Diçitura 54


Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë të goditur që i përshtatet mirë fotografisë së radhës.

Kujtesë: Evitoni zënkat politike, dhe përdoreni hapësirën e komenteve këtu për humor, jo për sherr. (Sherret do fshihen).  

33 Komente

Jo per diciture, po me mire i vidhja nga mehalla e chenes a irisit, se sa t'i blej me ate lloj stampe smiley.

Edhe jam qe jam, po pyes, 100 lek kilja e gjetheve apo kokrrave?

Mos u qaj kot, vërtetë ke ca peshë nga gjethet, po ama s'të rëndojnë farat smiley

Po tua kishte thon emnin tironsisht, i kishe ble dy kile.

Diçitura: Shet tironsi mondarina. M' posht: E omël, pa fara, gjif long.

Vetëm për çmimin sdo bijshe dakort. smiley

 

 

Çfarë janë këto të omlat, mandarina? Mua më duken si domate.

Vallai 1000 leke qilen e blej vetem te jene pak te thartaaaaa smiley

sezon gribi jo per gje derrash, pulash, derri sidomos e do me te tharte smiley

 veç katnart tirunas mund te shkruajne ashtu

hahaha

 e omel lesh, ato duken qi jane thartina smiley

 ke ardhe vone moj vikinge smiley

i ka marre fshesae adminit  pluhurat poshte minderit, por ishte qe ishte mori dhe minderin smiley

mandarina te lodhme... Rruge e gjate pri jashte shtetit smiley

t'ishte ndonje rrush pa fare, hajt se po e benim dhe liko...

ahahahahhahahaha.... smiley

uhhh...ça n kamr malli me honger 1 arke mandarine pa pushim ne mes smiley 

 

Diçitura (?):
- osht e omel, osht e omel....osht e omel si sherbet....kshu si kjo moj, kshu si kjo moj....kshu si kjomoj, ske me gjet....

 

Me perjashtim te labve qe deri para se t'i prisnin agrumet (5000 dhrami per ruonje jepte greku per prerjen e tyre) i kishin te omla e te tjharta te dera e shpise, te tjeret (qe jone jashteshtetit) mos bojne kot sikur nuk i ka more molli per mandarina veni. Una kur isha para dy javesh jom kenoq paçka se kone me pak sy se "mandarinat me hormone" qe gje knej. Kurse ato gjethet ta mushin shpine me era agrum.

Keni pa ju sa gjynof jena ne katnaret e Tirones qe dime me jetu.

Ka mandarina te kripura! Me ka rene rasti t'i provoj ne Shashice te Vlores. Nuk e di nga i kishin marre ata vendasit, por me siguri qe nga aty prane kane qene. I pyes, si ka mundesi? Me thone qe duket eshte era e kripur e detit, avujt e padukshem ne ajer (ne te vertete avulli, si uje nje gjendje te gazte, nuk duket; ajo c'ka shohim qe del nga cajniku kur ky vlon, nuk eshte avull - por ky eshte tjeter muhabet) e sjellin kripen dhe e perplasin mbi agrumet (mandarinat) dhe kripa deperton ne to ne menyre te vazhdueshme. Tani as ajo qe pershkruan ata nuk i bie te jete avull, por imagjinoni pikla te imta ujedeti qe era i merr e i sjell rregullisht.

Nuk mund te them qe me pelqyen - mgjthse shija e kripur ne te embel ndonjehere rocks - ka disa cakes te tille.

 uh cme kujtoi kjo, me beri te nez blututhin tani e ta shkarkoj ket qe kam shkrep para ca javesh , vini re drejtshkrimin smiley

Nuk pik ka piik cigare pik t thash te hapura pika funit kjo... tjetren ta bona m baall...(zgjatet dora qe t kapet hekri mas dere)

 

nje grafolog do te kish konstatuar probleme te renda ne personalitetin e ketij shkronjesit ( me duket keshtu quhen ata qe percaktojne natyren e robve nepermjet menyres se si shkruajne ? )

....rrezikojme de dalim te gjithe te semur keshtu, doktoRR smiley

 

 ne shkrujme me kumpjuterr kshu qe jina ne rregull te gjithe

 

...po, po rrofte pseudo anonimiteti ne inteRRnet....
........gjithesesi maloku qe ka zbrit ne Tirone....edhe kupuce te reja te blej...prap malok do nglet smiley
(i kerkoj ndjese malokeve....veçaterisht skam  asgje me asnji...eshte thjeshe pergjithesisht smiley )

po ene kur o shkrujt me drejtshkrim(???) (hec moo) prap malokve ja fut ti kshu e? po ky o ka jugu mer, e vdekme.

 100 lek jane ato, po ti shif gjej ku perfundoi ai 2milekshi im smiley

O Bedrije te morte e mira çar me ke kujtu!

Para ca vitesh nisma ne me bo i xhiro ne Jug. Ishim 5 veta nder te cilet, vetem "Dardha" pite cinare sporadikisht. Gjate rruges, une si tip i urte e i bute (ju m'njifni mo), ja mora paketen ene ja hudha nga makina (ne kosh te plenave se te akuzoni per pisanjos ju masnej). 

Kur shkume ne Dhermin, ajo "donte te na provokonte" dhe bleu prape pakete. Qe te cinarja pare, e cila ju fik, paketa u konfiskua dhe ju dha per "ushqim" kazonit.

E panevojshme te thuhet se pas ksaj ajo nuk "provokoi" mo deri diten e funit.

Pasi kishim bo nje xhiro te "Syni Kalter", nalume per dreke ne nje restorant shume te lezetshem (dhe te shtrenjte per kohen) ne te perdalme te Gjirokastres. Pasi hongrem e pime si "turista prej Tirone" na vje e zonja e lokalit me na pyte nese na pelqeu dreka dhe nese deshironim gje tjeter. Dardha, qe i kishte rone pak vena m'koke dhe po i çahej huna per nje cinare, e la grune e huj pa tekst kur e pyeti : "Me falni a keni cigare te hapura?"

Ne fillim ne shtangem e menume qe ishim felliq pergjithemone, po shume shpejt e kapem veten dhe ne menyre solidare vendosem te dalim nga situata duke ja plas nje te qeshmje me lot dhe duke e lone Dardhen ne pike te hallit. Kjo nuk na pengoi t'i themi nje "JO" te preme gruse se huj kur ajo i propozoi Dardhes t'i jepte nje cinare nga "duhani i Rrems".

Historine tjeter me cinare te hapme, po ja lej te zonjesse punes qe ta kallxoi, se ate qe tu e rraf shoqja e ngushte per 200 lek (te vjetra). Jepi Kela kallxoi peshqve se car te boni vaki te LM-ja.

Paska vajt tema "nen nje mandarine moj ... fletet e duhanit te benin ne sy" smiley.  Dava peshqish smiley.

@ J.  ta kishte bere tironsi ate, me nje cik zor, po drejt e ne gjendje civile me ndryshu emrin smiley.

@ Lizander, per kuriozitet ku e ke degjuar kete "te labeve" qe prisnin rrenjet e mandarinave per 5000 dhrami?  Ndoshta eshte edhe e vertete edhe e kam parasysh qe sa do rroç do mesoç ... Gjithesesi, per muhabete te tilla te tharta e hic t'omla, sikur te kishte ca "referenca" mire do ishte ...

Ana, çilte? :o

Shilte, te marte e mira te marte smiley.

Monda, keq m'vje, e di qe e keni per fyerje, po labë jone ene himariotet. Masanej, ç'ke tina se me pre agrumet mjaftojne ene 5 budallenj (maskarenj), qe nuk o problem me gjet ene nga mo shume me çdo zone te Shqiperise. Qellune labë ata qe prene agrumet se aty ishin agrumet, po nqs do kishin qene ne Tirone apo Tropoje, preresit do ishin tironca ose tropojane.

Kunji im ishte per ndyresine largpamse te grekve qe bone parrullen

 "I paguhen preresit te pare"

Himariotet s'jane labe smiley

Mandarine pa vitamine

t'pruri katundari ne vitrine

te genjeje jabanxhine

me ca heiroglife pa shqiptim

 

Nje Zot e di se cfare eshte shkruar

sikur me thonje nje pule e ka kruar

Po 3 klasa s'paske mbaruar

se na lodhe trute a i uruar

 

pse mer duhen nja 37 klas shkoll kshu me shit mandarina e?

shko gjej cunin e tezes se qeremit t vi ta perkthej

e c na myten jabonxhi't mer jau

Eshte shume interesante drejtshkrimi i ketyre pusullave, njoftimeve popullore. Mund te nxjeresh konkluzione direkte mbi gjendjen emocionale-psikologjike te shkruesit. P.Sh lindin pyetjet:

1) Pse vendos pika mbas cdo fjale dhe jo mbas "te"? Sepse mbase vendos shkarkim emocional te tipit "cpaskeni qene mo bahbahbahbah".  Dhe po ta lexosh te vjen ty te pyesesh: "Hej, po he mo nuk do kesh ndonje pakete te hapur per mu eeeeeeh?"

2) Perdorimi i shkronjave te shtypit (keshtu quhen akoma keto????). NUK, TE. HapuRA. Pse???

Keto jane interesante sepse mund te nxjerresh ndonje konkluzion shume nteresant. hmmmmm. Mund te perdoresh dhe database e peshkut si mini-corpus te te shkruarit popullorce per te bere krahasime, testime etj.

Ato mandarinat medemek ta turbullojne stomakun pa i futur ne goje!!!

 

mandarinat pranohen pa fara,njerzit jo

Koqe  e gjethe 100 leke.Shqiptari i varfer i ha te gjitha!!!

Pa dashje mu kujtua ai muhabeti i barit. Ne, edhe bar do te hame dhe .......... etj,etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).