Gjeneral Agim Shehu, numri dy i Tatimeve

Ngjit sërish shkallët e karrierës gjeneral Agim Shehu. Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitin 1997, që u akuzua për dezertim dhe qëndroi plot nëntë vjet larg atdheut, tani do të jetë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Republikës. Deri javën e kaluar Agim Shehu ka qenë drejtor i Drejtorisë së Investigimit pranë kësaj administrate.

"GSH" shkruan sot se ish-gjenerali i Policisë do të kontrollojë shtatë drejtori rajonale tatimore, nga 15 që janë gjithsej. Duke mbajtur zonën e Veriut, ku përfshihen edhe Tirana e Durrësi, drejtoritë më të rëndësishme të vendit, ku është regjistruar edhe numri më i madh i subjekteve dhe ku xhiroja e tyre e taksat përkatëse janë shumë herë më të larta se në pjesën tjetër të Shqipërisë.

Pas më shumë se 9 vitesh në arrati në Gjermani me statusin e azilantit, ish-zëvendës-ministri i Rendit dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë i mbylli llogaritë me
Drejtësinë në dhjetor 2006. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pushojë çështjen penale ndaj Shehut

Gykata Ushtarake e Apelit e kishte dënuar Agim Shehun me tetë vjet burg për veprat penale të "dezertimit" dhe "dëmtimit të armatimit". or atë e shpëtoi dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm, i cili dëshmoi për lejen që i kishte dhënë Shehut të largohej nga posti. Ky vendim i hapi rrugën, siç pritej, ish-gjeneralit për t'u rikthyer, madje dhe emërimit të tij në poste të rëndësishme në administratën shtetërore. Shehu nuk ka shprehur asnjë pendesë për rolin e tij në ngjarjet e 1996-1997-ës. Sipas tij, opozita ishte dhunuar me të drejtë, ndërkohë që ai kishte paralajmëruar firmat piramidale, madje burgosi Suden, etj.
(s.g/BalkanWeb)
 

15 Komente

 Meqenese me kane ngel i pal tesha te paperdorme hazmati po e prek une i pari temen.

Realisto,

Cne qe e kane nenvlersu rolin e kaporales duke i dhone ket pozicion fukarejsh?

chene,

Eshte nje slight move ne karriere smiley  ne nje vend qe ka qene bosh prej kohesh. 

Plani i te ardhurave eshte per faqe te zeze, duhen forca t'reja,  dhe ne krahasim me katunarine mbizoteruese totalisht te  paafte te administrates, te garantoj qe gjenerali gezon reputacion shume te mire  smiley

 

 

e paska nda menjen me ja dhone lsi-se tatimet m'duket 

 ke duganat e futi nji zv drejtor likja smiley

 ktu do fuska drejtorin, po me gjet doktori ene i nendrejtor tjeter si agim shehu, i bi qe drejtori do haj pshesh me kos smiley

 qyqja, 

po aty ka qene drejtor Sefgjini ene sna gjeti gjo smiley

 

leje bedrije se ja paskam myt kot, paska mor nji nendrejtor ene lsi-ja te tatimet smiley

A di gje njeri se per cfare ka studiuar kaporali Shehu?

A di njeri me me thon si e ka pas emrin ministri i brendshem i qeverise se pajtimit te Finos se kom nje ore qe po e vras mendjen

Rrofsh Koth!
Po mo per Belulin? smiley I ka dhon nanji karrekell Sula meqe i dul zot gjeneralit?

 Po per ate biznesmenin, qe donte kredi nga banka, dhe qe e vrane ne mes te sheshit, n'kohen kur ai po ulej pertoke, ku flitet se e qelluan forcat speciale (disa thone se e qelloi vete Agim Shehu), si do i behet. A e mbani mend ate sekuencen e vrasjes. 

mirmroma.

gjenerali ka nje te mire. eshte burre e jo legen. si shume te tjere qe kane poste e pretendojne poste. mire te pakten nje nga malesite emia qe merr nje detyre te rendesishme. edhe pse krahasu me c'kane marre jugsit asht pak. fort pak.

i vetmi ne 97 qe qendroi atehre kur plasen komitetet e shpetimit ishte agimi. meriton shume me teper sepse deshi te mbaje shtetin atehere kur te gjithe e humben besimin te shteti. dhe jo si besnik i saliut. duke e njohur personalisht dhe duke e ditur resistencen qe i ka bere azemit ne 90 besoj se nuk kishte gje me salen ne 97. donte te mbante shtetin.

qe ne desh e zhdukem.

meriton pak me teper agimi.

po po meriton burgun per abuzim me pushtetin, per perdorim te skajshem te dhunes dhe per paaftesi ne ushtrimin normal te detyres, kete meriton ai.

Pikerisht per kete meriton te jete numri nje i tatimeve dhe jo numri dy.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).