Edi Rama shmang raporterët e KE-së

Kryetari socialist Edi Rama ka shmangur takimin me raporterët e Këshillit të Evropës në Tiranë. Përmes një letre dërguar dy raporterëve, Rama u shpjegon pamundësinë e tij për tu takuar me ta, të cilët sapo kanë nisur takimet me personalitetet e larta të politikës shqiptare. Sipas Ramës, pamundësia e takimit me raporterët vjen për shkak të angazhimit të tij përmes një axhende të ngjeshur jashtë vendit. Dje paradite kryetari socialist ka qenë në Tiranë, ku ka bërë dhe deklarata publike, ndërsa pasdite, si nga bashkia ashtu dhe nga selia e Partisë Socialiste, nuk konfirmohet ikja e tij jashtë shtetit. Kreu socialist ka caktuar Eduard Shalësin dhe Ditmir Bushatin që të presin në selinë rozë dy raporterët, të cilët sipas një axhende të caktuar ditë më parë kanë nisur takimet në Tiranë. Por duket se letra e Ramës në adresë të tyre ka bërë që në takim të paraqitet vetëm njëri prej raporterëve, David Wilshire, ndërsa Jaakko Laakso nuk ishte i pranishëm në këtë takim. Bushati mësohet se ka informuar raporterin Wilshire për situatën politike në vend, standardet e arritura në zgjedhjet e 28 qershorit, por dhe zhvillimet e ditëve të fundit. Raporteri ka dashur të dijë më shumë rreth shkaqeve që çuan PS në bojkotin e Parlamentit pas krijimit të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet, ndërsa nuk ka shprehur asnjë qëndrim rreth zhvillimeve mes maxhorancës dhe opozitës. Ndërsa deputeti tjetër socialist, ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eduard Shalësi është përqendruar në informimin e tij rreth raporteve mes pushtetit qendror dhe atij lokal, veçanërisht në atë që socialistët e konsiderojnë cenim të autonomisë së pushtetit vendor. Në funksion të këtij shqetësimi, të zgjedhurit socialistë në pushtetin vendor, kryesisht bashkitë kryesore të vendit, kanë dërguar një material të hollësishëm në Bruksel, ku informojnë rreth ndërhyrjeve të vazhdueshme të Qeverisë në kompetencat dhe të drejtat e pushtetit lokal. Dje pasdite, në vazhdim të takimeve të ngjeshura që dy raporterët po zhvillojnë me faktorë të ndryshëm politikë në Tiranë, janë takuar dhe me drejtuesit e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së, kryetarin e këtij delegacioni Ilir Rusmali dhe nënkryetarin, Kastriot Islami. Dy ditë më parë, Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në KE, Ian Mikalef, i kërkon opozitës të heqë dorë nga bojkoti dhe t’i kthehet dialogut me maxhorancën. “Mendoj se demokracia nuk është të bojkotosh atë që është proces demokratik. Gjëja e duhur në demokraci është dialogu. Siç e kam thënë edhe më parë, unë i inkurajoj partitë politike të hyjnë në dialog, por nuk është pritur për mirë. Nëse ka ndonjë bojkot të ndonjë procesi demokratik, ne kemi rënë dakord me qeverinë se do të ftohemi si kongres për të monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse kemi ndonjë dyshim për procesin politik në këtë vend, por sepse duam të jemi këtu për të parë mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve”, u shpreh zyrtari i lartë i Këshillit të Evropës. Këtë deklaratë Ian Mikalef e bëri në aeroportin “Nënë Tereza” në përfundim të vizitës dhe takimeve të tij me personalitetet e larta të politikës shqiptare.

4 Komente

Me kete rast do te ishte fort mire qe zyrtaret e politikanet  shqiptare  te heqin dore nga te berit rrogoz e te priturit ne cdo kohe e rast te kujtdo qe na vjen nga pertej detit apo tej kufijve e qe na jep edhe leksione demokracie. Shqiptaret kne nevoje edhe per dinjitetin dhe paritetin lidhur me takimet me te huajt. Kjo e mesipermja sduhej te perbente lajm - e kunderta nga ana tjeter na ben ne te gjitheve me turp per shtetin dhe politikanet tane te paafte e me plot komplekse (perfshire edhe ate te inferioritetit)

Kush eshte ai bir nene qe i del para kryetarit te Kutive ti thote se e ke gabim more njeri. Se ligjet nuk jane bere per tu mos zbatuar, se politika nuk eshte prone private, se shkeljet qe mund te jene bere ne zgjedhje ka institucione qe merren me kete pune, se kur nje organ ligjor si KQZ, thote se  nuk ka asnje dokument te shkruar se ka pasur shkelje ne proçesin e numerimit te votave, duhet degjuar e respektuar, se pastaj qytetaret mesojne nga keto menyra te keqija dhe nuk respektojne e dhe ato vendimet dhe ligjet e shtetit.

Ne asnje kushtetut nuk e ke te shkruar se ligji eshte qartesia, jo ligji eshte per tu zbatuar e respektuar. Kur ti qe je kryetar nuk i din ose ben sikur nuk i din, ç'fare do presim prej nje qytetari te thjeshte.

Faji nuk eshte krejtesisht i joti por edhe te atyre qe ta kruajne bishtin, se duan qe ky popull te behet kloun i politikes, si dikur kur ti ishe i ri.

Faji nuk eshte vetem i joti, por edhe intelektualeve qe nuk e ngrejne zerin per respektim te ligjeve, se perndryshe nuk behemi shtet.

Faji nuk eshte vetem i joti, por edhe masmedias , ku nga frika, ku per perfitime, rrijne urte e nuk i degjohet zeri e ka nga ato gazetar qe edhe  te vijne prapa.

Behu i arsyeshem, dhe puno per nje politik te paster e te sinqert, se e mira del sheshit shpejt, dhe e mira shperblehet.

Hajde kryetar, leri merit dhe pervishju punes, se me mire do behemi.

o toni je shume i madh e krenar e pordhac po na shqiptaret sa nuk kena plas me ardhe me pronarin ne shqiperi e ti po na flet per orgulio. te placin veshet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).