Çështja "Baze", letërkëmbimi Taçi - Withers

Biznesmeni: Deklaratat tuaja më dëmtuan. Ambasadori: Letra juaj më habit.

 

Rezart Taçi, i burgosur me akuzën "dhunim për shkak të detyrës", për rrahjen e gazetarit Mero Baze, ka pasur një letërkëmbim nga burgu me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, John L.Withers II, njeriun që pas ngjarjes dha një mesazh të fuqishëm në mbrojtje të fjalës së lirë.

Nga burgu, më 9 nëntor 2009, Taçi i ka dërguar një letër ambasadorit amerikan, me anë të së cilës kërkon ta bindë se është i pafajshëm dhe se deklaratat e tij publike kanë ndikuar në burgosjen "e padrejtë".

Por përgjigjja e ambasadorit pak ditë më pas ka qenë e prerë: "... nëse letra juaj ka për qëllim të shkurajojë zyrtarët e ambasadës apo mua, për të mos folur publikisht në raste të ardhshme mbi çështje të tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se më duhet t‘ju zhgënjej", shkruan Withers.

Gazeta "Shqip" ka arritur të sigurojë letërkëmbimin, të cilin po e botojmë të plotë:

 

Taçi:

Shkëlqesia juaj

Në prill 1963, Martin Luter King, i Riu, në një letër dërguar nga burgu i Birmingamit shkruante: "Padrejtësia në cilindo vend është një kërcënim për drejtësinë në çdo vend". Edhe unë po ju dërgoj këtë letër të hapur nga burgu në vitin 2009, këtu në Tiranë, si viktimë e një padrejtësie.

Lexova në shtyp ndërhyrjet tuaja të ndryshme lidhur me rrahjet që kanë shkaktuar dëmtime ndaj z.Baze. Së pari, më lejoni t‘ju siguroj që askush më shumë se unë nuk i mbështet shqetësimet tuaja për lirinë e fjalës dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Jam i sigurt që ndani me mua po kaq shumë parimin se një njeri është i pafajshëm derisa të provohet fajtor nga një gjykatë, pas një gjyqi të drejtë. I mohoj tërësisht pretendimet se unë mora pjesë në rrahjet që i kanë shkaktuar dëmtime të rënda z.Baze. Jo vetëm që mohoj përfshirjen time, por edhe dënoj dhunën që aq shpesh njollos shoqërinë tonë moderne.

Për fat të keq, komentet dhe deklaratat tuaja, në mënyrë të qëllimshme apo të paqëllimshme, kanë çliruar forca të ndryshme që më kanë vënë mua në shënjestër dhe kanë krijuar një padrejtësi që ka çuar në burgosjen time. Këto forca nuk kanë asgjë të përbashkët me parimet që u bashkëngjiten Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe BE-së. Kjo padrejtësi jo vetëm që ka implikime negative për mua dhe familjen time, por sa më shumë që të zgjasë, aq më shumë gjasa ka që të ketë implikime negative mbi afro 2000 punëtorë dhe familjet e tyre, që varen për jetesën e tyre nga "Taçi Oil Group".

Do të isha shumë mirënjohës nëse mund të kujtonit publikisht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe ju jeni po aq në mbrojtje të lirisë së shtypit sa dhe në mbrojtje të Sundimit të Ligjit dhe që një person është i pafajshëm derisa të provohet fajtor pas një gjyqi të drejtë, jo pas një gjyqi të shtypit dhe thashethemnajës.

Besnikërisht juaji,
Rezart Taçi

 

 

Withers:

I dashur z.Taçi

Lexova me habi letrën tuaj të datës 9 nëntor. Ju kritikoni pohime të paspecifikuara, që unë paskam bërë dhe me sa duket edhe deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve më 3 nëntor mbi sulmin fizik kohët e fundit ndaj gazetarit Mero Baze, sikur paskëshin krijuar "një padrejtësi që çoi në burgosjen time". Është e pamundur të logjikohet se si mund të arrini në një përfundim të tillë. Seria e veprimeve, ndërmarrë nga autoritetet ligjore gjatë shqyrtimit të çështjes, janë veprime të pavarura të organeve shqiptare. Për këtë arsye, ju këshilloj që çfarëdo ankesash që mund të keni, t‘i trajtoni drejtpërdrejt në ato autoritete.

Jam edhe më shumë i shtangur me pohimet tuaja duke qenë se, përpara ndonjë deklarate nga ambasada, zyrtarë të lartë shqiptarë, përfshi Presidentin Topi, Kryeministrin Berisha, dhe ministrin e Jashtëm Meta, e dënuan sulmin ndaj Bazes me fjalë shumë më të ashpra se çdo fjalë tjetër përdorur nga ambasada. A mund të mendoj, për këtë arsye, që u keni dërguar edhe atyre letra të ngjashme si në ton, ashtu edhe në përmbajtje, me atë që më keni dërguar mua?
Nëse jo, ju këshilloj ta bëni këtë sa më parë.

Së fundi, nëse letra juaj ka për qëllim të shkurajojë zyrtarët e ambasadës apo mua për të mos folur publikisht në raste të ardhshme mbi çështje të tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se më duhet t‘ju zhgënjej. Është detyra dhe privilegji im të ngre çështje të tilla në Shqipëri, pikërisht siç më kanë besuar qeveria dhe populli amerikan. Ju siguroj që kjo bindje e imja do të kishte mbështetjen e plotë të Dr. King.

Sinqerisht,
John L. Withers II

30 Komente

......ose ndryshe leterkembimi Shvejk - Vogjicka.

pelivan withers:

"Nëse jo, ju këshilloj ta bëni këtë sa më parë".

 

ne fakt ky leterkembimi me kujton nje pasazh nga nje novele e kadarese;

"te dyja palet i buzeqeshen njera tjetres" me duket se eshte tek novela "gjakftohtesia" smiley

sidomos perkthimi ne shqip i ; sinqerisht apo besnikerisht juaji smiley

...Seria e veprimeve, ndërmarrë nga autoritetet ligjore gjatë shqyrtimit të çështjes, janë veprime të pavarura të organeve shqiptare....

Vertet nuk ndikohen fare nga ty ato??Sikur nuk me besohet.

24 karat maj ǣsh.

Po ky Withers kur do i dali nojhere ne shteg ketij Taçit?

Withersit i rruan vithet Taci, po nejse! 

"... nëse letra juaj ka për qëllim të shkurajojë zyrtarët e ambasadës apo mua, për të mos folur publikisht në raste të ardhshme mbi çështje të tilla parimore si liria e shtypit apo sundimi i ligjit, druaj se më duhet t‘ju zhgënjej", shkruan Withers.

Zoti Ambasador.Keto dite te njejten gje beri edhe Tajson duke rrahur publikisht nje gazetar.(Taci nuk pranon qe e ka rrahur).Per cudi,edhe pse i denuar me kusht e me precedente penale,ai qendroi vetem disa ore i ndaluar dhe gjykatesi e liroi kundrejt nje garancie prej 20 mije dollaresh.

Ky gjykates nuk e mbron fjalen e lire ?????

Provoni te beni te njejten deklarate edhe per rastin Tajson (nuk besoj se ju a mban),sepse ai do te kerkonte nje denim shembullor per ju.

 

Se ke nga vetja, e ke vjedh te KLAN-i mbreme!!!

po c'them dhe une, ju si sandri jeni te gjithe!!!

O prestigj...mos hajde me keshtu me keto krahasime midis Molles se pjekur dhe Hurmes se papjekur ...megjithse te dyja FRUTA jane....po ja qe hurma te mbetet ne fyt . Jo per gje po nuk tregon prestigj as te nje lloj numri , jo me te jesh NJESH smiley

Pse o Idriz.Ne Ameriken ku je ti mund ta rrahesh gazetarin dhe kundrejt garancise te hetohesh i lire deri diten e gjygjit,kurse ne Shqiperi per te njejtin faj duhet te rrish ne burg se ashtu dashka ambasadori amerikan.

Keshtu i jepni keshillat ju te amerikes ,apo ke ndonje hall vize me ambasadorin ti.

Hajde se me keto qe the e fitove.

Jo mer jo, se Tajsoni rref ke t'i dale perpara. Ate e nxjerrin nga burgji per budalla, kurse Taci e ka per here te pare; nuk i ploteson kriteret e budallait.

Megjithate, - ketu ne peshk nuk eshte permendur akoma, - po ambasadori jone ne Vashington i ka bere thirrje drejtesise amerikane qe te shkeputet nga bota e boksit(politikes) dhe te mos ndikohet. Rrahja e gazetareve, behet e ditur ne telegramin urgjent te ambasadorit tone, eshte nje shuplake ne fytyren e demokracise se re qe kerkon te ndertoje Amerika. Gjithashtu, nga burime te pakonfirmuara kjo, mesohet se Tajsoni i ka derguar leter ambasadorit tone duke i thene "...... haaaa,  heh dxh!..." nderkohe qe mbasadorua jone i eshte pergjigjur qe nuk pranon te intimidohet; po Tajsoni me mire t'i shkruje Obames nese nuk e ka bere tashme...

Ngaterresa ka qene se letra e Tacit ka shkuar te Widhersi ndersa letra e Tajsonit ka shku ke Topi.

Tani e dhane lajmet qe Tacin e liroi Gjykata Apelit.

Sa mire qe ja treguan vendin Withers-it

A mund të mendoj, për këtë arsye, që u keni dërguar edhe atyre letra të ngjashme si në ton, ashtu edhe në përmbajtje, me atë që më keni dërguar mua?
 

HAHAHAHA!

Do i coje leter Berishes ky?

Po Berisha kete e con ne gop te s'ames kete Tacin! E con per gjueti ne Voskopoje!

Sa per Topin, ta qaje bileten per Realin ky! Nuk ka mo fatboll per Bomin e Urte!

 

P.S.

Po ato sejmenet e Tacit kur do dalin ne gjendje te lire?

Se nuk degjova gje qe Gjykata e Apelit te kishte kerkuar garanci pasurore nga Taci! smiley

Gjykata e Apelit le te lire Tacin
19/11/2009 15:35

Gjykata e Apelit le te lire Tacin Gjykata e Apelit la te lire biznesmenin Rezart Taci, i akuzuar per dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze.

Gjykata vendosi qe Taci te paraqitet cdo te hene ne Drejtorine e Policise ne Tirane.

Seanca per ndryshimin e mases se sigurise per biznesmenin Taci ishte e shkurter dhe argumentat qe u dhane ishin koncize.

Mesohet se gjate seances eshte sqaruar se Taci eshte nje biznesmen i cili nuk ka patur precedente apo mospagim taksash, te cilat mund ta rendonin poziten e tij.

Avokati mbrojtes, Maks Haxhia pas seances deklaroi per mediat se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per klientin e tij, ishte ekstrem.

 "I dashur z.Taçi"

withersi i rrepte! Por, edhe babaxhan. Ore, vun burgaxhiu per icik ngrohtesi.

Tani Tyci eshte me i frikshem se kurre se "ka bo burg". smiley

 Ah, paskam ardh me vonese ketu, qenka ezauruar si problem. 

Or ju te Agjit-Propit!

Do ma shpjegoje njeri mue se kur u hodh shorti i ri dhe cilet gjyqtare i dhane kapos "detyrim paraqitjeje" por i dhane "kembesorit" arrest shtepie?

He ju paste baba! smiley

 do doja te dija pse ky xhaxhi nuk u pergjigj me te njejten siguri ne vete kur ne gerdec u vrane nje kope njerezish dhe pak me vone nje deshmitar ?! Apo ky xhaxhi nr leket qe ke ne xhep e pastaj te jep vizen hAMERseskekumeIK.

Ri urte Taci aty ke biruca se do dalesh shume shpejt.
Nga letra e firmosur nga ana jote derguar ambasadorit arrihet lehte ne perfundimin se:Jo vetem qe paske pasur shume p.rdhe dhe ke por ti nuk paske pasur edhe nuk ke shume mend ne koke.Kur kerkon te mbash ne kurriz nje peshe me te madhe se sa te mbajne kembet...sipas rregullit te treshit..kembet thyhen...nejse jepja gjithe paret qe ke Berishes dhe ti ngjiten doktori kembet e ti ben si te reja.Po me ambasadorin amerikan cpate xhamen, cte keqe te beri ai?Po te lepin mia o Rezart ngadale ngadale e nuk po e kupton.

o njerez te mire e te bute...tacin nuk po e deno njeri se ka "dashnore te re"...po se ne mes dites me diell ka bere vetegjyqesi. Me vjen keq por sado te drejte te kishte ai nuk ka asnje te drejte as morale as juridike te ushtroje dhune fizike mbi nje person tjeter. 

 

O njerez , nuk ke te drejte morale,as ligjore as shoqerore,qe si milioner te shkaktosh lendime fizike,personit tjeter,tia thyesh dhembet ,brinjet , tia demtosh veshket me te sjellura, e tjera e tjera qe vet natyra ia ka dhuruar njeriut .

Pse eshte ligi,nese Mero Baze ka shpife dicka kunder milionerit,atehere lenda me prova dergohet ne prokuroreri.Dhe pritet rezultati.E jo te maresh ligjin ne duar tuaja.

Apsolutisht e papranueshme,se i forti te mer gruan nga shtrati ,jo me dashuri kupto jo me dashuri - por me dhune .Le te dijne dhe mosojne te tjeret ,nese je i forte fizikisht,si Tayson apo milioner si Taci me i rahe ke te ka ardhur te hunda.

Fjala e lire  eshte fjala e lire - perndryshe shifemi ne gjyq ,dhe skemi pune me njeri tjetrin me thika ,arme shkopinj apo grushta e shqelma.

Kure do te mesojme  shqiptaret qyteterim dhe sjallje dhe qyteterim?si duket edhe njemije vjet.

Pse harxhojne 200 lekshin e pulles keta? Keto letra kembimi mund shume mire te behen ke PPU for free. S'kane asnje ndryshim nga komentet tona

Sot ne mengjes po pija kafen rutine perpara se te shkoja ne pune dhe ne dore kisha nje te perditshme qe ne faqe te pare mbante sigurisht fotot e Tacit e Withersit. Njeri nga kamarieret, rreth 23 vjec, student universiteti (qe ngjan cun persembari,- dikush do pyesi tani cfare do te thote kjo) u afrua e me tha: 'Po ky Taci me gjithe keto leke qe ka po te donte ta ndeshkonte disi Meron pse nuk e beri ndryshe, c'pati qe e rrahu?" Mendimi i kamarierit ishte koherent, sipas tij Taci duke qene biznesmen i madh ishte burre elegant dhe s'duhej te merrej me te tilla gjera, ama gojen duhet t'ia mbyllte Meros se po i prishte biznesin. Biznesi dhe paraja ishin arsye e nevojshme dhe e mjaftueshme per te justifikuar cdo veprim te Tacit ne fakt, ishin vlera supreme qe qendronte mbi cdo vlere tjeter...

Keshtu ti keshtu... ky eshte modeli/miti/stereotipi i biznesmenit ne Shqiperi qe po nderton politika, media  dhe biznesi vete me mbeshtetjen e perforcimin e masave.

Po Hetero, ky eshte modeli, prandaj dhe pati reagime. Sepse studenti-kamarier, nevojtar per para, interpreton rastin e ish-kamarierit miliarder, me llogjikshem se ky i fundit.

Por problemi eshte me i thelle se nje shpulle ose nje rrafje e mire Tajson-eshe. Kamarieri-miliarder mund edhe ta vriste gazetarin, me me myren e bizneseve te tjere mafioze te eliminimit, (kemi raste aq te shumta ne Shqiperi sa kur i rreshton fillon e dritherohesh). Si gentelmen mund edhe ta hidhte ne gjyq Bazen dhe, ose me te drejte ose me para, mund ta fundoste, dhe do te ishte i krahasuar me biznesmenet e medhenj te perendimit qe vijne prej nje biznesi te trasheguar dhe ne rritje.

Por ai zgjodhi legenizmin e atyre qe e rrethonin, bodigardeve te tij idiote te forces (dhe te beses njekohesisht), dhe tregoi vehten qe ishte vecse nje fshatar i ardhur vone prej Kolonjes ne kryeqytet, per te bere shkollen, dhe pastaj kamarierin emigrant. Me pas gdhihet miliarder dhe "nje prej taksapaguesve me te medhenj shqiptare". Ky transformim, qe une e shikoj tek shumica e biznesmeneve shqiptare te ketyre viteve, pra nga hici ne miliona, krijon nje coroditje ne individin, drejtues te kaptalit shqiptar dhe te shoqerise ne pergjithesi, ku ti shpesh nuk dallon bodigardin prej biznesmenit, dhe kriminelin prej gentelmenit te veshur shic.

Qytetaria, Hetero, eshte problemi me i madh i kesaj shoqerise sone.

Aty e ke edhe biznesmenin e madh, "takasapaguesin e fuqishem kombetar", njeri nga kepucar behet drejtuesi i nje kompanie prej me te medhate e Ballkanit per prodhimet ushqimore, tjetri nga shofer, behet nder tregtaret me te fuqishem te hekurit dhe materialeve te ndertimit, kurse nje i trete nga kooperativist i dalluar ose kapterr ushtrie ( jo oficer) eshte sot nje nga ndertuesit dh pronar i pronave te paluejteshme me te medhenj te kryeqytetit dhe perreth.

Ketu eshte edhe dallimi i qytetarit shqiptar Tac me ate amerikan Xhon.

Njerin e ka mbeshtetur X-i per tu bere miliarder, dhe nuk dihet si e bene per 5 vjet, e mendon te beje para me ane te korrupsionit te shtetit, ndersa tjetri ka patur edhe gjyshin diplomat a ushtarak karriere dhe mendon ta vazhdoje e t`i sherbeje qeverise se tij, asaj nga i mbajme syte te gjithe, me llapen e nxjerre jashte.

Është detyra dhe privilegji im të ngre çështje të tilla në Shqipëri, pikërisht siç më kanë besuar qeveria dhe populli amerikan.

Bukur Uidhersi. Sikur tia keshe dërguar xhibit në dorë vetë këtë.

 

kur vdiq ne pune e siper me I.Gj (sex), ish ambasadori Limpreht, shtypi shqiptar, ne menyre shembullore u mor 1 muaj me rakine e fshatarit te shkrete nga Lura, dhe me rrenjet e zambakeve qe helmokan ujin, pavaresisht se te gjithe e dinin qe kushdo e dinte se te shkretin e la motorri. Tani se nje legen rreh nje legen tjeter, dhe se njeri prej tyre momentalisht eshte " yni", u kujtoka ambasada per lirine e shtypit... Dokrra per koqe kandari qe fatkeqesisht ka plot tek ne. Pavaresisht antipatise qe kam per Tacin mendoj se vertet reagimi i Withers e ka demtuar. Ne asnje vend te botes nje milioner nuk paraburgoset per rrahje (e padrejte por realitet). Sidoqofte letra e Tacit qe nje trapllek se kundershtimi publik i Amerikes eshte sport qe do bythe qe Taci s'i ka. E di ndokush pse ne USA nuk ka kurre krize politike? Se atje nuk ka ambasade amerikane.

Jam me ty J

Se pari te dy ishin legene. Sa legene rihen ne shqiperi i  bie qe departamenti i shtetit amerikan te akreditoje 100 ambasadore amerikane ne shqiperi. Pse u kap vetem me keta dy legenet?

E drejte se deklarata e amabasadorit ka pasur influence tek vendmi i gjyqesorit. Dhe ketu mendoj se ambasadori nuk ka treguar  profesionalizem.  E drejte se eshte veshtire ti rezistosh tundimit personal kur qeveria dhe populi te ben mbret te nje vendi pavarsisht se kete nuk e ke kerkuar. Por mendoj se etika profesionale e nje amabasadori duhet te dale mbi tundimin persnal se po drejton nje vend 3 milion vetesh.

Per mua departamenti i shtetit duhet te terheqe kete amabasador menjehere dhe sjelle dike qe di te bej detyren e tij.

Presidenti i Shqiperise Withers .....

puuuuuuuuuuu sa poshte ka ra Shqiperia

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).