Fëmijë pa fëmijëri

Nëse mund të bëhet një akuzë e vetme, pra vetëm një, për këto vite të tranzicionit, ajo është: Ju prindër të fëmijëve pa fëmijëri! Dhe pas kësaj mund të shtosh sa pikëçuditëse të duash, fjalia dhe domethënia e saj i mban. Provuam gjithçka gjatë këtyre 20 viteve, çaste të larta e çaste të ulëta, ndjenjën e fitores e të humbjes, të pasurisë e të varfërisë, të pushtetit e të bindjes. Pra, provuam gjithçka që mund të provohet në demokraci. Veç një gjë nuk arritëm të bënim. Nuk qullosëm asgjë lidhur me fëmijët. Ndoshta këtu mund të gabohemi, sepse nuk po flasim për fëmijët personalë, të ushqyer e të veshur si agallarë të vegjël, me celularë e xbox-a si bejlerë, mbi peshë e mbi timonë makinash. Po flasim për fëmijërinë, për përvojën më të bukur të njeriut. Për atë moshë që duhet jetuar me hare e pa kokëçarje. Dhe këtu nuk kemi ditur se ç’kemi bërë.

 

Askush nuk të jep dot përgjigje përse shteti shqiptar është një nga shtetet më armiqësorë me fëmijët. Përse shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më armiqësore me fëmijët. Përse fëmijët shqiptarë nuk qeshin si bashkëmoshatarët e tyre evropianë, po veç zihen e rrihen. Përse mbajnë nga një çantë 10 kilëshe në kurriz, që siç e marrin e sjellin. Përse jetojnë në shkolla-garnizone ku bëhet vetëm mësim, po ku nuk mësohet asgjë që ka lidhje me jetën. Ku prodhohen diploma, po jo qytetarë.

Në këtë pikë ka shumë për të thënë. Po pyetja e madhe është: Ku mund t’i gjejmë sot fëmijët shqiptarë, pra ku mund t’i takojmë? Ndoshta poshtë pallatit, në rrekjen e mundimshme për të mos vdekur të shtypur nga makinat. Po tjetër? Askund. Fëmijët nuk kanë mjediset e tyre ku mund të bubërrojnë. Dhe bëhet fjalë për fëmijët tanë, ata të vërtetët, jo për histori me turistë kinezë.

Por fakti është më pak i dhimbshëm se sa mendja që e ka prodhuar. Ajo mendje e shkretuar ndjenjash, e mbrujtur me halle e dhembje të pakufi, që sheh veç të rrëmbejë e të mos lërë gjë në këmbë, që po kujdeset ndonjëherë që stërstërnipërit të jenë zengjinë në lëndë, po të varfër në shpirt. Ajo mendje që sheh po që nuk vëren asgjë. Ajo mendje që kurrë nuk është ngritur në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, të fëmijëve të rrahur, të trembur, pa botë.

S’ka si të jetë ndryshe kur të gjithë kemi sy në ballë dhe i mbajmë mbyllur gjatë gjithë kohës. Si nuk e vuri re askush që fëmijët tanë nuk këndojnë. Ndoshta po gabohemi, sepse zëra fëminorë kemi dëgjuar. Po çfarë këndojnë? Këndojnë këngë për të rritur; shohin filma për të rritur; sillen si të rritur, shkurt janë gjithçka që mund të jenë veçse fëmijë jo. Dy nga televizionet kryesore, dinosaurë të vërtetë të medias, me peshë të madhe në jetën publike të shndërruar në jetë mediatike, sot po bëjnë terror fëminor. S’ka se si të jetë ndryshe kur një fëmijë dhjetë vjeç këndon duke shqyer zërin: “mos qaj për vdekjen o njeri”. Kur këngët e dashurisë së rraskapitur zënë vend në gojë fëmijësh që duhet të këndojnë veç këngë engjëjsh. Dhe kur prindër të paditur që i veshin fëmijët si të ishin prostituta të vogla, duartrokasin dhe e çojnë buzën veshmëvesh. Janë vënë në garë fëmijët, kush e kush të këndojë këngën më skandaloze, të projektuar për zëra specialë, dhe jo për grykë të bardha, për zëra të bardhë, për zëra të amshuar. Duan të zbulojnë talente apo duan thjesht të shfrytëzojnë fëmijët? Historia njerëzore ka njohur shumë raste kur fëmijët janë përdorur për seks, për luftë, për mall, për organe, e shumë të tjera. Nuk është ndonjë çudi e madhe që të përdoren për të prodhuar dy orë televizion skandaloz. Aq më tepër që ligji nuk të ndihmon shumë në këtë rast.

Po prapë fakti nuk është asgjë. Tmerri i vërtetë është mendja që e prodhon, mendja që nuk shikon, mendja që refuzon të besojë. Dhe të duket çudi që jeton në një vend të populluar nga 3 milion njerëz, ku mund të gjesh disa duzina me akademikë, disa duzina me politikanë, disa duzina me psikologë, sociologë e filozofë, disa dhjetëra shkrimtarë e poetë, kompozitorë e disa mijëra juristë e doktorë, të gjithë të verbër, të gjithë pa sy e mbi të gjitha, pa gojë. Po Sodoma e Gomorra s’kanë pse të përmbysen, kur flet delja e zezë, delja që do tregohet me gisht, delja plangprishëse.

Bota i ka zgjidhur me kohë çështjet fëminore. Fëmijët kanë Kartën e tyre të të drejtave. Fëmijët kanë këngët e tyre, filmat e tyre, librat e tyre, lodrat e tyre, vendet e tyre, e gjithçka tjetër që u përket veç atyre, edhe pse të rriturit kanë qejf e duan ta jetojnë prapë fëmijërinë duke u zhytur herëpasherë në këtë botë bollëku. Po tanët? Ku janë 100 OJQ që mbrojnë të drejtat e fëmijëve? Bëjnë nani-nani. Ku janë 200 OJQ e grave që kërkojnë kuota në parlament? Gërhasin. Ku janë moralistët, elitistët, estetët, otorinolaringologët? Kthehen për pesë minuta.
A do mund t’i zgjidhim problemet tona në pesë minuta? A do t’u kushtojmë fëmijëve pesë minuta? Librat e shtëpive të mëdha botuese kanë nga një pullë prapa që tregon moshën e lexuesve. Filmat në televizione prestigjioze kanë nga një pullë që tregon moshën e fëmijëve që duhet ta shohin. Mos vallë janë të paditur? Përgjigjen jepeni ju, se fëmijët tuaj janë.

30 Komente

Përgjigjen jepeni ju, se fëmijët tuaj janë.

Ne qe s'kemi femije ja hodhem! Artikull i dobet!

për fëmijët personalë,

Ta rregjistroj kët shpejt e shpejt me një kokrrumbullaks smiley sa pa e bërë ndonjë tjetër.

 

hajt pra, une po kap ket tjetren:

"A do mund t’i zgjidhim problemet tona në pesë minuta?"

Fëmijët nuk kanë mjediset e tyre ku mund të bubërrojnë. How cute!!! Dum dhe ne te tjeret femije qe te buberrojne!!! 

pse kjo: "Dhe bëhet fjalë për fëmijët tanë, ata të vërtetët, jo për histori me turistë kinezë"? smileysmiley

ose "me celularë e xbox-a si bejlerë" (nintendot jane per agallaret, pacmani per revolucionaret).

ne fakt, edhe mua personalisht me intereson te di se ku jane otorinolaringologet.

Askush nuk të jep dot përgjigje përse shteti shqiptar është një nga shtetet më armiqësorë me fëmijët.

Te hapen kutite e femijeve!

 

Autori prek probleme vertet aktuale dhe te rendesishme po i trajton aspak seriozisht, shume perciptazi, dhe me nje thes me patetizma (eshte bere e modes kjo, si manivelle sensibilizimi, ne mungese te shqyrtimit serioz dhe argumentave) si keto:

Përse fëmijët shqiptarë nuk qeshin si bashkëmoshatarët e tyre evropianë, po veç zihen e rrihen.

Si nuk e vuri re askush që fëmijët tanë nuk këndojnë.

S’ka se si të jetë ndryshe kur një fëmijë dhjetë vjeç këndon duke shqyer zërin: “mos qaj për vdekjen o njeri”.

Po dobesite e artikllit (pasi te keni bere shakate e rradhes smiley) mund ti plotesoni vete. Ka shume gjera qe lene per te deshiruar ne Shqiperi persa i perket femijeve dhe adoleshenteve, qe tek veshjet si velinat e Fiksit, tek mungesa pothuajse totale e aspekteve kulturore/jashteshkollore te cilat mbushen nga humori pornografik i Portokallise dhe i emisioneve te tjera qe transmetohen nga mediat shqiptare ne oraret kur femijet jane zgjuar, tek shume aspekte te tjera.

Tregoni nivelin tuaj otorinolaringologist peshq. Po juve kanace!smiley

Xhibi, ja hallet sipas Unicef-it:

Nenvizo te paren dhe te fundit.

  • Few pregnant mothers receive adequate prenatal care. Neonatal deaths account for the highest number of infant and child deaths.
  • Child survival has improved dramatically since the 1990s. But some regions, especially the northeast and the peri-urban areas of Tirana and Durres, continue to lag behind.
  • Despite high enrolment rates, about 52 per cent of children actually attend primary school.
  • Seventy per cent of Roma children lack birth certificates, which are needed to attend school or access health services in public clinics.
  • Several risk factors – including migration, a reluctance to use condoms and a rise in intravenous drug use – threaten to raise HIV/AIDS prevalence rates among young people.
  • Child trafficking remains a concern. Some impoverished families send their children abroad to work or rely on children to beg in the streets.
  • No government structure holds primarily responsibility for addressing the issue of  physical and psychological violence against children, whether in the home or at residential care institutions.

Issues facing children in Albania

Po mire mer dakort, po s'e kisha fjalen tek unicefizimi i temes. Ne mund ti shprehim me mire sesa pikat e Unicefit pikat e catise tone. smiley Plus qe dhe per vendet e zhvilluara jam i sigurt qe Unicefi ka nga nje to-do list, e jo me vendet si puna jone.

E kisha ne nje koncept me te gjere, sidomos per disa aspekte sociale te cilat jane jo vetem lehtesisht te ndryshueshme (nga prinderit, shteti, organizata, mediatetj) por dhe kane ndryshuar per keq gjate viteve te tranzicionit, meqe artiklli eshte tranzicionizues, dhe packa se shkel e shko prek shume prej tyre.

Ose ne te kundert i biem shkurt, thjesht shprehemi njezeri qe shteti eshte koorve, qe gjithe fajin e kane kutite e pahapura, shajme the usual suspects, Berishen dhe Ramen, dhe ngelemi ne vend numero ne diskutim. smiley

eshte pak me e komplikume se kaq..ti majtas..ti djathtas. Punet e edukimit te femijeve jane perplasja me flagrante dhe me e keqkuptume e shoqnise me shtetin. Tashi ça roli/detyrimi ka shteti dhe ça roli/detyrimi ka familja. Sisa dhe sesi ka ndryshu nukleusi shoqnor dhe ai orientues. Kush ia len kujt kopilin ne dere dhe pse. Bilançe te veshtira Xhib.. sidomos kur mungon komuniteti. Femijet adaptohen me jeten Xhib, po i kap romatizma brezat ma vone. Nejse, se keto jane mendime te mykura prej prindi te papushtetshem, dhe pergjithsisht jam kunder pergjithsimeve.  

humor pornografik!

hah... quality! smiley

e ke me (c)? a ben me e perdor kshtu jashte virtualitetit?

ne fakt ti, ajo qe thote ai aty nuk eshte fare patetizem. ne kemi shkallen me te larte te crregullimeve te sjelljes tek kalabebat e moshes shkolloresmiley (6-10 vjec), dhe sa per ate tjetren e kenges - ky artikullshkrues duhej te kishte permendur qe ne emisionet e kalamajve kendohen edhe kenge te tjera si "e kemi fatin shprese dhe marrezi" ose "ti nuk ke me ndjenja"

Une jam ne nivel ideje dakord me shkrimit. Nje njeri i kthjellur nga athedashuria nuk mund te mohoje nje papergjegjshmeri prinderore te atille.

Une jam rritur me idene qe prinderit shqiptare ishin ato über-prinder qe kane dhene maksimumin per femijet, gati ne nje iluzion qe Shqiperia i bente shqiptaret te sakrifikonin cdo gje per ato. Mirepo ne momentin qe fillova te punoj me te rinj( edhepse jo femije por post-adoleshente, 18-23 vjeçare) kuptova se sa pak prinderit shqiptare kane bere ne proporcion me ate qe po benin prinderit e ketyre te rinjve.

Prinderit e papergjegjshem kane pjellur nje brez qe s'po arrin te gjeje rrugen neper labirintet e botes, por po perfundon i abuzuar, i nen-çmuar, i turperuar per prejardhjen,... Jam perballur me shqiptare qe kane lene Shqiperine qe adoleshente, me shqiptare te adoptuar edhepse me prinderit gjalle e mire dhe pa veshtiresira financiare, jam perballur me shqiptare te martuar me te huaj femijet e te cileve s'ju flasin asnje fjale shqip, jam perballur me familje shqiptare qe shqipen se flasin me,...dhe çdo here i kam bere vetes te njejten pyetje: cfare dritezinj prinderish jane ato qe kane lene femijen adoleshent te marre rruget e botes, pa asnje kontroll prinderor, pa asnje mbeshtetje,... ne drejtim te nje realiteti qe s'arrijne te perceptojne? Kurse papergjegjshmerise ne Shqiperi brenda s'arrij ta emertoj, jane prinder qe s'ja kane idene sesi t'i ofrojne femijes nje strukture te qarte edukative. Ato femije jane te lene ne meshire te fatit.

Se ku lexova me lart qe ka femije te mirekujdesur materialisht: femija - perveç kujdesjes te nevojave primare - ka parimisht nevoje per edukim dhe jo per lojera elektronike te teknologjise te fundit.

 La rosee kur thua ke punuar me te rinjte e ke fjalen per te rinjte shqiptare apo te rinj nga shtete te ndryshme?

 

Pro deo me shqiptaret, pro pecunia ne forme konstante me te huajt ne saje te profesionit qe ushtroj.

Mund te flasesh sa te duash kunder prinderve shqiptare,por mendoj se ata jane nga me te perkushtuarit ne bote.Me gjithe hallet qe kane pasur dhe kane ata perseri e gjejne kohen te bejne per femijet.Nga i gjithe rrethi im shoqeror dhe famoljar nuk kam pare ndonje prind qe te jete ashtu sic e pershkuan ti.

Mund te na akuzosh per shume gjera por jo per perkushtimin ne familje.Natyrisht qe pyll pa derra nuk ka por ne shumice absolute ne si shqiptare jemi akoma te perkushtuar.

Pastaj si me krahason prinderit shqiptare me keta te huajt.Njoh shume femije ne SHBA qe nenen e kane ne Florida dhe baben ne anen tjeter te kontinentit.Familje eshte kjo???Apo qe nena martohet me nje tjeter qe ka femije dhe baba me nje tjeter qe ka femije dhe ne cfete vendi mund te zere femija i tyre i perbashket???Dhe keto nuk jane raste te pakta.

Per shqiptaret vete fakti qe divorcet jane shume me te rralla(pavaresisht se ne kete ndikon edhe konservatorizmi i shoqerise shqiptare,por ketu eshte faktor pozitiv) se ne BE dhe SHBA ben qe femija te kete nene dhe babe.

Pastaj ceshte ajo thagme qe thuhet se europianet dhe amerikanet qeshin!!!!!!Sa kam pere une femijet e ketyre jane si te goditur ne tru nga vidoe game dhe nga rregullat strikte qe kane vendosur.

Eh sa do te deshiroja te beja pak pare dhe te ikja ta edukoja femijen ne Shqiperi,ku te kete shoke dhe te dale te luaje dhe jo te rrije para tv dhe te lajmeroje policine vetem se ha nje shpulle.

E mban mend Al Pacinon tek filmi "Arome gruaje".Si ju tha atyre "o prishni shpirtin e paster te ketij djali".Keshtu rriten femijet ne Europe dhe BE.Nje mike e imja shqiptare me tha nje episod qe djali i saj pasi kishte pare nje shok qe bente dicka te parregullt e kishte denoncuar pa ju dridhur qerpiku  tek drejtori.Kjo ishte merzitur aq shume sa i tha trocsmileyerse e spiunove shokun?Ai ja ktheu i qete se keshtu i kane mesuar, se ai shoku po bente gabim(me duket se kishte shkarravitur bankat).Dhe me e forta me tha ajo,qe ai shoku i flet sikur nuk ka ndodhur gje.Por kjo ka frike se ai do te hakmerret sa ti dale rasti.Keta jane bere si robote.Une nuk dua qe djali im te jete spiun apo robot.Keta femije do ti???Ne shkolla ku mesojne se te spiunosh shoket eshte gje pozitive.

Une nuk e dua keshtu te faleminderit!

Solidarnosc, s've ne dyshim fare qe pjesa me e madhe e prinderve ne te gjithe boten do me te miren e femijes, mirepo koncepti i te mires te prindit nuk eshte perhere i barabarte me te miren reale per femijen. Ajo qe kam vene re eshte nje papergjegjshmeri e prinderve te vendeve ne zhvillim e siper, pra ne kete rast dhe ne Shqiperi. Kjo s'eshte si rezultat e nje deshire te keqe por e nje paditurie qe e kane te trasheguar nga prinderit e tyre e keshtu me radhe. Njeriu nuk lind prind, behet prind gradualisht, dhe nese s'investon ne ate proces atehere produkti do perjetoje mungesa.

Ti po flet per divorce etj. por une jam e bindur qe ne shume raste qe kam pare vete ne Shqiperi, femija do ishte me i qete ne nje familje ku prinderit jane te divorcuar. Ne Shqiperi i mban bashke shpesh presioni social dhe jo harmonia familjare. Sa raste njeh ti njerezish qe kane lidhje jashte-bashkeshortore(nje shembull ordiner)? Mendon qe ne familje te tilla sundon harmonia? 

E di qe per mua shprehja me e mire e demokracise dhe sigurise te nje femije eshte kur femija eshte ne dijeni qe dhuna fizike s'eshte e tolerueshme, as nga ti si prind? Ti duhet te jesh i lumtur qe femija yt e di ate gje!! Ti ndoshta si prind s'ke instrumente te tjera denimi pasi ndoshta dhe yt ate te ka denuar po te njejten forme. Femijes i behet e qarte nje seri gjerash qe ai s'eshte i lejuar te beje dhe sanksionet qe rrjedhojne nga veprimet e tilla. Ti si prind nderton nje sistem denimesh(sistem negativ) dhe shperblimesh(pozitiv) qe ecen gradualisht. Pra ti s'mund te kalosh direkt ne nje ekstrem ndryshe s'do kesh me instrumente denimi. Po te jap ca shembuj te sistemit negativ: i merr lojerat e preferuara, e largon nga aktivitetet qe ai pelqen, e izolon per disa minuta,.... Sistemi pozitiv: e inkurajon sjelljen pozitive nepermjet gjerave qe ai pelqen, psh. nese ai do nje loje te re ai duhet te fitoje piket e duhura duke u sjellur mire,... Ne kete forme dhe ndihmon ne ndertimin e koshiences dhe eviton rebelimin qe shkakton dhuna fizike.

Si mund ta çosh femijen te luaje kur se ke nen mbikqyrje? Qofte dhe me shoke, qofte dhe mes njerezish qe njeh, qofte dhe ne Shqiperi? Une kete s'arrij ta kuptoj; per aq kohe sa ka te rritur ose adoleshente qe jane ne dijeni te negatives, une femijen s'do arrija kurre ta leshoja nga duart.

Se fundmi, nuk je dakord me mua qe prinderit shqiptare nuk kane instrumentet e duhura(si pasoje e mungeses te integrimit)per te kontrolluar femijet ne nje shoqeri ku ndryshon komplet nga botekuptimi i tyre? S'je dakord me mua qe shkollat profesionale dhe teknike jane nje vend ku gjen goxha femije shqiptare? S'je dakord me mua qe prinderit ne Shqiperi po lundrojne mes vlerave dhe normave qe femijet marrin ne TV, nga shoket etj. dhe vlerave konservative qe mbartin ato? S'je dakord me mua qe prinderit shqiptare jane te paafte per te furnizuar edukate seksuale, principe lidhjesh dashurie jashte konceptit martesor,...? S'je dakord me mua qe kjo mungese edukate seksuale, partneriale,...i ben ato te rinj vulnerabel per SST, shtatzanive te padeshiruara, abuzim,...? Diçka qe s'pranon s'mund as ta ndryshosh ose mbash nen kontroll si prind.

Mua nuk me interesojne ato gjera teorike qe thua ti.Mua me intereson rezultati.

Femijet shqiptare jane me te cilter dhe me ta hapur se te huajt dhe kane rezultate me te mira ne shkolle.kjo eshte e vertete si drita e diellit.

Per te huajt eshte normale qe nena te ndahet nga baba dhe te jetojne nje kontinent larg nga njeri-tjetri.Po keshtu per te huajt eshte normale qe femija te behet spiun dhe te rrije gjithe diten para tv dhe te haje popcorn.

Me fal por mesa kam pare une femijet qe vijne nga bota e trete dhe Shqiperia jane shume me te ciler dhe gazmore.

Te huajt kane vetem avantazhin a pareve te prinderve dhe vizitat mujore tek psikologu.Pasi shoku dhe miku eshte zevendesuar me plikologun.Apo jo?Une nuk dua qe femija im te zevendesoje shokun dhe mikun me nje te panjohur qe e paguan qe ta degjoje.

Une asnjehere nuk e kam rrahur femijen dhe nuk besoj ta bej ne te ardhem por e kuptoj nje prind qe ne inat e siper i jep nje dacke(jo me shume) femijes.Dhe per kete nuk duhet te shkoje ne polici.Ky eshte opinioni im dhe besoj se kam te drejte.

Pastaj me cfare fytyre do te kete ajo familje ku djali denoncon babane ne polici?Cfare krenarie do te kete ai djele kur te rritet?Qe spiunoi babane tek shteti?Per mua ata jene te mbaruar me prestigj dhe cdo gje.Per nje moment nese djali do te mendoje te beje dicka ne jete dhe p.sh te futet ne zgjedhje per ndonje post,e para gje qe do ti dale eshte se babai ka qene katil ,pavaresiht se ai i ka dhene vetem nje dacke.E kuptoni si ku po shkon kjo shoqeri???

Kam nje mik shqiptar ketu qe i dhe nje dacke femijes dhe ai(femija) si naiv qe ishte ( keshtu i kane mesuar ne shkolle) mori 911 dhe policia erdhi dhe u be nami.Miku im qe atahere tani eshte si hije ne shtepi,as guxon te kerkoje llogari as gje.Dhe te mendosh qe ai eshte trajtuar sikur te ishte katil nga ata qe pine dhe i futen ne dru femijes cdo dite apo i djegin duart me cigare.

Te thashe une nuk dua te jem si ai shoku im dhe ti qe hiqesh sikur nuk ke gjak dhe je 100% gjakftohte,ishalla nuk te ndodh kjo.Them sepse kjo kujtdo mund ti ndodhe edhe atje qe shkolle edhe atij qe ska.

 

 

Askush nuk të jep dot përgjigje përse shteti shqiptar është një nga shtetet më armiqësorë me fëmijët. Përse shoqëria shqiptare është një nga shoqëritë më armiqësore me fëmijët. Përse fëmijët shqiptarë nuk qeshin si bashkëmoshatarët e tyre evropianë, po veç zihen e rrihen. Përse mbajnë nga një çantë 10 kilëshe në kurriz, që siç e marrin e sjellin. Përse jetojnë në shkolla-garnizone ku bëhet vetëm mësim, po ku nuk mësohet asgjë që ka lidhje me jetën. Ku prodhohen diploma, po jo qytetarë.

Lexova kete edhe e lashe. Shoqeria shqiptare armiqesore me femite?! Ndoshta ngaterron llastimin "europian" me edukimin. Alla shqiptarçe zgjidhej shkurt. Te fillimi i aaaa-se te dyte do te kishte plas shputa, qe s'ta merr mendja e pastaj hajt provo edhe perplasi kembet.

Perse femijet shqiptare nuk qeshin si bashkëmoshatarët e tyre evropianë, po vec zihen e rrihen?

I ke pare ti bashkemoshataret e tyre ndonjehere apo jo? Pastaj me mire te zihen e rrihen se te plogeshtohen gjithe diten para Playstation.

Përse jetojnë në shkolla-garnizone ku bëhet vetëm mësim, po ku nuk mësohet asgjë që ka lidhje me jetën. Ku prodhohen diploma, po jo qytetarë.

Te ishte fjala per shkollat e larta e pranoja, por jo per shkollimin e fillestar e te mesem. Studentet shqiptare ne universitete, per nga lendet shkencore jane shume me te pergatitur se bashkmoshataret e tyre.

Shkrimi 5 *.

Ne shqiperi po rriten femijet "jetim". Sado qe prinderi te jete i perkushtuar, i dashur dhe norma morale te shendoshe, nuk mund te rritet femija pa nje sistem social ne vende. Sa % te bushetit shpenzohet per femijet ne ate vende? Po i le menjane shkollat dhe spitalet...

A ka shqiperia nje sistem qe te indetifikoje femijet ne rrezik ? A ka shqiperia nje sistem per te kontrrolluar se kush punon me femijet ? A ka nje sistem ne vende per te parandaluar krimin tek femijet?

Pertoke..

Femijet jane e ardhmja e cdo vendi dhe ato pak ose aspak shpenzime qe bejme sot per ta neser do kushtoje shume shtrenjte.. Sot po shohim pasojat e politikes 20 vjecare te shkaterrimit te sistemit, korrupsionit masiv dhe neglizhences totale ndaj sistemit social ne Shqiperi.

Kemi femra 17-18 vjece qe kane burra / dashnore 50-60 vjec, numer te larte divorcesh, perdorim abuziv te alkolit/droges,femije qe vrasin prinderit, dhe vellezer qe vrasin kunatat.. (rasti i fundit ne itali)..

Injoranca totale e atyre qe na qeverisin te cilet jane aq te dhene pas parase saqe nuk shohin nga syte se ku shkollohet femija i tij, me ke shoqerohet, kush e keshillon, ku luan, ku dhe si e merr kujdesin shendetsor etj.

 

 

 Artikulli eshte i dobet, ndoshta me mire do ishte te trajtonte nje problem te caktuar dhe te merrej me zgjidhjen e tij.

Gjithsesi probleme ka dhe ato nuk jane aspak te vogla. Mos harroni qe Shqiperia nuk eshte vetem Tirana.

A nuk lexojme neper gazeta raste incesti, apo per femije te lidhur me zinxhire? Cila organizate (qeveritare apo jo) merret me mbrojtjen e te drejtave qe kane keta femije? Pa fol pastaj per dajakun qe vlo ven e pa ven.

Po per sheshet e fushat kur dikur luhej futboll, basketoboll etj etj ku jane? Jane pallatizuar apo kthyer ne parkingje.

Qeveria ka ligje per arsimin e detyruar, apo per punen e te miturve. Nje m.ut qe te hane. 20% e femijve jane analfabete sepse ose punojne, ose lypin, ose kur jane goca, baba i fut i perce ne i heq nga shkolla per ti majt nshpi.

Jam kurioz te di sa minutazh i kushtohet femijve ne TV. Nese te ato privatet pak ose aspak, RTV'ja te pakten duhet ta plotesonte kete vakuum. Dhe jo me ato koncerte per femije, ku femijet me te vertet vishen si prostituta (gocat) dhe si bankiere te viteve '30 (cunat). Pa diskutuar tekstet qe kendojne. 

 

Erioni tani cunin duhet ta kete te pakten 11-12 vjec .Me kujtohen pershkrimet e tij kur i vinte koha e larjes se si i .... smiley I uroj jete te gjate e me shendet !

Po Ju z. Erion duhet te jeni me te vemendshem ndaj porosive te sh Sali (alias keshilltarit  Spiker )

"""Pastaj si me krahason prinderit shqiptare me keta te huajt . Njoh shume femije ne SHBA qe nenen e kane ne Florida dhe baben ne anen tjeter te kontinentit . Familje eshte kjo? """ - thekson z. Spiker ...

dhe me tej pa e vrare kaplloqen fare vazhdon me konkluzionin shkencor pas studimeve te gjata shume vjecare te veprave te sh Sali volumi....

"""Me fal por mesa kam pare une femijet qe vijne nga bota e trete dhe Shqiperia jane shume me te ciler dhe gazmore """.

Dhe si per sheqer ne nje vend ku nuk njihet spiunimi dhe vese te tjera te Diktatures na hedh margaritarin e porosive si sfide burrash  - faqe  burrave :

""" Pastaj me cfare fytyre do te kete ajo familje ku djali denoncon babane ne polici ? Cfare krenarie do te kete ai djele kur te rritet ? Qe spiunoi babane tek shtet i? Per mua ata jene te mbaruar me prestigj dhe cdo gje""

Dhe kjo porosi e terheqje vemendje verteton edhe njehere se ne USA duhet te zgjidhen Presidente vetem femije qe vijne nga keto vende .

 Ti   kini parasysh z . Erion ,se ne po flasim per USA , nje vend  po po , thjesht nje shtet kapitalist , ne krahasim me vendin tone ku ndertojme te lumtur te ardhmen Demokratike smiley

 Gjithsesi terheqja e vemendjes SUAJ ne kete prurje eshte nje copez REALE e Jetes ne ate vend mish mashi ku co gje eshte mullar ,por qe ka 20 vjet qe votohet per te Ardhmen e Femijve Tane .

...degjoj shpesh shqiptar ketu rrotull qe thone  - se nuk kthehen ne shqiperi vetem per femijet, qe te kene nje te ardhme me te mire...tani qe kam femije vet jam shume dakort.

...te pakten ketu nuk ju mungon as edhe nje gje,...varet pastaj nga femija dhe prinderit sasia e te mirave qe duan te marrin..por ama cdo gje e mundur eshte ketu - usa....

nuk e di europa, por shqiperia eshte shume larg....

ato emisionet ne tv ku jane te perfshire femijet sidomos ne tch jane scandal ...dikush duhet ti sjelle ne vete ata regjisore.....

 

 

 

 Duke u marre me komentet, harrova artikullin, qe per mua qendronte. Nje sindrom qe e vura re une aty ne Shqiperi ishte; fytyra femijesh pa buzeqeshje, sikur mbanin mbi ball hallet e familjes. E keqja eshte jo vetem tek edukimi qe ka rene, prinderit jane te zene me llogarite e dites dhe per te nesermen, por dhe zenia e territoreve te lira per femije. 

Gjer dje, ne brezi i mesem, kujtonim se ishim ne brezi i femijve te djegur, i femijve pa femijeri, por jo, qenkemi gabuar. Krahasuar me keta te sotmit, ne paskemi qene lule. 

gjithcka qe esht then me lart esht e vertet! Ketu te gjth femijet kerkojn te jen gangstera te vegjel te ekzagjeruar, si dhe ndjekin muzik jo per moshen e tyre
por degjojn ca burgaxhinj e drogaxhinj si 50cent etj.  Per moshen e femijve
deri te pakten 14 vjec duhen te digjohen keng qe te ushqejn me fryme shkollore dhe per jete te bukur jo si alabak rruge!

 Pashe kete autorin te Zone e Lire dhe meqe mori si shembull Bonolis per trajtimin e emisioneve per femije, me habiti. Nese flasim per te njejtin emision teza qe mbron shkon kunder emisionit:

 http://www.youtube.com/watch?v=AlP4RlW4K54

 Mos ndoshta ky femija tjeter  eshte ne moshe per kete kenge?

http://www.youtube.com/watch?v=uPiTfu6Qrt8

Emisioni eshte i vitit te kaluar dhe jo si Coccodrillo come fa qe eshte i shume viteve me pare.

  Ky idealizimi qe te huajt dine dhe ne s'dime me duket pak i ekzagjeruar. Kane me shume mundesi, informacion, eksperience po kjo s'do te thote qe televizioni nuk i shfrytezon femijet.

 Prinderit shqiptare nuk duhen gjykuar, duhen ndihmuar. Une jam kunder vrojtimeve te tilla qe ngelen ne nivel llafesh sensacionale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).