Gara mes ENEL dhe RWE për TEC-in me qymyr vendoset në janar 2010

Projekti 800 MW në Porto Romano. Ministria e Ekonomisë po vlerëson ofertat

Qeveria shqiptare e ka ndarë mendjen për ndërtimin e termocentralit me qymyr në zonën e Porto Romanos pranë Durrësit. Shkaku që vonon fillimin e ndërtimeve ka të bëjë me garën mes dy gjigantëve energjetikë: italianëve të ENEL dhe konsorciumit gjermano-grek RWE. Të dyja kompanitë kanë shprehur interes për ndërtimin e termocentralit me kapacitet prodhues 800 megavat. Zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thonë për "Shqip" se gara mes dy kompanive mund të përzgjidhet në muajin janar 2010, në mënyrë që t‘i hapet rrugë ndërtimit, me plan brenda vitit që vjen.

Kompanitë i kanë dorëzuar projektet duke aplikuar për ndërtimin e TEC-it, kurse specialistët e ministrisë janë duke vlerësuar ofertat. Plani i qeverisë për fillimin e negociatave konkrete me njërën nga kompanitë është për t‘u mbyllur në fillim të vitit. Mendohet që ndërtimi i termocentralit do të kërkojë katër vjet, me vlerë investimi mbi 1 miliard euro. Sasia e energjisë që do të prodhohet konsiderohet tepër e lartë, përtej nevojave të vendit tonë, për pasojë është menduar që gjysma të mbetet në Shqipëri dhe diferenca të eksportohet. Aktualisht nuk ka ende një përllogaritje të saktë sesa do të jetë çmimi i energjisë që t‘i shitet palës shqiptare, por ministria mendon se do të jetë me koston e prodhimit.

Në total projekti për ta kthyer Porto Romanon në park të madh energjetik kushton rreth 4 milionë euro. Brenda zonës parashikohet të ndërtohet një rigazifikator, dy termocentrale, depozita karburanti dhe port për anijet. Përveç kësaj parashikohet të krijohet dhe një zonë e lirë ekonomike për bizneset industriale. Të gjitha investimet do të kryhen nga privati, por më parë qeveria shqiptare duhet të shpenzojë ca para për t‘i kthyer zonës kushtet optimale për investim, si rrugë, drita dhe ujë.

9 Komente

 Po ç'ne TEC me qymyr afer detit. Nuk mund te ndertohet ne nje zone pak me thelle. 

Ate e di Fazllici o Pjer! Ti je i fundit qe mund te pyetesh per kete gje. smiley

 Po mjere ai vend, thuaj pastaj. Une di qe aty ka nje ministri Mjedisi, ka ca shoqata e parti ambientalistesh, e ne qoftese ata nuk e spostojne ne nje zone me te thelle (jo ne plazh) , athere harram buka qe hane dhe rrogen qe marrin. 

O Pjer, Shqiperia nuk ka pasur ndonje here ministri mjedisi, por nje post qe e shfrytezonin per te marre ndonje lek qe nuk e donin politikanet e tjere. Parti ambientaliste ka vetem ne leter se ne realitet nuk ekzistojne. Shoqata ka, por ca jane te lidhura me vete pushtetin, e ca jane te perbera nga 1-2 persona e nuk kane leke as per te shkuar deri ne Durres, ca mund te bejne ato me shume se ti apo une?

Pjer,

Nje pyetje te sinqerte

Cfare ndryshimi ka ndertimi i TEC me qymyr prane detit me ate ne ndonje zone te thelle.

Me sa di une rendesi ka qe TEC te jete prane lendes se pare (qymyrit ne kete rast) Meqense ne qymyr nuk kemi (ose me sakte kishim por ai ishte qymyr komunist dhe ne i mbyllem minierat e qymyrit,ne kuadrin e luftes kunder komunizmit smiley&nbspsmiley atehere mbetet qe te  importojme qymyr dhe importi vjen nga deti.

TEC-i nuk ka nevoje te ndertohet me qymyr kur nga studimet e shumta qe jane bere, kane nxjerre perfundime qe Shqiperia ka mjaftueshem energji diellore dhe ere saqe edhe te eksportonte.

 Toko; "....Cfare ndryshimi ka ndertimi i TEC me qymyr prane detit me ate ne ndonje zone te thelle.." 

Ka ndryshim, se; ne nje zone te thelle, me pyje dhe pak banore, ato gazrat qe do te dalin, do observohen nga pemet, dhe do te kete me pak ndikim negativ dhe ne pak njerez, ndersa po te jete afer plazhit, ku dhe bimesia eshte me e paket dhe banoret me te shumte, do te kete nje ndikim negativ ne çdo aspekt aty.  

Njerezit jane numra per politiken ne Shqiperi...dhe numrat nuk kane rendesi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).