“Gërdeci” ish shefi i Shtabit: Mediu arkitekt i tragjedisë

TIRANE- Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha akuzoi sot ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu si arkitektin e tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Në procesin e radhës në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet avokatit mbrojtës Ibrahim Lahi, gjenerali tha se nuk ishte në kompetencën e Shtabit të Përgjithshëm për të siguruar kushtet teknike apo për të kontrolluar veprimtarinë e një kompanie private sic ishte AlbDemil për cmontimin apo demilitarizimin e municioneve.
Luan Hoxha i cili vetë nuk ishte i pranishëm në seancë ka deklaruar nëpërmjet avokatit para trupit gjykues se është shmangur roli i forcave të armatosura në përzgjedhjen e vendit ku do të kryej demontimi i municioneve në Gërdec.
Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ka faturuar Mediut dhe përgjegjësinë se me urdhra të posaçme detyroi ushtrinë të transportonte municionin deri në Gërdec. Sipas Hoxhës, edhe përzgjedhja e armatimit të kalibrit të rëndë nuk është bërë nga forcat e armatosura por nga drejtoria e kategorizimit të municioneve, ku urdhëri është firmosur nga Fatmir Mediu.
Me gjthë parashtrimet hyrëse para trupit gjykues, avokati i Luan Hoxhës nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e Mediut por ka cituar urdhrat e firmosura prej tij duke e cilësuar atë si personin që ngriti dhe shkaktoi tragjedinë e 15 marsit të 2008-ës.

Në të njëjtën ditë më Gjykatë , dy persona të plagosur rëndë ditën e tragjedisë depozituan një padi penale ku kërkuan që togat e zeza ti drejtohen kuvendit për heqjen e imunitetit të Mediut.
I mituri bashkë me një tjetër të dëmtuar Alketa Hazizaj kanë dorëzuar në gjykatën e shkallës së parë padinë ndaj Mediut, duke e cilësuar hetimin ndaj tij si objekt të shkallës së lartë.
Por trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e dy të dëmtuarve , cka ka bërë që ata të drejtohen brenda pak minutash Gjykatës së Lartë.

Pak javë më parë, nëna e 7 vjecarit Edison Durda i cili humbi jetën bashkë me 25 të tjerë në tragjedinë e Gërdecit, për herë të parë ju drejtua Prokurores së Përgjithshme me padinë për Mediun, duke kërkuar heqje për herë të dytë të imunitetit të tij në Kuvend.
Por kryeprokurorja Ina Rama deri më sot nuk ka kryer asnjë veprim, ndërsa garanton se do të respektohet ligji për këtë cështje.

Tashmë Gjykata e Lartë mbetet institucioni i vetëm që ka në dorë përgjigjen përfundimtare për një prej dosjeve më të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri, ndërkohë që cështja ka shkuar në Gjykatën e Strasburgut.

11 Komente

Mehdiu nuk ishte arkitekti i Gerdecit, por inxhinieri i zbatimit te punimeve ne vendin e tragjedise. Arkitekti i shkaterimeve ngelet si gjithmone njeriu me surrat si shija e fernetit Sali Berisha.

Luan, po ti o xhan s'duhet ta kishe lene vehten te ta lakatridhte uniformen e Gjeneralit Fatmiri a i vrare!

Kur te te fliste Fatmiri ty, duhet te kish bere prova para pasqyres gjysem ore, jo te te conte poshte e larte te blije cigare!

Tani, mos bej poca, po dil dhe flit me fakte, emra, data dhe proces-verbale! Se ndryshe, ti do shkosh ne hapsane, dhe Mehdiu do vije te inspektoje ne eshte e rrezikshme apo jo per ambjentin ajo fara e re e barit te fushes se sportit ne Shen Koll!

Dil o i mbytur dhe dridhja nje here dhembet ketyre! Shoket ne Shtab i ke akoma me ngjan! Thuaji te vijne nje dite keshtu te organizuar, ne salle te gjyqit, me uniforma dhe me bastune!

Se ndofta e merr mesazhin i Ligu! smiley

Ah mrroklle, ky nuk paska pasur kellqe kur ishte shef shtabi (sic po tregon vete), tani qe eshte ne akuze harroje se do i vije guximi.

Eshte teknike mbrojteje. Mediu nuk ha, se ka imunitet dhe se Sala e do fort. Keshte qe rrasja gjith fajin Mediut dhe dil i palare per vete.

Pas pilafit te gjithe dine te flasin.

 muhahahaha...zoti Luani qe u bere lepur,

 

Ditet e gjemes se madhe... ju me te drejte i numeruat "kufomat" me kujdes dhe u perpoqet me sa ju dhane mundesi te mblidhnit sa me shume njerez te coptuar. Dikush ju keshilloj qe beni kujdes se ne fund te fundit ju do akuzoheni per ate KRYEVEPER te lartmadherive. Por nuk folet ato dite se menduat qe edhe ata ishin ne te njejtin nivel me ju dhe duke shpetuar veten do ju shpetonin edhe ju. OPSSSS NUK NDODHI!!!!!

 berberi; "....Arkitekti i shkaterimeve ngelet si gjithmone njeriu me surrat si shija e fernetit Sali Berisha..." 

 

Te lutem Berber, kete krahasim nuk mund ta duroj. Te me ofendosh ti shijen e fernetit, duke ma krahasuar me surratin e Buall Mavrise, jo, kete nuk ta fal, jo-jo, kete nuk mund ta lejoj. 

 Berberi, do te te hedh ne gjyq, per kete ofendim qe i ke bere shijes se fernetit duke ma krahasuar me nje surrat qe te vjen per te vjell kur e sheh. 

Pjer, me cfare kuptoj te pelqen ferneti! Kur te vish ne Tirane, me njofto dhe pime nga nje bashke.

Mbase jam shprehur gabim, por doja te thoja se fytyra e tij, apo ngerdheshjet qe ben, jane si ato qe le ferneti mbasi e ke gelltitur gllenken e pare. Nuk e di sa me kupton. Thuaj cfare te duash, por ferneti i sotem as qe mund te krahasohet me ate te prodhuar me pare nga fabrikat shteterore. Ka qene shume i mire, por edhe kurues kur kishe dhimbje barku, apo cregullime stomaku. Ka pasur edhe ca gjera te mira ne ate sistem! 

Cfare do te bente komandanti i shtabit te nje vendi tjeter qe ka nivelin e Shqiperise?

Mirpo gjeneraleve shqiptare u ka humbur palca e kurizit, jane bere zvaranike. Dhe si zvaranike nuk kane fuqine te ngrihen ne kembe, dine vetem te zvariten. Politika shqipare ju a hoqi palcen duke ju dhene karrigen. Eshte ky Hoxha qe sulmoj trupat serbe ne 99 te kufi,me trimeri dhe pa urdher nga politika. Kur u be shef shtabi dhuroj tek politka palcen e tij kurizore ,.... u be zvaranik. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).