Herman Van Rompuy, presidenti i pare europian!

Presidenti i pare europian eshte belgu Herman Van Rompuy. Burimet diplomatike kishin konfirmuar paraprakisht qe social-demokratet europiane nuk kishin pare figuren e pershtateshme te nje presidenti europian ne Massimo D'Alema, duke vene keshtu ne rolin prijes Catherine Ashton.

Britaniket nuk ishin te kenaqur me belgun si kandidat por perfundimisht do arrijne te gjejne paqe me Ashton si Perfaqesuese e Larte.

Më shumë nga BBC: 

 

Ka patur reagime të përziera ndaj dy figurave pak të njohura të emëruara në postet e reja në krye të Bashkimit Evropian.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur dy emërimet dhe kanë thënë se ato do të kontribuojnë në përforcimin e Evropës në një partner edhe më të fuqishem, korrespondenti i BBC-së thotë se ka patur kritika ndaj zgjedhjes se dy kandidatëve me profile të ulta ndërkombëtare.

Udhëheqësit e BE-së zgjodhën mbrëmë kryeministrin belg, Herman Von Rompuy, në postin e presidentit të BE-së, një post i ri i krijuar me Traktatin e Lisbonës.

Zoti Von Rompuy është teknokrat i qendrës së djathtë që njihet pak jashtë Belgjikës.

Ai do të shërbejë në këtë post për dy vjet e gjysmë, duke zëvendësuar presidencën me rotacion që ndryshonte çdo gjashtë muaj.

Ndërsa udhëheqësit e BE-së po uleshin për darkë dhe raundi i parë i diskutimeve që shumë vetë menduan se do të zgjasë deri vonë natën, zyrtarët britanikë njoftuan se kryeministri, Gordon Braun po hiqte dorë nga kandidimi i Toni Blerit për president të Këshillit Evropian.

Në këmbim për këtë, zoti Brown fitoi postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politike të jashtme, për Lady Ashton-in, aktualisht komisonere per Tregëti.

Lady Ashton do të fillojë punën e saj të re me një dhjetor, ndërsa zoti Van Rompoy pak më vone, meqë Belgjika tani po kërkon një kryeministër të ri.

 

 

2 Komente

 Mendohet qe kryeminister te zgjidhet Yves Laterne, i cili ishte ca dite kryeminister (para Van Rompuy) , por qe u hoq per shkak te disa miza-skenave te politikes belge. Laterne, njihet si politikan modest, njeri i urte, s'ka bodiguard, makines i jep vete, pra njeri pa shpenzime,  jo si kryeministri yne qe ka bodiguarde, shofer, e nje personel qe kujdeset per te, pra nje njeri plot shpenzime, paçka se flet per diete. 

E vertete. Yves Leterme eshte kandidati i vetem ne kete moment; Steven Vanackere dhe Marianne Thyssen i thane nje "jo, flm" ofertes per te kandiduar. Sidoqofte, une me qejf do kisha pare serish Verhofstadt si premier; figure me profil te larte politik kombetar dhe europian. Leterme eshte, per momentin, teper i dobet per t'i bere balle çeshtjes Brussel-Halle-Vilvoorde dhe stabilitetit politik ne vend. Van Rompuy do qendroje dhe ca kohe ne postin e premier per te hartuar nje plan per zgjidhjen e çeshtjes BHV por serish pesha do i bjere ne shpatulla zotit Yves. Pyetja eshte: sa eshte i zoti t'i beje balle?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).