Grabitet kryevepra, ikonostasi i Kishës së Leusës

PERMET - Grabitet një vepër e rrallë në Kishën e Leusës në Përmet. Ngjarje e rënde ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së të Mërkurës ne Kishën e Leuses ne Përmet ku persona deri tani te paidentifikuar kane shpërthyer derën e kishës monument të quajtur Fjetja e Hyjlindëses Mari, në Leusë, Përmet, dhe më pas kanë zhveshur ikonostasin e saj me famë për vlerat e rralla nga pjesët e gdhendura.
Pas konstatimit të vjedhjes, në vendngjarje kanë shkuar forcat e specializuara të policisë, që po kryejnë hetimet e rastit. Në një deklarate për shtyp, Kisha Autoeqefale e Shqiperisë shprehet rreth shhqetësimit për cënimin e këtyre veprave të papërsëritshme dhe mosgjetjen e autorëve. Shqetësimi rritet duke parë se autorët e grabitjeve të mëparshëm në këto zona nuk janë gjetur (kujtojmë se vetëm kisha e Bënjës është vjedhur tri herë gjatë vitit 2009) Ndërkohe ky ikonostas konsiderohej si një kryevepër e arteve të aplikuara në objektet e kultit të vendit tonë dhe datonte vitin 1817. Ndërsa afreskimi i kishës është bërë në vitin 1812, ndërsa besohet se ndërtimi fillestar i saj është më i hershëm dhe se ka pësuar rikonstruksione në vite.
Në vitet 1999-2000, kjo kishë ishte konsoliduar, pasi paraqiste rrezik rrëshqitjeje dhe është rikonstruktuar tërësisht, si strukturë dhe afresket, me fondet e siguruara nga Kisha Ortodokse.

(d.b/News24/BalkanWeb)

9 Komente

Si permetare qe jam dhe admiruese e kesaj kishe, me vjen vertet shume keq! Te them te drejten, disa here kam menduar, sa mire qe keto kisha shpetuan pa shume deme ne '97, (kishen e Benjes e kam pare per here te fundit vjet ne pushimet e veres kur po shkoja te banjat termale te Benjes te ura e Katiut - rruga kalon jo larg nga kisha) po ja qe nuk paska qene e thene te shpetojne pergjithmone.

Mbase dukem pak me te vjetren me kete qe them, po sinqerisht, te vjedhesh eshte paturpesi, period, po qe te vjedhesh kishen duhet te jesh me te vertete i mbaruar si njeri! Sa keq!

smiley Une ket e kam pare gjithmone si gjys pune te brendshme smiley 

 ore pse ishte ofendues mesazhi im? Une do quaja ofenduese aktin e vjedhjes.Do quaja ofendues injorancen e madhe qe ka zaptuar ate vend. Apo mos valle edhe fjala injorance ju duket ofenduese dhe duhet te them mungesen e kultures.

 

keta jane kafshe sinqerisht 

jon "kafshe" qe vjedhin deshmi historike per shqiptaret osht mo mire me thone. se ku mcifen kto kafshet hajde mere vesh kafshe, t quta shum valla'i

Hajt se ne greqi, ne ndonje kishe greke kane perfunduar, mos u merzisni.

 

Pse po ju benka pershtypje ikonostazi?

Aty u vodhen varrezat dhe identitetet , KOCKAT TE PAREVE, dhe askush nuk hapi gojen.

Jo, jo gabim, e hapen per te mallkuar ate fukarain qe nxorri ngjarjen ne shesh, se u hoqi dy dit pun nga goja!

Eshte e dhimbshme qe ende vidhen vepra te tilla, dhe ato pak kryevepra qe kemi, s'jemi ne gjendje t'i mbrojme.

A kane kishat ne Shqiperi roje? Kush kujdeset per mirembajtjen e afreskeve, apo veprave te tjera te rendesishme ne to?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).