ERE: Cmimi i energjise me i ulet se kerkesa e OSSH

Enti Rregullator i Energjise do te miratoje nje vlere me te ulet te rritjes se cmimit te energjise per konsumatoret, nga niveli prej 23 perqindesh qe ka kerkuar Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH). ERE nuk ka pranuar nivelin e humbjeve te prezantuar nga OSSH per vitin 2008 ne nivelin 35.7 per qind. Entela Cipa, eksperte ne ERE ka shpjeguar se niveli i humbjeve do te reflektohet ne nivelet e reja te cmimeve qe do te miratoje Enti. Humbjet sipas auditit qe firmosi bilancin e OSSH-se per vitin 2008 jane 3.7 per qind me pak, se sa pranon OSSH-ja. Por zyrtaret e kompanise nga ana tjeter kane pohuar se shifrat e dhena per humbjet kur OSSH ka qene shteterore jane te falsifikuara. Humbjet me te medha ne rrjet konstatohen tek konsumatoret familjare, te cilet perbejne me se 60 per qind te konsumit te energjise elektrike. Por duke ditur se niveli i humbjeve eshte nje prej elementeve kryesore qe mbeshtet kerkesen per rritjen e cmimit te energjise, atehere do te kete pak gjasa qe energjia vitin e ardhshem te rritet me mesatarisht 20-23 per qind, per te cilen kane aplikuar ceket e OSSH-se shtatorin e ketij viti. Vendimi i Entit Rregullator te Energjise per mospranimin e nivelit te humbjeve prej 35,7 per qind, eshte marre 2 jave me pare dhe mesohet se eshte apeluar nga OSSH. Para pak ditesh, Enti Rregullator i Energjise zhvilloi nje seance te hapur degjimore mbi Raportin e Auditimit te Humbjeve, te paraqitur nga Kompania OSSH sh.a. Kjo seance e hapur degjimore kishte per qellim prezantimin nga ana e OSSH te raportit mbi auditin e humbjeve per vitin 2008, duke u dhene keshtu mundesi paleve te interesuara per t'u njohur me nga afer me kete studim, por mbi te gjitha per te sqaruar nga ana e OSSH disa ceshtje te ngritura nga ERE ne lidhje me kete raport. Metodologjia per percaktimin e cmimit te energjise kerkon qe Operatori i Sistemit te Shperndarjes, do te paraqese per miratim ne ERE nivelin mesatar te humbjeve teknike per cdo nivel tensioni ne rrjetin e shperndarjes. Kosto e blerjes se energjise dhe kapacitetit per te mbuluar humbjet jo teknike te energjise do te jete nje shpenzim operativ qe i alokohet, klienteve tarifore ne nivele te ndryshme te tensionit. Kosto e blerjes se energjise per te mbuluar humbjet teknike te saj, do te jete nje shpenzim operativ i OSSH qe i alokohet sherbimit per perdorim te rrjetit ne nivele te ndryshme te tensionit. Edhe KESH nga ana e tij i ka kerkuar Entit Rregullator te Energjise, nje rritje prej 0.9 lekesh per kilovat/ore per energjine qe i shet OSSH-se. Por do te jete ERE, i cili krahas rritjes se propozuar nga KESH-i do te shqyrtoje edhe rritjen e kerkuar nga vete OSSH-ja, perpara se te vendose mbi tarifat, qe konsumatoret dhe bizneset do te paguajne duke nisur nga 1 janari i vitit te ardhshem. Pas nje periudhe pauze dy vjecare, cmimi i energjise elektrike do te nise te rritet serish ne fillim te vitit 2010.

ERE: Ja parimet mbi te cilat percaktohen cmimet

-Nuk duhet te kete ndersubvencionim midis grupeve te konsumatoreve.

-Tarifat per operatorin e sistemit te shperndarjes duhet te reflektojne koston aktuale te sherbimit per cdo grup konsumatoresh sipas niveleve te tensionit.

-Tarifat duhet te japin sinjalet e duhura per perdorimin me eficense te rrjetit te shperndarjes.

-Shpenzimet e perfshira ne tarifa duhet te jene transparente per te gjitha palet e interesuara.

-Tarifat duhet t'i lejojne Operatorit te Sistemit te Shperndarjes mundesine e arsyeshme per te realizuar normen e lejuar te fitimit mbi bazen e aseteve te rregulluara, te miratuar nga ERE.

-Ne tarifat e sherbimit te operatorit te sistemit te shperndarjes, do te pranohen vetem sherbimet dhe asetet e siguruara ne menyre te kujdesshme.

-Cmimet per sherbimet e shperndarjes duhet te mbeten relativisht te qendrueshme.

1 Komente

Keto tip temash duhen futur ne seksionin e acarimit te nervave. 

Mir jua bejne o popull!

 "Tu que no puedes" (You who cannot) Two donkeys ride on the back of labourers bent double under the strain.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).