Hapet TIFF

Organizatorët lanë në hije vetë programin për publikun, orët dhe datat e ngjarjeve kryesore të këtij festivali, të ftuarit, jurinë dhe tributin që ky festival i kushton regjisorit shqiptar, Viktor Gjika

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF '09), u hap mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar me projeksionin e filmit "Muajt e Mjaltit" (2009) të regjisorit serb Goran Paskaljevic, i pranishëm në premierë. Në takimin me mediat drejtori i festivalit, Ilir Butka pohoi se "është një edicion që mbart shumë risi", duke përmendur kategorinë në konkurrim të filmit të gjatë, për herë të parë. Deri më 6 dhjetor, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar projektohen rreth 15 filma të gjatë, ndër të cilët "Platos's Academy" e regjisorit grek Filippos Tsitos, "Devils toën" Vladimir Paskaljevìc (Serbi), "Cold Souls" Sophie Barthes (Franc&eumlsmiley. Në sallën e vogël të teatrit publiku mund të shohë shfaqjen e rreth 100 filmave me metrazh të shkurtër të ndarë në seksionet fiction, dokumentarë dhe të animuar. Kurse autorë shqiptarë të kësaj gjinie të filmit janë afro 30.

Për programin special të festivalit, një nga hartuesit e programit, Genc Përmeti përmendi shfaqjen e tri filmave të regjisorit grek Teos Angjelopulos "Eternity and a day" (1998), "Lanscape in the mist" (1988) dhe "Ulysses'Gaze" (1995). Sipas organizatorëve, regjisori grek ka konfimuar qëndrimin e tij në ditën e fundit të festivalit.

Përmeti tha se do të prezantohet kinemaja kineze e viteve '70 me filmat "Nga fitorja në fitore" (1952), "Duke kaluar lumin Jance" (1974), "Lindja është e kuqe" (1965).

Të përqendruar në idetë e përgjithshme për festivalin, mënyrës sesi voton publiku, shfaqjes së filmave në një platformë me pagesë, organizatorët lanë në hije vetë programin për publikun, orët dhe datat e ngjarjeve më kryesore të këtij festivali, të ftuarit, jurinë dhe tributin që ky festival i kushton regjisorit shqiptar, Viktor Gjika, i cili u nda nga jeta në mars të këtij viti. Në TIFF shfaqen "Rrugët e bardha" (1974), "Komisari i dritës"(1966), "Debatiku" (1961).

Takimin e mbylli programuesi i filmave ndërkombëtarë, Thomas Logoreci me fjalët "Ky është një festival i tejngopur me filma, i tejngopur me vlera". Por njerëzit të radhë të parë nuk mund të privohen nga e drejta për t'u informuar, paçka se "misteret" e kësaj mungese informacioni edhe për mediat vetë, organizatorët i quajnë "surpriza".

1 Komente

vallai sdi gjo per filmin, po ky Goran Paskaljevic, kish pas nji kokerr vile ne mes te beogradit (se tani e kish shit) me nje oborr te kendshem dhe nje verande te mbyllyr me oxhak mu ne oborr ku mund te pije nje tekje dhe te shijonte pa mase.

atmosfere super smiley

sa per festivalin, mua me shqetesoi qe ka xone sallen e teatrit dhe me ka xone halli per ato qe deshten me pa ma teper nga ajo cfaqja me virgina wolf smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).