Greqi: Financat publike ne gjendje te jashtezakonshme

Ne krahasim me vendet e tjera te Eurozones, ekonomia Greke fillimisht dha pershtypjen se po i rezistonte mire goditjes te pare te krizes globale financiare. Kjo sepse eksportet e Greqise drejt vendeve Ballkanike nuk u ndikuan shume, dhe pati rritje rrogash. Sidoqofte, ekonomia nuk arriti ti shpetoje dot 'tkurrjes' globale te 2009-es per shkak te uljes dramatike te investimeve dhe performances te dobet te eksporteve. Gjithashtu, optizmi fillestar u ndikua prej te dhenash statistikore per tremujorin e pare (T1) dhe te dyte (T2) qe dolen te pasakta.

Statistikat e rishikuara tregojne se turizmi dhe transporti detar, qe se bashku perbejne 25% te PBB-se, jane sektoret qe ndodhen nen me shume stres. Statistikat fillestare shenuan nje rritje te vogel prej 0.3% per T1, por zyrat e statistikes rishikuan shifrat dhe tani T1 shenon nje rrenie prej -0.5%, dhe T2 shenon renie prej -0.1%. Nderkohe qe statistikat per Eurozonen jane pozitive per T3, Greqia vazhdoi te shenoje renie prej -0.3%.

FMN-ja paralajmeron Greqine qe 'sherimi' afat-mesem pengohet nga konkurrenca e dobet e biznesit grek, dhe nga madhesia e disbalancave te jashtme ekonomike, dhe nevoja per ulur deficitin fiskal.

Parashikimi i rritjes te ekonomise:
* 2008: 2.4%
* 2009: -2.5 (EIU) -1.1% (EC)  -1% (EFG) between -1.7% (IMF) -1.2 (OECD) -0.5% (Credit Agricole)
* 2010: 0.4% (EIU) -0.3 (EC) -0.4 (IMF) -0.2 (OECD) 0.2%(Credit Agricole)
* Sherimi eshte i avashte: Rritja e papunsise dhe ulja e rrogave ndikojne negativisht konsumin publik, dhe shtrengimi i kreditit ndikon negativisht investimin.(EC)
* Politika Fiskale:Ministri i ri i Financave, Jorgo Papakonstantinu tha ne Tetor se deficiti buxhetor do kapte sasine 12.5% te PBB-se, pothuajse dyfishin e parashikimit te bere nga qeveria e meparshme. Ai gjithashtu tha se financat Greke tashme jane ne 'gjendje te jashtezakonshme', dhe se 'situata ekonomike eshte eksplozive".
* Qeveria e re socialiste u zotua ti jape pavarsine sherbimit kombetar statistikor Grek. Reputacioni i kesaj agjencie pesoi dem te madh kur ne 2001 raportoi nje shifer me te ulet te deficitit ne menyre qe te pranohej ne Eurozone.
* Sipas Komisionit Europian, ngadelsimi i ekonomise kur i bashkohet deficiteve te medha buxhetore, do te rrisi borxhin e qeverise prej 112% te PBBse ne 2009, ne 135% te PBB-se ne 2011.

Deficiti i Llogarive Korrente(LlK):
* Deficiti Grek i LlK ne krahasim me PBB-se eshte me i madh sesa ai i ShBA, madje edhe Spanjes. Ky deficit tani shenon 13.8% te PBB-se ne vitin 2008.
* FMN: "Inflacioni dhe rritja e kostos te punes me shume se partneret e saj tregtare ka demtuar aftesine konkurruese.""

Rreziqet Politike:
* Kabineti i ri eshte zotuar te rrise shpenzimet publike. Cdo shenje e 'hapjes te qeses' nuk do shuhet mire nga tregjet dhe 'yield spread' i bonove Greke mbi ato Gjermane do te zgjerohet.

Rreziqe te tjera:
*  Mospagese sovrane e borxhit: Fitch Ratings ja uli noten borxhit grek per 2009, duke cituar si shkaktare deficitin fiskal dhe borxhin.
* Fiskal: Borxhi i Greqise, i dyti per nga madhesia ne Eurozone- do arrije nivelin 115% te GDP-se ne 2009 dhe 120% te GDP-se per 2010.
* Papunesia: KE parashikon papunesine te arrije nivelin 10% dhe 11% ne 2010 dhe 2011. Rreth 19,000 vende pune ne sektorin e turizmit avulluan gjate gjysmes te pare te 2009, pasi Greqia pesoi nje renie prej 9.6% te vizitoreve.
* Banka nen stres: Bkzpozimi i bankave Greke ndaj ekonomive ne renie te Europes Juglindore, dhe tkurrja e sektorit te ndertimit sjell shqetesim per rritjen e huave te keqia, dhe erozionit te mundtshem te kapitalit themeltar.

Roubini Global Economic Monitor
www.rgemonitor.com
Pershtati "Qafir Arnaut"

Nen 13, 2009

23 Komente

do vije dita kur greket barbona do vijne e do punojne ne shqiperi

greket punojne edhe tani ne shqiperi.

kan goxha biznese madje.

ore do vijne e pastrojne banjot tona, do rrine me pleqte e plakat, do i kemi bejbisitera, pastrues, sherbetore...

Or Kol qe je shqiptar e besoj, por te lutem mos na fol sikur je ne shqiperi.

ne qe jemi jashte shqiperise jemi akoma me keq, pasi ngelemi me mentalitetin dhe sjelljen e shqipetarve te viteve kur kemi ikur, e ndersa ne shqiperi shoqeria evolohet, njerezit zbuten e keshtu me rradhe...

Sidoqofte, ekonomia nuk arriti ti shpetoje dot 'tkurrjes' globale te 2009-es per shkak te uljes dramatike te investimeve dhe performances te dobet te eksporteve.

Bullshit!!!

Sikur te MOS na kish thene sapo:

Kjo sepse eksportet e Greqise drejt vendeve Ballkanike nuk u ndikuan shume, dhe pati rritje rrogash.

Performance e dobet? Apo nuk u ndikuan shume? (eksportet)

Kur duan te bejne analiza kot me kot... Keta nuk rrine dot pa kundershtuar vetveten njehere...

Dhe sa per dijeni, ne supermarkatet qe frekuentoj une ketu, kurren e kurres, per asnje dite te vetme nuk kane munguar produktet greke, te cilat une i bojkotoj me kembenguljen me te madhe... Pervecse ne Angli kane shkuar cmimet aty ku nuk mbaheshin mend.

Nejse, vari leshte.

 

Flm Qafir per prurjen dhe perkthimin. Vecse nuk e di sa te besueshme jane shifrat e sherbimit kombetar statistikor grek me gjithe keto incidente! Ama nga ana tjeter nuk eshte e drejte te hidhemi perpjete nga gezimi nese ekonomia greke tregon shenja qe po merr per poshte. Artikulli tregon thjesht fakte, indikatore per ekonomime e brishte greke, pra le te mbajme sa te mundemi ngjyrimet 'kombetariste' jashte ketij diskutimi.

pra le te mbajme sa te mundemi ngjyrimet 'kombetariste' jashte ketij diskutimi.

PSE!    ?

Se artikulli eshte per ekonomine greke dhe s'me duket se ka vend per te thene 'mire t'u behet' qe nuk po performojne.

Sa insistoke zotrules smiley

Po sepse shpesh ceshtjet Shqiperi-Greqi (ashtu sikurse dhe ndeshjet e futbollit) perfundojne me hate speech nga te cilat nuk perfiton asnjeri, dhe aq me pak komuniteti shqiptar qe tashme e ka ndertuar jeten e tij atje. Eshte po ai komunitet qe do preket mbase i pari nga krizat ne ekonomine fqinje... dhe se fundi nuk u lodhem me nacionalizmin teorik! Cfare mund te behet eshte qe politika dhe diplomacia shqiptare t'i dale per zot te drejtave te nenshtetasve te saj, te kufirit te saj, te behet me proaktive ne negociata etj etj... Pra ka instrumente konkrete me te cilet mund te permiresohen marredheniet e fqinjesise...  me vjen keq qe fola perciptazi nga pamundesia dhe ne fakt lodhja nga thellimet ne diskutime te tilla, shpresoj ne mirekuptimin tend smiley

Ajo cfare mund te behet qe thua ti, nuk ka lidhje fare me temen. Eshte nje gje krejt tjeter. Se cfare do perjetoje komuniteti shqiptar ne Greqi, perseri eshte tjeter gje, dhe cfare mund te themi ne ketu, eshte krejt tjeter gje. Hate speech, ka egzistuar mes atyre dhe nesh gjithmone, dhe nuk ka as per te filluar e as per te mbaruar ketu.

Marredheniet me Greqine nuk permiresohen duke hedhur komente te mira apo te keqia ne ketu ne lidhje me kete "problem"... Dhe, per te qene brenda kesaj, marredhenie te mira me Greqine as nuk kemi e as nuk kemi per te patur ndonjehere. Nuk jam skeptik, nuk jam pesimist, jam shume optimist, por realiteti eshte ndryshe nga cilado ane qe ta kapesh. Te thuash te verteten ketu, duke u shkeputur fare nga "shqiptarizmat", sipas teje na beka antigreke. Por ti harron, ose nuk e di, qe kur Greqia pranoi te hyje ne Eurozone, i dolen rrenat ne shesh, dhe u keshillua e iu terhoq veshi vit pas viti per fallsifikimet qe kish bere, duke i hequr nje zero dhrahmise; pra duke deklaruar me letra se ka fuqi ekonomike(makro) 10 here me te madhe se realiteti. Qe artikulli eshte idjot fare, shihet qe ne paragrafin e pare; nuk ka fare rendesi te shkosh me tutje, vetem nese me poshte kerkohet te falur per budallalleqet qe fillojne artikullin.

Cfare me shtyu te te pyes, eshte jo se nuk jam dakord me ate qe thua ti; por PSE!... Sepse po te benim nje gje te tille, nje nga mundesite eshte qe kemi dale nga tema; shume dakord; por ne momentin qe e the ti, askush nuk kish dale nga tema.

Tani qe po e shpjegon PSE-ne, me permend "hate speech"; gjithashtu, e papermendur nga asnjeri deri ne momentin qe te pata pyetur "PSE!".

Prandaj, une perseri nuk arrij ta marr vesh, jo thjesht pergjigjen, po as komentin dhe nga te lindi ajo lloj ideje. smiley

ore do vijne e pastrojne banjot tona, do rrine me pleqte e plakat, do i kemi bejbisitera, pastrues, sherbetore...

 

Kjo lloj fraze mu duk dalje nga tema (Ekonomia greke), me prirje per t'iu futur me koke diskutimeve nacionaliste. Qe sherbimi statistikor grek nuk ka ndertuar besueshmeri ne vite kjo del qarte nga artikulli. Me thuaj ku do te dalesh specifikisht se paskemi qene afer nje keqkuptimi

S'kam pse te dua te dal gjekundi... te bera nje pyetje, u mundove te me pergjigjeshe... prape nuk me kenaqe dot tamam. Une kerkoj te di aresyet PSE thua ato qe the me siper, nga kendveshtrimi jot... cfare te shtyu t'i thuash...

Keqkuptimi mund te jete, por ama, ta kesh te qarte qe nese ka ndonjehere ngrirje ne marredheniet tona shtet me shtet dhe popull me popull, faji nuk eshte jetim, por eshte bash femije i grekut, bash dobici i tij, dhe bash ate dobic ai do ta lere ne "vorio epir". Realiteti eshte i thjeshte sa nuk behet me;

Shqiperia nuk ka pare asnjehere, AS EDHE NJE dite te vetme te mire nga Greqia. Asnjehere.

Greqia nga shqiptaret ka pare jo te mira, po u detyrohet me jete, me egzistence. Jo se po ia permendim, jo se kemi nevoje te na e dine per nder, e as nuk ua kemi kerkuar ndonjehere dhe as nuk kemi per t'ua kerkuar ndonjehere... por miqesia, sikur nuk krijohet mbi shkaqe. Mbi shkaqe e krijon ai qe nuk do te te jete mik, qe fillon e kerkon shkaqe per te te bere mik, shkaqe qe ne rradhe te pare i duhen per te mposhtur mentalitetin dhe instinktet e veta, dhe jo si aresye per te pranuar tjetrin.

Kur ti na thua ta qepim, mua me duket sikur paskemi edhe ne shqiptaret ndonje faj aty...

 

Paska pasur mjaftueshem terren per keqkuptim zotrules (s'ka nevoje te te them qe nuk shkruaj per te te kenaqur ty me pergjigje, te ka shpetuar padashje kjo besoj smiley

Nuk po thoja hajde mbyllim gojen, por nese pavarsisht permbajtjes se artikullit sa here qe permendet emri i Greqise ne fillojme kengen e vjeter qe 'ata na i kane gjithe fajet', atehere e kote qe diskutojme.  Po sugjeroja te dilnim tek cfare thote ky artikull per ne, pikerisht ate qe Qafiri permend me poshte:

1) statistikat 'helenike' po aq berrnut sa ato 'shqiptare'..por te pakten po bejne dicka te pasqyrojne realitetin

2)partneri yne 'strategjik', kreditori yne fantastik po lengon packa se ne po i dergomje dividende te papame celularesh.

3)Mqs Berisha genjen, te pakten le ta marrim vesh gjendjen tone nepermjet 'proxy'-it Grek.

Mbremje te bukur!

 Vecse nuk e di sa te besueshme jane shifrat e sherbimit kombetar statistikor grek me gjithe keto incidente!

Asnjë nuk e di. smiley

Megjithëse, ka patur para pak ditësh një incident mbresëlënës. Përpara një komisioni të Evropës, ishin paraqitur dy lloje shifrash, njëra para zgjedhjeve dhe tjetra pas zgjedhjeve. Përfaqësuesi i komisionit kishte dalë në koferencë shtypi e kishte thënë: Jam habitur nga ndryshueshmëria e shifrave që keni paraqitur dhe kjo nuk është hera e parë... nëse ndodh edhe një herë...

Ka tregues ama indirektë për të kuptuar gjendjen ku ndodhet ekonomia greke. Psh shumë biznesmenë të njohur dhe bankierë, i kanë ofruar shtetit ndihmë dhe i kanë lënë t'i taksojnë, për të shmangur ndonjë rrëmujë me pasoja fatale.

 J; "....Megjithëse, ka patur para pak ditësh një incident mbresëlënës. Përpara një komisioni të Evropës, ishin paraqitur dy lloje shifrash, njëra para zgjedhjeve dhe tjetra pas zgjedhjeve. Përfaqësuesi i komisionit kishte dalë në koferencë shtypi e kishte thënë: Jam habitur nga ndryshueshmëria e shifrave që keni paraqitur dhe kjo nuk është hera e parë... nëse ndodh edhe një herë... " 

 

Ehh, se mos vetem Greqia manipulon me shifrat, ky eshte sindrom i gati te gjitha shteteve thuajse. 

Rendesia e ktij artikulli:

1) statistikat 'helenike' po aq berrnut sa ato 'shqiptare'..por te pakten po bejne dicka te pasqyrojne realitetin

2)partneri yne 'strategjik', kreditori yne fantastik po lengon packa se ne po i dergomje dividende te papame celularesh.

3)Mqs Berisha genjen, te pakten le ta marrim vesh gjendjen tone nepermjet 'proxy'-it Grek,

Shuuuume interesante kjo

Psh shumë biznesmenë të njohur dhe bankierë, i kanë ofruar shtetit ndihmë dhe i kanë lënë t'i taksojnë,

Sa mire eshte kur nuk keni Fox and Pox Newssmiley

Po pra e kane lejuar shtetin ta taksoje! Edhe modelin e marredhenieve shtet-biznes Greqise ia paskemi marre borxh smiley

Kemi Mega channel. Me shaka i thonë "kanali shtetëror televiziv".

Mediat perceptohen nga një masë e madhe njerëzish, si barrierë për të mos lënë situatën të shkasë nga duart. Madje dhe zgjedhjet e fundit këtë tetor, në këtë linjë ishin: Ndryshimi i pushtetit ishte për t'i dhënë frymë gjendjes të pakënaqur të masave. Po të qëndronte qeveria e mëparshme, shto skandalet, në Greqi do kishte plasur me kohë. Ndërsa këtyre "të rinjve" është vështirë tu vihet faj.

Për lidhjen politikë biznes, zëvendëskryetari i qeverisë deklaroi: Ikën ato kohë kur biznesmenët kishin, apo tentonin të kishin parti të tyren.

Nouriel Roubini ose "the doom doctor" ka kohe qe parashikon edhe fundin e amerikes por nuk po i del, kom fryk mos osh ene per grekun kshu.

Greqia..., ne .... te arushes vafte! Shpresoj qe vitin tjeter ta perzene nga zona euro, dhe te fillojne prape me revolucionet e tyre, se financat publike dhe personale i kane ikur per lesh.

Dhe uroj qe te dali ndonje politikan qe t'i perzeri te gjithe greket qe kane pozicione dhe rroga te papara ne Shqiperi, le te punojne ne Athine per 600 euro se boll moren nga paret tona.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).