HELL

Mbi shkarpa që flakërojnë e djegin,

Bëj dashuri…
Teksa ti dëshifron fjalëkalimet e jetës

Në faqe librash të pakuptimtë…

 

Dehem e mëkatoj

Unë pres ferrin ngadalë…

Teksa Zoti mbush ajrin me ujë
Që të më shuajë zjarrin për ty…

 

Digjem, vallëzoj, e flakëroj,
Unë Mëkatoj…
Teksa hutohesh Ti me kujtimet
Që dhe ferrit i përkasin tashmë, jo vetëm Ty e Mua…

 

Ngrohem i padjegur mbi flakët
E gabimeve të Mia…
Teksa ti më përgjon me frikën e jetës
Që ende nuk e ke njohur…

Pastaj fle gjumë Unë, e ëndërroj,
Teksa zjarri të ka ndezur…
Përfytyroj Romën pa Neron
Një ditë para se Ti, ti vesh flakën…

Zjarri të djeg, të përvëlon

Nxitohem Unë të të them…
Të verdhën nuk e shikoj, tani jam e Kuqja

Përgjigjesh ti para flakëve…

 

Më do ti mua…?

Të them duke u dridhur nga i ftohti…

Të kam jetë, Budalla!
Qesh Ti mbi thëngjijtë e Romës…

10 Komente

budalla smiley, ky nuk eshte mekat, por mund ta quash te tille nese te ben ta shijosh me shume. andej nga politika pastaj s'di c'te te them.

me te mira smiley

 po cpune kam une me politiken aman, me siguri me ngaterron smiley

Krist, kur lexon per zjarre mekatesh sketerrore, sec te lind padashur nevoja per nje poezi te thjeshte, nga ato qe sjell ndonjehere PF-ja per ilustrim ketu, qe i kendojne nje llambe tualeti ku rruhet nje burre qe ka 20 mije ore qe ndricon po s'digjet ngaqe e do mesa duket shume kete burrin. Kjo ndodh per shkak drejtpeshmi, me sa duket. Nejse, ja  nje poezi e thjeshte fare e bere nga nje tip qe quhet durs grynbajn. flet per nje qen besnik qe vrau te zotin gjahtar (ne Belgjike) pa dashje ngaqe kaluan neper nje gropez ne rruge, qeni kerceu, levizi pushken padashje, kjo u shkreh, dhe aq qe puna, e pat i zoti. Gjynah, thote vjersha, po te mos ishte ajo gropa...

Ein Mann in Belgien ist von seinem treuen Hund
Erschossen worden auf der Fahrt zur Jagd
Wie eine Zeitung unter Kuriose Welt vermeldet.

Der Mann aus Belgien saß zuletzt in seinem Jeep
Am Steuer ahnungslos und auf der Rücksitzbank,
Die Flinte neben sich, saß ahnungslos der Hund.

Wie immer schauten beide in dieselbe Richtung
Wo sich der Wald hinzog, – schweigsam der Mann,
Sein Jagdhund bechelnd, weil es schwül war, Sommer.

Es war der letzte Sommer für den Mann. Verschreckt
Vom holprigen Gelände sprang der Hund vom Sitz
Und löste einen Schuß aus, der sein Herrchen tötete.

Ach, beide Belgier könnten heut noch unterwegs sein,
Das ideale Paar, wenn nicht ein Schlagloch
Die Freundschaft dumpf zerrissen hätte. Schade.

 

Cheers!

Em, te pershendes ty dhe Klajdin

Me zuri lemza

ulur nen hije, jashte qe diell,
nje plak me thinja rrinte,
bucja ne kembe i qe mbeshtjell,
as lehte e as flinte.

kerceu bucja nga vendi,
nje plesht e kish pickuar,
kafshoi plakun, me vrap rendi
si te ishte e terbuar.

u ngrit dhe plaku dhe mallkoi
bucen, hijen e c'te mundte,
pastaj pemen e sharroi,
per diten kur kemben do tundte.

kur lexoj komentet, e pastaj serish poezine, edhe mua me vjen te jem me i thjeshte smiley 

Jam aq thjeshtesisht dakort me ty sa te te them edhe qe skuptoj gjermanisht! Po ngaqe e kuptoj nga ana tjeter qe je njeri i mire (me shume e ndjej), them se ke dashur te me thuash ndonje gje te mire e te thjeshte njekohesisht smiley 

Ndonje keshille, me pak fjale smiley

 

 

 

ADAMI 

                                                                     Marin SORESCU

Megjithese ndodhej ne pararajse,

Adami shetiste neper rrugica,

Pa mundur ta kuptonte,

Se cfare i mungonte.

 

Atehere nga nje brinje e Adamit

zoti beri Even

Dhe Adamit i pelqeu kjo mrekulli.

I pelqeu kaq shume

sa e preku menjehere kete brinje te tijen

dhe ndjeu ta pershkonte 

nje rryme e embel, e ngrohte

qe vinte nga gjinjte e forte e nga kofshet e buta,

qe kishin magjine e tingujve te muzikes.

Adamit i doli perpara nje Eve  e re

qe nxorri pasqyren nga canta

dhe nisi te lyente buzet.

"Kjo eshte jeta vete!" - psheretiu Adami

dhe nga brinjet krijoi edhe nje Eve tjeter.

 

Dhe sa here qe Eva e meparshme

i kthente shpinen,

apo shkonte ne sheshin e pazarit

per te blere arturina apo ereza aromatike

Adami nxirrte nga nje grua te re

nga haremi i brinjeve te tij.

 

Perndia i pa keo krijesa

sajuar nga brinjet e Adamit.

I zemeruar e thirri ne seline e tij

i hoqi misionin e Zotit

dhe e perzuri nga Parajsa

per hiperrealizem.              smiley

                                              

E bukur, c'tjeter mund te thuash per nje poezi te tille?

Po, edhe te falemnderit qe na nxjer nga ujerat e turbullta te PPU e ne shpie ne kopshtet e Edinit na nxjer shetitje me Adamin neper misteret e embla te Eves...

Më do ti mua…?

Të them duke u dridhur nga i ftohti…

Të kam jetë, Budalla!
Qesh Ti mbi thëngjijtë e Romës…

 

Te njejtat fjale dashurie reciklohen ngado dhe prape njerezit e shkrete arrijne te mashtrojne veten qe iu perkasin vetem atyre.

Lezetshem, Klajdi. Ke potencial.

Atehere nga nje brinje e Adamit

zoti beri Even

Maskilista te keqinj! smiley

 SHPIRTI I MIRE ME TE GJITHE

                                   M. Sorescu

O shpirt, i mire me te gjithe,

Ti veshtron nga dritarja

Nga erresira

Ecjen e grave

Dhe percakton largesine midis tyre!

 

Ndoshta e teprojne me ty

Ndoshta e teprojne kur te perdorin si perri

Kur te perdorin si sfungjer

Kur te perdorin si yll

Kur te perdorin si teleskop,

Apo kur te perdorin si krap.

 

Germojne tek ty, o shpirt, si ne flete librash,

nen driten e ajrin qe shkelqen gjithe diten

me kthetra te lemerishme rremojne ne barkun e drites.

Por a mund te hapesh nje galeri brenda saj?

 

Mendoj se nganjehere ti na ngaterron.

Sa perpara kohe je, o shpirt,

o shpirt i mire me te gjithe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).