Gëzuar ditën e flamurit

 

Ja flamuri ja shqiponja dy krenare, po e shpallim mvetesin e Shqipërisë këtu ne Vlorë 28 nëntor 1912. Shqipëria  te behet e lirë dhe e mosvarme. E gëzofshi pra ketë dite te madhe.

Ismail Qemali, 28 nëntor 1912

http://www.youtube.com/watch?v=iX3jsA9hZuU

54 Komente

Gezuar 28 Nentorin! Ju uroj me vargjet e Fan Nolit:


O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri.

 

GEZUAR, GEZUAR, GEZUAR. I paharruar qofte kujtimi atyre qe kan dhene kontributin per atdheun e popullit tone dhe atyre qe kan sakrifikuar me gjakun e tyre. Me shume dashuri per vehten, per familjen, per miqte e per Shqiperine.

Vetem dashuria dhe respekti per vendin do e perparojne Shqiperine.

Gezuar!

Ata burra, ate dite te shenjte ne Vlore, me flamurin kuq-e-zi u dhane jete fjaleve te Naimit:

http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/DSC01797.jpg?t=1259399674

Gezuar te gjithe bashkekombesave festen e flamurit, dites se pavaresise, si dhe festen e 29 Nentorit dites se clirimit te Shqiperise nga pushtuesit nazisto-fashist. Ti kaloni kendshem keto dite festash dhe zoti ju ndihmofte per me mire akoma! Edhe njehere gezuar!

Urime Dita e Flamurit të gjithë shqiptarëve kudo janë në botë. Le të përulemi dhe tregojmë respekt për parardhësit tonë- Pirron, Teutën, Kastriotin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Adem Jasharin dhe heronjët dhe dëshmorët e atdheut të të gjitha kohëve. Shqipëria një dhe e pandarë përgjithmonë!

Vellezer e motra bashkombas: Gezuar 97-vjetorin e pavaresise!!!

Shpresoj dhe uroj qe pas 3-vjetesh me 2012, ne 100-vjetorin e pavaresise,

te realizojme endrren e madhe te atyre qe projektuan pavaresine dhe te gjithe

popullit tone.Bashkimin me Kosoven,bashkimin e kombit!!! Historia perseritet.

Pavaresia ne permasat e saj te verteta.Ashtu sic e meritojeme,kemi vuajtur shume.

Si vlonjat, sot,nje u urim te vecante i bej ministrit te kultures zotit Ferdinant Xhaferi. E di vete ai.

p.s Ferdinaaaaaant..... ,na i solle Ferdinaaaaant............ .

Ferdinaaaaant...... , ku i ke Ferdinaaaaant................ .

 

Gezuar... Megjithese nuk shoh ndonje aresye kaq te fuqishme per te festuar... Sot Shqiperia dhe shqiptaret po shkojne ene kah komplet te kundert me ate dite.

Atehere shkonim drejt pavaresise, tani drejt zhberjes se saj... Atehere mundoheshim te mbronim dhe territoret, sot na i shet kryeministri.

Nejse, gezuar diten e flamurit, dhe gezuar neser diten e clirimit.

Gezuar Ditelindjen Atdhe!

 

Uroj qe te jesh me i bashkur vitin qe vjen, te jesh me i forte ekonomikisht, me i zhvilluar politikisht dhe shoqerisht dhe me i integruar o atdhe i pervuajtur.

 

*Me falni por e kam te pamundur te mos ju korrigjoj. Kjo nuk eshte dita e flamurit sepse flamuri shqiptar per here te pare pas skenderbeut eshte ngritur ne malin e Decicit ne territorin e Malesise se Madhe me 6 Prill 1911 nga luftetaret e udhehequr nga Ded Gjo Luli, sa per informacionin tuaj. Kjo eshte dita kur eshte shpallur pavarsia dhe eshte krijuar qeveria e pare e perkohshme. Mbase nuk eshte gabim qe titulli te korrigjohet.

alproud- keni te drejte per decicin- amam 28 nentori quhet Dita e Flamurit sepse me 28 nentor 1444 Gjergj Kastrioti e ngriti flamurin me shkaben dykrenare ne Kruje.

Edhe ju keni te drejte te thoni ate per Skenderbeun, por zakonisht dita per te festuar pavarsine eshte data e fundit e clirimit. Kjo do i takonte qe te fokusohej ne clirimin nga nazi-fashistet, por fatkeqesisht historianet dhe administrata nuk arrine te bien dakord se kur ndodhi kjo konkretisht.

 

Por ngritja e flamurit dhe krijimi i shtetit per mendimin tim jane dy gjera te ndryshme ne rendesi dhe koncept. E para eshte tentative per memvetesi dhe e dyta eshte finalizim zyrtar i pavarsise.

 

Gjithsesi uroj qe historia te mos vazhdoje te jete peng i politikes ashtu sic eshte bere per 5 dekada nen regjimin komunist ndersa pretendojme te jemi shtet i lire dhe demokratik por te vendoset me konsensus mes historianeve dhe politikanet te kryejne detyrat e tyre jo ato te historianeve.

Pavaresia e kujt eshte shpallur aty mo?

E nje pjese te shqiperise natyrale qe u quajt Shqiperi. Pse mar kaq i painformum jeni ju sa te mos e dini ket?!

Po pikerisht pra... i nje pjese. I nje pjese ishte dhe ngritja e flamurit ne Durres, etj... Mund te thuash me rehatine me te madhe qe ne Vlore eshte ngritur i fundit; por ama kishe perfaqesueset e popullit te cdo krahine aty; dhe vune firmen per pavaresine e memedheut, te gjithe memedheut. Me kupton? MUUUND te shpallej me shpejt, po; por simbolika e dates ishte e patjetersueshme. Prandaj u shpall ne 28 nentor, dhe u shpall ne Vlore si vendi me pak ne rrezik nga ndonje sulm; dhe eshte paguar para e madhe, para shume, shume, shuuuuuume e madhe per te siguruar ate date, dite, dhe vend. Nuk po llogarisim gjakun, se ai eshte derdhur para, gjate dhe pas shpalljes se pavaresise; dhe sic e dime te gjithe, vazhdon e derdhet edhe sot e kesaj dite. Me kupton?

Flamuri GJ Kastriotit eshte ngritur ne Vlore si shenje pamevaresie i nje vlere te nje levizje mbarkombetare. Ashtu sic eshte e verte qe thoni edhe ju, eshte ngritur edhe ne jug, e cetat e M Gramenos e B Topullit e kane mbajtur.  Njohja e nje qeverie e cila beri nje bashkim te gati gjithe krereve te trojeve shqiptare( jo vetem te nje trualli sic ishte rasti qe shkruan ti), siglon me ate flamur nje akt mevetesie dhe nje strukture te ngritur me te cilen perfaqesohet ne arenen nderkombetare dhe me pas ate e njohin si Austro-Hungaria, Italia dhe Turqia( ne heshtje). Pra ti mund te mbash edhe nje shenje cfaredo ne flamur por kurresesi nuk gjen dot motivin dhe njohjen prej te tjereve. Flamuri si shenje e bashkimit shtet-komb eshte me me vlere dhe me i rendesishem se ai shteteror me vehete(Rasti i Kosoves) e kombetar me vehte. Prandaj edhe Shqiperia shterore ka marre formen shtetit themeltar ose shteti ame.

Llukano, nuk e ben dot "embed" (nuk e shtron dot) ate videon e jutubit ketu? Se do ishte bukur te dilte pamja ketu.

Kryetari i shtetit shqiptar duhet te shkonte ne Vlore per te vedosur nje kurore me lule ne kete pervjetor. Cfare lidhje ka pavarsia e shqiperise me "Varrezat e Deshmoreve". 

Kto vareza per mua duhet te ri-organizohen se mbeten per shume nga ne nje simbol ndarje.

Ideali i rilindasve per nje Shqiperi te bashkuar e perparimtare mbete me larg se kure. 

 

Rilindasit nuk e dhane jeten qe ti nderojne Haxhi Qamilet e sotem.. Aq me pak Vlora te pres nderime nga ta.. ti me te drejte permend c'lidhje ka ? Asnje lidhje.. Ashtu sic nuk ka asnje lidhje pamja e trishtuar dhe skandaloze e sheshit te Flamurit!!  Edhe fotoja e vene ketu eshte te pakten 30 vjete e vjeter..

sot festohet ne Prishtine vetem! Ne Vlore e Tirane eshte thjeshte nje "feste zyrtare" per ta heq qafe se po afron dhjetori...

 

 

Kjo e fundit qe shkruan nuk eshte gje tjeter vecse pasoja e nje grupi puthadoresh dhe palacosh qe kane vetem radhen per te kaluar ne historine e trazuar te ketij kombi.

Ne fakt, nga c'me thone mua njerez qe banojne atje, ne Prishtine nuk e festojne - te pakten zyrtarisht.

Zyrtarisht shteti eshte nden kontroll te OKB-se.  Shiko se c'ben populli e leji zyrtaret.

Count down ka filluar. Besoj se ky eshte nje nga pervjetoret e fundit qe festohet ne nje Shqiperi keshtu sic e njohim sot. Revolucioni eshte afer dhe nuk e shmang dot askush!

Gezuar pavaresia edhe nga shqiptaret e Australise,pra ne qytetin e Melbournit solemnisht ne pranine e mijera shqiptareve u festua  dita e flamurit.

Urime per te gjith shqiptaret ane mbane botes.

Melbourne ,28 Nentor,2009.

Australia

Gezuar te gjithe Shqiptareve ( dhe peshqeve), pa dallim feje, krahine dhe ideje, festen e 97-vjetorit te pavarsise.

 

Gezuar diten e pamvaresise shqiptare kudo qe jeni! Ju prehte shpirti ne paqe te gjithe atyre qe kane luftuar per ate dite te madhe!

Gezuar festat e 28-29 Nentorit!!!! 

Gezuar Diten e Flamurit te gjithe shqiptareve, kudo qe jane. 

Gezuar per shumevjet. me sherim te shpejte nga semundja politikaniste kancerose.

Ishallah dhente zoti gjendet nje ilac per ta sheruar kete kancer qe na ka zene perpara se te kemi vdekur

gëzuar qafira gëzuar !

dujeni atdhenë !

Cfare feste Flamuri flet ti ....????? Sot eshte festa e PAMVARSISE NGA PUSHTI ...!!!!!!!!!!!! Festa e Flamurit eshte ne 2 mars 1444 ne Lezhe , athere kur princat shqiptare u "UNIFIKUAN""" ne nje flamur te vetem qe sot eshte ""FLAMURI KOMBETAR""" ...!!!!!!!!

Kush te tha qe u bashkuan ne nje flamur te vetem?

po flasim per festen e flamurit mbas te ciles shqiperia u njoft si shtet. me siguri nuk po flasim per noi feste flamuri ku venediku shtyu skenderbeun qe t luftoje kundra turqve, qe ne fund fare ti merte edhe keshtjellen edhe mos ta lejonte qe te futej mrene. po flasim per festen e flamurit ku shqiperia perfundon me lidere shqiptare, edhe sikur kta lidere mos kene bo politiken qe na pelqe neve.

ato princat shqiptare qe thu ti u unifikuan masi lidhen nje rroge te pelqyshme ne venedik dhe e futen popullsine e tyre ne nje lufte qe ishte e favorshme per te gjithe komshinjte e shqiptareve por ishte shkatrrimtare per shqiptaret.

si perfundim, nuk po flasim per noi feste qe mund ti pelqeje noi ekstremisti te krishtere as noi ekstremisti te cfaredolloji, por po flasim per nje feste shume te veshtire per te gjithe shqiptaret, nje feste ku te gjithe shqiptareve ju premtua e drejta e besimit dhe e nderit megjithse shum shqiptareve ju mohuan te dyja mbas kesaj feste. po flasim per nje feste ne vazhdim ku duhet te perpiqemi t gjithe qe moj ja cajme trapin njoni tjetrit megjithse deri tashi nuk bojme as i gjo tjeter. po flasim per te vetmen feste ku shumica jone bien dakort, megjithse me shkelma.

Gezuar nga Parma ku shoqata SCANDERBEG po organizon nje feste madheshtore, madje madje edhe disa miq italiane do te recitojne SHQIP per 28 Nentorin!!!!!!!!!!!!!!!!

Gezuar Diten e Flamurit te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen!

Lumturi, unitet dhe hare ne cdo zemer shqiptari!

Gezuar festat e 28 dhe 29 nentorit!

Dita e flamurit te Ismail Qemalit dhe dita e Clirimit te vendit nga pushtuesit Nazist dhe Fashist.

 

 

 

Gezuar 28 nentorin 1443/1912.  Nje komb, nje flamur, nje atdhe!

Gezuar te gjitheve diten e flamurit,pra ate te shpalljes te pavaresise.

Sa per 29-en,eshte normale te festohet si dita e clirimit nga nazistet,sado e diskutueshme te jete.Smendoj se perben ndonje problem ,sepse sidoqofte jemi pushtuar e cliruar shume here ne qindra vjet,kurse komb i pavarur me emer e flamur vetem nje here jemi shpallur. 

Gezuar festen e flamurit te gjitheve

dhe me nje Shqiperi te lire

ps.Qe te mos ziheni me me njeri tjetrin 28 apo 29,vitin tjeter festoni

17 Nentorin si feste te pavarsise;Tirana ka vend per te gjithe;

te gjithe e dime qe pas clirimit te kryeqytetit Gjermaneve nuk u shkonte ne mendje te mbanin ndonje ushtar te tyre, qofte dhe per nje sekond ne Milot,Diber apo Tropoje...prandaj rrofte 17 nentori per te gjithe metropolistat shqiptare (vitin tjeter)

Gezuar Diten e flamurit dhe Clirimit te vendit 28 Nentorin kuptut ju dhe  dhe me 29 nentor dhe me 30 nentor dhe ne Shqiperi dhe me kepuce dhe me opinga dhe me shamija dhe uppsss se mu mor fryma smileysmiley hajt mo gezuar un per vete po festoj neser se sot nuk kam lek kam vtem euro dhe nuk kisha kohe me i thy ..pra un po festoj neser me lejee opsss se mu morr prap fryma smiley ika dmth 28 , 29, 30 .. ikaa

Gezuar diten e flamurit!!!

titulli keshtu duket se ishte ne fillim, por cuditerisht te gjitha "dialogjet" precipitojne ne ceshtje politike te njeres ane apo tjetres. Pjesa me e madhe e peshqve duhet te jene persona te rinj dhe qe jetojne jo ne shqiperi, po fatkeqesisht jane kaq shume te infektuar nga politika, mbase O.Wilde ka te drejte kur thote "adhuroj partite politike; jane te vetmit vende ku njerezit nuk flasin per politike". Shijojeni diten e flamurit, eshte dhurate e te pareve.

Hajde ta gezoni festen te gjithe, qenkeni kenaq sot me muhabetsmiley.

Gezuar Ketushe Per shume vjet

Cfare bere sot per feste. Ndonje dreke te mire? smiley

joooooooooooo jemi me diet smiley, hengrem jashte smiley

Ah individualiste/ Per festen e shqiperise nuk sakrifikon as dieten per te cilen nuk besoj se te nevojitet fare Deshmoret sakrifikuan jeten ti as dieten ha ha ha smiley

Mire dita Miq!Ka kohe qes'ju kam lexuar po shyqyr Zotit takati per t'u share nuk ju paska rene.E kjo eshte shenje e mire.Nga ana tjeter nuk eshte simptome aq e mire ,sepse thone se robi behet shamataxhi e grindavec kur"takate "te tjera fillojne e ju lene....smileyNejse...Gezuar festen kombetare te Shqiperise....Ishin kohera te tjera ,te tjere ishin edhe shqiptaret.....Mot  edhe me sharje edhe me te fuqishme... smiley

Gezuar diten e dyte te pamvaresise.

Si e larguan Ismail Qemali-n ...

http://www.vizionplus.tv/new_web/Program.aspx?3195

Me sa duket ngritja e flamurit te Gjergj Kastrioti-t ne Vlore nuk paska qene nje ""DESHIRE""" kombetare e Ismail Qemalili-t ,por nje levizje dipllomatike per te ""BINDUR"" komisonin e Fuqive te Medha ne luften per pushtet ne perfitime territoresh ... Komploti me Beqir Grebenene ( CAM- TURK) verteton per qellimet e vendosjes te nje muslimani turk ne krye te shtetit shqiptar..
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).