“Delja e zezë” e familjes Bin Laden i riu do të punojë në OKB

http://www.korrieri.com/thumbnail.php?file=Osama_bin_Laden_s_son_Omar_169609266.jpg&size=article_mediumLondër - Pasi ka prishur plotësisht marrëdhëniet me të atin, djali i kryeterroristit thotë se kërkon të promovojë paqen nëpër botë

I katërti nga 19 fëmijët e Osama Bin Laden, Omari, nuk ka aspak ndërmend të ndjekë gjurmët e të atit. Nga Londra ku jeton prej më shumë se disa vitesh, ai ka deklaruar në një intervistë për të përditshmen britanike “The new statesman”, se qëllimet e tij në jetë nuk janë aspak drejt dhunës. Përkundrazi. “Do të doja të gjendesha në një pozicion të atillë, që të promovoja paqen. Besoj se Kombet e Bashkuara do të ishin për mua idealja”, - ka thënë ai. Në vitin 2007 Omar u martua me një grua angleze dhe konfirmon se i ka prishur marrëdhëniet me të atin që nga viti 2001. Në intervistë, ai flet për dëshirën e tij të apasionuar për të ndaluar dhunën. I pyetur nga gazetarja nëse ka si qëllim t’i futet jetës politike apo asaj publike, ai u përgjigj: “Nuk besoj se do të isha një politikan i mirë, kam vesin që të them të vërtetën, edhe nëse ajo nuk është në avantazhin tim. Por do të doja të kisha mundësi të promovoja paqen dhe besoj se Kombet e Bashkuara do të ishin vendi ideal për ta bërë një gjë të tillë”, - ka deklaruar Omar. 27-vjeçari është distancuar disa herë nga prindi i tij. “Nuk më ka kërkuar kurrë të hyj në “Al Kaeda”, por më pati thënë se isha djali i përzgjedhur për të vazhduar punën e tij. Mbeti shumë i zhgënjyer kur iu përgjigja se nuk isha i përshtatshëm për atë lloj jete. Nuk më pëlqejnë mosmarrëveshjet dhe dhuna”, - ka thënë djali i Bin Laden. “Të gjithë djemtë e tjerë ishin në pritje, megjithëse asnjë prej nesh nuk ishte luftëtar. Më fliste gjithnjë se sa nder i madh është të japësh jetën për Islamin dhe më tha se ata që donin ta bënin këtë duhej të shkruanin emrin e tyre në një letër në xhami”.
Në librin e publikuar rreth një muaj më parë, “Të rritesh si Bin Laden”, djali dhe gruaja e Osamës na rrëfejnë botën e tyre sekrete, shkruar bashkë me të ëmën, Najwa dhe gazetaren Jean Sasson, i riu tregon sesi e përjetoi ai 11 shtatorin. “Po bëja një gjumë të thellë, kur xhaxhai im më zgjoi, duke bërtitur: “Shiko çfarë ka bërë yt atë”. Shkova në sallon dhe e gjitha familja ishte ulur përpara televizorit. Mora vesh se Amerika ishte sulmuar. Ishte një ditë shumë e trishtuar”, -shkruhet në libër. “Nuk bija dakord me reagimin e xhaxhait. Kurrë nuk kam menduar se im atë ishte i aftë për të bërë një të tillë masakër në SHBA, ishte shumë e madhe për organizatën e tij”. Omar nuk është aspak i bindur se Osama është fajtor për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në kullat binjake në Nju Jork. Gjithsesi, në familjen e tij nuk flitet thuajse kurrë për këtë gjë. “Kjo temë është tepër e dhimbshme për ne. Të gjithë u shokuam nga vuajtja e atyre njerëzve të pafajshëm, dhe pas atij mëngjesi, asnjëri prej nesh nuk e përmend më”. Në libër ai përshkruan jetën e tij si “të trishtuar dhe të vetmuar”, për shkak të pasionit të të atit për të mbështetur popullin afgan kundër rusëve. “Edhe pse im atë ishte i ashpër dhe nuk hezitonte të përdorte thuprën e tij, kishte edhe momente të bukura, kur ai i linte mënjanë planet e luftës dhe luante me ne. Ai mund të jetë shumë i mirë dhe ishte mjaft i afërt me nënën time. Më kujtohet fytyra e tij që shndrinte nga lumturia kur ishte me të”.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).