë aty për t’i ndarë ata që bëjnë tifozllëqe e që mund të zihen në mes vete, këndojnë para delegatëve sportivë të vendit e ndërkombëtarë, këndojnë madje edhe para funksionarëve të lartë shtetërorë që mund të prezantojnë në ndonjë lojë të kombëtares. Këndohen këto këngë nga rrugaçëria maqedonase e cila pastaj, e motivuar deri në delir turret nëpër shtëpitë shqiptare të Lagjes së Nerezit të Shkupit për të rrahur e vrarë gra e fëmijë shqiptarë. Të gjitha këto këngë raciste janë në “youtube”, dëgjohen, lavdërohen dhe komentohen pozitivisht më shumë se çdo vepër artistike apo fenomen kulturor.

Po t’i dëgjoni këto “himne” të klubeve futbollistike maqedonase do të shihni se armik më i madh i popullit maqedonas janë shqiptarët “Vdekje shqiptarëve”, pastaj grekët, “Vdisni grekë, Maqedonia është e përjetshme”, pastaj bullgarët “Vdisni ju shqiptarë, grekë e bullgarë”, por edhe EU “Ti Evropë – kurvë babilonase”!

Disa zëra politikanësh këmbëngulin se kjo lojë është e strukturave të KOS-it serb që mundohen shqiptarët t’i ngisin në kultin e së keqes për popullin serbo-maqedonas, ndonëse këngët janë përplot me sharje raciste e mallkime të dëgjuara nëpër demonstratat antishqiptare të rinisë vmro-iste, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “O shqiptarë ju thaftë rrënja” etj. etj. Ndërsa idealizohet deri në figurë me përmasa mitiko-bilike Nikolla Gruevski i cili si luan i futi nën putra “terroristët e UÇK-së” dhe duke e minimuzuar skajshmërisht rolin dhe peshën e Ali Ahmetit, udhëheqësit të ish-UÇK-së, si “trim me fletë” po ua tregon vendin shqiptarëve të cilët, sipas “këngëtarëve popullorë” na e paskan vendin në varr.

Asnjë reagim, asnjë shqetësim, asnjë aksion të strukturave përkatëse, qoftë të ministrisë së policisë qoftë të ministrisë për informatikë, për t’i kapur këta “këngëtarë”, për t’i ndëshkuar, për t’i neutralizuar, për t’i bllokuar këto faqe interneti përplot me antishqiptarizëm dhe për t’ju kërkuar një falje publike shqiptarëve!

Nuk ka reagime sepse, politikanët kalamaj mendojnë se vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëhet karshillëk shqiptarëve, grekëve e bullgarëve (por jo edhe serbëve, në asnjë këngë!) të cilët do të habiten një ditë se si do të bashkohet Maqedonia e tërë nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit! (A mos është ky motivi i Gruevskit i cili këto ditë në Australi apeloi për bashkimin e maqedonasve të Epirit, të Egjeut e të “Hamamit të Hyrës”!)

Heronjtë e internetit

“Himni i klubit” më racisti dhe më provokuesi është ai i KF TETEKS i Tetovës. Në Tetovë tashmë maqedonasit kanë ngelur pakicë, ndaj dhe, jo rastësisht racizmi i tyre është në rritje e sipër! Kërkojnë iritim të shqiptarëve dhe intervenim të policisë së Nikolla Gruevskit me qëllim të shtypjes së shqiptarëve “kryeneçë”, siç ndodhi më vitin 1997 në Gostivar, në kohën kur prefekt i kësaj komune ishte prefekti aktual Rufi Osmani!

Madje, “himni” i TETEKSIT ka filluar të përdoret edhe si himn i kombëtares maqedonase. Sikur edhe me Tunguzinë të luante Maqedonia sërish do të dëgjoheshin këngët antishqiptare. Në çdo duel fudbollistik do të dëgjohen vargjet: “As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka”, “Po të mos ishte NATO / deri tash do t’ju zhduknim-o”!

Këto këngë nuk janë këngë të ndonjë provokuesi të rëndomtë por, këngë të një “komuniteti sportiv” të gjerë i cili gjenë mbështetje në strukturat aktuale qeveritare. Me vetë faktin që nuk përndiqen, që nuk alarmohet kjo situatë, që nuk intervenohet nëpër ueb faqet maqedonase, nënkupton një përkrahje në heshtje e qeverisë aktuale, e strukturave nacionaliste sportive, mediale, por edhe një përkrahje publike nga opinioni i përgjithshëm i shprehur përmes komentimeve nëpër forume elektronike maqedonase.

Këta heronj të internetit janë përplot me patos, urrejtje, mllef, mallkim e me dëshirë për vrasje të shqiptarëve, saqë po të ndodhte kjo në një vend normal, të gjitha strukturat shtetërore do të merreshin me analiza e me kurim shpirtëror, social e medicinal të miletit të vet.

Në Maqedoni, sa më shumë të ushtrohet nacionalizmi maqedonas aq më tepër do të plehërohet politika populiste e Gruevskit dhe, me këtë, duke menduar se do të jetë udhëkryq i interesave të Lindjes dhe të Perëndimit do të zë një vend të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik me ç’rast do të neutralizohet politika racionale greke.

Për t’i treguar grekëve, shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se Gruevski respekton vullnetin e popullit të vet, në sfond lejon të kumbojë nacionalizmi i egër si dhe racizmi i sllavomaqedonasëve që nuk ngrit pluhur më tepër se sa “përpëlitja e bishtit të këputur të zhapinit”.

“Dhoma gazi për shqiptarët”

Analizë më vetë socio-kulturor janë edhe këngët e një romantizmi naiv të të rinjve maqedonas por edhe të estradës maqedonase që tashmë janë shndërruar pothuajse në lutje të përshpirtshme në çdo shtëpi maqedonase. I këndohet “Aleksandrit maqedonas”, por mallkohet edhe data e “Marrëveshjes së Bukureshtit” kur na qenka copëtuar Maqedonia e sotshme; i këndohet “Katilëve grekë” por edhe “Ditës së bashkimit të të gjithë maqedonasve”!

Në këtë kategori këngësh hyjnë edhe “këngët epike” për trimërinë e VMRO-së por edhe të liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili, ndonëse gjendet para situatës së nënshkrimit të pakos për ndërrim të emrit të Maqedonisë si dhe të çdo gjëje maqedonase, trajtohet si figurë e “shpëtimit kombëtar”: “O maqedonas i pastër këndo/ se jam patriot e hero... Kam shumë miq guximtar/ të gjithë vmro-istë dhe një kryeministër atdhetar/ zotëri Nikolla Gruevskin...” – është kënga me titull “Për Maqedoninë” të kënduar nga dy këngëtarë të estradës maqedonase, Vasko dhe Elizabeta.

Në këtë grup këngësh bëjnë pjesë edhe këngët e kënduar për tradhtarët aktualë maqedonas, siç janë Gligorovi, Cërvenkovski, Buçkovski, Sheqerinska si dhe personalitete të tjerë të opozitës maqedonase.

Në periudhën demokratike të Maqedonisë si parullë më rrëqethëse që ishte dëgjuar ndonjëherë ishte ajo që u dëgjua nga demonstratat e organizuara nga rinia e VMRO-së: “Dhoma gazi për shqiptarët”, dhoma të tilla në të cilat Hitleri masovikisht i helmonte hebrenjtë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa sot, po nga këta të rinj “baballarët” e të cilëve mbajnë pushtetin, ky arsenal i parullave antishqiptare është shumëfishuar në përmasa edhe më trishtuese. VMRO nuk reagon! Nuk reagon as Qeveria!

Nuk reagojnë as disa shqiptarë që mezi presin ndonjë kockë nga kjo qeveri duke u kursyer në emisionet për ta treguar të vërtetën qoftë në mediat e vendit, qoftë në ato të Shqipërisë apo të Kosovës. Është koha e fundit që në unison të reagojnë shqiptarët dhe t’i tregojnë botës së çfarë rreziku u kanoset nga sllavomaqedonasit e verbuar prej nacionalizmi të egër që çuditërisht po përkrahet nga qeveria aktuale e Nikolla Gruevskit.

Kushdo që do të rrëqethet nga këngët nacionaliste antishqiptare maqedonase mund të klikojë në këto adresa në “youtube”:
http://www.youtube.com/watch?v=TPOd1ELi36M;

http://www.youtube.com/watch?v=eHsJEc1EwqI&feature=related,

http://www.youtube.com/watch?v=W3xukRTzdxI&feature=related
http://www.youtube.com/watch?v=Qo_LteNI1mQ
http://www.youtube.com/watch?v=sEvEIO_6oCE
http://www.youtube.com/golemotodrustvo
http://www.youtube.com/watch?v=owLkS2WmGGg
http://www.youtube.com/watch?v=Y_nabrc4Hm8
http://www.youtube.com/watch?v=hFz4jAQrgjU

Ndërsa, në forumin e portalit të “Idividi” gjendet edhe kënga me titull “As në tokë as në hava/ për shqiptarët vend nuk ka”, edhe atë nën rubrikën “Kulturë, art dhe traditë”! Aty do të dëgjoni dhe gjeni vargjet e refrenit të kësaj kënge: “ Po na e ndotin Maqedoninë/ As në tokë as në hava/ vend për shqiptarët nuk ka/ O Zot dënoi/ i vraftë reja/ o ju zhduktë rrënja”.

Pas vdekjes së shqiptarëve – një qiri për Maqedoninë

Por, që të helmohet edhe më shumë rinia maqedonase me një nacionalizëm të pakuptimtë antishqiptare, rrjetet maqedonase të internetit përkujdesen që të publikojnë këngë edhe të zhanrit “rap”! Këngë të tilla ka me bollëk. Është për t’u çuditur se si operatorët e këtyre ueb faqeve të njohura për strukturat përkatëse shtetërore i publikojnë dhe i lëshojnë në në qarkullim elektronik.

Këto këngë sot i dëgjon edhe nëpër kafiteri e disko periferike maqedonaese. Është vetëm çështje kohë se kur do të këndohen edhe nëpër diskotekat e qyteteve të Maqedonisë ku mund të vije deri te reagimet e përgjakshme. Edhe atëherë fajtor do të llogariten shqiptarët që do të reagojnë kundër “këngëve artistike maqedonase” me ç’rast do të paraqiten si katundarë, malokë e të egër.

Një nga këngët që mund të nxisë ndonjë konflikt të paparashikueshëm ndëretnik është edhe rap kënga e njëfarë aCe maFia me titull “Vdekje shqiptarëve”! Ja se me çfarë vargjesh na prezantohet ky këngëtar më i adhuruari nga të rinjtë maqedonas: “O ju maqedonas/ flini me pushkë nën kokë/ kjo kërkesë nuk është e kotë./ Vdis shqiptar se je i tepërt/ vdis shqiptar i ndyrë/ mos më detyro të të vras/ jetën me ty nuk dua ta ngas./ Vdis shqiptar se i tepërt je/ vdis shqiptar se i ndytë je/ kurrë nuk do të dua/ kurrë nuk do të më vije keq për ty/ dua të të shfaros ty/ dy metra nën dhe të të varros. Atëherë për Maqedoninë/një qiri do ta ndez.”

Qortimi ndërkombëtar deri në korrigjim etnik

Të gjithë shqiptarëve si dhe maqedonasve u kujtohet kur ushtarët grekë përgjatë një ushtrimi ushtarak këndonin këngë raciste kundër maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve. Pas një reagimi të vogël, Ministria e mbrojtjes greke por edhe NATO ju kërkuan falje të tre popujve! Sepse, demokraci nuk do të thotë anarki, sistem ku mund të vije në shprehja urrejtja, mllefi, sharja, ofendimi ndëretnik. Demokraci do të thotë, mbi të gjitha, kulturë.

Me këto sjellje primitive maqedonasit po dëshmojnë se, nëse ua heq trashëgiminë kulturore të përvetësuar greke, nuk kanë asnjë gram kulturë! Një kolektivitet i tillë duhet të qortohet deri në korrigjim. Sllavomaqedonasit e meritojnë një detyrim për t’u vetëkorrigjuar dhe për të dalë përfundimisht nga filmat epikë ku janë futur. Shpëtim tjetër nuk kanë!

3 Komente

Artikulli ishte renqethes, dhe mendoj se do te ishte me interes te perkthehej ne anglisht e frengjisht e tu çohej ter strukturave europiane, per te pare se ç'makabritet po gatuhet ne sallonet e politikes maqedonse.  

Artikull bosh dhe qimetraberes , i se njejtes gjatesie vale me kenget e estrades  maqedonase per heroizmat gruevskiane.  Dobet

varua legenave se pas 50 vitesh do te jene pakice.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).