Durres-Kukes, rruge e re mbi tunel

Kompania qe punon per hapjen e tunelit te rruges se re Durres-Kukes, ka marre persiper te beje te kalueshme per automjetet rrugen siper malit te Thirres ku kalon tuneli. Kompania po shtron me cakull te 15 kilometrat qe bashkojne autostraden mbi tunel dhe me pas, pritet te beje riveshjen e saj me shtrese te holle asfalti. Keto sherbime po behen per te lehtesuar levizjen e pasagjereve dhe automjeteve, te cilat edhe pse tuneli eshte bllokuar, nuk i shmangen rruges se re. Furgonat dhe foristradat kalojne mbi qafen e malit duke perdorur nje rruge provizore qe kompania "Bechtel-Enka" e ka perdorur per nevojat e saj gjate punimeve. Kjo manover e automjeteve te transportit, ka rritur dukshem cmimet e biletave nga Kukesi ne Tirane duke i cuar biletat e automjeteve mbi 1 mije leke te reja nga 6 mije qe ishin bere kur tuneli ishte funksional. Mbyllja e tunelit duket se nuk ka krijuar pasoje vetem per transportin e pasagjereve, por edhe per ate te mallrave. Pasi burimet nga porti i Durresit pohojne se, volumi i mallrave qe transportohen me konteniere ne drejtim te Kosoves, ka rene 8-10 here. Pas hapjes se tunelit te Thirres, biznesmenet grosiste nga Kosova nisen t'i importonin mallrat e tyre me konteniere, si nje metode moderne dhe me e lire ne kosto. Rruga e re Durres-Kukes, ka rritur ndjeshem vleren e pasurive te paluajtshme ne zonat ku ajo kalon. Aktualisht cmimi i nje dynymi toke kushton 2 milione leke ose 3 here me shume se, para se te fillonin punimet. Madje ka pronare qe me gjithe cmimin e lakmuar, nuk pranojne ta shesin me shpresen e rritjes se metejshme te tij, pas perfundimit te autostrades. Vetem per shpronesimin dhe kompensimin e pronareve te tokes ku do te kaloje autostrada ne segmentin Morine- Kukes-Kalimash, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit 281 milione leke, fond qe ka sherbyer per kompensimin si per tokat bujqesore, ashtu dhe per banesat dhe bizneset private. Ky proces tashme ka perfunduar dhe jane zgjidhur pothuaj te gjitha problemet e shpronesimit. Ne segmentin e ri rrugor kane punuar 8 firma private. Punimet kane te bejne, jo vetem me ndertimin e urave, po edhe te trasese se rruges dhe tunelit. Autostrada do te jete gati 45 km me e shkurter se rruga ekzistuese drejt Kosoves dhe koha e udhetimit do te reduktohet me dy ore, nga gjashte ore te tanishme. Rruga e re eshte shume e rendesishme per Shqiperine, sepse shume turiste qe vizitojne vendin jane nga Kosova ose Maqedonia.

Afatet, tunelet gati per veren 2010

Tuneli ne rrugen Rreshen-Kalimash do te jete gati ne fillim te veres. Gjate kesaj periudhe do te rehabilitohet shembja qe ka ndodhur ne tunelin. Nje nga menaxheret e objektit tha se po punohet me ritme te shpejta, duke njoftuar se kontrata me qeverine eshte deri ne fund te veres. Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes, eshte mbyllur pa afat pak kohe me pare. Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje per disa muaj. Per shkak se rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille, kerkon qe pas perfundimit tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres, per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja, mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv, krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri vec te tjerash edhe per perfundimin e krahut tjeter te tunelit. Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin, qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit, per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti.
 

2 Komente

Ja me ne fund e pranuan TYNELET iken per lesh arapi!!!

kusuri miljardit thuaj, se tynelet u kthyen ne shpella.

dale se s'u pasuruan dot te tere... pastaj duhen inaugurime te reja per fushata te reja. ne kohe te enverit saliu shpikte armiq te brendshem dhe te jashtem, tani i ka lene ata... po gjen vepra te reja, te brendshme dhe te jashtme... kur nuk egzistojne, i shpik vete ai.

prit dhe pak, se e ka rradhen 1 miljard euro per hidrocentralin e banjes.

adelina, kur ishte 10 vjece kendonte nje kenge:

"Do te behemi milioner, do te behemi milioneeeer..."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).