Çfarë moti bën sot në Tiranë? Ta tregon Obama!

... e jo vetëm motin, por edhe mënyrën më të përshtatshme për t’u veshur përgjatë gjithë javës. Nëqoftëse nuk i besoni parashikimeve dhe keshillave të Obamës, atëherë mund t’i drejtoheni edhe Bender, Dr. House dhe Angelina Jolie. Ku? Tek ky sit simpatik: obama-weather.com

 

Po sikur një ditë parashikimet e motit të na i bënte ndonjë personalitet i shquar i politikës shqiptare?! A nuk do të ishte e mrekullueshme?! Krijues të Shqipërisë, idenë gjeniale ja ku e keni. Tani, lëvizni duart! smiley

5 Komente

Sot eshte 7 Nentor -ju kujtohet eee Triumfi xhaxha Lenos dhe si per dreq ne TR bie nje shi si ne librat e Kadarese.Interesant eshte fakti se edhe tani 20 vjet pas renies se murit te BERLINIT  shiu vazhdon te bjere nga lart poshte.Cudi, vertet cudi.Kane ndodhur ndryshime epokale shoqerore po natyra s do me ja dit.

Udhetareve ju kujtojme mitingun e radhes kurse ushtareve ju kujtojme kapotat.

(kjo eshte nje menyre e komentit politik te kohes)

 

i gjo spo mor vesh, cne kjo teme ne faqe te par?

Po sikur një ditë parashikimet e motit të na i bënte ndonjë personalitet i shquar i politikës shqiptare?!

Edi Rama p.sh. do ta paraqiste me kutia, kur bie shi nje kuti e madhe mbi koke, kur ben dielle nje kuti me vrima, e kshu me rradhe.

Berisha nga ana tjeter do ta paraqiste kohen gjithmone me diell dhe temperaturat qe sa vine e rriten gradualisht, Shqiperia po ndryshon.

Obama ketu duket si crackhead qe ka thyer femurin.

Gjithashtu, me Obamen ne faqe te pare, vazhdon vertetimi i teoremes se rratheve te xha 'drizit.

olsib ideja eshte e zeletshme, weather.com jep dhe api mjaft te thjeshta per tu perdorur (i kam perdorur para ca vitesh) por po ta besh pa lejen e xha birishes apo rramcukut rrezikon qe te hedhin edhe ne gjygj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).