Gladio

Gladio sot…dicka kontroverse! - Ne festuam me gezim te madh hyrjen ne rradhet e Aleances se Atlantikut te veriut si ne hyrjen ne shtepine e lirise dhe demokracise. Ne “varshavistet”e dikurshem, "anti-varshavistet" e mepasshem beme hapin e madh e tani jemi ne NATO. Por kur shuhet projektoret, kur ulet muzika, shume pak e pyesim veten mbi anet e fshehta te kapilarizimive nderkombetare te struktures NATO ku tashme bejme pjese me devocion maksimal. Jemi ne nje pervjetor te rendesishem, ate te shembjes se nje muri mes nje qyteti, ne mes te nje kontinenti… muri qe ndau ideologjite me shpate.

Cfare eshte NATO? Alenaca e nje grupi shtetesh me parullen “nje sulm mbi nje vend antare eshte nje sulm mbi te gjithe”. Ne fakt cka eshte ajo nuk ka nje pergjigje te lehte sepse kemi nje perceptim propagandistik mesh shqiptaresh per arritjen e madhe saqe cdo ane e erret apo bisht dardhe duket herezi. Historia jo bardh e zi por gri e operacioneve nen ombrellen e Natos keto 50 vitet e fundit nuk I heqin aspak nga meritat, por eshte e rendesishme te permendet sepse nga keto operacione dhe strategji te nje lufte te ngrire, del ne pah dicka qe ndihmon te lexojme situatat aktuale te konflikteve neper bote qe me te vertete jane pertej cdo llogjike.

Opercioni Gladio. Gladio eshte shpata qe u jepej gladiatoreve te ndesheshin ne arene. Gladiatoret ndesheshin qe njerezit ti shikonin, ata vrisnin dhe vriteshin qe njerezit te mos merreshin me politike por me tifozllik. Pra gladiatoret dhe arenat ishin ato qe ne sot quajme strategji eversive. Ndoshta, ky eshte supozimi im, por dhe emri Gladio i operacioneve te NATO-s gjate luftes se ftohte e ka zgjedhur kete emer per qellimin eversiv qe mbartte. Gladio ishte nje ushtri paramilitaresh qe kishin kontakte me boten e mafias, dhe me thellesite e shtetit dhe qe kishin lejen e pakufizuar te perdorimit te mjeteve dhe perballjes se demeve ne njerez a para, per qellimet e politikave. Cfare do te thote kjo?

Jemi ne kulmin e luftes se ftohte, ushtarakisht asgje nuk leviz. Secili jeton me friken e tjetrit, por nen dhe … jo me ushtare por me agjente te stervitur mire, lufta nuk ka rreshtur kurre. Financime politike, atentate, spiune, grushte shteti e terror, keshu levizej ne Europen e Luftes se ftohte, dhe jo vetem ne Europe. Gladio ishte ana e Natos ne kete lufte qe per qellimet e mos dorezimit ne doren e te majteve te vendeve si Italia, Greqia, Turqia e te tjere organizuan dhune, situata lufte, dhe panik kolektiv me ane te atentateve publike. Qellimi ishte qe ne kohen kur ne popull merrte dhene ideja e majte, qe ndizte rinine dhe terhiqte simpatine, Gladio (akuzat mbi te jane te tmerrshme, jo te provuara, por nen ze e dine te gjithe) krijonte nje jete sketerre duke krijuar nje rend per grusht shteti, duke bere atentate perpara se kamikazet e lindjes se mesme tu shkonte mendja per te tilla gjera.

Gladio apo nen dege te saja nxiten ne Itali mafien siciliane qe dhunoi shtetin deri ne gradet me te larta sepse ideali ishte sipas disave me I larte, pengesa e rrjedhjes se vendit majtas. Gladio krijoi dhe perdori organizaten kriminale te Bandes se Marianes ne kryeqytetin italian, Gladio akozohet te kete organzuat atentate ne sheshe publike me dhjetra te vdekur ne Milano e ne stacionin e trenit te Bolognes. Paniku, frika dhe pasiguria do te shtynin njerezit te pranonin gjendjen aktuale duke demonizuar opsionalet. Gishti drejtohej tek te majtet si mbartes te se keqes. Pastaj ne Itali te majtet kishin dhe Brigatat e Kuqe, nje grup i majte terrorist lufta e te cileve me sinqeritetin budalla apo me dritehijet e rastit i sherbeu te njejtit qellim te Gladios, NATO-s, CIA-s. Lista e operacionevete tyre ne gjithe Europen eshte spektakolare, nga kampet e stervitjes te dislokuara ne gjithe vendet aleate ne grushtet e shtetin ne Greqi, vrasjet spektakolare e vetvrasjet e mistershme justifikoheshen ne media nga propaganda kolektive e te keqes se kuqe nga e cila I ndante muri me tela e gjemba mes Berlinit. Por nder rastet me spektakolare ka qene Gladio turke.

Turqia si nje vend pa aleate natyrale ne konfliktin Nato - Varshave beri zgjedhjen e saj. U pozicionua djathtas kunder armikut te saj historik, Rusise qe ishte tashme e kuqe dhe majtas. Rusia mbeshteti cdo vend mysliman tjeter ( kuptohet jo ne terma islamike por ne anti amerikane) pervec Turqise, e cila sakrifikoi nder bashk fetaret e saj famen e pishtarit te Islamit per te ruajtur ne kete beteje te madhe veten jashte sferes se influences komuniste. Turqia kishte keshtu Gladion pjese integrale te operacioneve te saj me nje vale dhune ne universitete dhe grushte shteti ku soversioni merrte forma spektakolare. Kunder kuerrilies kurde te majte PKK, Turqia dhe Gladio turke shpiku kunder - guerriljen nacionaliste, gjysem shtet - gjysem kacak, gjysem ushtar - gjysem mafioz, qe luftonin nder male si PKK-ja vete. Aktualisht Turqia ndodhet ne dilemen e madhe te Natos vete, qe eshte dhe ideja e ketij shkrimi, ndryshimi i lojes boterore, ndryshimi i llogores dhe armiqve te rradhes.

Cfare ka ngjare ? Pas shembjes se murit ndares mes bllokut te lindjes dhe perendimit perendoi dhe armiku qe kishte nxitur dhe mbajtur ne kembe, dhe justifikuar nje sistem kontrolli te sofistikuar te infiltriuar ne cdo hallke shteterore me komponente masonerie, intelektuale, politike, ushtarake, paraushtarake, inteligjence dhe sigurisht mafioze. Krijimi i kesaj mostre te madhe eshte nje dileme e vertete sepse nga mjet kontrolli ishte kthyer ne nje qender pushteti. Ne Itali nje katarsis filloi me afrimin e ndryshimeve te fundit te viteve 80. Papritmas mafiozet kasape te Cosa Nostra -s qe dhunuan shtetin duke masakruar prefekte, gjyqtare,e gjenerale, u kapen si lepuj. U mbyll dhoma masonerike me nje pushtet gjigant “Propaganda 2”. Por ne kembe ishte Nato, qe pushtet ushtarak qe akoma nuk kishte treguar fuqine e saj. Ne Turqi rrenjet ishin me te thella, dhe sot lufta me Ergenekon-in (P2 dhe Gladio turke) vazhdon akoma dhe sot me shume dhimbje.

Me shembjen e perandorise se te keqe, Nato praktikisht nuk kishte me qellim te ekzistonte, te pakten per qellimin e saj fillestar. Nato shkrehu per here te pare pushke publikisht ne 94 duke rrezuar 4 avione serbe pas masakres se srebrenices. Iu desh pak kohe te pozicionohej, pas dhjetra mijra te vraresh e 8 mije te masakruarish ne 24 ore. Ndoshta kjo peshe faji beri qe te jete me operative ne operacionin e pare te saj ate te Kosoves. Po po, nato e projektuar 50 vite me pare, levizi per here te pare ne rastin e luftes se Kosoves. Por identitetin e ri qe po kerkonte ja dha 11 shtatori. U sulmua Amerika dhe Nato ishte ne lufte tashme te hapur me armikun e saj. Vetem se kesaj here armiku nuk ishte nje bllok komunist, por nje bllok fetar. Me te gjithe delikatesen e rastit per te mos cenuar prekshmerine popullore NATO hyri ne lufte me terrorizmin islamik. Nen kete emer u pushtua Afganistani. (Iraku eshte nje ceshtje qe Shtetet e bashkuara ja kursyen Natos). Dhe armiku kesaj here ishte i gjith infiltruar e nevoja per riaktivizimin e strukturave paraushtarake u rizgjua.

Ne lindjen e mesme aty ku luftohej perballe me armikun e rradhes, filluan fenomene te cuditshme, bomba pa fund, kamikaze qe shperthejne, dhe sinqerisht nese dikush mund te kete kuptuar se kush po vret ke ne ato vende do ishte habi. Interesante eshte dhe fakti se keto fenomene nuk ishin pjese e kultures lokale dhe nuk ishin pare me pare ne keto vende. Por si e thash dhe me siper ekziston nje lloj strategjie ushtarake qe eshte strategjia e terrorit, qe me gjithe emrin propagandistik nuk eshte binladeniste por e formuluar ne tavolinat e strukturave ushtarake dhe inteligjente te perendimit dhe shteteve te bashkuara ne vitet e luftes se ftohte qe synon te krijoje nje kaos, te gjeneroje nje frike kolektive dhe te ruaje status quo-ne per te justifikuar kontrollin e nje territori gjeo – politik. Demonizimi i armikur dhe provokimi i falanxhave ekstremiste brenda tij per te justifikuar vetveten ka qene strategjia e luftes se ftohte nga Operacioni Gladio ne mbare boten. Dhe fenomene te tilla po ndodhin pa rreshur ne Irak, Afganistan, Pakistan, Iran, ku njerez, kamione a bicikleta me bomba shperthejne, vrasin pa pushim njerezit e tyre ne treg, shkolle, ne xhami…dhe ku askush nuk di se kush po vret ke dhe pse! Ketoj ngjajne shume me operacione "false flag". Kjo eshte nje ndjesi, por kushdo te jete flamurtari aktual i kesaj strategjie…le te dihen baballaret e saj.

 

24 Komente

 edhe nje pyetje, kush e ka shkrujt kete se per ta perkthy e morem vesh qe e ka perkthy nahr-i smiley

Jam dakort me idene se shume "fakte" te historise jane te manipuluara, dhe se duhet te jemi skeptike per informacionet "zyrtare" me te cilat bombardohemi perdite nga media. Por kam frike se artikulli, po i jep shume rendesi dhe influence nje organizate te sajuar nga NATO dhe CIA ne vitin 1948, qellimi i se ciles ishte organizimin e rezistences "partizane" kur ushtria e kuqe, ne rast lufte, arrinte te pushtonte territore te vendeve aleate ne NATO. Me vone iu bashkangjit dhe roli i pengimit te marrjes se pushtetit nga te majtet ne Evrope.

Te perziesh mafian me historine e saj te vjeter ne Itali, me konfliktet e vjetra te perandorise osmane, si dhe rezistencen e irakeneve ndaj okupatoreve Amerikane, me nje plan madhor sekret te kurdisur ne bodrumet e NATOS/CIAs me duket se ja fut pak pordhes. Pa dyshim qe elemente te sherbimeve te fshehta perendimore kane ndikuar ne keto vende dhe konflikte, por ti veshesh atyre kaq aftesi organizimi dhe ruajtje sekreti, i kalon kufijte e aftesise se ketyre institucioneve. Duhet te jemi te ndergjegjshem ne faktin se si Nato ashtu dhe CIA kane plot histori me gabime trashanike dhe paftesi operimi ose ruajtje sekreti. Episodet e deshtimeve jane teme per artikuj e debate te tjera.

Ngjarjet e Italise, Turqise, Irakut, Afganistanit, 11 Shtatori etj., jane mjaft te ngaterruara, kane shume histori dhe personazhe te nderthurur me njeri tjetrin, pafundesi keqkuptimesh, gabimesh, hakmarrjesh dhe perfitimesh personale. Nejse, per ti rene shkurt, mos lexoni shume libra komplotesh dhe "conspiracy theories". Ato natyrisht qe behen, por nuk jane vendimtare ne jeten politike, ekonomike dhe ushtarake te nje kombi. Futjani nje gjume per qejf e mos harxhoni nervat me friken konstante se gjithcka po organizohet nga lart me qellime te caktuara. Shpesh historia krijohet nga rrumpalla dhe rrethanat, si dhe natyrisht, i madhi fat.

Mos me rrifni shume me komente... smiley

Nevrua

PS. Sa per sqarim per autorin: GLADIO vjen nga latinishtja Gladius, qe do te thote shpate e shkurter. Ishte arma standarte e legjionareve romake qe, per gati 700 vjet, eshte perdorur ne cdo beteje te lashtesise. Se cfare lidhje ka ky emer me strategji "eversive" eshte nje cike e hutueshme per mua.

 Artikulli ishte interesant, i kapur nga nje kendveshtrim tjeter, tamam si ato emisionet investigative, ku jepet ana tjeter e medaljes, ajo jo zyrtare. 

ekziston nje lloj strategjie ushtarake qe eshte strategjia e terrorit, qe me gjithe emrin propagandistik nuk eshte binladeniste por e formuluar ne tavolinat e strukturave ushtarake dhe inteligjente te perendimit dhe shteteve te bashkuara ne vitet e luftes se ftohte

Ca thote ky o?

Me duket...por nuk jom i sigurte, se ky thote qe NATO (Gladio) hudhi kullat ne 11 shtator me aksion vetevrases...hmmm...mund ta kem keqkuptu...perndryshe kerkoj falje...jam shum konfuz per momentin...i bie qe NATO pasi hodhi kullat i shpalli lufte vetes se vet... :O

...i bie qe NATO pasi hodhi kullat i shpalli lufte vetes se vet...

Jo domosdoshmerisht. Shiko, une jam shume skeptik me aludimet per kullat. Nuk i besoj atij skenarit ku kullat i hodhen vete... Por njeheresh me kete, ka nje shpejgim jo fort te rehatshem te zellit e madh per te bere lufte lufte, kjo nuk mund te mohohet.

 Po po, NATO e projektuar 50 vite me pare, levizi per here te pare ne rastin e luftes se Kosoves.

Jo mer daj,...levizi n'Afghaniston per her te par.

Teknikisht te dy keni te drejte. Aksioni i pare ushtarak i NATOS ishte i ashtuquajturi Operation Sharp Guard nga Qershori i 1993 ne Tetor te 1996. U perdor per te kontrolluar embargon ndaj Jugosllavise.

Pastaj ke nje sere operacionesh ne Bosnje, dhe me vone bombardimi i Serbise, te gjitha nen flamurin e NATOs

Ne 4 Tetor te 2001 u aktivizua per here te pare artikulli i 5 i aleances ku sulmet e 11 Shtatorit u quajten sulm mbi te gjithe NATON, etj, etj.

Nejse pune fjalesh..pa shume rendesi..!

Edhe mua me duket qe ka dashur ti zieje te gjitha gjerat ne nje kazan. Perderisa nuk ka dashur te jape autorin ose origjinene perkthimit, duhet me e  kuptu si eversitet neo-komunist, ose mozaik nostalgjikesh. 

Dicka e lexuar prej revistes "Panorama" te 1990, te cilen ma kujtoi ky inconu-ja me siper.

Mbas fillimit te ndryshimeve te politikes lindje perendim, shume kompani emergjence, ose te stervitjes per nje rezistence ne pushtim, u krijuan ne zonat e vendeve te Natos, kryesisht Italia, qe do te perballeshin te parat prej nje okupacioni te T. Varshaves, e si pasoje duke mos patur forca mbrojtese te gateshme per perballimin frontal, mendohej qe nje fare periudhe te qendronin nen pushtimin e krahut kundershtar. Qendron fakti qe prej sherbimeve sekrete te ketyre vendeve, u organizuan forca te fshehta, kryesisht prej ushtarakeve ne lirim, te cilet do te ishin ne rolin e komandave, me stervitje periodike vjetore, dhe me armatim te magazinuar, te cilat do te futeshin ne funksion te menjehershem per riorganizimin e popullates ose fragmenteve te ushtrise te shkaterruar.

Ne vitet 90 gazetat italiane shkruan per keto "organizma te fshehta" pasi gjenerale ose organizatore te ketyre sherbimeve treguan qartas se si ishte organizimi e ku raportohej. U krijua ne ato vite edhe nje kerkese padie per kryeministrat per aresye sepse ato komanda raportonin vertikalisht dhe anash-kalohej parlamenti. Por nje nga aresyet justifikuese ishte ajo e pjesmarrjes me deputete edhe partia socialiste e komuniste, te cilat ishin shume afer me Mosken, keshtu qe zhvleftesoheshin menjehere, nese kalohej kontrolli prej komisioneve parlamentare. Megjithate, ne Itali ekzistonte ligji kushteues qe i denonte organizatat paramilitare, te cilat nuk kishin kaluar prej nje ligji parlamentar. Ato akuzoheshin se mund te keqperdoreshin si organizata per grushte shteti ose manipulacione ushtarake jashte kontrollit. Si perfundim kjo ceshtje u mbyll, e nuk pati asnje efekt por vetem ne kuadrin mediatik.

Tani "interesantja" ketij perzieresit me siper qe e kalon nga Italia dikur, ne Turqi sot, ku ushtria merr pjese aktive edhe me tanke e aeroplane kunder militareve te PK kurde, e me pas kalon ne Afganistan e zhvlerson terrorrizmin, edhe e fut ne kanalet konspirative, duket qe eshte perkthyer prej ndonje gazete Ruse, mbase edhe Kineze.

te me falni, Koregjim:

Mbas fillimit te ndryshimeve ....." duhej ta shkruaja; "Para fillimit te ndryshimeve......."

"Stay behind" quhej rrjeti i organizatave "antikomuniste"  qe krijoi CIA ne evropen perendimore dhe emrat e tyre ndryshonin nga shteti ne shtet, Gladia ne Itali, koqini provia ne Greqi -etj.

ne kete link greqishtfolesit mund te shikojne nje emision te vjeter te K.Kardhavelas per kete ceshtje.http://video.google.com/videoplay?docid=-420007424241576406#

kush e di ate barcaleten me leprin.

lepri rri'te gjith diten n di'll. kaloi dhelpra ene e py'ti

- ca po bo mer leper?

- jom tu nejt per qef tim ha pi rri  ene se rrujm fare per luanin.

ene perdit po ky muhabet. i dite e mori vesh luani ket pun (prej dhelpres me siguri) ene kaloi aty ku rri'te lepri. ene i tha

- ca bo ktu gjith diten ti lepro?

- un e? ha pi rri ktu gjith diten m di'll, na bi di'lli n kok thena noi budallallik.

kshu ene puna jon. vetem qe patetizmi i ca luftetareve per liri dhe demokraci anembane universit ktu ta heq petllen fare ene perfundo tu thon noi budallallik masanej.

lale ho me... ca bone

s mi lu ky shejton kompjutri kto vidjo mer jau

hic mer ca t'bojm amon... na myten dilemat konceptuale mbi natyren humane t'kapitalizmit.

me dhembi koka nga ky artikull. a ka ndonje perkthim ne shqip?

pse me lali t dhimti kaptina ty... mos e ke prej leximit t murtajes mceftas ke puna... po si ke qen i her se na mori molli u bo kahone qe skina fol

po nuk me ke vizitu ma anej ke veni smiley ka fillu me t'pelqy ekzibicionizmi ke peshku.

me dhemb koka nga corba e fjaleve qe ka shkruar ky shkruesi i mesiperm. nuk ka nje fjali te sakte ne kete shkrim, dhe si pasoje tere informacioni interesant i mundshem behet fare i palexueshem dhe humbet.

 

ah ca ti boj lala dynjollikut... po un jom breshk deti rri ene m uj ene m tok se kom problem. kshu qe kom fillu futem kaiher ene ktu ke peshku.

vetem se kom kuptu mir hala "peshku pa uje" domethon "hecni ktu o peshq se ka uj"  apo  "eh t shkretet ne peshqit qe kena ngel pa uj ene po dum me gjet" me pak fjal a jena m tok a jena m uj ktu se s po e mor vesh. ma sqaro mu icik ti ket pun si t knushme qe t kom

Hej liria e fjales i ka keto. Te cmendurit kane dale nga spital ne emer te lirise se fjales dhe fale internetit qe te lejon te behesh gazetar pa asnje merite shkrujane tere budallaqet qe kane pare qe kohes qe ishin ne psikiatri gjate "the other life" . Shikoni ne boten e internetit dhe ta kuptoni kete

E keqja qe une nuk e dija qe keta te cmendines po na hyjn edhe ne peshku smiley 

 

amon mer toko pse s'i shtrengo ti icik kto rregllat e spitalit mer jau apo ske gjo m dor

Nga gjuha, termat, menyra e analizes dhe sidomos theksi kritik mbi nje realitet te dukshem, me bejne te besoj se ky do te jete nje artikull i Naomi Comskit.

Me duket i vertete dhe i besueshem opinioni i ketij artikull shkruesi. Sot bota e ne shumicen e saj derrmuese nuk e ka mendjen tek prapaskenat per drejtimin e botes ne favor te nje grushti gjarprinjsh.   Mendja e njerzimit sot eshte e drejtuar ne seks, besim fetar dhe ndihmat per boten e trete dhet e katert. 

Bombaardimi me mediat e sidomos TV eshte miliona here me i fuqishem se sa me bombat atomike dhe Armet e Cfarosjes ne Mase (Cfarosjes se Kombeve).

Kesisoj nuk eshte aspak e cuditshme qe sot injoranti me ato celsat e kibordit te egzekutoje ngadale jeten e nje njeriu normal.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).