Eftiola “rrëzohet” në prova, shtyhet premiera e dramës së Albee

Shtyhet premiera e shfaqjes “Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf” me regji të Bekim Kushtrimit, që pritej të vihej në skenë më 19 nëntor. Premiera rikthehet kur të përmirësohet shëndeti i aktores, e cila, një ditë më parë, pësoi aksident gjatë provave të shfaqjes. Drejtori i teatrit, Skrami, thotë se biletat mund të ruhen për ditën e premierës ose t’i rikthejnë në sportelin e TK-së. Eftiola Laçka: “Në skenë kur të kurohem krejtësisht, tani po mjekohem në shtëpi”

Çfarë po ndjek shfaqjen e të riut shqiptar nga Maqedonia, Bekim Kushtrimit, i cili ka ardhur në Tiranë prej më shumë se dy muaj, është; peripecia e aktorëve në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf”, ku ai është regjisor. Nëse hera e parë ishte “ferr” me ikjen nga oferta të Ndriçim Xhepës dhe Luiza Xhuvanit, hera e dytë që na befasoi me rikthimin e Eva Alikajt ishte kjo e fundit shkak. Çfarë morëm vesh ishte “forma” e saj fizike, gjendja jo e mirë shëndetësore për t’u ngjitur në skenë.

Kështu bashkë me të dielën e kaluar dje është bërë lajmërimi i dytë se shtyhet premiera e shfaqjes “Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf”. Këtë herë fati i keq ndjek aktoren Eftiola Laçka, e cila dje gjatë gjithë ditës u lajmërua se është gjendur në spital. Nga provat e një dite më parë Eftiola është rrëzuar keq dhe ka pasur krisje në brinjë. Drejtori i Teatrit, Kristaq Skrami, tha dje për “standard” se për dhjetë ditë shfaqja nuk do mund të shikohet në premierë, derisa gjendja e aktores të përmirësohet krejtësisht. Pra, nuk do të ketë ndonjë anulim të shfaqjes dhe përgatitjes së rolit nga ndonjë aktor tjetër, por do të pritet derisa aktorja të bëhet mirë me shëndet, gati për t’u ringjitur në skenë. Ndërsa pas kontaktimit me telefon me aktoren, nga dita e djeshme, gjendja e saj është shumë pak e përmirësuar dhe nga pasditja e djeshme po mjekohet në kushtet e shtëpisë. Laçka ka qenë në prova të shfaqjes kur ka pësuar rrëshqitjen e për pasojë i ka kushtuar shembjen në pjesën e brinjëve.

Nga zyra për shtyp në Teatrin Kombëtar mësojmë se kjo ishte nga shfaqjet e rralla që ka pasur shitje masive të biletave. Çfarë do të bëhet me publikun që i ka këto bileta në duar? Drejtori i Teatrit, Skrami u shpreh se ata mund t’i ruajnë për shfaqjen, kur të jetë gati premiera ose mund t’i kthejnë pranë teatrit.

"Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf", sipas kalendarit zyrtar të Teatrit Kombëtar, duhej të shfaqej në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor, ndërsa tani do të pritet për datën e saktë, nga drejtoria e TK-së, kohë kur aktorja Laçka t’i kthehet gjendjes së përmirësuar të shëndetit. Kjo vepër po vihet në skenë nga Kushtrim Bekteshi, një regjisor i ri shqiptar nga Maqedonia. Vepra më e njohur e dramaturgut amerikan Edëard Albe siç dihet tashmë do të interpretohet nga aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka. Titulli i dramës nuk ka të bëjë fare me autoren angleze Virginia Ëoolf, e njohur për idetë e saj në lidhje me emancipimin e gruas në jetën shoqërore. Drama trajton gruan në përgjithësi në ambientin e saj familjar, në luftë me problemet e përditshme, në raport me bashkëshortin dhe dyshimet që lindin në këtë marrëdhënie. Regjisori Kushtrim Bekteshi vlerësohet për talentin dhe pjekurinë e tij profesionale, si edhe nivelin bashkëkohor të inskenimit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Shkup, ku ka marrë mësim edhe nga Slobodan Unkovski. Unkovski është një regjisor shumë i njohur në Ballkan. Në Tiranë ai ka vënë në skenë “Xhaxha Vanjën” e Çehovit.

Dy çiftet e aktorëve që do të luajnë në këtë shfaqje janë Marta (roli i Eva Alikajt), është një grua rreth të pesëdhjetave, e cila ka një marrëdhënie të ndërlikuara me të shoqin, Xhorxhin (Viktor Zhusti). Përkrah tyre janë çifti i ri, Hani dhe Niku, të cilët interpretohen nga Eftiola Laçka dhe Helidon Fino
 

61 Komente

Nga zyra për shtyp në Teatrin Kombëtar mësojmë se kjo ishte nga shfaqjet e rralla që ka pasur shitje masive të biletave

kur kercen fukarai shpohet daullja smiley

Laçka ka qenë në prova të shfaqjes kur ka pësuar rrëshqitjen e për pasojë i ka kushtuar shembjen në pjesën e brinjëve.

po mire moj shoqja violeta, kjo goca vertete eshte rrezuar. Pse eshte ne thonjeza fjala rrezohet, ne ate fare titulli idiot qe ke vendosur ??

 

E dyta here qe shtyhet. Po presim akoma... "Salomeja" na doli mufke sic mora vesh, ndersa per kete shfaqje kam nje parandjenje te mire.

juve peshqit, jeni vu ne rresht me duket, nga opera ne opere smiley

me fal, nga opera ne drame smiley

a keni bileta me zbritje per grup ?

smiley

Ncncncnck...

“Kush ka frikë nga Virgjinia Woolf”

Vetem parandjenje te mire nuk mund te te sjellin injorantet o Blendo...

do jete nga veriu autori/ja  se ata i thone xh-së gj-ë (gjithmone nese ka dashur ta shkruaj si shqiptohet emri ne shqip)

Kete Virgjinia Woolf e ka shkrujt "Standard-i" ne kete forme. Madje e kishte Virgjinia Ëoolf (courtesy of find and replace). TK ne pamfleten e vete e ka Virxhinia Wolf, qe eshte prap gjysme shqip gjysme anglisht. Po hajt mo! Une du me pa Elsen e Perikliut edhe nje here.

Boji t'fala nga une asaj...

"nga nje i gjate qe prite kur t'i dale koka ketu e te shpoje tavanin, - aq i gjate eshte..." - thoi.

Vertet moment i urryer kur i afrohesh gjif qef dyerve te drunjta, pak te mykyra, te teatrit kombetar dhe degjon zerin e asaj lesh verdhes nga brenda:"ska shfaqje sot, eshte shty..."

Sa keq po me vika, isha pergatit gjithe qejf per ne teater. smiley  Po qe s'me bie ndermend se cila eshte kjo vajza si fytyre? Me thoni ndonje film a teater tjeter ku ka luajt.

edhe nje gje, se s'po me rrihet pa e thene, po c'gazetare kulture kemi ne, per te mbush faqen e shkruajne 100 here te njejten gje! po ato formimet e fjalive, more, puupupu, per faqe te zeze... Paragrafi i pare cope-cope krejt.

1. Nëse hera e parë ishte “ferr” me ikjen nga oferta të Ndriçim Xhepës dhe Luiza Xhuvanit, hera e dytë që na befasoi me rikthimin e Eva Alikajt ishte kjo e fundit shkak.

nje here

 Nga provat e një dite më parë Eftiola është rrëzuar keq dhe ka pasur krisje në brinjë

2 here

Laçka ka qenë në prova të shfaqjes kur ka pësuar rrëshqitjen e për pasojë i ka kushtuar shembjen në pjesën e brinjëve.

ufff

ske shpetim ana,

kur do vish ke kacamisri ? te shtune apo te djelle ? 

smiley

Kur te dush ti, une jam "gjithmone gati", pushim, po, rruget per te bo xhiro na i kane xane me protesta, keshtu qe gjetje me e bukur se kacamicri per t'i shpetu sysh realitetit, nuk ka... smiley

S'e mora vesh: rreshqiti apo u rrezua? Ka krisje apo shembje?

Te shkuara aktores dhe shpresoj te sherohet shpejt.

Ana, nise qe nga fjalia e pare e paragrafit: "Çfarë po ndjek shfaqjen e të riut shqiptar nga Maqedonia, Bekim Kushtrimit, i cili ka ardhur në Tiranë prej më shumë se dy muaj, është; peripecia e aktorëve në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virgjinia Woolf”, ku ai është regjisor." (a mesojne keta si t'i vene shenjat e pikesimit???)

E kam pare kete dramen dhe me ka pelqyer aq shume nje aktore ne rolin e Martha-s sa e pashe dy here.

Po ta marresh hakshe-hakshme, artikulli qe ka shkrujt ajo, katandiset vetem ne 10 fjali +- 2, por shto uje, shto... uje, prape, pastaj prape uje... edhe nje fije niseshte ne fund dhe ec matane... dul artiklli...

ku eshte niseshteja? mos i ka hedhur maja birre, se emri i regjisorit qenka gabim.

Aman, sa kushton nje redaktor ne keto gazeta, se u beme ne me turp qe i korrigjojme.

na dhe nje tjeter :

Marta (roli i Eva Alikajt), është një grua rreth të pesëdhjetave, e cila ka një marrëdhënie të ndërlikuara me të shoqin, Xhorxhin (Viktor Zhusti).

do me per Belulin?! smiley

 Jo nuk dua, por nuk e kuptoj c'do te thone fjalet e futura ne thonjeza:

Çfarë morëm vesh ishte “forma” e saj fizike, gjendja jo e mirë shëndetësore për t’u ngjitur në skenë.

Eftiola "rrezohet" ne prova,

Dmth, ajo nuk ka rene, prandaj jane vene thonjezat?

dmth. asaj mund t'i kene dhene ndonje te shtyre, ndonje aktore tjeter qe e ka inat, ose ajo nuk ka rene, por per inat te kushedi se cfare gjeje, i ka bere bllokade, ka vene veton "e beni dot pa mua?! Hidhuni perpjete, pra!"

per "formen" e saj mund te aludojme dhe per performancen e saj te dobet ne provat gjenerale, etj. etj...  Gazetarja eshte e shkelqyer, pasi le boll vend per hamendesime te tjera.

Aha, ku fjetkerka lepuri.

Gazetarja dashka te na vere trurin ne pune per cdo mundesi dhe prapaskene. C'na duhen me librat e Agatha Christie-t, ja ku kemi nje mister te vertete para syve qe kerkon zgjidhje.

OK. Gazetarja perfundimisht e ka bere lemsh. Regjizori quhet Kushtrim Bekteshi!!!

Shtyhet premiera e shfaqjes “Kush ka frikë nga Virxhinia Wolf” me regji të Bekim Kushtrimit...

smiley

e pabesueshme.

S'e di pse me vjen per te qeshur, kur eshte per te vene kujen.

OK. Gazetarja perfundimisht e ka bere lemsh...

Je i sigurte qe nuk eshte dhene shfaqja???

smiley si spati turp kjo aktorja qe "rrezohet"?

Mgjths boll keq me ardhka, por me mire te ishte rrezuar ne shfaqje ta shifte edhe publiku qe ti mbushej mendja jo per gje.

sherim te shpejte asaj dhe peshqeve ngushellime qe sveni dot ta shifni shfaqjen smiley

e mo dhe ju, s'ben robi per do gabime smiley ja ka patur teten njecike pa qejf

Keni inat ju te dy aty poshte?

Po plasim nga inati... po nuk merzitem shume se do na i jape pershtypjet Bedrija kur ta shohe smiley

He pra, paska shok nje nga ata qe i masin tensionin korrupsionit shqiptar... smiley

aman mer po me gjithe kto llokuma qe ka shqipria, na u rop dora , spo dime ca me kap mo pare smiley

smiley

smiley

po ka llokum e llokum mi bedrije, jo per te gjitha duhet te vishesh ne siklet.

po ky ylli e meriton.

 

P.S. Mos vdeksh kurre, marrc nga ditet e realistit

Nderroje mer doren, i' cike me "the pinkie" kape! smiley

Ruj mos t'rripet ciltja, se gishta ke njezet, po cilte nji! smiley

 

eh per at pune, sot i bohet derman te gjithave ke daktorri...te ban daktorri qiqer smiley

ska rrjepje e vrage qi sta heq e qi sta shton po ta dush smiley

po une thashe, qi meqe isha tuj e kap per nazar, ta bojsha tamam, e jo per te kalu rradhen, gjej gisht e kap smiley

jam dhe muslimane une pastaj, njonen dore se fus n'perdorim per do gjona

smiley

Mire e bo! smiley

E provova edhe une nje here ate "pertej se majtes dhe se djathtes", po nuk m'vinte mbare! smiley

U bona helaq! smiley

smiley

Mos na e ka marre mesysh gazetarja? Prandaj i ka vene thonjezat ajo tek fjala rrezuar?

Ca goce thu ti mi... kjo qeka llokum!

llokum e shkuar llokumit!

kur eshte premiera, te prenotojme bileten? smiley

kush po pyt per bilete? un po shkoj t'i fshihem qe tani ne dollap ke dhoma ndrrimit...

o direkt tek dollapi ti? Mos do te na e trembesh gocen? Pastaj a ke pyetur se mos eshte i zene dollapi?

Po jo mer jahuu se do rri atyna si statujë e cmimit Oskar... ndoshta jo tamam si cmimi, po gjysmen e dyte e plotesoj ne vend dhe e tejkaloj.

Eftiola sherohu ti xhan, pa mos u tremb per zotrulesin.

Do kete bere Widhers-i ndonje deklarate ate dite dhe do ta kesh harruar Oskar-in ti...

Os - kë?

haha,

tani e pashe. Doja ta shkruaja ne anglisht Oscar-in, por me paska shpetuar dora nga nxitimi.

Shkruje si te dush ti... ajo aty ku thashe do e gjeje...

gjealous? smiley plaq.

Kujdes Widhers-in, se mos fut hundet ai... smiley

C'do te thote plaq?

po ku duket vidhersi ne dollap mer edepsez? apo o dollap me drita ai?

plaq? = ekspllode ... smiley

s'ka nevoje te jete ne dollap, ben ndonje deklarate ai dhe fesht te nxjerr ty nga dollapi per ta share ...

une kujtova se plaq ishte per plak, po thashe te sigurohem njehere...smiley

Nuk e shaj une vidhersin mer jahuu... vidhersi o si cokollat. manej, ka gjo qi bohet nshqipni pa fol uidhersi? po ho pra mona... ku e di ti si nuk mka thon vet uidhersi me shku una atyna?

Apo s'del me vrap ai, se eshte si ata femijet kureshtare, qe s'mjaftohen kurre me nje shpjegim, po vazhdojne te pyesin pafundesisht "Pse? Pse? Pse?", keshtu qe dollapi prape mbetet bosh...  smiley

Pseeee?

...gjeloze!

Ja! thashe une!  Prape pse! smiley

ika, naten, e fundjave te mbare oll ov ju! smiley

kushedi cka zotrulesi qe qeka zberthy kshu sot.

sic duket ka diten qi bon sex  smiley

smiley

moj bedrane... po ne mu do me ma majt qirin ti?

manej, ti e ke fajin mi dreq qe na bjen foto te tilla ktuna...

e kur kalo syni nga Vidhersi te Eftjola... vallahi, ene ty nuk te rrihet merthym.

smiley

Me shkrite!

Po une po e mbyll ketu tani, para se te nisin adminat krasitjen.

P.S. Eftiola te sherohet njehere, pa shohim e bejme zotrulez smiley

smiley kur u be edhe zotrulez qefli (dollapash aktoresh ) smiley

Pse mi ti, ca e di zotrulesin...? për omëlsina të shkëlyj unë... smiley

 Po ti lene mer burre ta boj shfaqjen ajo, ti kenaqe edhe ata te tjeret ne skene e pastaj kur te kthehet tek dhoma, jepja Os..k-ne ti sipas perfomances smiley

qy qy qy ata Veriort s'din te dallojn gj nga xh paska ba studime filologjike ne terren nji e meçme... "shenuesi" dhe i shenumi" ne gjuhsi jan konvencjonale dhe ne ket tranzicjon qi po kalojm jan edhe disa konvencjone gjuhsore qi duhen me u rishikue, nejse ...edhe ne jena tu i vu ne dukje da gjana dalluse  shoqja ma nelt, edhe ma te rendesishme se ato qi thu ti...

 kur ka per tu dhene?

Blendi,

se fundi, eshte dhene njoftimi qe do te jepet kete fundjave. pashe intervisten e regjisorit.

18-19-20 dhjetor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).