Hapen shkolla shqip në Greqi

Nuk është shteti shqiptar që ka ndërmarrë një nismë të tillë e madje, nuk ka siguruar as abetaret e kërkuara nga Shoqata Shqiptare e Kretës, e cila është nismëtarja e hapjes së shkollave shqip në Greqi. Deri më sot janë çelur 4 vendbanime të ishullit grek, me nismën e kryetarit të kësaj shoqate, z. Astrit Jolla.

Duke folur për “standard”, z. Jolla sqaron për nismën që ka ndërmarrë dhe pengesat që ka hasur deri më sot. Ai e nisi këtë hap të rëndësishëm për shqiptarët në Greqi, në kryeqendrën e ishullit të Kretës, Iraklio. “Nuk është e lehtë, por dhe jo e pamundur për këtë përpjekje, përveç mbështetjes së shqiptarëve, kam pasur përkrahje shumë të madhe edhe nga ana e grekëve, sot p.sh. isha gjithë ditën në qytetin e Malies duke vrapuar nëpër zyra të ndryshme të dy bashke me drejtorin e shkollës, me z. Mihali Belivanaqis. Janë njerëz shumë të zgjuar dhe shumë të mirë vendasit, jam i kënaqur që jetoj mes tyre. Në këtë qytet do të fillojmë mësimet shqip javës tjetër rreth 47 nxënës. Të shohim se çfarë do të bëhet nesër për Qershonjëzën, ku janë regjistruar 68 nxënës”, - thotë ai për “standard”.

Deri më sot janë më shumë se 160 nxënës që janë regjistruar në këto shkolla. “Numri i nxënësve deri në këtë moment, sepse çdo ditë ndryshon, është: 26- Iraklio, 20- Profitilia, 47- Malia dhe 68 Qershonjëza. Në Iraklio jemi më keq, por ... të shohim, kam besim që do të shkojë mirë edhe këtu”, - na thotë, z. Jolla.

E në të gjithë këtë nismë që shumëkush mendon se ia vlen, shteti shqiptar duket inekzistent. Z. Jolla erdhi në Tiranë, u interesua e priti përgjigje, e cila deri tani nuk ka ardhur. “Problemet janë shumë, - thotë, - por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është interesimi tepër i dobët i qeverisë shqiptare për emigrantet, pasi prita rreth 1 muaj për të marrë librat në Shqipëri, abetaret i mora me lekët e mia, rreth 150 copë, hëpërhë nuk dua të flas më shumë për këtë temë, pres...”

E i vetmi apel që ai bën, është pagesa e mësuesve, që nuk mund të përballohet nga shoqata që drejton. “Për sa i përket stafit, nuk kemi pasur vështirësi përveç pagesës që duhet të përgjigjet qeveria shqiptare”, - na thotë ai.

Z. Jolla jeton prej 15 vjetësh në Greqi dhe tashmë i është përkushtuar një çështjeje të shumëkërkuar nga shqiptarët që jetojnë në shtetin fqinj, por shumë pak të prekur nga politika shqiptare. Përse e pyesim me naivitet, për të marrë një përgjigje që duket se e ka mjaft të qartë: “Përgjigjen time e gjeni të goditur sipas thënies së një shkrimtari gjeorgjian: “... në qofte se mohojmë gjuhën amtare, kemi mohuar vetvete”, - na thotë.
 

40 Komente

O zoti Jolla, je qe je o derbardhe, a nuk i con nga nje abetare dhe ministrave tane??? Po pate mundesi, coju nga nje abetare dhe atyre deputeteve tane qe bejne ligjin... Leri ata femijet nje vit me shume pa shkolle andej, fito keta ne Tirane njehere, se mbase te ndihmojne pas nje viti... Po i bere njerez ama...

Atje ku greqishtja mund shqipen

Top-channel

09/11/2009 20:25

Atje ku greqishtja mund shqipenShkolla e Boboshtices 93 vjet me pare hapi dyert duke pritur ne klasat e saj dhjetra e dhjetra femije te etur per te mesuar gjuhen shqipe, te ndaluar per shekuj me rradhe nga pushtues qe vinin e iknin.

Ka kaluar shume kohe qe nga viti i larget 1916 dhe rrota e historise ka nderruar drejtim per kete shkolle.

Tashme ketu ndjekin mesimet vetem 5 nxenes, pjesa tjeter ka zgjedhur shkollen greke “Omiros”.

Shkolla e Boboshtices u harrua diku larg ne valet e historise, ne ato vite kur Korca ishte pushtuar nga greket dhe kur pas nje mundi te jashtezakonshem te paguar edhe me gjak rilindasish, hapi per here te pare dyert.

93 vjet me pas, kjo shkolle eshte thuajse ne prag te mbylljes.

Balle saj jane serish greket, por kete here fajin nuk e mbartin ata, por shteti shqiptar qe shkeli e perdhosi vleren e saj duke e kthyer ne ate germadhe qe eshte sot.

Realiteti qe ofron kjo zone e Korces jane dy imazhe, njeri i rrenuar e i harruar nga shteti ame dhe tjetri modern, dhurate nga vendi fqinj.

Ne njerin krah 5 nxenes, ne shkollen greke me shume se 350 te tille.

Dy fate krejtesisht te kundert qe i kane bere femijet te mos kendojne te njejtin himn.

Ne Boboshtice te 5 nxenesit nuk jane ne nje moshe, por jane mbledhur ne nje klase per te garantuar mbijetesen e kesaj shkolle nese mund te quhet ende e tille.

Ne krahun tjeter tek “Omiros” cdo vit po hapen klasa te reja.

“Dua te vijne te gjithe ketu, te ishte shkolle e mire, e bukur dhe te gjithe te vinin prape!”, shprehet nje nxenese e shkolles se Boboshtices.

Nderkohe drejtoresha e shkollesh greke thote: “Besoj se do vazhdojme te zgjerojme numrin. Vitin tjeter do hapet edhe klasa e shtate. Plus jane shtuar edhe regjistrimet ne kopesht. Qe ne kopesh fillon gjuha greke”.

Ne “Omiros” rreth 40 perqind e oreve mesimore behen ne gjuhen greke, ajo eshte nje shkolle private ku jane te punesuar mesues greke dhe shqiptare, por per cudi pa pagese per nxenesit.

“Kemi ne plan te ndertojme edhe nje ndertese tjeter, nese nxenesit do te vijojne edhe shkollen e mesme”, thekson drejoresha e shkolles greke.

Nuk mbahet mend kur shtetaret kane investuar per here te fundit ne shkollen e Boboshtices.

Ky eshte realiteti paralel mes shkolles greke “Omiros” dhe shkolles 93 vjecare te Boboshtices.

Nje realitet i lidhur pashmangshmerisht, krijuar nga askush tjeter vec shtetit shqiptar, i cili eshte pergjegjes per ate qe po ndodh ne kete zone e ne shume te tjera te vendit.

“Une kam qejf gjuhen shqipe se ne jemi shqiptar”, shprehet nje nxenes i shkolles ne Boboshtice.

Tashme objektivi afat shkurter i shtetareve servile, te paafte, e abuzues eshte i qarte: te cojne me pahir edhe keta femije ne shkollen, greke “Omiros”.

cfare jane ata kafshe qe cojne femijet ne shkolle greke?

shtet legen qe se ben ate shkolle 100 here me te mire se greken

si ka mundesi qe 40% te mesimeve jepen ne gjuhen greke? s ka nje ligj qe imponon gjuhen shqipe ne shkollat qe ndodhen ne shqiperi?

Po ajo pra eshte ideja e Berishes dhe baballareve te tij nga Athina dhe Beogradi... Shqiperia te shkoje drejt Kosoves dhe gradualisht t'i leshoje jugun grekut... Deri ne kohen qe te hyjme ne BE, femijet aty do perdoren si minoritare dhe bij minoritaresh nga Athina... Iku dhe ajo pune. Sillni programin tjater nashtine.

Flmn Zotrules Sinqerisht kjo. Ke te drejte sipas mendimit tim

Shqiperia te shkoje drejt Kosoves dhe gradualisht t'i leshoje jugun grekut... Deri ne kohen qe te hyjme ne BE, femijet aty do perdoren si minoritare dhe bij minoritaresh nga Athina...

Qe ne kopesh fillon gjuha greke

Ja pra keto jane "bamiresite" e Janullatosit ne Korce per te cilat flet Qafiri. smiley

Normal pergjegjsia e pare bie mbi shtetin, ne te tera aspektet,  po kjo ne kombinim me Janullatosjen e Kishes dhe deri diku gjithe Shqiperise, sjell keto rezultate.

Tashti ca mootin duan shkollat greke ne vende qe ose s'ka fare minoritare ose ka 1 femije dhe dy pleq?

Rrumpallistan. Jane qe jane le te hapin dhe ca shkolla arabe aty dhe barazpeshohemi.

Ca duan ne shkolla greke ata qe s'jane greke? Pse e kap me Janullen kur te zezen e ben qeveria antishqiptare? Po te ishin greket pa shtylle kurrizore, me nje qeveri antigreke, qe zvarrit dhe poshteron perdite qytetaret e vet, qe u jep privilegje nje minoriteti krejt te paperfilshem shqiptaresh aty, ne nje kohe qe shqiptaret ne Shqiperi vrasin greket per shkaqe banale si psh kur flasin shqip, qe shteti shqiptar dhe shqiptaret poshterojne ne daily basis gjithe refugjatet greke ne Shqiperi, qe i detyrojne te nderrojne emrat dhe fene, qe i robetojne dhe u thyejne kerrbishten ne pune angari prej 19 vjetesh; dhe po keta shqiptare bejne ligjin dhe ne Greqi; plus qe greket nuk kane per te ngrene, pervecse kane vetem qeveri te korruptuara qe per 17 vjet rresht nuk kane mbajtur nje pale zgjedhje te ndershme qe te mbaheshin mend; qe greket kane qeveri qe u dhurojne hapesiren e tyre ujore shqiptareve dhe qe e mbajne te fshehte kete nga populli i tyre i sterlodhur... Kur te hapte Shqiperia nje shkolle shqipe ne Greqi, si mendon ti se do ndiheshin ata? Kur shkollen e tyre ne Boboshtice ata nuk i vene dot xhama, dhe vete shqiptari qe sapo u ka uzurpuar postin me te larte te komunitetit islamik autoqefal grek, dhe u hap nje shkolle moderne perbri... si mendon ti se do benin greket? (nuk vazhdoj dot me se do kalojne 19 vjet e do mbetem me nje koment)

rrupsup, rrupsup, rrupsup....

Po ndonjë shkollë në Athinë apo qytete të tjera me popullsi të madhe shqiptare a ka? Apo ka i kanë dhënë lejen këtyre kokrrave në ishull sa me thënë?

Nejse, t'i kishte hapur në Afganistan shkollat ndoshta do kishte pasur më shumë mbështetje nga shteti shqiptar.

Ne Krete sa me thene?  Ma do mendja s'bejne vaki gjera "sa me thene" ne ate ishullin.  Ndoshta kane thene: rakine e kena njesoj, vendetta-n po njesoj, kemi lexu dhe Blushin, tanet qenkemi smiley

Per temen, hap i mire edhe pune te mbare smiley.

I zoti e nxjerr gomarin nga balta ...

Administrator, po pse mer burre nuk na le me ju gzu nje lajmi i çike te mire?

Sa per ate qe thoni ju, zotrules dhe Toko, nuk e di se sa e qellimshme eshte ajo qe thoni ju per abandonimin e jugut nga Berisha. Nje gje eshte e sigurte, Berisha dhe politika shqiptare nuk kane b... me u perball me grekun dhe, veçanerisht Berisha, vuan nga fobia e 97-s. Biles disa zagare te grekut si Panajot Barka apo Stavri Marko, nuk ngurronin ta kercenonin Salen hapur ne gazetat shqiptare, duke i kujtuar se mund t'i ndodhte nje tjeter revolucion "popullor" si ne 97-n.

Per mendimin tim, eshte palaçollik, sjellja e politikaneve tane ne lidhje me grekun, po duhet ama ta pranojme qe jemi edhe vete bithemoota. Car bome ne ndaj ketyre palaçove qe ne fund te fundit kercenojne kryeministrin shqiptar (e dume apo nuk e dume s'ka asnje rendesi) me ridjegien e Shqiperise? Une bera nja dy artikuj ku i kujtoja Avni Rustemin, po kjo eshte nje hiçgje. Per sa kohen ne nuk do tregohemi burra ne kshu rastesh, po do preferojme te vrasim vellain apo komshiun per nje gardh, s'kemi si kerkojme trimeri nga politikanet.

Per sa kohen ne nuk do tregohemi burra ne kshu rastesh, po do preferojme te vrasim vellain apo komshiun per nje gardh, s'kemi si kerkojme trimeri nga politikanet.

Po jo mer lal se nuk kërkojmë trimëri nga Sala ne. Ne kërkojmë punë, shkollë, mirëqënie. Sala nuk i jep, i kërkojmë tjetër kund. Kemi 20 vjet, nuk do merremi gjithnjë me Salën... ka portokalle të tjera plot. Sala të vazhdojë punën e vet, siç e ka nis le ta bitisë. Kush përfiton me Salën, bravo i qoftë. As mos t'i shkojë në mendje kujt të gjykojë ata që s'përfitojnë nga Sala e që kërkojnë tjetër kund. Fundja Sala ka rreth të ngushtë or ti, nuk hyn kushdo aty.

Unë kam parë një ndryshim në qëndrim nga disa anëtarë këtu, si psh Zotrules apo Toko, edhe sinqerisht kam dashur të pyes, nëse ky ndryshim ka lidhje me zgjedhjet e fundit në Shqipëri.

Se për mua, ka. Shumë madje. Pas këtyre zhvillimeve të fundit, ndihem më pak i përfaqësuar si shtetas shqiptar, ndihem më pak shqiptar dhe më pak i interesuar të merrem me çka ndodh aty. Gati gati as më bën më përshtypje.

 

  Nga ana tjetër, për temën... kursi i politikës greke ka ndryshuar kohët e fundit. Edhe shkolla do hapen, edhe fëmijët e emigrantëve të lindur në Greqi do kenë pashaporta greke, edhe emigrantë do punësohen në polici sipas një ligji të kohëve të fundit etj. Këtyre emigrantëve që jetojnë në Greqi thojuni mirë mbeçi e paçi fat se janë jashtë mase larg nga të marrurit me Salën. Me Salën le të merren të marrët.

 

Kot nuk e tha papandreu se deri ne 100-vj e fillimit te luftes se pare botrore( kupto 100-vj e Traktatit te Korfuzit), do t'ju fusim ne evrope (kupto do t'ju  bashkojme me kosoven por pa jugun)!!!

Ecin me plane bota.

 Ne athine ke Shkollen Shqiptare te Athines qe ka mese 10 vjet e hapur.

Kete shkolle e kane vizituar edhe ambasadoret nder vite, por a kane investuar nje cent thua? Nje cent te vetem?

Shkolla, pergjithsisht, ne mengjes sherben si institut edukimi privat, dhe mbasdite perdoret per te mbajtur gjuhen shqipe gjalle nder brezat e vocorrakve.

Pershendetje dhe rrespekte per zotin Jolla, dhe per zotin Koka ne Athine.

Nuk dua te marr ne mbrojtje Berishen ne kete teme.

Po ku ishit juve qe flisni kunder Berishes tani,ne 1994 kur Berisha tentoi tu vinte grekeve kufirin tek thana?

Kur perzuri prifterinjte greke dhe kerkoi te drejtat e minoritetit shqiptar ne Greqi?Apo kur e shpalli persona non grata Nicolas Gage?Apo kur ju vuri viza grekeve qe te vini ne Shqiperi?

Oh me duket se partia me e madhe e opozites dhe juve simpatizantet e saj, ne ate kohe e akuzonit Berishen si luftenxites apo islamik dhe nxituat te shkonit ne konferencat pan epiriote.Bile dhe Blendi Gonxhe,Ben Imami dhe te tjere qe sot jane ne opozite dhe qeveri shkuan ne Kongresin amerikan dhe deshmuan se si "shtypet minoriteti grek ne Shqiperi nga rregjimi i Berishes".

Tani Berisha e ka te qarte qe nese mban qendrim te ashper ndaj grekeve do te tradhetohet perseri nga te tijet,keshtu qe po ben ate qe eshte me e lehte,por fatkeqesisht me e keqe ne long run.Tani po akuzohet perse mban qendrim te bute ndaj grekeve dhe do ti jape Jugun per Kosoven.Hajde teori konspiracioni hajde!Po ne 1994 donte ti jepte Jugun per Kosoven?Cfare konspiracioni do te nxirrni per 1994?

Ahahahahaaa hahahahaaghghhahghaghgaggghghhaaaa...

Ku ishim ne atehere a po ku eshte Berisha sot?

Tani Berisha e ka te qarte qe nese mban qendrim te ashper ndaj grekeve do te tradhetohet perseri nga te tijet,keshtu qe po ben ate qe eshte me e lehte,por fatkeqesisht me e keqe ne long run.

Dmth, nga frika se mos e tradhetojne te tijet, ai zgjedh rrugen me te lehte, dhenien e Vorio Epirit Greqise... Dmth ti je dakord me kete, boll qe te jete Berisha ne pushtet.

PS: pse nuk provon te jesh brenda temes njehere? Pse nuk provon t'i japesh pergjigje temes... Pa na thuaj njehere c'mendon ti per ate qe po thote artikulli? Hajt te keqen, se coc degjon nga ty, nganjehere na sjell dhe qendrimin zyrtar te PD-se ketu ne forum...

Oh me duket se partia me e madhe e opozites dhe juve simpatizantet e saj, ne ate kohe e akuzonit Berishen si luftenxites apo islamik dhe nxituat te shkonit ne konferencat pan epiriote.Bile dhe Blendi Gonxhe,Ben Imami dhe te tjere qe sot jane ne opozite dhe qeveri shkuan ne Kongresin amerikan dhe deshmuan se si "shtypet minoriteti grek ne Shqiperi nga rregjimi i Berishes".

 

Bençja sot eshte Minister i Mbrojtjes. Si ka mundesi qe Sula i jep ketij (qe vete e perkufizove pak a shume si filogrek) detyren e mbrojtjes se atdheut?

Une nuk jam dakort me qendrimin e Berishes ne lidhje me Greqine,por jam i sigurte qe nese mban ate qendrim qe rekomandojme ne, te gjithe do ti hidhen ne gryke sic bene ne 1994.Apo e harrove?

Na thuaj se cfare bere ti ne 1994 dhe pastaj fole per sot.Une ne 1994 e perkraha qendrimin e vendosur te PD dhe Berishes kunder shtrirjes se ndikimit grek ne Jug.Po keshtu u kenaqa kur mora vesh qe greket rrinin me dite te tera ne rradhe per te marre vize shqiptare.

Ti cfare bere?Apo perserisje si papagall frazen qe berisha eshte shovinist dhe islamik dhe qe shtyp minoritetin grek ne Shqiperi.

Lexo gazetat e kohes dhe do te me japesh te drejte.

S`ka lidhje Berisha me hapjen e shkolles. Eshte histori e para vitit 2005. Qe u hap shkolla shume mire bene. Programet jane te miratuara nga Min e Arsimit. Kolegj grek ka dhe ne mes te Tiranes.

Qe femijet mesojne mire bejne, qe eshte me mire se nje femije analfabet edhe kjo shume mire. Qe dardha bie nen dardhe edhe kjo eshte e vertetuar. Eshte  situate e perafert me femijet e emigraneve shqiptare ne Greqi qe mesojne jo vetem ne greqisht , por dhe historine e mesojne si ne versionin grek. Ketu mbani doren per te qene patriote, se nje femije debil ose cope mishi nuk i hyn ne pune as dreqit. As dhe patriote nga distanca mos u beni.

Aty eshte MA , beni nje kerkese dhe shkoni dhe u mesoni shqip dhe dije atyre femije te Boboshtices, per 450 usd ne muaj. Edhe patriote beheni me shume edhe gojen e qepni.

Te mesojne kalamaqet se po shkon analfabetizmi ke 15 % dhe mos na shisni dengla.

 

Une personalisht ne 94 po vrisja mendjen sesi Shqiperia mund te kthehej ne monarki pa mbret, sesi nje republike parlamentare mund te kthehej ne nje republike presidenciale por qe vazhdonte te quhej republike parlamentare; shihja me vemendje sesi nje komunist qe nga viti 1969 dhe sekretar partie, mjek i Bllokut dhe i diktatorit, fliste, bertiste dhe cirrej per demokraci, dhe shihja sesi cdo fabrike, absolutisht cdo fabrike, uzine, nderrmarje dhe kombinat qe trasheguam nga gjaku dhe djersa e derdhur nga populli yne per 45 vjet, u shkaterrua krejtesisht; numeroja botet e naftes qe kalonin poshte ballkonit tim dhe qe shkonin drejt Malit te Zi per te furnizuar ushtrine serbe qe pergatitej per gjenocidin me te madh ne Evrope qe nga L2B dhe qe pas 4 vjetesh, per cudi, u kthye kunder vete shqiptareve ne Kosove... Ndiqja me vemendje cmendurine masive te shqiptareve qe shisnin shtepite per te futur leket ne lavatricet e pastrimit te parave te droges Kolumbiane qe na u quajten fondacione bamirese nga po Sali Berisha... ky demokrat qe ishte komunist prej 23 vjetesh.

Le t'ja beje rrup sup Berisha grekut po ia mbajti, se gjithe popullin do ta kete ne krah... po cilin popull thua ti? c'popull zeza t'i veje ne krah atij, populli qe s'ka buke per te ngrene, populli qe poshterohet edhe me nje proces te thjeshte zgjedhor, nje popull qe rraset ne burg kur ngre flamurin e tij ne rruget e Tepelenes, nje popull qe e sheh Berishen duke u puthur, perqafuar dhe duke i futur duart Bollanos??? Nami te behet, le te veproje vetem per nje sekonde si shqiptar ai, pa nga mbrapa i vete une i pari.

Ja pra e pame ne 1994 kur veproi si shqiptar me greket dhe ti po gjeje pretekst per te mos e perkrahur.Kaq doja te dija.

Ne 1994 nuk eshte bere kondrabande nafte dhe populli shtepite po i shiste ne 1996 ,por hajde futja se ska problem.Genje te genjejme dhe shfaqeso te shfaqesohemi.Vetem te tjereve hidhja fajin se vete cdo gje mire e ke bere.

 

...Une personalisht ne 94 po vrisja mendjen sesi Shqiperia mund te kthehej ne monarki pa mbret, sesi nje republike parlamentare mund te kthehej ne nje republike presidenciale por qe vazhdonte te quhej republike parlamentare....

Vazhdo dhe vri mendjen dhe gjej pretekste ti.Dhe pastaj ankoheni se greku ka hapur shkolla.

kush foli per kontrabande?

Po kete qe nuk shiteshin shtepi ne 94, ti e thua apo arkivat e PDse?

Nuk genjej une mo jo, je ti gdhe qe nuk ha pyka dhe fillon e imagjinon pyetje qe te kesh mundesi t'i biesh asaj borise se Vicidolit sic ben gjithmone...

Dhe nuk kisha cfare te shihja te greket une atehere, kur akoma po na vinte festja verdalle per njohjen e Maqedonise, per njohjen e shtetit te Palestines nga Berisha, per prishjen me Ameriken dhe futjen ne konferencen Islamike. Dhe mos harro qe po shihja edhe ato qe te thashe me siper... Fakti qe nuk e mbeshteti "kush" atehere, nuk dmth qe duhet te shese Shqiperine sot, dhe nuk i jep te drejte atij te shkaterroje Shqiperine, integritetin kultural, social, gjuhesor dhe kombetar te Shqiperise...

E me ke flas dhe une... ... Pasuria me e madhe intelektuale e PDse.

Qyqa, qyqa çar m'gjet mu? Me keto ritme do perfundoj shok me Koth una. Ka shume te drejte, patriot te peshku bohena te gjithe. Kur o puna me sakrifiku diçka "ashtu na del i pune".

Ore greku nuk na ka asnje faj se bota (njerzimi) gjithmone kshu ka funksionu. Kush ka gjet shesh ka bo pershesh.

Per te qene konkrete, greku arrin t'i gjeje njerzit qe pranojne me shku me dhone mesim ne Boboshtice, kurse skorpionsat tane dune mundesisht nai shkolle te blloku. E verteta eshte qe shoqeria eshte bere teper siperfaqesore dhe nuk ekziston me pasioni per asgje. Nejse debat tjeter ky mos i bojme gjonat lomsh.

Shkurt, po nuk i tregove politikaneve qe ta ndjen per problemet kombetare, as mos enderro qe ata te "rrezikojne" per ate pune dhe akoma me pak ja vle me fillu me u sha ketu per ta.

Julo, sigurisht qe kone ndryshu gjonat plako mas zgjedhjeve. Tani qe u largu RREZIKU me i madh (Rama ne pushtet) duhet me i bo opozite rrezikut tjeter, Sales. Se nuk kemi mo as opozite ne fakt.

Kjo "specialja" e Marin Memes te TCH pervecse propagande patetike nuk eshte gje tjeter. Nacionalizem i semure, strehe e fundit e atyre qe ju i dini.

Shkolla se pari duhet bere si duhet jo per inat te grekeve, por se shteti ja u ka per detyre shtetasve te tij.

Nuk eshte problemi tek shkolla publike, qe nga pamjet e klasave qe funksionojne duket ne rregull, por tek banoret e zones te cilet i cojne femijet aty ku duan. C't'iu beje shteti atyre qe duan te ndjehen greke?

Edhe sikur ajo shkolle te behet nga e para e shumta do te shtohen edhe 5 nxenes dhe do te behen 10, te tjeret do te shkojne perseri tek shkolla private greke qe ofron mesim pa pagese.

Edhe ne Tirane nese shkollat e ndryshme private do te ofrojne sherbimin e tyre falas, shume prinder femijet e tyre kane per t'i hequr nga shkollat publike dhe derguar tek privatet. Pa permendur ketu qe shume shqiptare te mire, bashkepatriote tane per nje pension grek deklarohen minoritare.

Lajm tipik i Topit. Te gjitha rrena pa asnje te vertet.

Ne qofte se ne shkollen Shqipe jane 5 nxenes, pse shkolla greke do hape vitin qe vjen klasen e shtate?

Do thote se ne shkollen Shqipe shkojne nxenes, e jo 5 vete.

Lajmi kalon nga ato, e rrofsh.

Eqrem Çabej – Mbi shkollat e Himarës, paraqitun prej Ministris s’Arsimit
 Të merren masa mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi...Të merren masa mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi, Vangjel Rusi në Dhërmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj në Himarë, Jorgji Bollano në Himarë e Miho Zhonga në Sarandë, si edhe mbi të tjerë që njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortë dhe të mos u lihet dorë e lirë…

Eqrem Çabej – Mbi shkollat e Himarës, paraqitun prej Ministris s’Arsimit

1936

Lutja e të tre katundeve: Himarë – Dhërmi e Palasë

Të tri katundet e nënprefekturës së Himarës: Himarë,Dhërmi e Palasë me shkresat Nr.1256 dt. 7.V. 1936 e Nr.1256/II dt. 16.V.1936 i janë drejtuar kryesisë së Këshillit ministruer që t’u apin leje për çelje shkollash greke minoritare.

Lutja e Himarës përmend 144 nënshkrime: nga këto janë 64 greqisht e 80 shqip. Lutja e Dhërmiut përmban 121 nënshkrime nga këto janë 26 greqisht e 95 shqip. Lutja e Palasës përmban 88 nënshkrime nga këto janë 34 greqisht e 54 shqip. Prej kësaj rrjedhë se nënshkruesit nuk dijnë të gjithë greqisht ose së paku zotnojnë shqipen për nji pjesë të mirë. Nji tjetër pikë me randësi në këtë lutje asht edhe fakti se janë shkrue prej nji dore dhe janë kopjet e njana tjetrës. Pra rezulton se lutjet i ka shkrue po nji dorë.

Shqiptarizmi i Himarës

Fakti që të tre katundet në fja përdorin greqishtë si gjuhë të përgjithshme në këto brezat e fundit asht rjedhja e marrë dhanjeve të ngushta sidomos tregtare qi ka pas Himara me ishujt grek, asht edhe rjedhja e propagandës së vazhdueme sistematike të kishës greke. Këjo kishë ka qënë sidomos qysh prej kohës së Katerinës së II. të Rusisë (shekulli XVII – vegla e parë e nacjonaliste e grekve për greqizimin e 4 popujve ballkanikë e sidomos të shqiptarëve të jugut).

Por Hirama në tanësinë e sajë ka qënë dhe asht një krahinë shqiptare, ku sundojnë edhe sot cilësit e racës shqiptare ma fort se në disa krahina të tjera të Shteti t’onë. Për origjinën shqiptare të tre katundeve të Himarës në fjalë flasin qartë zakonet krejt shqiptare labe të tynë, për këtë origjinë flasin emrat e familjeve dhe të vendeve (toponomastik).

Sidomos flasin këngët e vajtimet e tyne të cilat janëë shqip, zakonet ndër lindje, martese e vdekje si edhe festat e ndryshme të vjetit. Thash me qënë se në folklorë përgjithësisht ruhen sekretet e vjetra të jetës etike, rezulton pra se gjuha greke që ata kanë adoptue ma vonë asht pa dyshim ma e re se zakonet e vjetra shqiptare që kan, sepse zakonet janë shprehje ma konservatore të jetës shpirtënore të nji populli se sa gjuha. Me gjithë këtë duhet shtue se grat e mocme flasin dhe dijnë sot shqip në katundet në fjalë.

Të tri këto katunde e dinë vetë fare mirë shqiptarzimin e tyre dhe e kanë me çdo rastë këtë të vërtetë. Ata e dijnë se janë një fie me labrit e Vlorës e të Kurveleshit, me të cilët bajnë edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fes. Banorët e Palasës kallxojnë edhe sot se rrjedhin prej Dukatit të Vlorës, banorët e lagjes Gjilok të Dhërmi-ut krenohen e thonë se rjedhin prej Kruje dhe kanë qenë ushtarë të Skënderbeut. Të tre katundet e dijnë edhe sot se kan far’e fisin e vet në Labri, në Progonat, në Nivicë të Kurveleshit dhe në katundet Velcë, Trajas e tjera të Vlorës.

Nga keto fakte rezulton pra në mënyrë të pa dyshimtë se të tria katundet janë origjinë shqiptare. Ato nuk mund të quhen jo minoritet I plotë si Camërit t’onë në Greqi, por as edhe minoritet gjuhe aq race.

Për këto arsyet të tria katundet nuk mund t’ u aplikohet rregullorja e shkollave minoritare greke. Ky vendim shtojmë se pajtohet me dëshirën e flakët të një pjese të kosiderueshme të popullsisë së Himarës, Palasës e sidomos të Dhërmiut, e cila don vetëm shkolla shqipe. Asht për t’u shënue se partija e shkollave shqipe përbahet ma tepër prej të rinjve dhe intelektualëve,kurse partia grekofono prej gjeneratës së djeshme prej pleq dhe priftnash.

Mësimi i Greqishtes dhe i fes

Greqishtja: me qenë se këto tri katunde kanë desherue disa vjet ma parë që të mësojnë edhe gjuhën greqishte, Ministria e Arsimit, me gjithë faktet që permenden ma nalt, ka dhanë lejen, qyshë prej vitit 1930 për mësimin e nji ore greqisht në ditë për çdo klasë të çdo shkolle në tre katundet në fjalë, d.m.th 6 orë në javë për çdo klasë. Ministria këto 6 orë në javë greqisht për çdo klasë vazhdon t’i lejoj edhe sot, edhe ky mësim vazhdon të jepet. Mësimi i greqishtes epet prej mësuesish t’emnuem e të paguem prej Ministris s’Arsimit.

Në lagjen Spile të Himarës mësuesi i Shqipes Zot.Nikolla Burbo, prej Spile-s në vjetin 1935-36 ka dhanë në çdo klasë 5 orë shqip me nji orë greqisht në ditë.

Në shkollën Mashkullore të Himarës ka nji mësues të veçantë të greqishtes, Zot.Kost Çollaqi, grekofon nga Kat. Çerkoviç, komunë e Dhrovianit afër Delvinës. Ky ep nga nji orë në ditë greqisht për çdo klasë.

Në shkollën femnore të veçantë të Himarës deri sot nuk asht dhanë mësim greqisht.

Në Dhërmi ka nji mësues të veçantë të greqishtes,Zot.Kristofor Kondi nga Vuno i Himarës. Ky ep nga nji orë greqisht në ditë në çdo klasë të kësaj shkolle.

Në shkollën femnore të Dhërmiut nuk asht dhanë ndonji orë mësim greqisht.

Në shkollën e Përzieme të Palasës mësuesi i Shqipes Zot. Spiro Fotiadhi nga Dhërmiu ka dhanë në vjetin 1935-36 në çdo klasë nga 5 orë shqip dhe nga një orë greqisht.

Mësimi i fes: Përvec të mësimit të greqishtes epet dhe mësimi i fes i lejuem prej Ministris s’Arsimit dhe i dhanë prej mësuesish që kan dhanë dhe mësimin e greqishtes. Mësimi i fes asht dhanë jashta lokalit të shkollës edhe jashtë orarit të mësimit, me anën e qarkores të Ministris s’Arsimit Nr.1641:9 dt.14.XI.1930. Por mbas shkresës të Ministris së P. Mbrendeshme Nr.23:70 Resdt.29.4.1936 drejtue Nenprefekturës së Himarës, në marrëveshje me Ministrin e Arsimit u vendos që të tolerohet mësimi i fes brenda lokaleve të shkollave shtetnore, prej mësuesve që mësojnë greqishten dhe në ditën e mërkurë dhe të shtunë jashta orarit shkolluer. Për shkak të numrit të pakët të nxanësve mësimi i fes asht bamë kolektiv në të gjitha klasat dhe në këto shkolla: Shkolla e Spiles, Mashkullorja

e Himarës, Mashkullorja e Dhërmiut dhe shkolla e Përzime e Palasës, prej mësuesve të greqishtes që përmenden ma nalt. Mësimi i fes asht bamun në gjuhë greqishte.

VI. Bursat:

Ministrija e Arsimit ka marrë sivjet dhe do të marrin edhe në vjetin e ardhëshëm shkolluer nji numër bursistash djelm e vajza kë kësaj krahine nga familje të vobekta dhe arsimdashëse.

Përfundim: Përfundimisht kemi nderin të shënojmë dhe pikat që vijojnë: jemi të mendimit se nji sjellje tepër e butë e autoriteteve qeveritare nuk asht fort me vend për arsye seinkurajon grekomanët. Tue pasë parasysh dhe paren e shumtë që derdh Greqija në Himarë dhe në Jugë përgjithësisht për qëllime propogande, mendojmë se asht e arsyeshme të studjohen dhe të merren disa masa të reja:

I.Të detyrohet populli të paguajë rregullisht taksat qeveritare,

II.Të ndalohen të hyjnë lirisht në Himarë propogandistët grekomanë,

III. mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi, Vangjel Rusi në Dhërmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj në Himarë, Jorgji Bollano në Himarë e Miho Zhonga në Sarandë, si edhe mbi të tjerë që njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortë dhe të mos u lihet dorë e lirë. Gjithashtu të mbikëqyren shoferët që shpiejnë e bien postën dhe gazeta prej Himare në Vlonë e në Sarandë dhe prej këtyne qyteteve në Himarë.

IV. Mbi këta persona të damshëm për interesat e nalta të Shtetit t’onë mund të zbatohen eventualisht e si mbas rastit dispozitat ligjore pr ndëshkimin eksemplarë të tyne.

V. Nxanësit që janë në moshë prej 6 vjeç e nalt, do të tërhiqen të shkojnë në shkollat shqipe me masat dhe mjetet që asht tu e marrë Ministrija e Arsimit. Në rasë se do të dështoshin këto masa, vijimi në shkolla do të bahesh detyrueshëm si mbas nenit 28 të D.L.O të t’arsimit.

VI. Nxanësit që venë në shkollat t’ona si dhe besnikët t’onë duhet të gëzojnë lirinë e vet të plotë dhe të privilegjohen në çdo mënyrë si me bursa të mbrendëshme e të jashtëme nëpunësina e tjera.

VII. Pasunija e konsiderueshme e Kishës së Himarës, sot asht tue u përdorë për mjete propogandiste greke. Do të duhet të kontrollohesh prej autoriteteve përkatëse.

VIII. Nëpunësit e Administratës të Drejtësis e të Gjindarmëris duhet të jenë të zgjedhun nga çdo pikpamje, të jenë njerz me kulturë dhe me eksperiencë në jetën e administratës,dhe të provuem në pikpamje kombëtare. Me sjellje të mirë, me takt dhe me energji në rasë nevoje këta do të fitojnë pak nga pak simpathin e banorve dhe do të baj për vedi sidomos brezin e ri e shkolluer.

Ministrija e Arsimit asht e mendimit se në qoftë se nuk merren masa të shpejta e adapte, këjo çështje do të ket dy konseguenca: e para të tre katundet në fjalë do të bahen minoritet grek kuptimin e vërtetë e të plotë të fjalës: e dyta gjuha greke do të fillojë të përhapet dhe në katundet e tjera të Himarës, Vuno, Qeparo, Pilur dhe Kudhës.

Jemi së fundit të mendimit se me fillimin e vjetit shkolluer qeverija duhet të caktojë nji program veprimi në Himarë, program i cili të drejtojë veprimet e atyne dikastereve të cilat janë t’interesuem në Himarë.
 

thx per atrikullin ...

pika - VII. Pasunija e konsiderueshme e Kishës së Himarës, sot asht tue u përdorë për mjete propogandiste greke. Do të duhet të kontrollohesh prej autoriteteve përkatëse.

Kjo pike ka qene e vertete dhe eshte nga 1990 deri sot. pse tregohemi kaq te trashe si shtet dhe si individuale qe nuk e kuptojme dhe te marrim masa kunder kishes apo individualeve qe punojne kunder interesit te Shqiptareve dhe Shqiperise?

Mendova se ky artikulli i mesiperme do ishte nje pergjigje e mire ndaj atyre perkrahesve te flaket te shkolles greke te boboshtices.

Cabej eshte burre i larte shume dhe as qe do mend e kalem qe ka respekt maksimal nder ata qe quhen shqiptare te medhenj.

Problemi eshte si e kupton ti kete histori. Shkolla ne fjale , kete e them une qe jam perkrahes i shkollimit te femijeve atje, eshte e shvendosur ne kohe nja 80 vjet nga shkrimi dhe ka devijim te aktualiteteve.

Nese patriot i madh , ne kete rast ti , quhet nje njeri qe preferon me mire shqiptare injorante, se sa shqiptare qe mesojne , qofte dhe gjysmen e lendeve greqisht, atehre une e pranoj qe nuk ka diskutim me kjo pune.

Por per ta plotesu desha me than qe nje femije analfabet sot, eshte investim i gabuar per 50 vjetet e ardhshem, sepse dardha bie nen dardhe. Pra, propozimi jot eshte te kemi ca patriote te tjere me cilesi shume te mira shqiptare, por me nje te keqe te vogel po te vogel fare, analfabete.

Zgjidh e merr.

Zgjidh e merr? Nga kush te zgjedhesh e te marresh, nga dy opcionet qe ve ti? Apo nga dy opcionet qe ve une apo ndonje tjeter?

Opcionet e tua oj kotherke jane o shqiptare analfabete dhe inorante, o shqiptare te shkolluar...

Opcionet e tjera, ato realet jane;

O shqiptare te shkolluar ne shkolle shqipe, komplet ne shqip, o shqiptare te greqizuar.

Per ato opcionet e tua, ti nuk mund te nxjerresh asnje shembull nga historia; perkundrazi, per dy opcionet e meposhtme, nxjerr 1001 mesime nga historia. Madje, per te shkuar edhe me larg, qe ta godasesh problemin mu ne lule te ballit; edhe ata shqiptare qe mbeten demek shqiptare gjithe jeten, por qe luftuan per grekun, jo vetem u quajten greke, por jane themeluese te shtetit te sotem shovinist grek; jane heronj kombetare ne Greqi.

Problemi merr kuptim vetem e vetem kur te kesh nje ide te qarte se kush eshte greku o Kothere... Kur t'i besh nje perkufizim grekut, atehere eja dhe na e shpjego pak situaten.

Shqiperia nga greku NUK KA PARE NJE DITE TE BARDHE; NUK KA PARE ABSOLUTISHT ASNJE TE MIRE; ABSOLUTISHT, ASNJE E MIRE NUK I KA ARDHUR SHQIPERISE NGA GREKU. HISTORIKISHT!

Une keto nuk po i them per te krijuar urrejtje per grekun; ti ne dac respektoje ne dac mos e respekto, por ama, se kush eshte greku, dhe marredheniet e tyre me Shqiperine dhe shqiptaret, mos i tjeterso dhe beji te qarta.

99.99999% e njerezve te planetit, per te mos thene 100%, nuk urrejne semundjen, por urrejne simptomat dhimbjet dhe pasojat qe shkakton.

Keto nuk do t'i shohesh ti apo nuk egzistojne me te vertete?

Keshtuqe, mua me duket se ti ja fut kot.

Ata femijet nuk kane pse te mbeten analfabete. Shteti jone mund ta rregulloje shume mire ate gje dhe pa problemin me te vogel. Edhe greqishten mund ta lere ne shkolle po te doje, por vetem si gjuhe te huaj. Nuk ka pare kush keq nga gjuha e huaj. Pra problemi eshte ne fillim te shteti jone qe vetem joni nuk eshte ne rradhe te pare; pastaj mund te hedhim syte pertej Pindit.

Une po jepja pergjigje vlonjatit, ose me mire nickut vlonjati, jo nickut zotrules.

Po nejse po e shkel premtimin qe i kisha bere vetes qe nuk do replikoja me ty, po sa kohe qe admini nuk e ka zgjidhur perdorimin e vetem nje IP, atehere po te them lexo nja dy fjale te shkruara ketu e dy vjet e ca perpara, po per kete temen e kesaj shkolles :

Mat forcat kur vjen ne debat se del si ai qe ha gjema.

http://arkivi.peshkupauje.com/250-femije-ne-shkollen-e-korces-mesojne-se-shqiperia-eshte-greqi/2007/05/29

Tani mireutakofshim dhjetevjecarin tjeter ! smiley

 

Kothere per sqarim nicku vlonjati s'ka asnje lidhje me nickun zotrues.

Po kur te them fare, farefare ama!!!

Nese shpresoje qe nuk d e lexonte njeri komentin tend, dhe me tutje, te mos pergjigjej njeri, shume mire mund t'i ishte pergjigjur me mesazh privat vlores. Derisa e hedh ketu, eshte normale qe mund te te pergjigjen edhe njerez te tjere. Prandaj eshte e vendit qe te matesh ti i pari per ato qe thua, pastaj matemi dhe ne te tjeret nese duam te te pergjigjemi apo thjesht te te injorojme fare. Keni filluar te beheni te gjithe shume te zgjuar, ti na njeh edhe IPte tani, e po te hyjne njerezit ne hak ty... s'e sheh, duket te ndjekur nga mbrapa jemi, se na grin nga brenda te shkembejme ndonje fjale me ty!!!... Mos te ka hipur vetja ne qejf dhe kerkon te shperndash ndonje autograf more e s'po ta var njeri? Jo per gje, po s'mbeti njeri pa bere moral, dhe ata qe bejne moral me koketrashet e te gjitheve jane provuar ketu...

Ja keshtu o kothere, here tjeter, po s'te pelqeu, as mos shkruaj fare, se nuk i prishet puna kujt, jo. Na tregon IPne ti... dhe nje keshille nga une; mundohu t'i frenosh ato fantazite dhe fiksimet e semura e armiqve te kudondodhur qe te paskan rrethuar ty ngado.

Keshtu pra, derisa forumi eshte i hapur, prit pergjigje nga te gjithe... nuk po them qe me te gjithe do biesh dakord apo qe te gjithe do jene dakord me ty, por te pakten ne kete rast, ti nuk je marre me komentin tim, po me faktin qe te jam pergjigjur une ty. Pra, shenje e qarte lajthitjeje, fiksimi apo lunacie.

PS: as mos u takofshim e as mos folshim fare, se nuk me prishet puna hic dhe as me intereson fare ne egziston apo jo ti.

Cabej eshte burre i larte shume dhe as qe do mend e kalem qe ka respekt maksimal nder ata qe quhen shqiptare te medhenj.

Se c'burre ka qene Cabej e ka treguar me veprat e tija, s'ka nevoj ta pergojojne mercenaret e Janollatosit.

si ka mundesi qe nuk u hap nje shkolle serbe ne veri (ne shkoder psh), por vetem shkolla greke ne jug?

......

Sepse ne Veri e ndan kufirin me Kosoven, jo me Serbine. Pastaj, si na qenka njesoj Serbia me Greqine - jo shume kohe me pare, ne 1998 u be lufte ndaj Serbise. Personalisht, nuk mund t'i krahasoj. Historikisht, Serbia ka qene shume me e papranueshme per shqiptaret se Greqia.

shkodra eshte ne kufi me malin e zi (shkie jane edhe ata)

sa mire nuk hapen aty shkolla malazeze?

ti q***ime ropet grekut me nje lufte thua ti? apo te therim ata legenat qe japin leje per hapjen e shkollave te tilla?

shkurt muhabeti shteti egzistues Shqiptar rrethohet nga tokat Shqiptare qe fatkeqesisht ndodhen nen sundimin e sllaveve. Ja pse ska shkolla per sllavet ne Shqiperi. Sa shkolla Shqipe jane ne Mal te Zi kam qejf me e dite ...po e bej nje google per to tani

ta ka dhene pergjigjen zotrules,pak me larte, hidhu nje vrap dhe lecitje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).