Çahet asfalti i "Rrugës së Kombit"

Ndërsa tuneli i Kalimashit, i cili me shembjen e galerisë jugore ende pa u vënë në punë shkaktoi shumë debate politike dhe profesionale, çarjet që vihen re në segmente të ndryshme të autostradës duket se po kalojnë pa zhurmë.

Pa kaluar as pesë muaj nga përfundimi i punimeve në një pjesë të rrugës, vihen re disa plasaritje në trotuarin e segmentit rrugor Kukës-Morinë. Mësohet se punimet në këtë pjesë janë ndërtuar kryesisht nga kompani shqiptare. Në pjesë të caktuara, shembjet e dheut të skrapatës dhe çarjet paraqesin rrezik për makinat dhe udhëtarët, por edhe për reputacionin e një vepre kaq të madhe siç është autostrada Durrës-Kukës-Morinë.

Çarja e parë vërehet në afërsi të godinës së ish-divizionit ushtarak të Kukësit, ku sot ndodhet një repart i forcave tokësore të ushtrisë.

Për shkak të strukturës së butë dhe lagështirës së tokës, në rreth 50 metra linearë, asfalti ka pësuar një çarje me thellësi gati disa metra. Çarjet e asfaltit, si dhe rrëshqitjet e mureve mbajtëse në këtë pjesë të autostradës, ndodhën vetëm pak muaj pas fillimit të funksionimit të aksit, ndonëse ende nuk është inauguruar si pjesë rruge.

Por plasaritjet e asfaltit nuk janë i vetmi problem që vihen re. Përgjatë këtij segmenti janë shfaqur rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve në korsitë e kësaj autostrade. Në këtë pjesë të rrugës, ku shpejtësia e mjeteve shkon më shumë se 120 kilometra në orë, rënia e gurëve mund të shkaktojë aksidente tragjike për drejtuesit e automjeteve.

Specialistët tregojnë se shpejtësia minimale në këtë pjesë të autostradës është 80 km/orë, shpejtësi kjo mjaft e lartë për të shtuar probabilitetin e aksidenteve nëse në rrugë ndodhen gurë të rënë prej skrapatës.

Ndërkohë janë vërejtur shembje të trasesë në autostradë dhe në pjesë të tjera, por edhe rrëshqitja dhe dëmtimi i 20 metrave bankinë dhe korsi të emergjencës, që ndodhet rreth 2.4 km pranë pikës doganore të Morinit.

Sidoqoftë mësohet se vepra në fjalë ende nuk është dorëzuar nga ndërtuesit, ndërsa duket se edhe aftësia paguese e shtetit për punën e kryer nuk ka qenë shumë e mirë. Siç mësohet nga punëtorët e kompanive shqiptare, që kanë punuar në këto segmente, ende nuk janë paguar për katër muajt e fundit të punës.

20 Komente

Te ndodhin prishje apo demtime ne nje rruge e cila eshte ne ndertim e siper dhe e padorrezuar akoma perben nje normalitet dhe nuk ka asgje serioze per tu shqetesuar. Por serioze eshte qe per kete rrugen e Kombit, investimit me te madh qe njeh Shqiperia deri me sot, qeveritaret tane nuk i bejne me dije popullit se sa ka kushtuar deri tani! Informimi eshte nje detyrim kushtetues qe qeveria duhet ta kishte bere ta beje regullisht, vetem nese jane derra qe nuk e bejne nje gje te tille. E pra ja ku kemi arritur deri atysa te na qeverisin derrat e dosat bashke. (per pak harova se kane edhe dosa)

gjithkund ndodhin keto gjera o milet, ka kompani qe jetojne vetem me mirembajtjen e rrugeve...

jo mor jo se nuk ndodhin keto gjera ne ndonje vend tjeter! Nqs ke punu ne ndertim, dhe ben dicka ne ndertese, prosupozohet se ka 6 muaj garanci.

Keto te rruges duhet te kene rreth 2-5 vjet garanci. Mirembajtja nuk eshte 1 second pasi ta shtrosh asfaltin 

Rregulloje shpejt asfaltin dhe inaguroje prape..shpeeejt.

Dale mor ti... ndale hapin. ne 2011, kur te vijne zgjedhjet e reja. ka kohe per ate pune. ajo rruge ka per t'u inauguruar dhe njehere ne 2013... ose para zgjedhjeve te parakohshme.

E vertete eshte se kane pat pas ndodhur keto carje e shkarje te dherave e asfalteve .

Por para 50 vjetesh ne Shqiperi ku kishte vetem rruge qerresh , dhe ish sistemi komunist u kujdes qe te kishte ca libra me nene qe perfshinin nga ndeshkimet administrative ( gjoba e shkarkime ) deri tek ...ehe... arrestimet e ndeshkimet me burg . Dhe keshtu fitohet pervoja e rritet pergjegjesia per cdo pjesez te asfaltuar e jo me per RRUGE Patriotike smiley

Tani na mjaftojne vetem deledashet e transportit me cjapin me kembore qe vetem presin shirita .

 Duke lexuar kete artikull, seç mu prish qejfi, mu thy zemra. Si nuk beme nje pune te hajrit. 

I nerum prison...

Kam njohur dy llogaritar ne te njejten pune. Njeri i vjeter qe vinte nga "universitetI " i ish sistemit komunist dhe tjetri i dale fringo nga Universitete te verteta.

I vjetri kur bente mbledhje leshonte nga nje shprehje

7+ 7 = katermbedhjete = " Kater e nje ne byth" ....I riu i shkolles moderne pasi mallkoi veten qe zoti e kishte ndeshkuar me idiot te tille   dha dha dhe i nderhyri : "A nuk  mund te mbledhesh pa e mbajtur  ne b..... Gjera kaq te thjeshta mbahen ne mend "

E mor bir dhe une ashtu i mbaja me pare , ne mendje  ,  po erdhen ata te  kontrollit te shtetit dhe me futen nja 10 vjet brenda " smiley 

C'eshte ky Kontrolli . A nuk kemi Salen k/minister ne ?- u habit ai i riu !

eh shkolle e vjeter qe je! smiley  

Tani nuk po e morim vesht,rruga u ca prej cilesise se keqe te punimeve apo pati shkarje dheu,se jane dy gjera te ndryshme.

 Jo Brado nuk jane 2 gjera te ndryshme, jane pjese te te njejtes pune. 

Propagande e paster. Dergohet nje fotoreporter dhe ben tym kot.

Rruga eshte ne proces ndertimi. Kompanite shqiptare dhe te huaja kane detyre te mbarojne dhe pastaj te vihet nen kontrollin perfundimtar te supervizorit/eve. Shkarje parciale ose demtime te menjehershme jane ne procedura riparimi dhe riaftesimi, te cilat bien ne ngarkim te shoqerive. Pastaj vjen edhe koha e kolaudimit me ngarkese, dhe me pas dorezimi perfundimtar, prej ku merret ne dorezim prej kompanive mirembajtese, te cilave u akordohet nje sasi vlere e parashikuar dhe te tjera per te kontrolluar ato.

Shum larg nga politika.

 Nuk hoqen dore nga shpifjet per rrugen kto njerez. Mos duash vendin tend, vetem kto perbindsha mund ta bejn.

Po pse more djale, te kerkosh te dish nga qeveritaret se sa po kushton kjo rruge dote thote se shpif? Po pse more Elton kjo rruge po ndertohet me paret nga kursimet vetjake te Saliut, apo te derdemenit Basha (sipas deklaratave te pasurise ky paska ca me shume se Saliu)? Apo nga taksat qe i meren popullit? E pra ne populli nuk paskemi te drejte te dime se sa po na kushton kjo rruge? Ore cfare jemi ne dele dhe qingja dhe ku bariu Sali bashke me balot (qene stani) Basha e Olldashi mund te bejne cfare te duan me kopene? Nqs ti pranon qe je bageti eshte puna jote, por une nuk e ranoj dhe prandaj kundershtoj.

 Po rri or djale se nuk pushuan nate e dite mediat e ketyre per te perhap panik. Jo u shemb tuneli jo u ca toka me katersh jo dolen maskat jo ka kushtu shtrenjt jo po kshu jo po ashu. Ndonje fjal te mire per ket veper gjigande ka apo hic?! Me mir mos ishte bere fare e te kishit rene rehat. Te vazhdonit ta benit rrugen me gomar.

Ore Elton, fjale te mira sigurisht qe ka. Por ato zakonisht thuhen kur ja sheh hajrin. E pra deri tani pervec inagurimit fallco dhe mos dijes totale se sa po kushton kjo rruge, nuk ke se cfare fjale te mire te thuash, pasi eshte ne ndertim e siper dhe akma nuk po i shofi hajrin. Sigurisht, mbasi te perfundoje, kostot e transportit do te ulen, tregetia me kosoven do te shtohet (urojme qe te mos e privatizojne rrugen se jane te papame keta )njerzit do te levizin me shpejt nga shqiperia ne Kosove e anasjelltas etj. etj. Por keto vijne mbrapa dhe ne skemi pse te shpejtojme. Nuk i thuhet nje nuse te sapo martuar, apo kur eshte ne fejese se sa amvise e mire eshte. Jo, ajo mund ta mari kete epitet nese e meriton dhe vetem mbas disa vjet martese. Keshtu eshte edhe puna me rugen, duhet te perfundoje njehere, pastaj te shtrohet, e vetem pastaj mund edhe te thuhen fjale te mira. Apo ti thu se meqe e inaguroj Saliu, dmth ka mbaru dhe duhet lavderuar.

Mesa shoh une keta te majtet mezi po presin qe te ndodhe ndonje fatkeqesi ne kete rruge!

Kjo foto mund te jete marre kudo dhe nese qenka care 1m asfalt nuk eshte ndonje hata e madhe,pasi veprat qe inaguron Rama fillojne dhe prishen ne 3-4 muaj.

Une nuk e kuptoj kete obsesion te te majteve me kete rruge.Berisha po ben edhe rrugen e Bregut,por deri tani majtistet nuk ndihen se si po shkon kjo rruge,nese dikush ben ndonje aksident atje apo nese eshte care ndonje cm asfalt ne kete rruge qe per nga rendesia eshte shume e madhe dhe mund te krahasohet me rrugen e kombit.Asnje proteste per shpenzime te medha megjithese ajo po behet me paret e taksapaguesve shqiptare.

Berisha do te beje edhe rrugen Tirana-Elbasan-Tepelene-Sarande,por perseri asgje nga e majta.Asnje sugjerim dhe asnje fjale ndonese Berisha deklaroi qe ky aks do te kushtoje me shume se Dr-Ku,pasi ka 3 tunele si ai i Thirres.

Une mendoj qe keta te majtet jane ose xheloze qe nuk arriten ta bejne vete kete rruge,pasi parate nga taksa Majko u zhduken pa lene gjurme,ose nuk duan qe keta malesore te varfer te shohin pak zhvillim.Ose vertet nuk duan qe Shqiperia me Kosoven te komunikojne.

Nuk mund ta shpegosh ndryshe kete gje,nderkohe qe per rrugen e Bregut nuk shkruhet asgje dhe per nga rendesia eshte po aq e rendesishme sa eshte rruga Durres-Kukes.

mos kushedi  sdine per kto rruget e tjera

ku  bohet rruga e Bregut?

Mbasi lexova artikullin, bazuar dhe ne ato qe po degjojme here mbas here mendova:Rruga e kombit ka marre rrugen e mut.it.

Pioneret e Saliut,mendojne si Sali.Saliu e beri rrugen,Saliu permbysi "Komunizmin",Sali na futi ne Nato,...na beri kete dhe ate...

Saliu,njeshi! Po njeshi eshte fyl,fycke,zero,apsolute!

Keni pare gje ju,kryeministra qe mbajne gershere ne dore qe presin shirita inagurimesh?

Me thoni nje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).