Gezuar diten e çlirimit!

Ne 29 nentor 1944, ne mesditen e asaj te merkure, u largua dhe kemba e pushtuesit te fundit nga Shqiperia.

Bashke me Shkodren, sot feston gjithe Shqiperia diten e clirimit. Beme nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur.

Gezuar festen e clirimit.

42 Komente

Nderime kujtimit te te reneve. Meqe ishim vone ne publikimin e ketij postimi... ndoshta ngaqe po festonim me teper se c'duhet (!), do na falet po te mos tregohemi "religjioze" per kremtimet e perpikta. megjithese dicitura e asaj fotos mund te jete "Gjirokaster, 29 nentor 2009".

 Mendoj qe eshte nje nga mrekullit qe kemi bere ne si Shqiptare.Nder dhe lavdi per te gjith ata njerez pa dallim ,kerahine feje dhe idej qe kontribuan pwer kete dit.

 

E kam pa ne Mauthausen kte monument; vetem memoriali i ruseve ishte me madheshtor. Atje e kuptoje tamam se cdo me thene te ishe ne radhen e vendeve te krahut te duhur.

Kete nuk nuk dun me kuptu shume kritizere ne ket meselene e deshmoreve, luftes etj etj. Ne thelb eshte gjithnje venia e interesave te vogla per dominim te brendshem mbi interesat e pergjithshme dhe kjo ka qene keshtu qe ne krye te heres (ardhja e pare e turqve, per te mos shku me tutje, ne kto nahijet ketej, ka qene me ftesen e nje kryezoti shqiptar me luftu nje tjeter kryezot shqiptar, shek 14).

Eshte tjeter pune analiza kritike e monumentit, jo skematizmi, jo baluket e partizanit si te Elvis Presleyt etj etj. Per atje ku eshte vendosur ky monument e kryente misionin me se miri.

Lavdi luftes Nacional-Clirimtare dhe rezistences se popullit tone!

Meqenese koha me mundi kete rradh:

1) Gezuar 28 Nentorin o kombi im!

2) E paharruar qofte sakrifica dhe gjaku i derdhur i atyre qe dhane jeten per atdhe! Gezuar 29 Nentorin.

Meqe kjo me duket se eshte skulptura e Odhise Paskalit, po e rihedh ketu nje poezi te Hatibit.

 

Kinemaja “Ali Demi”

 

 

Ullinjtë nj’aty vërdallë shkërbejnë sheshit

Me bustin e Aliut në mes, një dasëm të heshtur

Greke a libaneze, pa nuse

Një dasëm fotosh

Ullinj llërëpërveshur, shalëshpërvjelur, në mes të qytetit

Faqe fëmijëve të shkollës tetëvjeçare

Muskujplakur-rrënjëkapërthyer asfaltit. Si një grua

E zhveshur në mes të qytetit

Është ulliri në qytet

Dhe nuk të bën përshtypje asnjë ulli në gërxhe

Si nuk  bëjnë përshtypje mijëra

Gra të zhveshura në plazh apo në ëndërr

1.

Ne jemi në rresht për dy

Fëmijët e shkollës “Mihal Grameno”

Na kanë prurë me përdhunë, mua po

Të shohim filmin “Hoselito”. Me pak fjalë ky

Ishte një djalë I vogël spanjoll, mundësisht jetim

E kështu mallëngjen gjithë Spanjën

Me zërin e vet tenor

Lotojnë torerot përqafuar me demat, damat

Lotojnë anarkistët

Përqafuar me mbretin dhe mbretëresha…

Lotojnë ullinjtë e Ali Demit përkthyer në shqip

Edhe fëmijët përlotur; një kor syçkash xixëlluese diku në Ballkan

Drita ik’e vjen

E re, nga filmi I vjetër tek ne

Pupthi kërcen si bretkosë nga fytyra

E gjithkujt fëmijë

Ekrani gjoksgjerë, veshur

Me një bluzë atërore pambuku Berati

Vite e vite para se të bjerë krejtësisht Muri I Berlinit

Si një striptizë zemërtorturuese demokratizimi

Ekrani hap gjoksin na ushqen

Me rropulli drite fytyrash

Si shpagim, fëmijët e dinin

Ishin lajmëruar që më parë nga shteti

Të marrin në shtëpi nga dhjetë lekë të lehta alumini

E të shpëtojnë nga falimentimi kinemanë “Ali Demi”

Dyqind fëmijë e ca, me dhjetëlekshin e lehtë prej alumini

Rreshtuar në stolat e drunjtë si në një tabelë shumëzimi

Në gurrmazët po aq të lagësht të pëllëmbës së djathtë

Mbështjellë relievi dhjetëlekësh I Mathauzenit, Odhise Paskali

Partizani me balluke Elvisi

Me pëllëmbën e lagësht I mëshon

Kondakut

Mbi trupin e lodhur (homoseksual) të ushtarit nazist

Që na vjen keq të gjithëve, shtrirë në brinjë

Partizani I dhjetëlekshit, me në bark çokollatën

E pashkrirë angleze, parashutuar nga RAF-i

Ullinjtë shpërndahen në formacion luftimi

Kalamajtë janë të gjithë në këmbë

Partizanët janë të gjithë në mal

Fashistët janë të gjithë poshtë

Nëpër kamiona

Kujdestari I kinemasë rreket të paqëtojë fëmijët që sokëllijnë

Herë-herë dhe partizanët

Kujdestari ndez dritat; pëlhura qetësohet

Krismat vazhdojnë edhe ca

2.

Filmi tjetër mund të ishte vizatimor

Por në fakt është një film I ri shqiptar

Me shumë natyrë dhe me pak dashuri

Plepat lyer rishtas me gëlqere, gjyshet e gjithkujt

Gatuajnë byrekë e biskota vere

Pas çdo shtylle fshihen puthje studentore, buzëqesh

Në ikje e sipër policia rrugore

Pas çdo tingulli bëhet gati të na mësyjë utopia

Me brigada të pamata grash të reja inorganike

Veshur me të çelëta- mjelëse, mësuese kujdestare, aktore amatore

Shoqe banke të të gjithëve në shkollën fillore

Një poligami krejt e imja nën neonë të fikur

Dhe “Ali Demi” ende(t) pa krahë jashtë

Nën një bronz të derdhur drejt e nga hëna

Deri sa të bëhet natë

3.

Fëmijë vetmuar në terr si kozmonautë

(I mëshonim karrigeve të padukshme- të vegjël- me këmbët larg nga toka)

Të vegjël

Në ditët e zeza financiare

Dhe kinematografike

Të “Ali Demit”-kinema e dashur didaktike

Dhe paksa politike

E shtetit.

 

2002

 

Ervin Hatibi

Të paska bërë përshtypje ky pamflet politik ?

Ka poezi që shpesh krijuesit  i vjen edhe ndot kur i lexon më vonë . Ato janë frymëzime nga  Regjimit i ri që po vendosim dhe sidomos frymëzime të zymtësisë e boashllëkut shpirtëror që gjen lehtësim në vargëzime gjethesh ulliri.

Nga njëherë një poet shpërfytyrohet edhe pa dashje me prezantime të pa vlera.

Kam shume besim tek shijet e tua, Idris. Por nderkohe le te pohojme per hir te qashtersise qe ato shije nuk mund te jene te gjithsecilit, as te imponueshme ndaj nje tjetri. 

Jam plotësisht i të njëjtit mendim i nderua Lost . Por pyetjen e kisha posacërisht për një të lloit jo ordiner që sheh frymëzim në vergje politike.

Jam plotësisht i parimit tuaj ,shijet nuk diskutohen por kjo është për nivelin mbarëpopullor të Tellallëve ËP . Për më tepër tu drejtova si penë e vyer në këtë fushë

Kjo poezi, Idris, per mua te pakten, para se te jete "politike" apo tellallëse, eshte shumë humane, e paanë dhe e drejtperdrejtë. Manifestimi politik, që ti sheh aty dhe ndëshkon, mbetet apriori diçka e kërkuar. 

P.S. - Kur do na nderosh me ndonjë vizitë? Kam raki të mirë. smiley

Monumenti quhet "Partizani Fitimtar" dhe origjinali ndodhet ne Mathausen si dhurate e popullit shqiptar ne kujtim te atyre qe humben jeten ne kete kamp famkeq. Ne Mathausen kane humbur jeten dhe mbi 300 shqiptare.

Kam pas bo foto nga eksponatet me emrat tane (shqiptare) atje. Nje familjeje nga Borshi ja kam cuar me ane te dikujt qe i njihte, foton me emrin e gjyshit te tyne qe mbet ne Mauthausen. Nuk di a jan mo ato foto n'Ali Dem. Nuk besoj se i ka rujt njeri ne fakt.

Respekt pèr ata qè dhanè jetèn pèr liri!!!!

Ky partizani i monumentit, kaloi 12 vjet ne Spac per agjitacion propagande.

Nderim dhe respekt per te gjithe ata qe kane sakrifikuar jeten per lirine e kombit te tyre.

Po rri o Kunderparrulle, mo na sill thagma te tilla: 129 partizane te vrare perkunder 3000 gjermaneve? Tirana mezi kish 300 gjermane te dislokuar aty gjithsej qe s'lujshin prej istikami per 'ceshtje neri'. (so much for low morale). Ju qe jeni t'interesum referojuni ktij libri te botum n'Inglisketerr

Vone u botua... "sot shkodra..." nuk eshte duke festuar asnje gje; ndoshta filimin e javes.

lavdi atyre qe luftuan per shqiperine....por ama une di nje fakt qe ndoshta ajo bronxi i mathauzemit nuk e thote, luften se kane bere vetem partizanet.

ne nje beteje ne 1943 kunder italianeve ne nje fshat te vlores u vrane ne beteje nje partizan e dy balliste qe po luftonin perkrah njeri tjetri, por pas luftes ndodhi qe partizani u kujtua si deshmor kurse ballistat u harruan dhe familjet e tyre u persekutuan.

sa mire qe dike dhe oren se historianet po zihen per diten e clirimit nga nazistet dhe pushtimit nga komunistet

poezia e hatibit e mrekullushme....

 

Po pse, ka thene njeri qe ai sistem ka qene i persosur??? Jo i persosur, po nuk e di ca mund te themi per te... boll ta pranosh si e quante veten sistemi: "diktature e proletariatit". Ishte e shkruar, e deklaruar publikisht. Nuk predikohej si parajse, por si diktature. Mos ja harrojme te keqiat, shume dakord; por jo t'i hedhim poshte dhe t'i mohojme gjithe te mirat! Se ka bere dhe gjera te mira ai sistem...

Krahaso spitalet. Krahaso shkollat, krahaso gjithshka qe te vete mendja. Calonte shume po, ne te drejtat personale. Te ikte koka per asnje gje. Dhe aq kollaj sa mund te zhdukeshe, poaq perpjekje bente shteti te te mbronte dhe jeten ama.

Une mbaj mend me dhjetra raste qe vinte helikopteri ne Erseke, kur bora ishte 4 metra dhe merrte NJE te semure te vetem. Per NJE te semure. Dhe ate e sillnin nga fshati me ambulance. Sakrifica per nje jete te vetme njerezore, qe poshteron ne cdo ane vleren qe i njeh ky shtet i sotem jetes se njeriut.

Matematikisht, jeta ne ate sistem ka qene vleresuar 1000 here me shume sesa sot.

Ajo qe thua ti me siper, ka qene nje nga te keqiat. E hoqem, po, me kete sistem te ri; por nuk e hoqem si duhet. Se tani nderojme ballistet dhe mohojme partizanet. Per te nderuar 200 balliste, mohojme shteterisht 20 000 partizane.

keshtuqe... ngado te rrotullohemi ne te njejtin vend jemi, - brenda atyre kufinjve.

Po ketu asht gjithe problemi. Vete komunistet dhe pasardhesit e tyre, kete lufte duan ta mbajne si lufte ideologjike dhe jo si lufte per atdheun. Nese komunistet dhe pasardhesit e tyre do te ishin njerez me mend, do te kerkonin qe kete lufte ta benin te pranueshme dhe vlere per te gjithe shqiptaret, jo vetem per komunistet, duke njohur si fillim edhe kontributin kunder pushtuesve te forcave nacionaliste te Ballit apo elementeve te tjere dhe jo duke i konsideruar te gjithe keta tradhetare dhe kolaboracioniste. Edhe data 29 duhet te ndryshoje me kete qellim. Eshte date qe eshte vene ne ate kohe per te festuar ne te njejten dite me Jugosllavine, per shume njerez kjo eshte date qe me shume simbolizon roberine komuniste se sa Clirimin e vendit, pranej duhet gjetur nje date tjeter qe bashkon dhe jo percan. Po ashtu edhe luftes civile nuk mund ti iket, duhet denuar kjo dhe njerezit qe e shkaktuan, pas ketyre mund te behet nje feste qe bashkon dhe jo ndan, nje dite qe eshte vlere dhe jo nje e keqe qe u vendos.

Pse mos ndryshojme, psh, ditelindjen tende... kjo gje na percan ne.

Pse mos ndryshojme 8 dhjetorin... se dhe kjo na percan.

Ta ndryshojme cdo date qe na percan. Bile jemi qe jemi, i bejme te gjitha datat e reja; kur te na teket, madje, t'i bejme pluskuese fare... le te qellojne kur te duam, sivjet ne kete dite, vitin tjeter nje dite tjeter... boll te na lajmerojne ne televizor.

Psh: "njoftojme qytetaret shqiptare qe neser, ne daten 1 prill do festojme 28 nentorin, diten e pavaresise."... apo ne 3 korrik: "urojme gjithe shqiptaret, - si e patem njoftuar dhe mbreme ne edicionin e lajmeve, - gezuar vitin e ri, qe kete vit, eshte 1992. Urime dhe mbaresi ne kete date qe nuk percan asnjerin!"

eh...

Meshirimi i pergjigjes te dikujt qe s'ka asnje kunderargument te sakte...

edhe kur isha une ne shkollen 8 vjecare, u be nje gerrmim te oborri se dyshohej qe ishin pushkatuar ca balliste dhe gjenden brenda ne varr 1 ballist dhe 1 ushtar gjerman. Me italianet ballistet kane "luftuar" por me gjermanet vallaj...bridhnin me pushke ne krah ne mes te pazarit. Leje qe e pranojne dhe vete ballistet sot. Ske pse del me katolik se Papa vella/moter! 

Hiqini këto prurje se po paraqisni dhe veten në nivelin Polemist . Për fakte e ndodhi të cilat janë VULOSUR me Gjak nuk ka nevojë për argummente e mendime Debilësh . Kështu është edhe për datën e ditën e Çlirimit .

Do vijnë ditë të tjera dhe mentalitete të tjera ku gjykimi dhe vendimi nuk do imponohen nga Zgjidhja e KONFLIKTIT me Dhunë. Njëri prej së cilëve ishte edhe LII . Deri atëhere larg fëlliqësive që duan të ndotin këtë datë dhe ......

Gëzuar festën  të gjithë shqiptarët .

Homazh dhe respekt per te gjithe ata qe kane sakrifikuar jeten per nje ideal te painstrumentalizuar,duke besuar thjesht se po i sherbejne kombit.

Kane bere mire apo kane bere keq, fatkeqesisht nuk besoj se ato kane patur luksin, t'i gjykojne gjerat, sic ne kemi mundesine t'i gjykojme.

Andaj, Lavdi Deshmoreve te Kombit,te te gjithe atyre,te cilet kane menduar, se po derdhin gjakun per token ame dhe qe kane te drejten te ngrihen nga varret, per te na e bere jeten muhalebi Berishiane,sepse ne i kemi trazuar kockat. 

Gezuar diten e clirimit.

29 apo 28!

Qofte 30 dita e clirimit nga shpirtrat e keqinj?!

Gezuar festen Shqiptar!

Mjere Shqiperia kujt i ka rene ne dore...

c'popull jemi...cte keqe do kishte nqs vleresimi i kesaj teme do ishte 5 yje? Apo eshte teme komunistesh clirimi i atdheut... 

Një shpjegim interesant për këtë çështje jep prof. Luan Omari në librin "Revolucioni popullor dhe çështja e pushtetit". "Për të dhënë një mendim të saktë për këtë çështje, shkruan prof. Omari, do të duhen studime të mëtejshme të veçanta, por megjithatë mendoj se është vështirë të pranohet konkluzioni se Lufta Nacionalçlirimtare nuk u mpleks njëkohësisht me luftën civile. Përderisa pranohet se gjatë kësaj periudhe lufta e klasave u ashpërsua në kulm dhe forcat politike-shoqërore të vendit u ndanë në dy grupe armike për vdekje; përderisa kjo luftë klasore mori formën e një lufte të armatosur, del vetvetiu pyetja: Si mund të cilësohet ndryshe përveçse luftë civile një luftë me armë"?      .................     "Të pranosh se ka pasur luftë civile, shkruan prof. Omari, nuk do të thotë të mohosh se në plan të parë ishte kontradikta midis popullit shqiptar dhe pushtuesit, pra, Lufta Nacionalçlirimtare kundër këtij të fundit. Lufta kundër reaksionit edhe atëherë kur mori formën e luftës civile ishte pjesë e luftës kundër pushtuesit dhe e pandarë nga kjo, siç del edhe në dokumentet e kohës së luftës. PKSH dhe Fronti Nacionalçlirimtar kanë qënë vërtetë kundër shndërrimit të Luftës Nacionalçlirimtare në luftë civile, kanë theksuar gjithashtu se armiku kryesor ishte pushtuesi i huaj, se forcat që bashkëpunojnë me të, të luftohen si të tillë dhe jo si armiq të klasës".
 

Ndigjo njehere e pergjithmone o TOKOooooooooooo

Ne asnje vend te Botes ne te gjithe Historine e Luftrave e Vecanerisht ate te LII Boterore ........kur.....

Një vend i cili eshte Zyrtarisht e Ligjërisht në përbërje të PUSHTUESIT , nuk mund te vlerësojë betejat ndaj kundërshtarëve të cilët janë  të rreshtuar me Pushtuesit si .......LUFTE CIVILE . Ato trajtohen si beteja kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kaq gjë të thjeshtë e kupton apo JO !!!!

Profresori i nderuar Omari para se te fabrikojë e te shpikë TEORI duhet me  patjetër me Dokumente e Fakte te trajtojë Shqiperine e LII Botërore si jashtë koalicionit FASHIST te BOSHTIT ...Tokio - Berlin - Romë .

Prof i nderuar Omari duhet të gjeje qoftë edhe nje dokument që shteti Shqiptar nuk qeverisej nga Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanuel dhe nuk ishte ne

ën suazën e tij .

Prof i nderuar Omari le te mos ngatëroje erërat Politike ne vlerësimin e Historisë DERI e theksoj këtë DERI ne Largimin e pushtuesit gjerman i DETYRUAR dhe ....së bashku me të edhe bashkëpunëtorët e tij Shqipëtarë . Ndryshe nga partizanet qe jo vetëm qëndruan si FITIMTARË por festuan CLIRIMIN se bashku me pothuaj te gjithe Popullin sipas  dëshmive Historike .

Ne se prof i nderuar Omari dëshëron te jetë shpikës , zbulues ose përpunues i ndonjë teorie ndryshe nga DOKTRINAT e te gjithë USHTRIVE të BOTËS ....bujrum. Le ta shprehë qartë se ku e mbeshtet dhe le ta hedhë në publik . 

Këto lloj teorish nuk ka BURRË ti argumentojë ne letër e jo më ti miratoj në LETRA Ligjërisht . Ndryshe perse ne anëtarësohemi ne NATO kur pranokemi me festa , bukë , krypë e zemër Pushtuesin ?

Unë po ta kundërshtoj vetëm me një pyetje ?

Cfarë shkruajnë doktrinat USHTARAKE të të gjithë USHTRIVE në BOTË kur vendi i tyre e Sulmohet ? Dhe këto Doktrina mundësisht për aq sa njeh e ke dije a janë te miratuara e te shndruara ne DOKUMENTIN BAZË te Politikave të mbrojtjes te Shtetit , nga Organet e INSTITUCIONET më të larta LIGJORE te SHTETIT  ?

Dhe nëse Ju apo prof i nderuar apo kushdo fantashkencor kërkon të argumentojë se Shqipria nuk u PUSHTUA nga  GJERMANËT , si rrjedhojë ata ishin sehirxhij ose makari edhe turistë , atëhere dëshëroj që të gjesh ndonjë rresht tek i nderuari profesor për të sqaruar  një pyetje tjetër .

Cfarë quhet një vend pervecse pjestar( anëtar ) i koalicionit kur përfshihet edhe si njësi organizative , kufitare e shteterore me një BOSHT tjetër ose bashkim te tjerë shtetesh si psh BE sot ? Ose mbase eshe pjestar i koalicionit antifashist gjatë LII Moskë - Londër -Uashington ?

Toko ...BOTA po ndërron por nuk po cnderon Hitorinë e saj .

I vetmi vend ne BOTË që perpiqet të jetë Origjinal ose çmontues  i Vetvetes me historinë e LII jemi ne ......dhe mirë qe jemi por

Te vetëm , te marrë dhe trima në Luftë pas Lufte .

 

Idriz, nuk jane ekskluzive, sepse ne thelb te te dyjave eshte rremuja dhe pezullimi i shtetit. Cfare jane arsyet pse nje e quajme lufte civile dhe tjetren pushtim? Se njera eshte pushtim prej vetvetes ndersa tjetra pushtim prej te huajit? Me ndiq me kujdes se nuk jane loje fjalesh keto qe do bej, por thelbi i pandashem i luftes nga lufta civile. I huaji eshte ai qe vritet, si ne pushtim, si ne lufte civile, vetem se ne rastin e luftes civile i huaji eshte vetvetja, ndersa ne rastin e pushtimit vetvetja eshte i huaj. Si eshte vetvetja i huaj? Ja, ashtu si e the ti, duke qene se jemi ne perberje te te huajit. Tashti me ndiq edhe me me kujdes, sepse gjithe kjo, "i huaji eshte vetvetja vs. vetvetja eshte i huaji" eshte krejt pa kuptim, thjesht loje fjalesh qe nuk thone vecse te njejten gje, pikerisht qe lufta eshte lufte, civile apo jo, dhe se te thuash qe nuk ka lufte civile gjate pushtimit, do te thote te besh dallime te paqena. Ku ka pushtim ka dhe lufte civile, ku ka lufte civile ka dhe pushtim.

Sa do qe te perpiqesh t'i shohesh si te vecanta, e te ngrihesh te thuash se ku ka pushtim nuk ka lufte civile, nuk mundesh per shume gjate. Shpesh here, lufta civile shkaktohet nga perceptimi i nje rreziku te jashtem. Merren masa te jashtezakonshme, ndalohet qarkullimi, fillon censura, denohen tradhetaret etj. Edhe sikur perceptimi te jete i paqene, sinjali qe japin keto masa tek i huaji, eshte shqetesues. Nese vertete plas lufta civile, i huaji do nderhyje, do pushtoje, ne menyre qe kjo lufte te mos i derdhet brenda ne territorin e tij. Shpesh here rreziku i jashtem eshte real, vendi i pushtuar, e gjithsesi vellavrasja nuk mund te mos quhet vellavrasje, lufta civile po aq reale. Nuk jane ekskluzive me nje llaf, por si ai gjarpri qe ha bishtin e vete, nuk di ku fillon njera dhe ku mbaron tjetra.

Shiko ku eshte problemi po te kembengulim se nuk kishte lufte civile. Po qe se nuk kishte lufte civile, atehere vrasja e bashkepunetoreve eshte e justifikuar njesoj si vrasja e pushtuesit. Ata mbeten perjetesisht pa varr, si Polineu. Por shiko, se ata nuk ishin tradhetare. Thjesht njerez, vellezer, si ata qe nuk bashkepunuan, por qe ne kushte pushtimi, e pane me te arsyeshme te nenshtroheshin e te shpetonin c'te mundnin, se sa te vdisnin. Ashtu dhe si te tjeret e pane me te arsyeshme te vdisnin, se sa te nenshtroheshin. All is fair in love and war. Por pas luftes, dhe pas dashurise, as lufta dhe as dashuria nuk jane te drejta. Eshte i nevojshem koncepti i luftes civile brenda pushtimit, perndryshe njera pale jane tradhetare, dhe te tille do te mbesin gjithe jeten. Zgjidhja qe ata moren, nuk ishte me e lehte se sa zgjidhja e pales tjeter. Eshte e padrejte qe veshtiresia e zgjedhjes se tyre te mos merret parasysh perjetesisht.

Por kjo nuk do te thote se ishte vetem lufte civile. Nuk jane ekskluzive. E ke gabim ti qe kembengul se meqe ishte pushtim nuk kishte lufte civile, po aq sa dhe keta qe per te na bindur se kishte lufte civile thone se nuk kishte pushtim. Deri sa t'a merrni vesh te dyja palet qe nuk jane ekskluzive, dijeni qe diktatura nuk ka rreshtur. Nuk mund te jene ekskluzive sepse po te jene te tilla, dhe mos e quajme se ka pasur lufte civile, Enveri eshte i justifikuar te thote se Balli ishin bashkepunetore te Italianit, ah tradhetaret! ndersa keta jane te justifikuar te thone se komunistet ishin bashkepunetore te jugosllavit, ah tradhetaret! Me nje llaf, dolem te gjithe shqiptaret, te majte e te djathte, tradhetare, pa asnje shans komunikimi mes njeri tjetrit. Ushqehet gjuha e tradhetise deri ne ate mase qe i vetmi justifikim qe mund te gjeje shteti ne popull eshte demonizimi i kundershtarit. Mirepo kujdes, gjithe cna tha Enveri ishin genjeshtra, ku Enveri na dilte cliruesi, e te tjeret vellavrasesit. Gjithe cna thote Berisha, jane genjeshtra, ku Berisha na del cliruesi, e te tjeret vellavrasesit. Po i ndave keto koncepte, pushtimin nga lufta civile, ndarja do ushqeje ndarjen, do thellohet, dhe lufta civile nuk do te reshte, packa se ne nuk do reshtim se mohuari.

Idriz, respekte!

Une po marr vetem nje fjali qe perben per mua ate me esencialen e perfundimit te mendimit per aq sa te lejoje koha dhe deshira gjithsesi pa e shkeputur nga konteksti . Pra .....

Eshte e padrejte qe veshtiresia e zgjedhjes se tyre te mos merret parasysh perjetesisht.....

Ne nje bisede me nje mikun tim mjek , kaluam edhe neper kete shteg pasi miqesine 30 vjecare po e rezikonte smiley ky fakt . Ai tashme ne kushte te reja po justifikonte veprimin e dajos tim dhe te tijit BALLIST nga fshatra fqinj e miq shekullor. ....duke mbrojtur te njejten teze si kjo tuaja me siper .

Shume e drejte dhe teper e kuptueshme pa zhargone timja e shndruar ne vetvete dhe vetvetja e tjetersuar e lidhur dhe e integruar ne timen . Me kupton besoj.

Dhe ne asnje rast nuk eshte MOHUAR zgjedhja e tyre , ne asnje rast nuk jane quajrur Frikacake , ne asnje rast nuk ju eshte mohuar qenia si Shqiptare, ne asnje rast nuk eshte mohuar rreshtimi me PUSHTUESIT.

Ky konkluzion me shtyu te gjeja nje krahasim .

E vertete . Njeri eshte baba im tjetri eshte xhaxhai im. Por ne se me doli njeri prej te dyve dhe u bashkua me palen qe HUMBI me lind e drejta qe ta emertoj ....

Minimalja te Genjyer ( per njemije e nje arsye) dhe me REALJA , Luftettar i nje kauze te pa drejte per te cilen dhe HUMBI.

Ato me siper ( me Tokon ) i kisha ne nje fushe shume konkrete pa u fututr ne trajtesa "gjynaf mor jahu se edhe ata shqiptare jane"

Ne se desheron te futesh ne trajtesa te kesaj natyre , si po perpiqesh te besh me siper , duhet te shndrosh edhe kuptimin e ketij fenomeni qe ndodhi gjate LII ne te gjithe BOTEN .

Dhe kush e kalon kete prag te fenomenit te forcave pjesmarrese dhe nderluftuesve aleate te njera tjetres , duke filluar me se "Enveri zotrie me ka thane baba mue : ...ketu bashkebisedimi kalon jashte ketij caku ne nje fushe qe per mua eshte ....transversalja e kalkuluar per te qene nje drejtvizore ku pikat takuese shndrohen ne rrethore . Dmth futja Tellallit ose Berishes ne vend te futja pordheve te Xhibizmit !

Per mua ka vetem nje zgjidhje .

Punime e thellime , prova e vertetime etj etj ne TEORINE e PRAKTIKEN qe ka ndjekur BOTEN qe prej EGERSISE e deri ne Shoqerine Postmoderne qe verteton se keto katastrofa tepermasave te ndryshme deri ne ato BOTERORE  jane si rrjedhoje e

Zgjidhja e KONFLIKTEVE me DHUNE dhe para se gjithash zgjidhja e konflikteve qe krijojne Interesat midis paleve dhe mbi te gjitha e te gjitha ato EKONOMIKE!

Shume respekte per JU!

Ziko, "nje dajo me Ballin"... smiley

Eh cer percaktimi mer! Vetem "di qe s'di" e Sokratit mund ti afrohet... smiley

smiley

 

Nuk di shumë gjëra  Emigrant . Edhe vetë i kam mësuar shumë vonë . Kur kunati i thoshte Plakut , (dmth dajua i thonte babait tim ) Ju ndritt shpirti ku jane

Kunato , rron mirë për allan . Falemnderit për ndihmën .....më dukeshin fjalë armiqësore smiley  Por ka qenë një nga njerëzit më intuitivë që kam njohur në jetë dhe që më ka lënë mbresa të pashlyeshme . Si psh benë

Ben be ...Per ato hejbe tunden e s'keputen ne vere tende futen ...ose me therte Ideali Partise ( per allahu ) në gënjej .ose ose ose ose pa fund . Për ndryshimet thoshte  Tjetër jetë , natyra ndryshon

Un me t'nigjume i kom ca gjona Ziko. "A te vrafte ai i sipermi" iu thoshte grave njoni qe saviste (ngacmonte) ne nje fshat t'skraparit, nje fshat me "V" ku ben kthese dhe kalon meridiani i Grinuicit. smiley

Problemi nyje-gordiane qe "ai qe dashuron ajo, ka pasur nje dajo me Ballin" eshte nga ata qe i prodhon vetem ajo toka anej. E paperkthyeshme 100% ne asnji gjuhe tjeter te botes. Dhe cudi, eshte daja qe vret me shume, me ate mbaresen "o": nje dajo; po te ishte naj xhaxha, nuk ben pershtypje aq shume. Nje xhaxha me Ballin... come on, get the fuck outa here... Ama, duhet te pranosh qe nje "xhaje i arratisur" eshte ku e ku me e rende ne tingullim se sa daja i arratisur. Arratisja si krim, eshte "xhajor" m'duket mu.

Ec e merri vesh kto fintet e gjuhes...

Idris, tema menjane, mundesisht na kallxo kush te ka vjedh passwordin dhe po shkruan me nicku-n tend.  Pikat mbi ë, dhe ndryshime te theksuara ne te shkruajtur smiley

Une dua te shoh Idrisin tjeter, kembkryq para oxhakut duke bere muhabet smiley.  Ky me kollaro s'po ma mbush mendjen smiley.

mi tregoni edhe mua si ja beni kacurrelin ë. pleaseeeeeee Monda, mondi smiley kush do ma tregojeBig Grin se plasaaaaa se bej dot.

Me duket se behet nga control panel, kliko regional and language option, pastaj aty kliko advanced, zgjidh albanian, dhe te del ne language bar ku mund ta shkembesh me anglishten.

Ë-ja me tastieren e konvertuar ne shqip, është butoni qe ka shenjat ";"  ":" dhe "-"

po ndoshta ka dhe menyre tjeter. smiley

 

lost flm e ktheva tastieren ne shqip smiley tani shtyp shkronjen E dhe pastaj thonjezat ''kete spo e bej dot me del keshtu E'' smiley ufffff aman cpo lodhem

Sa ve re dhe ti Monda !

Me ndihmën e Bedrijes , që mu ka mërzit dhe osht hallnu  smiley , thashë ta rishikoj njëherë veten time çfarë ka ndodh në kohë të shkume . Dhe ja kom kalu se me çau kokën me udhezime si të shkruj. Jam goc e qut un.

Mendt po ato janë Monda , por po na kualifikon Pishku smiley  E kanë mësyrë shumë TË FANDAKSUR kohët e funit.

Ke msu gjo ti mos ka nonjë porosi nga Qeveria " or ti ... me ja shti Kalcës këmbët në një këpucë smiley

Dhe admini i nerum , s' po i kurse qimet e fshesës dhe biles po mshi natën si hajnat zotrie smiley

Kur do na nderosh me ndonjë vizitë? Kam raki të mirë.??????????????????

C' është mor kjo ? Festa e Çlirimit iku ! Për vit të ri ose ato të gjaktat e Krishtit dakord . Këtu ka tradhëti burra!

Sa i sinqertë jam unë për të lexuar Habibin s'besoj se gjen njeri tjetër. Biles nga larg si dashamirës i kom thonë i llaf ( patjetër që kush jom un&eumlsmileykjo rrugë e shkrimit është shumë më e vyer se ato sprovat e fandaksura të mazllëmizmit . Po aq të fandaksura ( gjithmonë për mua ) janë këto vergjet POLITIKE ! Majakovskit i ka ikur KOHA në cfarëdo forme ose ritmi që do ta biesh . BOMBA e FLAMUR ????  .

Hë për hë s' ka situatë. As ritëm e ka konsumuar NOLI tek Hosana Baraba , as mesazh e ka komsumuar Kadare tek Shqiponjat ....as Lirizëm e ka konsomuar Driteroi tek peqiri hallemadhes . Nuk e di cfare mbetet .

Mos mu merzit per dije e krahasime te vjetra smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).